Sot janë bërë 67 vite nga rihapja për qarkullim e Kanalit të Suezit, pas mbylljes së tij në vitin 1965, shkruan KultPlus.
Kanali i Suezit është një kanal artificial detar, i gjatë 163 km, ndërmjet Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq, kanal i cili ndan kontinentin e Afrikës nga kontinenti i Azisë. Kanali i Suezit është lidhja më e afërt detare e hemisferës perëndimore dhe hemisferës lindore të Tokës.
Ky kanal ka rëndësi të madhe gjeo-strategjike për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detar për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme.
Kanali i Suezit është hapur në vitin 1869, dhe gjendet në Gjirin e Egjiptit.
Në vitin 1965, kryetari i Egjiptit Gamal Abdel Naser e ka nacionalizuar Kanalin e Suezit dhe për këtë arsye Franca, Anglia dhe Izraeli kryen një invazion ndaj Egjiptit në këtë vit.
Prej këtij konflikti shumë anije u fundosën, dhe kanali i Suezit u mbyll deri në prill të vitit 1957./KultPlus.com