Ora falenderon Sahitin për veshjet kombëtare: Në kohë për Pavarësinë e Kosovës (FOTO)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar opinionin publik për ‘dhuratën’ e saj ndaj Kosovës, shkruan KultPlus.

Kënga e saj në ardhje “Bang” është dedikim për Pavarësinë e Kosovës, teksa shfaqja e saj me veshje kombëtare të dizejnuara nga Valdrin Sahiti e bëjnë edhe më të veçantë pritjen.

“@valdrinsahitiofficial e ke dogjur, faleminderit shumë!! Në kohë për Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Ora në storjen e saj në instagram, teksa ka shpërndarë postimin e Valdrin Sahitit.

“Bang” është në kuadër të 4 këngëve që Ora do t’i sjell për artdashësit e saj. / KultPlus.com

Dashuria e përhershme e Rita Orës për Kosovën, kur kërcente mrekullueshëm Shotën (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka pasur përherë një lidhje të veçantë me Kosovën, shkruan KultPlus.

Së fundmi, ajo ndau me artdashësit e saj sekuenca nga kënga e saj në ardhje, e cila vie si një dhuratë për Pavarësinë e Kosovës, teksa Ora na shfaqet me veshjet kombëtare të dizejnuara nga Valdrin Sahiti.

Mirëpo, Ora qyshmoti e kishte bërë me dije dashurinë për vendin prej ku kishte prejardhjen. Këtë ajo e dëshmoi që nga publikimi i këngës ‘Shine Ya Light’ me videoklip nëpër rrugët e Kosovës.

Ndërkaq një moment tejet i veçantë që ka ngelur në memorien e çdo shqiptari mbetet kërcimi fantastik i vallës së Shotës nga Rita në Pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësimi me dinjitet i kulturës dhe traditave shqiptare nga artistët tonë në mërgim ta bën të besojmë se ata janë ambasadorët më të mirë. / KultPlus.com

Videoklipi i Rita Orës vjen me një dedikim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instgram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nderë të pavarësisë së Kosovës.

“Kjo ishte shumë argëtuese !!! Faleminderit të gjithëve për këtë !! Sidomos gjeniu @valdrinsahitiofficial për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën … Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment !!! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.

Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.

Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com

Ky dizajner shqiptar ka punuar kostumet e Rita Orës

Rita Ora pak më parë publikoi një pjesë nga spoti i saj ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.

E për këto  veshje është përkujdesur dizajneri shqiptar Valdrin Sahiti.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Sahiti i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar se ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.

“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë. Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i “tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik”, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com

Rita Ora me veshje kombëtare shqiptare në klipin e saj të ri (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Rita Ora, ka publikuar një video të shkurtër të këngës së saj të re ku shihet e veshur me veshje kombëtare shqiptare, shkruan KultPlus.

Rita Ora duket jashtëzakonisht e bukur me shaminë e kuqe të vendosur në kokë. Gjithashtu në këtë video shihet se krahas saj edhe vajzat e tjera që janë pjesë e klipit kanë të veshura veshjet kombëtare shqiptare.

“Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.

Video është publikuar edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu – Ora në Facebook, i cili ka përdorur simbolin e zemrës për të paralajmëruar projektin e ri të Rta Orës.

Rita Ora tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kurse kjo këngë do vie për publikun me 12 shkurt të këtij viti./ KultPlus.com

Ora kritikohet për veshjen: E rëndësishme është që unë të ndihem mirë me veten

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora kohëve të fundit është përballur me kritika rreth stilit të saj të veshjes.

Për këtë çështje, Ora ka folur në një intervistë për “The Sun”, e cila ka thënë se nuk i intereson se çka thonë të tjerët.

“Unë mendoj se stili është diçka shumë personale. Nëse dikujt nuk i pëlqen diçka që unë veshi është në rregull, nuk kanë pse ta pëlqejnë”, ka deklaruar 30 vjeçarja.

