‘Zoti e ruajt Dua Lipën’, AFP: Sunny Hill lehtësisht mund të ngatërrohet me Glastonbury

Mes një lumi xhinsesh të shkurtra, selfieve, temash dhe basi të fuqishëm, ambienti mund të ngatërrohet lehtësisht me “Coachella” ose “Glastonbury”.

Kështu e nis shkrimin e saj agjencia franceze e lajmeve AFP, të cilin më poshtë, Klankosova.tv e sjell të plotë.

Por festivali “Sunny Hill” në Prishtinë po ndihmon ta kthejë Kosovën në një destinacion të preferuar gjatë sezonit të festivaleve verore të Evropës, falë kryesisht themelueses së tij: Dua Lipa.

Për vite me radhë, Kosova ishte e lidhur me luftën e saj të përgjakshme kundër Serbisë, e cila vuri përballë kryengritësit shqiptarë etnikë kundër forcave serbe në fund të viteve 1990, duke lënë mijëra të vdekur dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh.

Por ardhja e Lipës në skenën ndërkombëtare të popit ka ndihmuar në shfaqjen e anën tjetër të Kosovës — të rinj, të talentuar dhe plot ambicie.

Me më shumë se 87 milionë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 25 milionë albume të shitura, këngëtarja e lindur në Britani e me origjinë nga Kosova është një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë.

Krahas një programi të pafund turnesh, roleve në film dhe organizimit të një podkasti të njohur, Lipa mbetet një nga promovuesit më të zëshëm të të gjitha gjërave në Kosovë.

I nisur në vitin 2018 me babanë e saj, festivali “Sunny Hill” që ajo krijoi ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj për të performuar në këtë cep të vogël të Ballkanit.

Pasditen e vonë të së enjtes, ndërsa notat e para jehonin nga skena kryesore, një turmë e re kaloi nëpër hyrje të festivalit, gjithnjë mirënjohës ndaj Lipës që solli një tjetër listë të mbushur me yje në kryeqytetin Prishtinë.

“Jam shumë e lumtur që ajo po promovon vendin tonë me këta artistë shumë të mëdhenj dhe po i sjell në vendin tonë”, tha Rita Ramadani, 19 vjeçe.

Për edicionin e tij të pestë, “Sunny Hill” krenohet me një listë interpretuesish që rivalizojnë festivalet më të njohura.

Kryesuesit e këtij viti përfshijnë sensacionin britanik të repit Stormzy dhe mbretin e arobeat, Burna Boy.

Bebe Rexha — e cila është gjithashtu me origjinë etnike shqiptare — elektrizoi turmën teksa këndoi hitin e saj global “Me, Myself and I”, ndërsa fliste shqip me publikun mes këngëve.

Flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës ishin të vendosur në skena dhe u shpërndanë nëpër publik gjatë shfaqjeve, ku pjesëmarrësit e festivalit rregullisht mbajnë dy duar të kryqëzuara në shenjën e shqiponjës shqiptare lart.

Në fund të fundit, ky është një festival në Kosovë.

“Jemi të gjithë shumë të lumtur që kjo po ndodh tani dhe njerëzit nga e gjithë bota kanë dëgjuar për Kosovën dhe për ‘Sunny Hill’. Falë Dua Lipës”, tha pjesëmarrësja e festivalit Nita Krasniqii.

E ndërsa festivali tërheq mijëra vendas, dashamirës të muzikës nga jashtë po bëjnë rrugën e tyre për në Prishtinë.

“Ne jemi këtu sepse ka muzikë të mrekullueshme”, tha Michael Maguire, i cili udhëtoi për në festival nga Brukseli me miqtë.

“Kosova është një vend i mrekullueshëm, plot me të rinj dhe shumë të gjallë”.

Por organizimi i një koncerti në Kosovë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.

“Në vitet e para ishte më e vështirë të ftoheshin artistë pasi menaxherët e tyre kërkonin në internet informacione për Kosovën dhe shihnin se mund të ishte e rrezikshme”, tha babai i Lipës dhe bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa për mediat lokale.

“Tani nuk e kemi atë problem se kemi ndërtuar një emër”!

Sipas organizatorëve, rreth 45 për qind e biletave të festivalit këtë vit janë shitur jashtë vendit.

