Ricky Martin: Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës

Artisti latin me renome ndërkombëtare, Ricky Martin prej disa ditësh po qëndron në Shqipëri.

Këngëtari sonte (e enjte) do të mbaj koncertin madhështor në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë por para kësaj ai ka vizituar edhe qytetin bregdetar të Durrësit, nga ku edhe postoi imazhe për fansat e tij.

Përveç tjerash, 51-vjeçari ka mbetur i mahnitur nga mikpritja e popullit shqiptar, për të cilën është shprehur para miliona ndjekësve në Instagram.

Ai ka publikuar një informacion në të cilën përshkruhej mikpritja si një prej karakteristikave të popullin shqiptar, një gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet autori i “Livin’ La Vida Loca”.

Foto: Ricky Martin / Instagram
FOTO: RICKY MARTIN / INSTAGRAM

“Shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës, fakte”, ka shkruar Martin në postim.

Ndërkohë, me të arritur në aeroportin e Tiranës, ai tha se është i lumtur për koncertin që do të mbaj për shqiptarët dhe ftoi që të gjithë të bëhen pjesë e tij. / KultPlus.com

Ricky Martin do të shoqërohet nga orkestra e Operës

Tirana po bëhet gati për të pritur një tjetër emër ndërkombëtar të muzikës. Riki Martin, do të performojë në sheshin ‘Skënderbe’, në datën 20 korrik, ndërsa të shumtë janë ato fansa që mezi e presin atë.

Atmosfera pritet premtuese dhe biletat kanë nisur që të shiten prej disa ditësh. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

“Pa dyshim që është ngjarja e vitit. Tirana është një atraksion i këtyre ditëve. Ka shumë kërkesa. Madje dhe artisti është shumë i entuziazmuar që do vije në Tiranë. Deri në momentin e fundit prihen biletat. Ato gjenden në Backstage, në shesh dhe tek sheshi Italia. Fillojnë nga 28 euro. Ka interes. Nga çfarë kemi parë nga koncerti i kaluar, ka shumë turistë. Ka nga Hollanda, Gjermania, Suedia. Kërkesa është shumë i lartë. Ricky është shumë i dashur nga publiku shqiptar. Më 20 korrik, nisën nga ora 18:00 e pasdites”, tha kryebashkiaku i natës, Rezart Cenaj.

E veçanta e këtij koncerti është se këngëtari me famë botërore, Ricki Martin që po vjen për herë të parë në vendin tonë, gjatë performancave do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operas dhe Baletit.

“Ricky Martin do të performojë me orkestrën e Operas dhe Baletit. Është një promovim shumë i mirë dhe për orkestrën tonë”, tha Cenaj.

Kryebashkiaku i Natës i Tiranës, Rezart Cenaj, dha dhe një tjetër lajm të mirë. Ai tha se koncertet me artistë botërore, nuk do të ndalen këtu në kryeqytet.

“Aktivitete të tjera do të ketë, por do i lëmë surprizë. Por do të ketë edhe koncerte të mëdha të tjera trë këtij niveli”, tregoi ai.

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera./konica.al/ KultPlus.com

Ricky Martin: Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë

Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë. Ylli botëror i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në vendin tonë.

Lajmin e konfirmoi vetë këngëtari i cili në rrjetet sociale shkroi: “Po!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”.

Përpara koncertit të Ricky Martin, një tjetër këngëtar po aq i njohur dhe i dashur për publikun, do të performojë në Tiranë. Enrique Iglesias do të jetë në sheshin Skënderbej në fund të muajit qershor duke nisur kështu Javën Kulturore Spanjolle.

Lajmin për koncertet e dy prej figurave më të rëndësishme të muzikës latine e dha edhe kryeministri Edi Rama. / KultPlus.com

“Final”, albumi i radhës i Enrique Iglesias

Albumi më i ri nga Enrique Iglesias i cili do të titullohet “Final” mund të jetë edhe albumi i fundit në karrierën e tij muzikore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra për të promovuar turneun e tyre të ardhshëm.

“Ky mund të jetë albumi im i fundit”, u ka thënë Iglesias kolegëve të tij gjatë bisedës për turneun i cili pritet të nis më 17 shtator.

“Kjo nuk është diçka që e kam menduar këta muajt e fundit. Jam në atë momentin e jetës apo në atë kapitull kur mendoj se është koha e duhur që të largohem dhe këtë ide e kam që prej vitit 2015”, ka thënë këngëtari latin.

Mirëpo Iglesias ka bërë të ditur për fansat se fakti që albumi i radhës mund të jetë i fundit, nuk do të thotë që ai do ta përfundojë karrierën e tij muzikore.

Iglesias ka lansuar albumin e tij debutues në vitin 1995. Më vonë ai ka realizuar edhe një varg albumesh si “Escape” në vitin 2001, “Euphoria” në vitin 2010 dhe “Sex and Love” në vitin 2014. / KultPlus.com