Vendi i një prej monumenteve më të rëndësishëm në antikitetin klasik – pallati ku Aleksandri i Madh u kurorëzua mbret – është rihapur pas një restaurimi 16-vjeçar.
Pallati i Aigait, pranë qytetit port verior të Selanikut të Greqisë, u ndërtua më shumë se 2300 vjet më parë, shkruan BBC.
Më vonë u shkatërrua nga romakët dhe u zbulua përmes gërmimeve që filluan në shekullin e 19-të.
Rinovimi i tij kushtoi më shumë se 20 milionë euro me ndihmën e Bashkimit Evropian.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në ceremonin për rihapjen e vendit të premten, e përshkroi atë si një “monument me rëndësi globale”.

Pallati u ndërtua nga Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh, i cili sundonte mbi mbretërinë e fuqishme të Maqedonisë. Aigai, afër qytetit të sotëm të Verginës, ishte kryeqyteti i saj.
Pallati ishte ndërtesa më e madhe në Greqinë klasike – duke mbuluar një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë – dhe përmbante salla të mëdha banketesh, vende kulti dhe oborre.


Pallati dhe varret aty pranë Filipit dhe mbretërve të tjerë maqedonas, janë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./KlanKosova/KultPlus.com