Me çmim 200 euro një biletë — që është gati gjysma e pagës mesatare mujore në Kosovë — pak të rinj vendas janë në gjendje të përballojnë hyrjen në festivalin katër-ditor.

Për të ndihmuar në kontrollin e kostove, qeveria komunale e Prishtinës ofroi tokën, sigurinë, transportin dhe grumbullimin e mbeturinave falas.

“Është mrekulli që ndodh në Prishtinë”, tha për AFP kryebashkiaku Përparim Rama.

“Na ofron mundësinë fantastike për të shfaqur njerëzit tanë, kulturën tonë, trashëgiminë tonë”.

Edhe pse Lipa nuk është planifikuar zyrtarisht të performojë këtë vit pasi ajo e menaxhon festivalin nga anash dhe ndjek performancat nga seksioni VIP, vëmendja mbetet e fiksuar tek ajo.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës themi Zoti e ruajt Amerikën”, ka bërtitur reperi Mozzik për publikun gjatë setit të tij.

“Unë them ‘Zoti e ruajt Dua Lipën’”. 

‘Fërfëlloj fëllanza n’ujë’, ëmbëlsia e zërit të Fitnete Rexhës (VIDEO)

KultPlus ju sjell sonte këngën “Fërfëlloi fëllanza n’ujë”, nga Fitnete Rexha.

Fitnete Rexha është njëra ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Ajo lindi në vitin 1933 dhe vdiq në vitin 2003.

“Artistja e Merituar”, Fitnete Rexha e shkriu zërin e saj në këtë këngë të kompozuar nga Muharrem Gurra.

Fërfëlloj fëllanza
Në ujë x2
Fëllanzo fëllanzo x2
Dil prej ujit o
Mos dalsh kurrë x2
Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë
Sall për flokësh o të përkasë
Të të shof a je e bardhë
A je e ambël porsi dardhë

Fërfëlloi fëllanza
Në ujë x2
Fëllanzo fëllanzo x2
Dil prej ujit o
Mos dalsh kurrë x2
Fëllanzo fëllanzo x2

Tybe unë ty nuk të ngasë
Sall për dore të përkasë
Të të shof a je e zeshkë
A je e butë porsi pjeshkë. / KultPlus.com

‘Mu aty te shtatë zymbylat’ (VIDEO)

Fitnete Rexha, është njëri nga emrat më të shquar të muzikës së mirëfilltë shqipe, me theks të veçantë, muzikës qytetare tiranase, shkruan KultPlus.

Reth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, janë të regjistruara në repertuarin e këngëtares Rexha, ku prej tyre më të zgjedhura janë: “Fërfëlloj fëllënza në ujë’’, “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Ajo lindi më 3 prill 1933 në Tiranë. Dëshira për tu marrë me muzikë popullore tiranse kishte lindur qysh në fëmijërinë e hershme të saj, pasi ajo ishte e bija e Rexh Delisë “Hero i Popullit’’, familje kjo që njihej për vlerat e traditës, ku ndër vlera të tjera, kultivohej prej shumë brezash kënga popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare, Rexha bën regjistrimin e këngëve të para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.

Karrierën e saj si këngëtare e filloi në Estradën e Tiranës, dhe më pas aktiviteti i saj më tutje u zhvillua pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

Për kontributin e saj të madh, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës së pastër shqipe Fitnete Rexha u shpall “Artiste e Merituar” nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë.

Ajo vdiç më 14 gusht 2003 në Tiranë/KultPlus.com

KultPlus ju sjell këngën mu aty tek shtatë zymbylat:

Kur Fitnete Rexha i këndonte ‘Fustanit me pika’ (VIDEO)

Fitnete Rexha është një nga figurat më emblematike të artit muzikor në mbarë trojet shqiptare, shkruan KultPlus.

Ajo ka lindur në Tiranë, më 3 prill 1933. Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana, nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura ( 2000) dhe Skënder Reka,  prej nga edhe fillon karriera e saj e bujshme.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

“Në zabel të erdha”,  “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, janë këngë të saj  me të cilat ajo ka mbetur e gjallë në mendjen e adhuruesve të muzikës shqipe.