Artistja me prejardhje nga Kosova, ka shtuar se për të është e rëndësishme të ndihet mirë me veten.

“E rëndësishme është që unë të ndihem mirë me veten. Kjo është krejt çka më intereson rreth stilit tim. Nuk më intereson se çka mendojnë të tjerët”, ka përfunduar Rita. / KultPlus.com

Rita Ora publikon një sekuencë nga kënga e re

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka ndarë me artdashësit e saj sekuencë të këngës së saj në ardhje, shkruan KultPlus.

“Bang” quhet kënga e cila do të vie në bashkëpunim me David Guettan, Imanbek, Gunna dhe Khea.

Përderisa Ora ka ndarë një pjesë nga videoklipi i këngës, ajo do të shënojë rikthimin e saj artistik me publikimin e gjithsej 4 këngëve. / KultPlus.com

Rita Ora krenare me suksesin e filmit “Zgjoi” të Blerta Bashollit, e ndanë lajmin me fansat e saj (FOTO)

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, përcjellë KultPlus.

Ky lajm ka gëzuar të gjithë dhe reagimet kanë qenë të shumta. Por mbrëmë, përmes Instagramit ka reaguar edhe ylli botëror Rita Ora.

Ajo ka ndarë në story lajmin duke shkruar: Yess!! Në këtë formë Rita ka shprehur krenarinë e saj për këtë arritje të filmit kosovar.

Kjo padyshim që e ka bërë tejet të lumtur regjisoren Basholli e cila e ka falënderuar Ritën për përkrahjen.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Filmi pritet të ketë një rrugëtim të gjatë nëpër festivale nga ku nuk do t’i mungojnë sukseset. / KultPlus.com

Nuk i hiqet licensa restorantit ku Ora festoi datëlindjen

Restoranti në të cilën Rita Ora kishte festuar datëlindjen e 30-të nuk e humbi lincensën, transmeton KultPlus.

Kjo pasi, restoranti në fjalë, “Casa Cruz” pranoi se bënë shkelje të masave anti-Covid.

Ekipi i yllit të pop-it i ofroi menaxherit të restorantit në Notting Hill, 5,000 funta për të lejuar mysafirët të marrin pjesë në një aheng më 28 nëntor, gjatë bllokimit të dytë të virusit, tha policia.

Në anën tjetër, drejtori i restorantit, Nic Fallows është shprehur se mezi presin t’i shërbejnë klientëve kur të lejohet rihapja.

Rita Ora më parë ka kërkuar falje për festën. 30-vjeçarja  udhëtoi për në Egjipt për një shfaqje private më 21 nëntor. Kur u kthye të nesërmen, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë.

Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, e cila shkel rregullat e bllokimit që parandaluan familjet të përziheshin brenda.

Në anën tjetër, kjo festë i kushtoi Orës me ‘penalizim’ nga ndjekësit dhe artdashësit e saj, nga të cilët mori kritika të shumta

Casa Cruz do të mbajë licencën e saj derisa vendi të ketë pasur një shans për të apeluar vendimin e komitetit. /KultPlus.com

Rita Ora do të shënojë rikthimin në muzikë me këngë të reja

Rita Ora është duke iu rikthyer skenës muzikore për t’i gëzuar artdashësit e saj, shkruan KultPlus.

Në bashkëpunim me emra të njohur të skenës artistike, David Guetta, Gunna, Kthea dhe Imanbek, Ora do të sjell 4 projekte muzikore.

4 këngët e reja të Orës do të jenë një përzierje të kulturës moderne të muzikës pop, viteve 80-ta dhe 90-ta.

Lajmin për këngët të cilat do të lansohen më 12 shkurt, e bëri me dije Rita Ora nëpërmjet rrjeteve sociale. / KultPlus.com

Rita Ora shkon në Australi, detyrohet të karantinohet për 14 ditë

Rita Ora u fotografua duke hyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Sidneit të hënën ndërsa po përgatitet për karantinën 14-ditore, përpara se të marrë pjesë si vlerësuese në ‘The Voice Australia’.

