Rita Ora e cila sot feston ditëlindjen e 30-të, ka publikuar fotografitë që ka realizuar për revistën e famshme “Numero Berlin”.
Ora i ka shpërndarë fotografitë në rrjetin social Instagram.
Rita duket shumë bukur në fotografitë e publikuara.
“Në ditëlindjen time jam shumë e lumtur të ndaj kopertinën dhe të pozoj për Numero Berlin. Ju i keni këto për tani, por qëndroni të gatshëm pasi unë ndoshta do të postoj shumë më tepër. Faleminderit për ekipin e mrekullueshëm që realizuan këtë fotosesion”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com
Me këtë rast, nëna e saj Vera Ora i ka dedikuar një mesazh shumë të mirë, përcjellë me një fotografi kur ajo ishte e vogël.
Vera po ashtu tregon sakrificat dhe fillimet e tyre, duke theksuar se kur u zhvendosën në Londër nuk kishte asgjë përveç familjes.
“Mamaja nuk kishte asgjë kur u transferuam në Mbretërinë e Bashkuar, nuk mund të fliste gjuhë por kishte familjen, kualifikime të Dr dhe pa punë! Pavarësisht nga çdo luftë që jeta na hodhi ne e bëmë atë dhe ju vazhduat të ndriçonit rrugën tuaj. Ju keni vazhduar të bëheni shembull, t’ju tregoni vajzave të reja se mund t’i bëni realitet ëndrrat tuaja me shumë mund dhe vendosmëri! Unë të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita! Urime ditëlindja nana. Nënë krenare. Krenaria jonë”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com
Ora, ka lindur në Kosovë në vitin 1990, derisa bëri famë botërore në Britani, atje ku edhe jeton dhe ushtron profesionin e saj si këngëtare.
Ora është rritur në Londër.
Përveç muzikës, Ora ka gëzuar suksese të mira edhe në fushën e televizionit dhe filmit. Ajo e ka portretizuar motrën e Christian Greyt në filmat “Fifty Shades of Grey” dhe në vitin 2021 do të lansohet projekti “Tëist” i bazuar në romanin klasik të Charles Dickensit, ku ajo e luan rolin e hajdutes Artful Dodger.
Rita Ora gjithashtu shquhet si filantrope aktive në çështje të ndryshme, dhe në vitin 2019 ajo u angazhua si ambasadore e vullnetit të mirë për “UNICEF UK”. / KultPlus.com
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora përgjatë bisedës në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020” me Erion Veliajn, u shpreh se ndjehet krenare për prejardhjen e saj dhe titullin që Kosova ia ka dhënë, shkruan KultPlus.
Përgjatë bisedës me kryebashkiakun e Tiranës, Ora shtjelloi tema të ndryshme, ndër të tjera ajo foli edhe për nacionalitetin që ka.
Këngëtarja Ora nuk kursei së shprehuri se ndjehet krenare për titullin që Kosova ia ka dhënë.
“Kam qenë gjithmonë entuziaste e të folurit kaq hapur e të pasurit titullin Ambasadore Nderi e Kosovës sepse ishte një nga momentet më të mira të jetës sime”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo përmendi edhe mënyrën se si është rritur.
“Jam shumë krenare nga vij dhe prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi dhe me frymën e kulturës trashëgimisë dhe me këtë vjen krenaria, vendosmëria, disiplina dhe ti thjesht bëhesh më i vendosur nga ç’je, ndihem kaq e gëzuar që shoh artistë të famshëm që vijnë nga vendi im”, theksoj Ora.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora sonte do t’i bashkohet diskutimit në konferencën virtuale “Diaspora flet” me bashkëbisedues Erion Veliajn, shkruan KultPlus.
Në konferencën virtuale “Diaspora flet” do të bashkëbisedojnë sonte duke filluar nga ora 20:30 ylli shqiptar, Ora dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet rrjeteve të tij sociale.
