Dashnorit tim që kthehet te gruaja

Nga Anne Sexton

Ajo është e gjitha atje.
Për ty, mjeshtërisht shkrirë dhe derdhur,
për ty, qysh prej fëmijërisë sate farkëtuar,
me njëqind guralecët e tu
kanakarë është ndërtuar.
Ajo ka qenë gjithherë atje,
i shtrenjti im.
Ç’ është e vërteta, është e hirshme,
fishekzjarre në një shkurt të zymtë,
e prekshme si një tenxhere gize.
Le ta themi shkoqur.
Unë kam qenë kalimthi.
Një luks.
Një fllugë zjarr e kuqe
në liman.
Fërfëllojnë si tym dritares së makinës flokët e mi.
Përnjëmend. Jam midhjet jashtë sezonit.
Ajo është më tepër se kaq.
Është çka ti meriton,
të zhvilloi rritjet
e përditshme dhe tropikale.
Nuk është një provë kjo.
Ajo është harmonia e tërë.
Ajo kujdeset për rremat dhe guzhmën e anijes,
ajo vendos lule në parvaz të dritares në mëngjes,
ajo ulet në rrotën e qeramikës në mesditë,
lindi tre fëmijë nën hënën e plotë,
tre kerubinë pikturuar nga Mikelanxhelo,
e bëri me këmbët hapur
krejtësisht
në muajt e lodhshëm në kishëz.
Nëse hedh një sy, fëmijët janë atje lart,
si tollumbace të brishta
varur në tavan.
Ajo, po ashtu, i ka shpënë në shtrat pas darke,
dhe ata, kokëvarur të tre,
përplasin këmbët e vogla,
qaramanë dhe ngurrues,
dhe fytyra e saj kuqëlon
me një këngë
dhe me gjumin e tyre të vogël.
Po ta kthej zemrën tënde mbrapsht.
Të jap leje:
për fitilin që regëtin zemërueshëm në të,
për bushtrën që në ndyrësi
pështjellohet
dhe për plagën e saj
të varrosur,
për varrosjen së gjalli
të plagës së saj të vogël alle,
për lëbardhjen vetëtitëse
drithëruar nën brinjë,
për marinarin e dehur në pritje në kyçin majtas,
për gjunjët e nënës,
për çorapet,
për zharrtjerën, për thirrjen,
thirrjen kureshtare
kur ti do të qerthullohesh
në krahë dhe gjinj
dhe tërheq nga flokët e saj fjongon e portokalltë
duke iu përgjigjur thirrjes, thirrjes kureshtare.
Ajo është aq e zhveshur, sa është unike.
Është shuma jote dhe e ëndrrave të tua.
Ngjite atë si një monument, hap pas hapi.
Ajo eshte solide.
Sa për mua, jam një akuarel.
Tretem.

Shqipëroi: Rielna PajaKultPlus.com

Dashnorit tim që kthehet te gruaja

Nga Anne Sexton
Shqipërimi Rielna Paja

Ajo është e gjitha atje.
Për ty, mjeshtërisht shkrirë dhe derdhur,
për ty, qysh prej fëmijërisë sate farkëtuar,
me njëqind guralecët e tu
kanakarë është ndërtuar.
Ajo ka qenë gjithherë atje,
i shtrenjti im.
Ç’ është e vërteta, është e hirshme,
fishekzjarre në një shkurt të zymtë,
e prekshme si një tenxhere gize.
Le ta themi shkoqur.
Unë kam qenë kalimthi.
Një luks.
Një fllugë zjarr e kuqe
në liman.
Fërfëllojnë si tym dritares së makinës flokët e mi.
Përnjëmend. Jam midhjet jashtë sezonit.
Ajo është më tepër se kaq.
Është çka ti meriton,
të zhvilloi rritjet
e përditshme dhe tropikale.
Nuk është një provë kjo.
Ajo është harmonia e tërë.
Ajo kujdeset për rremat dhe guzhmën e anijes,
ajo vendos lule në parvaz të dritares në mëngjes,
ajo ulet në rrotën e qeramikës në mesditë,
lindi tre fëmijë nën hënën e plotë,
tre kerubinë pikturuar nga Mikelanxhelo,
e bëri me këmbët hapur
krejtësisht
në muajt e lodhshëm në kishëz.
Nëse hedh një sy, fëmijët janë atje lart,
si tollumbace të brishta
varur në tavan.
Ajo, po ashtu, i ka shpënë në shtrat pas darke,
dhe ata, kokëvarur të tre,
përplasin këmbët e vogla,
qaramanë dhe ngurrues,
dhe fytyra e saj kuqëlon
me një këngë
dhe me gjumin e tyre të vogël.
Po ta kthej zemrën tënde mbrapsht.
Të jap leje:
për fitilin që regëtin zemërueshëm në të,
për bushtrën që në ndyrësi
pështjellohet
dhe për plagën e saj
të varrosur,
për varrosjen së gjalli
të plagës së saj të vogël alle,
për lëbardhjen vetëtitëse
drithëruar nën brinjë,
për marinarin e dehur në pritje në kyçin majtas,
për gjunjët e nënës,
për çorapet,
për zharrtjerën, për thirrjen,
thirrjen kureshtare
kur ti do të qerthullohesh
në krahë dhe gjinj
dhe tërheq nga flokët e saj fjongon e portokalltë
duke iu përgjigjur thirrjes, thirrjes kureshtare.
Ajo është aq e zhveshur, sa është unike.
Është shuma jote dhe e ëndrrave të tua.
Ngjite atë si një monument, hap pas hapi.
Ajo eshte solide.
Sa për mua, jam një akuarel.
Tretem./ KultPlus.com

‘Nëse njerëzit lodhen me të njëjtin vend, pse nuk u lodhkan nga të qenit i njëjti’

Poezi nga Fernando Pessoa

Përktheu Rielna Paja

Shpirti po më kërkon

Jam një i arratisur

qysh në lindje.

Më mbyllën brenda meje,

po, por unë ia mbatha.

Nëse njerëzit lodhen

me të njëjtin vend,

nga të qenit i njëjti

pse nuk u lodhkan?

Shpirti im po më kërkon,

por unë jam fshehur si i paligjshëm.

Shpresojmë

kurrë mos të më gjejë.

Të jesh një është burg.

Të jem unë

është të mos të jem.

Do të jetoj në arrati,

ama, do të jetoj vërtet./ KultPlus.com