Këngëtarja është lejuar të largohet nga Britania e Madhe pavarësisht bllokimit, të shkaktuar nga kriza pandemike, shkruan dailymail.

Ky udhëtim vjen pasi këngëtarja me prejardhje shqiptare u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike, për mbajtjen e një feste të madhe në 30-vjetorin e lindjes së saj, duke thyer masat për mbrojtjen nga COVID-19.

Ndërkohë, Australia është një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri pandeminë në të gjithë botën./ KultPlus.com

I dashuri mbështet Rita Orën pasi theu rregullat anti-COVID

Shkeljet e rregullave të Koronavirusit nga këngëtarja Rita Ora nuk kanë shkaktuar ndonjë problem midis saj dhe të dashurit Romain Gavras, ka pretenduar një burim i brendshëm

I dashuri i Rita Orës, Romain Gavras po e mbështet këngëtaren pasi ajo theu rregullat e rrepta anti-COVID, pavarësisht se ata ishin mbi 9,000 milje larg.

Interpretuesja e shumë hiteve u kritikua për organizimin e festës së saj ilegale për ditëlindjen e saj të 30-të në restorantin londinez ‘Casa Cruz’ gjatë periudhës së izolimit në nëntor.

Pas daljes në dritë të shkeljes së rregullave, Rita, e cila është aktualisht në Australi si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice” – kërkoi falje publikisht dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh për skandalin.

Është e kuptueshme që dyshja aktualisht janë duke u qëndruar mijëra milje larg për shkak të orarit të punës së Ritës e cila është detyruar të udhëtojë në Australi për angazhimet e saj të reja në “The Voice”.

Për shkak të rregullave aktuale të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar, Romain nuk ishte në gjendje të takohej me interpretuesen e hitit “I Will Never Let You Down”, pasi udhëtimet në këtë kohë lejohen vetëm për qëllime pune.

Në fund të vitit 2020, Rita bëri bujë kur hodhi poshtë rregullat e izolimit për të organizuar një festë për të shënuar ditëlindjen e saj.

Pasi u shfaqën fotografi nga bastisja e saj, fansat e furishëm në rrjetet sociale e kritikuan Ritën deri sa ajo kërkoi falje.

Rita shkroi në atë kohë në Instagram Story: “Përshëndetje të gjithëve, unë organizova një mbledhje të vogël me disa miq për të festuar 30 vjetorin e lindjes”.

 “Ishte një nxitje e momentit kur vendimi u mor me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe kjo do të ishte në rregull … Më vjen keq për shkeljen e rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik”, shkroi shqiptarja.

“Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm i gjykimit. Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe unë marr përgjegjësinë e plotë”, theksoi 30-vjeçarja./gazetaexpress/ KultPlus.com

Rita Ora humb ndjekës në rrjete social për shkak të thyerjes së rregullave anti-Covid

Festimi i datëlindjes së këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale, përcjell KultPlus.

Përveç komenteve të shumta dhe raportimeve gazetareske, Ora së fundmi është përballur edhe me ulje të ndjekësve në rrjetin social, Instagram.

Rita Ora ka humbur rreth 220 mijë ndjekës të Instagram ndërsa fansat e zemëruar e heqin yllin nga njoftimet e tyre, për shkak të festës së 30-vjetorit të lindjes së saj, shkruan Daily Mail

Krejt kjo vie si pasojë e mbajtjes së festës në restorantin “Casa Cruz” në Londër, përgjatë kohës kur Anglia ishte në izolim të rreptë.

Ora u cilësua si ‘egoise’ nga policia për shkak të këtij gjesti, teksa në  një   Top of Form

Bottom of Form

seancë u bë e ditur se si përfaqësuesit e yllit i ofruan menaxherit të shkarkuar 5000 funte për hapjen e paligjshme.