“Surpriza jonë për të gjithë ju: @ritaora dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, @erionveliaj , sot në bashkëbisedim në përmbyllje të konferencës ‘Diaspora Flet 2020’. 🔥 E realizuar me shumë dashuri e përkushtim, ju ftojmë të na bashkoheni sot, prej 20:30 (CET)”, thuhet në njofitm.
Rita Ora ishte pritur në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert.
Poashtu, dyshja kanë bashkëpunuar edhe për rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, meqë rast Rita shprehu gatishmërinë për t’ia ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti./ KultPlus.com
Rita Ora kujdeset gjithmonë që në ditë të veçanta si kjo sot, kur vëllai saj Doni feston ditëlindjen, ta uroj atë me fjalët më të mira e ta prezantoj në mënyrën më të mirë, shkruan KultPlus.
Përmes disa fotografive nga fëmijëria, ajo uron më të mirat për vëllain e saj të cilin e konsideron si një djalë të buzëqeshur, të zgjuar e shumë të lezetshëm. Por, në mesin e këtyre fotografive ajo është kujdesur që të ketë edhe prej atyre ku Doni është i veshur me veshje kombëtare shqiptare.
Rita kujdeset që në një mënyrë ose tjetrën, të ketë diçka që flet shqip gjatë paraqitje të saj apo edhe në urime të tilla familjare, si ky sot.
“Gëzuar ditëlindjen DON! Sot është dita jote vëllai im i vogël … Të dua shumë, ti je aq qesharak, i zgjuar dhe i lezetshëm dhe nuk mund të besoj që u bëtë 23! Ende ndihem sikur je i vogël”, ka shkruar Rita. / KultPlus.com
Në mediat botërore tashmë është bërë e ditur se Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Pas këtij lajmi një numër i madh i figurave publike kanë shpërndarë imazhe duke uruar kështu Joe Biden për fitoren.
E njëra prej tyre është edhe Rita Ora, e cila në rrjetin social në Instagram ka postuar një fotografi, ku shfaqej sondazhi me votat e fituara nga Joe Biden.
Të njëjtën e bëri edhe artistja shqiptare Dua Lipa, e cila shfaqi gëzimin e madh për fitoren e presidentit të zgjedhur.
Ndër figurat tjera publiko që kanë uruar Biden për fitoren janë edhe Ariana Grande, Jenifer Lopez si dhe LeBron./ KultPlus.com
Ditët e fundit kanë qenë të tmerrshme për Francën. Ditën e djeshme, në Katedralen e Nices të Francës një person ka sulmuar me thikë disa të tjerë, tre prej të cilëve kanë përfunduar me fatalitet ndërsa disa të tjerë të plagosur, përcjellë KultPlus.
Kjo tragjedi ka marrë vëmendjen e gjithë botës, duke u konsideruar një ndodhi e tmerrshme e duke bërë kështu që shumë fytyra publike të shfaqin edhe ngushëllimet e tyre drejt familjarëve të viktimave të këtij sulmi.
Në reagim ndaj kësaj çështjeje, nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila në një shkrim të shkurtër në InstaStory, shprehi mbështetjen e saj për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar Rita Ora. / KultPlus.com
Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar listën e artistëve nën 30 vjeç të cilët kanë mbledhur më shumë të ardhura gjatë vitit 2020.
Lista kryesohet nga Ed Sheeran me një pasuri marramendëse prej 210 milionë paund në bankë. Sheeran ndiqet nga Harry Styles dhe Emma Vatson.
Në këtë listë janë renditur dhe dy artistet shqiptare me famë botërore. Dua Lipa gjendet në vendin e 12-të, është 25 vjeçe dhe ka një pasuri prej 22 milionë paund. Ndërsa 29-vjeçarja Rita Ora renditet në vendin e 14-të bashkë me Stormzy me një pasuri prej 20 milionë paund.
