Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka mbajtur sot koncertin e shumëpritur në Tiranë, shkruan KultPlus.
Koncerti filloi nga ora 20:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku interpretuan vetëm vajza nga Kosova e Shqipëria.
Nëpërmjet disa ‘InstaStory’ në rrjetin social Instragam, Ora ka bërë të ditur se të pranishëm ishin rreth katërqind mijë njerëz. Ndërkaq, me një entuziazëm në fytyrën e saj ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë ardhur për ta parë.
“Unë do të kthehem këtu shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. Ju dua shumë dhe do të ju shoh kur të rikthehem përsëri. Mirupafshim”, ka thënë ajo.
Ndërsa, në një video tjetër 15 sekondëshe, ajo ka cilësuar këtë koncertin si më të mirin ndonjëherë.
“Më duhet të them se ishte koncerti më i mirë ndonjëherë. Unë u argëtova aq shumë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë ardhur dhe më kanë parë sonte”, thotë Ora. / KultPlus.com