Rexhep Krasniqi, eksponenti i shquar i diasporës shqiptare në ShBA

Më 13 shkurt 2000, u shua një prej udhëheqësve më të spikatur të diaporës shqiptaro-amerikane, Rexhep Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si “bir shpirti” i Bajram Currit.

Krasniqi sherbeu si funksionar shtetëror në poste kyçe, si edhe militues i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në tribunën ndërkombëtare.

Lindi në Gjakovë më 24 prill 1906, në një familje me origjinë nga Margegajt. Në moshën 8-vjeçare mbeti jetim dhe shkollimi i tij kaloi nën tutelën e figurës më me ndikim në Malësinë e Gjakovës, Bajram Currit. Mësimet fillore i kreu në vendlindje dhe në Shkodër. Nën influencën e Bajram Currit, arriti të fitojë një bursë studimesh në Austri, ku krahas gjimnazit përfundoi edhe edukimin akademik.

Pas kthimit në Shqipëri, ka marrë në ngarkim angazhime lidhur me zhvillimin e arsimit në vend. Duke filluar nga viti 1935, punoi si mësues i historisë dhe i gjeografisë, u emërua në krye të Drejtorisë së Arsimit në ministrinë përkatëse, ndërsa më pas iu besua posti i “Komisarit të Naltë të Shkollave Shqipe në Tokat e Lirueme”.

Në shtator të 1943-shit, u caktua si nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Në kabinetin e pastajmë të Rexhep Mitrovicës, mori postin e ministrit të Arsimit. Nga fundi i vitit 1944, largohet në mërgim, periudhë që mbahet mend për riorganizimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, që do ta udhëhiqte gjer më 1992-shin.

Në vitin 1994 u dekorua me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë./atsh/KultPlus.com

Të ndjeja

Poezi e shkruar nga Rexhep Krasniqi.

Të ndjeja
i përpëlitur, në ankth
Makthe, të dridhura pa djersitje
Ishe afër, të dëgjoja frymëmarrjen
por nuk mund të të prekja.
Të ndieja në thellësi,
pa mundur të të vë dorën
Makth, ankth
Më shtrive dorën,
Doja vetëm një herë të ta përkëdhelja…
Vuaja deri në trishtim,
ndjeva aromën e trupit tënd,
u ngjize në lëkuren time
Ike, u trete ashtu duke qeshur edhe kur duhej të qaje
edhe ndjenjat po të më lenë, do të ndiej…