Lista e plotë
Ed Sheeran, 29, (£210m) Harry Styles, 26, (£74m) Emma Watson, 30, (£58m) Niall Horan, 27, (£55m) Little Mix (£54.3m) Louis Tomlinson (£47m) Liam Payne, 27, (£46m) Cara Delevingne,28, (£42m) Zayn Malik, 27, (£38m) Sam Smith, 28, (£35.5m) Aaron Taylor-Johnson, 30, (£24m) Dua Lipa, 25, (£22m) Daisy Ridley, 28, (£20.3m) Stormzy, 27, (£20m) and Rita Ora, 29, (£20m)
John Boyega, 28, (£17m) George Ezra,27, (£13m) KSI aka Olajide Olatunji, 28, (£12m) NEW ENTRY Sophie Turner, 24, (£10.5m) Nicholas Hoult, 30, (8.5m) Dev Patel, 30, (£7.8m) Sam Faiers, 29, (£7.3m) Joey Essex, 30, (£6.75m)
Tom Holland, 24, (£6.4m) Tommy Mallett, 28, (£6m) Saoirse Ronan, 26, (£5.7m) NEW ENTRY Maisie Williams,23, (£5.4m) Jodie Comer, 27, (£4.9m) NEW ENTRY Olivia and Alex Bowen, 26 and 29, (£4.5m) Molly-Mae Hague and Tommy Fury, both 21, (£4m) NEW ENTRY. / KultPlus.com
MTV EMA dy javë më parë ka publikuar nominimet për ndarjen e çmimeve për eventin që do të ndodhë të dielën me 8 nëntor, shkruan KultPlus.
Në mesin e të nominuarve është edhe këngëtarja nga Kosova Dua Lipa e cila konkurron për katër çmime,“Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.
Kurse sot është bërë e ditur se Rita Ora do të jetë prezantuese e MTV EMA për këtë vit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ora nëpërmjet një postimi në InstaStory.
“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, është mbishkrimi i saj në foton e publikuar./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë ditës së djeshme ka përkujtuar gjyshin e saj Besim Sahatçiu, shkruan KultPlus.
Ora në Instagram ka publikuar një foto të regjisorit Sahatçiu me mbishkrimin se e do shumë.
“Gjithashtu sot është edhe përvjetori i gjyshit tim, na mungon çdo ditë. Gjushi të dua shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në foton ë postuar ne storien e saj në Instagram.
Besim Sahatçiu, ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit. U lind më 2 tetor 1935, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen, Besim Sahatçiu i kreu në qytetin ku u lind. Më tej ndoqi dy vjet letërsi botërore në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve, për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, punoi katër vjet si përkthyes në “Rilindje”. Më pas u regjistrua në degën e regjisurës pranë Akademisë së Teatrit e të Filmit në Zagreb, të cilën e përfundoi më 1972. Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra filmave, regjisor i teatrit, regjisor i dhjetëra e dhjetëra emisioneve televizive dhe laureat i dhjetëra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.
“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.
Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.
Regjisori, Besim Sahatçiu, ndërroi jetë në vitin 2005. / KultPlus.com
Sot janë bërë 15 vite pa regjisorin e njohur Besim Sahatçiun. Gjyshi i Rita Orës ishte një personalitet me influencë në shoqërinë shqiptare, shkruan KultPlus.
Besim Sahatçiu, ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit. U lind më 2 tetor 1935, në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen, Besim Sahatçiu i kreu në qytetin ku u lind. Më tej ndoqi dy vjet letërsi botërore në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve, për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, punoi katër vjet si përkthyes në “Rilindje”. Më pas u regjistrua në degën e regjisurës pranë Akademisë së Teatrit e të Filmit në Zagreb, të cilën e përfundoi më 1972. Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra filmave, regjisor i teatrit, regjisor i dhjetëra e dhjetëra emisioneve televizive dhe laureat i dhjetëra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.
“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.
Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.