Ajo  arriti në shtëpi në fermë më 21 mars përpara se kryeministri Boris Johnson të vinte në bllokim Mbretërinë e Bashkuar për të trajtuar krizën e koronavirusit, raporton The Sun. / KultPlus.com

Rita Ora publikon pamje të reja nga xhirimet e filmit “Twist” (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, krahas aktiviteteve muzikore, së fundmi ka pranuar edhe një rol të ri artistik, shkruan KultPlus.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge, një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rol të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe fotografi të reja nga prapaskena dhe me një kostum të veçantë në të verdha.

Ajo ka falenderuar ekipën punuese, duke thënë se ka fituar shokë dhe familje të re.

Ora, do të luaj krahë aktorit të mirënjohur Sir Michael Caine, i cili luan në rolin Fagin në filmin e Martin Owen. / KultPlus.com

Fansat e “The Masked Singer” kërkojnë largimin e Rita Orës nga shfaqja

Fansat e shfaqjes kërkojnë që Rita Ora të heq dorë nga “The Masked Singer” për shkak të thyerjes së rregullave të bllokimit.

Fansat e “The Masked Singer” duan që këngëtarja Rita Ora të hiqet nga shfaqja, pasi ka thyer rregullat e koronavirusit, duke organizuar festë për ditëlindjen e 30-të gjatë bllokimit, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Rita u kritikua për organizimin e festës për ditëlindjen e 30-të në restorantin luksoz të Londrës, Casa Cruz në Notting Hill gjatë bllokimit në nëntor.

Ajo kërkoi ndjesë dhe u zotua se do të paguante gjobën prej 10,000 funta, por disa besojnë se ajo nuk duhet të lejohet të qëndrojë në The Masked Singer sepse ajo theu rregullat.

Një shikues shkroi në Twitter: “Rita Ora duhej të ishte hequr nga #TheMaskedSinger pasi me vetëdije theu rregullat e bllokimit! Shembull i shkëlqyeshëm Rita !!!”

Një tjetër postoi: “Kur po tërhiqet Rita Ora nga The Masked Singer? Bllokimi është për të gjithë”.

Një i tretë shkroi: “Më pëlqen Rita Ora, por sa më shumë që dëgjoj për këtë rast, aq më shumë mendoj se duhet të largohet nga” The Masked Singer “.

“Qëndrimi i saj në shfaqje duhet të konsiderohet si i paqëndrueshëm nga ITV. Një shembull duhet të jepet”, shton ai.

Një tjetër ra dakord: “Dy herë Rita Ora theu rregullat, ITV duhet ta hiqte atë nga” The Masked Singer “, ajo qartë nuk kujdeset për mirëqenien e njerëzve, prandaj pse duhet të kujdesemi ta shohim atë në TV? Bëni një shembull !!”

Këngëtarja u bë sërish pjesë e “The Masked Singer” pasi theu rregullat. ITV nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga The Mirror.

Ndeja e Ritës më 28 nëntor u quajt nga policia “një nga shkeljet më të egra dhe famëkeqe” të rregullave të bllokimit gjatë pandemisë. /Lajmi.net/ KultPlus.com

Rita Ora do të mbyllet për dy javë në një hotel të Australisë

Rita Ora do të detyrohet të mbyllet dy javë në hotel në Australi pasi të mbërrijë në këtë shtet për të marrë pjesë në ngjarjen për zbulimin e talenteve të reja “The Voice”.

Këngëtarja 30 vjeçare do të detyrohet të respektojë masat anti-COVID të Australisë pasi të mbërrijë atje muajin e ardhshëm për t’ju bashkuar gjyqtarëve të versionit australian të “The Voice”, shkruan The Sun.

Ky detyrim vjen pak kohë pasi Rita ishte cilësuar si “egoiste” nga policia londineze për shkak se kishte festuar ditëlindjen e saj të 30-t në një restorant në Londër.

