Presidenti Trump emëron Richard Grenell si udhëheqës të përkohshëm të “Kennedy Center”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ditën e djeshme ka emëruar të dërguarin e tij për misionet speciale, Richard Grenell si drejtor ekzekutiv të përkohshem të Qendrës Kennedy. Emërimi erdhi disa ditë pasi vet Trump u emërua kryetar i bordit të ri të asaj qendre.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan Vizionin tim për Epokën e Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. Jo më shumë drag shoë, ose propaganda tjera anti-amerikane — vetëm më të mirët. Ric, mirë se vjen në shoë biznes!” tha presidenti në Truth Social të hënën.

Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare të Trump, dhe ambasador në Gjermani në mandatin e tij të parë, së fundmi ka udhëtuar në Venezuelë dhe u vlerësua kryesisht për të ndihmuar në lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar atje.

Trump tha të premten se do t’u jepte fund mandateve të shumë anëtarëve të bordit të Qendrës Kennedy dhe do të shpallte një bord të ri, të udhëhequr nga ai.

Në përgjigje të postimit të presidentit të premten në mbrëmje, Qendra Kennedy theksoi “marrëdhëniet e saj bashkëpunuese me çdo administratë presidenciale”, duke vënë në dukje se nuk kishte marrë asnjë informacion nga administrata Trump në lidhje me lëvizjen e tij.

Kryetari aktual i bordit të besuar të Qendrës Kennedy është filantropisti miliarder David Rubenstein, i cili ishte bashkëthemelues i firmës së kapitalit privat Carlyle Group dhe kishte shërbyer si këshilltar politikash i ish-presidentit Carter.

Anëtarë të tjerë të bordit përfshijnë biznesmenin Anthony Welters, i cili shërben si zëvendëskryetar dhe Deborah Rutter, e cila shërben si presidente, megjithëse muajin e kaluar ajo njoftoi planet për të dhënë dorëheqjen më vonë këtë vit.

Sipas “The Guardian” Qendra Kennedy, e cila merr fonde federale, është një nga vendet kryesore të artit në vend dhe ka gëzuar prej kohësh mbështetjen dypartiake./KultPlus.com

Këngëtari i famshëm, i vetmi shqiptar që Richard Grenell e ndjek në Instagram

Shefi i Intelegjencës Kombëtare të Amerikës, Richard Grenell është emri më i përfolur këto ditë në media.

Grenell pati rol edhe në çështjet që përfshijnë Kosovën dhe Serbinë pas emërimit si emisar i Presidentit Trump për shtetet respektive, shkruan GazetaBlic. .

Por, krahas takimeve dhe njohësisë me politikanët shqiptarë, Grenell nuk lë anash dhe figurat publike të estradës.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Richard Grenell ndjek vetëm një këngëtar shqiptar e që është Ardian Bujupi.

Mirëpo, duket se muzika zë një rol të veçantë në jetën e tij, pasi në postimet e mëparshme, zyrtari amerikan shihet të ketë publikuar edhe fotografi të Jennifer Lopez gjatë performancë së saj në ‘Super Bowl’