Sot, në këtë 15 vjetor e kujton edhe djali i tij Besnik Sahatçiu Ora, i cili teksa ka ndarë disa fotografi të babit që mbërthejnë jetën e tij prej artisti dhe familjari, ai gjithashtu është shprehur se e kujtojnë përherë me mall e dashuri .
“15 vite pa ty. Disa foto të Besimit gjatë punës, me kolegë, me bashkëshorten dhe djemtë, me nipat dhe nipeshat. Të kujtojmë me mall dhe dashuri, Familja jote”, ka shkruar Besniku.
Ndërsa Rita Ora kësisoj ka ndjekur rrugën artistike të gjyshit të saj dhe në disa intervista edhe e ka përmendur atë si një person prej të cilit ajo ka marrë forcë dhe është inspiruar.
Regjisori, Besim Sahatçiu, ndërroi jetë në vitin 2005. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka njoftuar se muzika e saj ka arritur të dëgjohet katër miliardë herë në platformën e muzikës, Spotify, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, 29 vjeçarja ka flaenderuar fansat e saj për mbështetjen që i është dhënë asaj deri më tani.
“Kur e mora vesh që ju dëgjuat muzikën time mbi katër miliardë herë në Spotify! Faleminderit të gjithëve shumë, mezi po pres që t’ju shoh përsëri në shfaqje së shpejti dhe t’ju tregoj se çfarë jemi duke përgatitur për ju”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.
Kënga e fundit të cilën Ora e ka lansuar është ajo e marsit të këtij viti ‘How to be lonely’. Mirëpo ajo është në përgatitje të këngëve të reja, si dhe është duke punuar për albumin e saj të tretë./ KultPlus.com
When I got told you guys streamed my music 4 billion times on @Spotify!!! Thank you all so much I can’t wait to see you at shows again soon and show you what we’ve been cooking! ❤️❤️❤️ pic.twitter.com/ENcYWvACRU
Bëhet e ditur se këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka nisur bashkëpunimin me brendin e njohur botëror të këpucave ‘ShoeDazzle’.
“Ndjeva se ishte vërtet e rëndësishme të bëja partneritet me dikë që e njihja, që e kuptonte rëndësinë e aksesit, veçanërisht duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, tha Ora, të martën. “’ShoeDazzle’ me të vërtetë gjithnjë e ka kuptuar nevojën e aksesit dhe përballueshmërisë, e cila ishte me rëndësi të madhe për mua. Kështu që, puna me ta ndjehej si një përshtatje e natyrshme. Unë jam një lloj vajze praktike. Ne vendosim një sasi të madhe mendimesh dhe detajesh për të bërë këpucët”, shkruan WWD, transmeton KultPlus
“Moda ka qenë gjithmonë një pasion i imi”, vazhdoi Ora oër WWD. “Unë e pëlqej faktin se si po ndryshon dhe evoluon vazhdimisht. Dhe më pëlqen të eksperimentoj me shumë pamje të ndryshme”.
“Ishte padyshim një përvojë e re me të gjitha protokollet e reja, e dini, të vendosura”, vërejti ajo. “Por unë e doja çdo minutë të saj. Ishte shumë mirë të kthehesha në javën e modës dhe të shihja të gjithë miqtë e mi që ishin në modë. Dhe jam e kënaqur që mund ta bëjmë atë në një mënyrë të sigurt”, ka thënë Rita Ora.
Frymëzimi që qëndron pas modeleve të ‘ShoeDazzle’, të disponueshme në Shoedazzle.com/ritaora, ishin “nga përvojat që kam pasur, nga udhëtimet që kam bërë, nga vendet ku kam jetuar dhe muzika që kam interpretuar”, tha ajo, duke shtuar se ajo ishte rrugës për në një studio muzikore.
