Filmi historik dedikuar ditëve të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë “Nëntori i dytë” u shfaq mbrëmë në Kino Armata.
I prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regjinë e Viktor Gjikës dhe me skenarin e Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit, filmi shfaq përpjekjet dhe sakrificat e të parëve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Ambasadori i Shqipërisë Petrit Malaj, njëherësh dhe aktor në filmin “Nëntori i dytë”, mbajti një bashkëbisedim me Drejtoren e QKK-së, Blerta Zeqiri para shfaqes së filmit.
Në ngjarjen e organizuar nga QKK morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, zëvendësministri i MPB-së Bardhyl Dobra, sekretari organizativ në Lëvizjen VV, Alim Rama, artistë e artdashës./KultPlus.com