Një burim i The Sun ka thënë se “është e çartë që kjo do të jetë e dhimbshme për Ritën mirëpo ajo e di që duhet ta bëjë këtë si çdo kush tjetër”. / KultPlus.com

Rita Ora pagoi restorantin për t’i shkelur rregullat anti-Covid

Ekipi i Rita Orës kishte ofruar restorantit 5 mijë funte për t’i thyer rregullat e bllokimit për ditëlindjen e saj të 30, sipas policisë.

Ekipi i sigurimit të Orës gjithashtu kishte kërkuar që kamerat të ishin të fikura gjatë festës së ditëlindjes në Casa Cruz në Notting Hill më 28 nëntor, në kohën kur bllokimi i dytë si shkak i koronavirusit në Londër po ndodhte, kanë thënë policia.

Rita Ora kishte vendosur të komentonte, ajo ka kërkuar falje për festen e saj të ditëlindjes.

30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt për një shfaqje private në 21 nëntor. Kur u kthye të nesërmen, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë. Në vend të kësaj, ajo organizoi një festë ditëlindjeje në Londër, e cila shkel rregullat e bllokimit. /Koha/ KultPlus.com

Rita Ora së shpejti me një projekt për trashëgiminë kulturore shqiptare

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se për 7 ditë me radhë do të bashkëbisedoj me 7 personalitete të ndryshme, shkruan KultPlus.

Këtë nismë, Vjosa e filloi me Vera Orën, me të cilën biseduan për rëndësinë e shëndetit mendor kryesisht në këtë periudhë pandemie.

Në këtë bisedë, nuk kishte si të mos përmendej edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, për të cilën Vera Ora tregoi se në projektet e Ritës, po planifikohet edhe një projekt që përfshinë kulturën dhe traditën shqiptare.

Vera Ora nuk tregoi më detajisht në lidhje me këtë projekt, por pritet të shihet në një të ardhme të afërt. / KultPlus.com

Rita Ora për rolin e ri në ‘Twist’: Kam qenë gjithmonë një fanse e Dickens-it, i kam lexuar shumë librat e tij

Kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të jetë pjesë e filmit të shumëpritur ‘Twist’, duke bërë kështu që entuziasmi mos të mungojë tek Ora, pasi siç kishte deklaruar ajo në një intervistë, është fanse e madhe e Dickensit, përcjell KultPlus.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge, një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rol të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.

Duke folur për Capital Radio, Rita theksoi se i pëlqen shumë të lexoj dhe se kjo është një gjë që shumica nuk e dijnë për të.

Ora, do të luaj krahë aktorit të mirënjohur Sir Michael Caine, i cili luan në rolin Fagin në filmin e Martin Owen. Për të cilin, Rita ka thënë se ai ka një mënyrë të caktuar të punës.
“Kjo është mënyra se si duhet të jesh kur je me një zotëri, duhet të punosh si funksionojnë ata”, ka deklaruar tutje këngëtarja shqiptare.

Ndër të tjera, Rita ka potencuar se ky film do të jetë tejet i mahnitshëm për t’u parë. / KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen me kostumin e veçantë në “The Masked Singer” (FOTO)

Rita Ora përherë është dalluar për stilin e saj të veçantë, shkruan KultPlus.

Përderisa ka disa javë që këngëtarja shqiptare është anëtare jurie në “The Masked Singer”, ajo po vazhdon të merr vëmendje me mënyrën e veshjes.

Teksa pozoi në prapaskenë, Rita i solli pamje të magjishme artdashësve të saj.

E veshur me fustanin e saj bardh e zi dhe të kombinuara me çizme lëkura, Ora solli një elegancë në vete.

Këngëtarja shqiptare besohet të jetë paguar një milionë funta për t’u rikthyer në sezonin e dytë të “The Masked Singer”, përderisa Davina McCall dhe Jonathan Ross janë në vendet e gjyqtarëve së bashku me Rita Orën dhe Mo, i cili ka zëvendësuar yllin e “Hangover”, Ken Jeong./ KultPlus.com

Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

Suksesi i këngëtares shqiptare, tashmë veçse është i dëshmuar. Kështu, ajo u bë edhe shembull suksesi duke u bërë pjesë edhe në librat shkollorë në Spanjë.

Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.

Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.

https://twitter.com/AngelFentyNavy/status/1351659097767219202

Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të Anglishtes së Mesme”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit, që ka shfaqur edhe faqen e librit ku gjendet këngëtarja. / KultPlus.com

Rita Ora merr një milion funta për serialin “The Masked Singer”

Këngëtares shqiptare, Rita Orës i janë ofruar një milion funta për t’u shfaqur në sezonin e dytë të “The Masked Singer”.

Rita thuhet se po paguhet përgjysmë më shumë se sa i rekrutuari i ri i këtij shou, Mo Gillian.

Një burim i ka thënë The Mirror se “Rita ka pranuar një shumë prej 1 milionë funtash për sezonin e dytë për tu rikthyer si gjyqtare”.

“The Masked Singer” është një betejë ku këngëtarë të famshëm shfaqen në garë pa identitet, duke u maskuar mirëpo në fund të garës, identiteti i tyre zbulohet.

Gjyqtarë të këtij shoë janë: Jonathan Ross, Davina McCall, comediani Mo Gilligan dhe këngëtarja Rita Ora. /Koha/ KultPlus.com

Bamirësit me zemër të madhe, kështu vishen Angelina Jolie, Emine Cunmulaj, Dua Lipa e Rita Ora (FOTO)

Organizata të mëdha botërore shumë shpesh kontraktojnë yje botërore për kauza të ndryshme të bamirësisë, dhe në këto kauza shumë shpesh i kemi parë edhe yjet shqiptare, shkruan KultPlus.

Rita Ora e Dua Lipa kanë bashkëpunuar me Unicef, për të takuar fëmijë në vende të ndryshme, kurse për këtë mision më së miri njihet ylli i madh botëror Angelina Jolie.

KultPlus ju sjell fotografi nga këto vizita, ky yjet shihen të jenë të veshur në mënyrë të thjeshtë, duke pas në fokus ngohtësinë që u falin fëmijëve në nevojë.

Në këtë vazhdë të bamirësisë është edhe modelja shqiptare Emina Cunmulaj, e cila edhe ajo njihet për modestinë e saj./ KultPlus.com

Jakupi me veshje luksoze e Ora me veshje sportive, misioni i bamirësisë dhe veshja e të famshmëve (FOTO)

Bamirësia ndaj të varfërve tanimë është shndërruar në një shprehi të yjeve të artit si dhe njerëzve me pozita të larta në shoqëri, shkruan KultPlus.

Emine Cunmulaj, Rita Ora dhe shumë emra tjerë të njohur me modestinë e tyre kanë ndihmuar familje të varfëra, duke u bërë shembull për qasjen e tyre të thjeshtë dhe afërsinë që ia ofrojnë personave në fjalë.

Një fotografi e komentuar kohëve të fundit është treshja Leonora Jakupi, kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari dhe bamirësi Halil Kastrati përgjatë ndihmës së një familje.

Ajo që është përfolur shumë në këtë shkrepje të fotografisë qëndron te dukja e Jakupit, e cila përveç që ka hyrë me këpucë në shtëpinë e familjes, ndër të tjera ka edhe një veshje luksoze.

Në anën tjetër, ajo që ka rëndësi përgjatë ndihmës ndaj familjeve në nevojë përfshin çdo detaj, që nga sjellja e deri te veshja e personit, në mënyrë që inferioriteti të mos ndjehet nga pala e kundërt.

Ndërkohe, KultPlus ju sjell edhe këtë fotografi të Rita Orës kur ishte me UNICEF në Kosovë, dhe veshja e saj shihet të jetë konform misionit bamirës. / KultPlus.com