Ajo u interesua kur u pyet për partneritetin e saj me ‘ShoeDazzle’ për të filluar Fondin e Grave të së Ardhmes, një investim prej 100,000 dollarësh që do të jepet në grante për tre gra që punojnë në industri krijuese. (Megjithëse u rrit në Londër, Ora lindi në Ish-Jugosllavi, e cila tani është Republika e Kosovës, nga prindër shqiptarë dhe ka qenë e hapur për fëmijërinë e saj si refugjate. Ajo shpesh po mbështet organizata bamirësie, duke përfshirë avokimin për UNICEF U.K.)
“Jam shumë e lumtur që e kërkove këtë”, tha ajo për fondin. “Është me të vërtetë e rëndësishme, sepse ka kaq shumë sfida që vijnë nga të qenit grua në një fushë krijuese. E di që kam luftuar shumë gjatë këtyre viteve. Shpesh jemi larguar nga puna dhe ndonjëherë nuk jemi marrë aq seriozisht. Ka nga ata që nuk mendojnë se kemi atë që duhet për ta arritur atë dhe shpesh nga ne kërkohet që të kompromentojmë vizionin tonë. Përfaqësimi në pozicionet kryesore në industritë krijuese është gjithashtu një çështje. Është një çështje në çdo industri. Kjo është arsyeja pse Fondi i Grave të Ardhmërisë është me të vërtetë i rëndësishëm për mua. Ka të bëjë me krijimin e mundësive për gratë që janë atje duke i dhënë gjithçka çdo ditë. Duke vendosur këtë fond, ne jemi duke krijuar një ndryshim në kohë reale dhe duke bërë një ndryshim në jetën e njerëzve”, ka përfunduar Rita Ora për WWD. / KultPlus.com
Është publikuar traileri i adaptimit të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist ”, nga Sky Cina, pjesë e të cilit është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, shkruan KultPlus.
Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori Raff Law, i cili do të luaj Oliver Twist , Leona Headey në rolin e Sikes, këngëtarja shqiptare Rita Ora në rolin e Dodge, Sir Michael Caine në rolin e Fagin, Franz Drameh në rolin e Batesey, Sophie Simnett në rolin e Red dhe David Walliams në rolin e Losberne.
Traileri i filmit i cili tashmë edhe është publikuar, sjellë versionin e ri të Oliver Twist si një film krimi, ku çdo personazh do të ketë pseudonimin e tij të veçantë.
Versioni i ri sjellë Oliverin si një artist të rrugës që jeton në rrugët e Londrës kur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), më pas do të tentojnë vjedhjen.
Banda po përpiqet të vjedhë një pikturë të paçmuar nga Losberne për hajdutin famëkeq Fagin dhe partnerin e tij të biznesit “psikopatik” Sikes.
Në film interpretojnë gjithashtu Noel Clarke, Jason Maza – të cilët ishin të dy producentë në “Twist” – dhe Tanya Burr.
Rita ndau me ndjekësit e saj trailerin e filmit “Twist”, duke shkruar në mbishkrimin e videos, emocionet e saj si aktore.
“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, shkroi Rita Ora./ KultPlus.com
Artistët tanë shqiptarë që tashmë veç gëzojnë famë ndërkombëtare, nuk hezitojnë asnjëherë të shprehin krenarinë e tyre karshi kombit shqiptar, shkruan KultPlus.
E fundit që përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, publikoi një pikturë me motive kombëtare, ishte Rita Ora.
Ajo në InstaStory ka publikuar një pikturë ku shihet flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë në dorën e saj, Ndërkaq i ka bashkangjitur mbishkrimin ‘Më pëlqen kjo’ . / KultPlus.com
Revista me nam botëror, Forbes, ka publikuar së fundmi një artikull për disa nga vendet e botës, të cilat mund të vizitohen lehtësisht në këtë kohë pandemie.
Në veçanti hapësirë u është dhënë katër shteteve: Kolumbisë, Marokut, Republikës Domenikane dhe Kosovës.
Teksa për këtë të fundit, rrallë është shkruar në mediumet ndërkombëtare si një vend i dëshirueshëm për t’u vizituar, revista në fjalë ka cekur një arsye shumë të veçantë se pse duhet vizituar vendi ynë.
Përveç faktit se mund të vihet lehtësisht dhe pa ndonjë testim, shkaku i statusit ende të pa qartë, “Forbes” rendit si një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë, faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.
Ata gjithashtu shkruajnë për klipin “Shine Ya Light” të këngëtares, i cili para tetë viteve u realizua në Kosovë, si një dedikim për vendin e saj amtar.
“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim . Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruan “Forbes”.
Ndërsa sa për sa i përket trendit aktual të COVID-19, “Forbes” shkruan se “Kosova nuk është e qartë për nga rritja e numrit, por numri i rasteve të përditshme dhe vdekjet e saj janë pak më të ulëta se majat e tyre kohëve të fundit”.
Dhe kjo është e vërtetë, pasi fatmirësisht në Kosovë javëve të fundit shënohen shumë më pak raste të infektimit dhe vdekjeve nga coronavirusi./ indeksonline/ KultPlus.com
Rita Ora sëfundi ka postuar disa fotografi në rrjete sociale, ku ka bashkangjitur edhe disa fjalë motivuese për ndjekësit e saj, shkruan KultPlus.
Në fotografi Ora duket mjaft pozitive dhe energjike, ndërkaq ka shkruar: Kujtoni se duhet të dilni jashtë dhe të merrni frymë edhe nëse jeni në mesin e punës, kaloni kohë me veten, bëni çka ju bën të lumtur dhe mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju.
Mes tjerash, Rita shtoi: “Ashtu sikur disa persona në park menduan se jam çmendur ndërsa shkrepja këto imazhe duke buzëqeshur dhe kërcyer e vetme, kujt i intereson. Jini vetvetja”. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka publikuar disa fotografi ku duket tejet atraktive.
Mirëpo, ajo çfarë ka bërë kurreshtat fansat e saj, ka qenë mbishkrimi i bashkangjitur në postimin e këngëtare,
‘Përsëri në xhirime. Gjëra të reja së shpejti’, ka shkruar Rita.
Ndërkaq fansat kanë vërshruar me komente të ndryshme, ku shumica prej tyre edhe aludonin gjëra të ndryshme, por këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje. / KultPlus.com
Pak ditë pasi paralajmëroi se është rikthyer në studio për të vazhduar më inçizimin e këngëve të saj, Rita është bërë imazh i brendit të njohur ndërkombëtar ‘Fendi’, përcjellë KultPlus.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft tërheqëse në rrjetet sociale, ku ndër të tjerash ka reklamuar edhe çantat e reja të markës së njohur “Fendi”.
E veshur me një xhup të bardhë dhe me flokët bionde të kapura lart, Rita dukej tejet tërheqëse, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.
Ajo është fytyra e përzgjedhur promovuese e shumë brendeve të njohura si: “Thomas Sabo”, “Deichmann”, “Miu Miu”, etj. / KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, është siguruar që e gjithë vëmendje të jetë tek pamja e saj, teksa kishte dalë për të festuar me shoqëri të hënën mbrëma në Londër.
Ylli i hitit “Hot Right Now” shkëlqente me fizikun e saj dhe tenin e rrezitur, teksa kishte veshur një fustan të shkurtër që i theksonte dekoltenë dhe këmbët. Veshjen, këngëtarja 29-vjeçare kishte vendosur ta ilustrojë me flokët e bardha të lëshuara, të cila e karakterizojnë bukuroshen Ora, si dhe stoli të shumta prej ari.
Ndërsa, këtë pamje atraktive ajo ka vendosur ta ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale, duke e realizuar një fotosesion brenda veturës, transmeton Koha.
Krahas fotografive të postuara në Instagram, Rita kishte shkruar: “Fotografitë para dhe pas trajtimit, të shoqëruara me një buzëqeshje të madhe në fund… gëzuar e hëna të gjithëve”
Fotografitë u pëlqyen jashtë mase nga ndjekësit e këngëtares, të cilët e komplimentuan pamjen e saj atraktive pas pushimeve verore.
Si duket, Ora ka vendosur që dalëngadalë t’i kthehet jetës normale, duke dalë për të festuar në lokalet e natës në Londër, pas disa muajsh në karantinë.
Ndërkaq, sa i takon fizikut të saj, këngëtarja e shndërruar në një prej personave më të kërkuar për bashkëpunim nga markat e ndryshme të modës, së fundmi e ka zbuluar sekretin e saj.
Ylli i hitit “Girls” shpesh e trajton veten me një procedurë kundër celulitit e cila kushton rreth 450 funte për një seancë, tek ekspertja për lëkurë Shane Cooper, ka raportuar gazeta “The Sun”.
Tabloidi britanik “Mirror” i ka kushtuar një speciale, jo Rita Orës, por asaj që e gazeta e cilëson si forcën kryesore në famën e Ritës, motrën e saj Elena Ora.
31-vjeçarja ka drejtuar karrierën e motrës që nga fillimet pub-in e babait të tyre e deri në interpretimin e magjishëm të Rita Orës në ceremoninë e dhënies së çmimeve OSCAR e deri tek angazhimi i fundit si gjyqtare në reality shown “Love Island”.
“Disa motra mund të jenë xheloze e sidomos në rastin e motrave Ora, kur Rita ka arritur famë globale dhe me një pasurinë gjithmonë në rritje, por ky nuk është rasti i Elenës”, shkruan “The Mirror”. Motrat tashmë janë bërë një ekip i frikshëm, duke ndarë një etiketë të fortë pune, talent, ambicie dhe sigurisht pamje mahnitëse.
Në fakt, Elena është arma sekrete e yllit 29-vjeçar që e ka drejtuar ngjitjen e saj në klasifikimet botërore dhe suksesin televiziv.
Elena gjithashtu zbuloi se për pesë vitet e fundit ajo ka qenë duke shkruar një libër për jetën dhe përvojat e saj.
Rita ishte vetëm një vjeç kur prindërit e saj u larguan nga për shkak të luftës në Kosovë, drejt Mbretërisë së Bashkuar. Besniku i ati drejtoi një pub dhe Vera nëna e saj punoi si psikiatre dhe mjeke e përgjithshme. Vera u kthye sërish në vijën e frontit mjekësor në Mars të këtij , duke mbështetur stafin e A&E gjatë shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Rita filloi të këndonte në sesione live të ndryshme rreth Londrës si dhe në pubin e babait të saj.
Talenti i saj u zbulua nga reperi Jay-Z dhe pjesa tjetër tashmë është histori. Por suksesi i Ritës ka shkuar përtej industrisë së muzikës falë motrës së saj Elena e cila i ka siguruar marrëveshje fitimprurëse si me shtëpinë gjermane të modës “Escada”, bizhuteritë “Thomas” Sabo dhe këpucarin “Deichmann”. “Fillova të ndihmoj motrën time, Rita, të kërkojë një menaxher dhe një avokat për ta përfaqësuar atë. Përmes këtij kërkimi ne takuam Sarah Stennett. Në atë kohë isha 19 ose 20 vjeç dhe isha akoma në universitet. Sarah ofroi të më këshillonte ndërsa isha ende duke studiuar. Sapo u diplomova unë u bashkova me ekipin e saj për të ndihmuar në menaxhimin e Rites”, ka thënë për “Mirror” Elena.
“Ne sëbashku kemi arritur shumë gjëra risi në udhëtimin tonë deri më tani – disa prej të cilave kanë qenë ‘të parat’ për një artiste femër në Mbretërinë e Bashkuar” përfundoi Elena. Diaspora Shqiptare