KultPlus sot ju sjell këngën ‘Fustani me pika’:

‘Perspektivë’ nga Laureta Rexha një ndër poezitë finaliste në konkursin poetik ‘KultStrofa’

Laureta Rexha

U habita kur e pashë papritur
Ajo kishte një buzëqeshje më ndryshe
Një shikim të tretur
Një frikë më pak
Sepse i kishte parë të gjitha tashmë
Ikjen e papritur
Mungesën që nuk mbushej me asgjë
Kërkimin e syve të njohur nëpër turmë
Madje edhe tani pa e ditur përse
E sheh shikimin tim të vrazhdë
Si rend pas saj
Duke mos e kuptuar
Duke mos ditur në çfarë ëndrre të saj
Kisha hyrë pa e ditur
Dhe ashtu humburazi kisha dalë.

U habita kur e pashë papritur
Të nesërmen do ta lija edhe vendin tim
Edhe ëndrrat e mija
Edhe ëndrrat e saj
Ishte një qytet i huaj atë mëngjes
Qyteti i tërë pandalë zbrazej prej nesh
Dhe zbrazej diku në një pikëllim të bardhë…/KultPlus.com

E pasionuar pas Britney Spears, Bebe Rexha risjell këngën hit ‘Oops..I Did It Again’

Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Bebe Rexha, së fundmi ka përpunuar njërën nga këngët e saj të preferuara ‘Oops..I Did It Again’, të interpretuar kohë më parë nga idhulli i saj, Britney Spears, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga Bebe Rexha në Instagram:

‘Në zabel të erdha’, nga zëri i mrekullueshëm i Fitnete Rexhës (VIDEO)

Fitnete Rexha është figurë e shquar e artit muzikorë në mbarë trojet shqiptare, shkruan KultPlus.

Ajo ka lindur në Tiranë, më 3 prill 1933, në një familje e cila në atë kohë njihej për vlerat e traditës, ku kultivohej prej shumë brezash kënga popullore. Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana, nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura ( 2000) dhe Skënder Reka,  prej nga edhe fillon karriera e saj e bujshme.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

“Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, janë disa prej këngëve të saj të cilat konsiderohen si perla të muzikës shqipe.

KultPlus ju sjell këngën ‘Në zabel të erdha’:

Bebe Rexha flet pas goditjes që mori me telefon në fytyrë gjatë koncertit: Jam mirë

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka publikuar fotografi ku shihet syri i saj i mavijosur pas goditjes me telefon nga një pjesëmarrës në një koncert, shkruan KultPlus.

Këto fotografi Bebe Rexha i ka hedhur në rrjetin social, Instagram duke thënë se ‘Jam Mirë’.

Sot ajo gjatë një perfomance u sulmua me telefon, përderisa ishte duke e bërë me duar simbolin shqiptar, ‘shqiponjën dykrerëshe’, nga nga 27 vjeqari Nicolas Malvagna, i cili më pas edhe është arrestuar./KultPlus.com

‘Mu aty te shtatë zymbylat’ (VIDEO)

Fitnete Rexha, është njëri nga emrat më të shquar të muzikës së mirëfilltë shqipe, me theks të veçantë, muzikës qytetare tiranase, shkruan KultPlus.

Reth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, janë të regjistruara në repertuarin e këngëtares Rexha, ku prej tyre më të zgjedhura janë: “Fërfëlloj fëllënza në ujë’’, “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Ajo lindi më 3 prill 1933 në Tiranë. Dëshira për tu marrë me muzikë popullore tiranse kishte lindur qysh në fëmijërinë e hershme të saj, pasi ajo ishte e bija e Rexh Delisë “Hero i Popullit’’, familje kjo që njihej për vlerat e traditës, ku ndër vlera të tjera, kultivohej prej shumë brezash kënga popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare, Rexha bën regjistrimin e këngëve të para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.

Karrierën e saj si këngëtare e filloi në Estradën e Tiranës, dhe më pas aktiviteti i saj më tutje u zhvillua pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

Për kontributin e saj të madh, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës së pastër shqipe Fitnete Rexha u shpall “Artiste e Merituar” nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë.

Ajo vdiç më 14 gusht 2003 në Tiranë/KultPlus.com

KultPlus ju sjell këngën mu aty tek shtatë zymbylat: