“Po iki nga rrjetet sociale për të ruajtur shëndetin tim mendor”, Rita Ora i bashkohet fushatës sensibilizuese ‘Digital Detox Day’

Rita Ora dhe Jade Thirlwall janë bashkuar me një mori yjesh që zotohen të heqin dorë nga rrjetet sociale për fushatën e quajtur “Digital Detox Day”.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçare dhe këngëtarja e grupit Little Mix, 27 vjeçare, u zotuan të premten në Instagram se do të mbështesnin fushatën, e cila parasheh yjet e famshëm që të marrin pushim nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale të shtunën për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, shkruan Daily Mail, transmeton KultPlus.

Fushata është promovuar nga ylli i kanalit YouTube, Zoe Sugg dhe Rizzle Kicks në bashkëpunim me Lush dhe organizatën IAMWHOLE për të “ndihmuar njerëzit të krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet e tyre”.

Në video ajo shtyn dorën drejt kamerës duke shtuar: “Unë jam e plotë”, shkruan Rita në postimin e saj në Instagram.

“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi tutje Rita në Instagram. / KultPlus.com

Rita Ora rikthehet në studio: Po kthehem në habitatin tim natyral

Nga muaji mars, Rita Ora ka qëndruar e heshtur në skenën muzikore, duke u marrë kryesisht me çështje bamirësie, shkruan KultPlus.

Mirëpo Rita ka pohuar shpesh se kishte kompozuar këngë të reja dhe ishte në përpunim e sipër të albumit të saj të tretë.

Tani Rita duket se është shumë pranë finalizimit të një kënge të re, teksa u shfaq në rrjetet sociale në disa fotografi të realizuara në studio.

Këngëtarja tashmë është rikthyer në studio për të inçizuar përsëri, ajo ka publikuar një fotografi të cilës i ka bashkangjitur edhe mbishkrimin ‘Kthim në habitatin tim natyral’.

Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat mbetet kënga “How to be lonely”, e publikuar në mars të këtij viti, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10157607800278601

Katër vite nga performanca e magjishme e Rita Orës në Vatikan (VIDEO)

Të gjithë ishin të emocionuar dhe prisnin me padurim mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit 2016, mbrëmje kjo e cila kishte mbledhur artistët më me nam shqiptarë në një vend, shkruan KultPlus.

Ishte ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan ajo që bëri bashkë shumë figura të artit dhe sportit shqiptar. Ky koncert madhështor erdhi i organizuar nga Dijana Toska e mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Artistët shqiptarë me famë botërore, si: Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Zajmir Pirgu, Ramë Lahaj e Gëzim Mushketa, u paraqiten me pika muzikore në këtë mbrëmje që për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, do të mbahet mend gjatë. Kurse kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, recitoj poezinë e Nënës Terezë “Dua të kthehem në Shqipëri”, duke bërë kështu që çdo shqiptarë të emocionohet e krenaria të arrijë kulmin.

Por, mos të harrojmë të cekim se në këtë ceremoni morën pjesë edhe dy aktorët e rinj nga Prishtina, Lum Veseli dhe Andi Bajgora.

Ndërsa këngëtarja shqiptare Rita Ora këndoi “What Child Is This” duke mahnitur kështu me performancën e saj.

Papa Françesku firmosi atë kohë dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe ceremonia e shenjtërimit u mbajt në bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas këtij vendimi, Nënë Tereza do të ishte shenjtëri ditën e diel, më 4 shtator të vitit 2016.

Data 4 shtator është shënuar në Kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Më poshtë po ju sjellim performancën e Rita Orës në koncertin humanitar i cili u mbajt për nderë të shenjtërimit të Nënës Terezë më datë 3 shtator 2016. / KultPlus.com

Vajzat shqiptare pushtojnë skenën e MTV-së

Të flitet për sukseset e vajzave shqiptare është bërë mëse e zakonshme. Rita Ora, Ava Max, Dua Lipa e Bebe Rexha, tashmë kanë vendosur një vulë të madhe në muzikën ndërkombëtare, ku secila prej tyre numëron me miliona fansa, shkruan KultPlus.

Vajzat shqiptare, kësaj radhe do të pushtojnë skenën e MTV Video Music Awards, njëra si prezantuese dhe dy të tjera të nominuara në këtë event që konsiderohet tejet i rëndësishëm në botën e muzikës.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.

Por këtë vit shfaqjes i bashkohet edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuarat speciale të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018. / KultPlus.com

Rita Ora: Unë po e mbajë maskën që kur të vijë në Kosovë të festojmë bashkë përfundimin e virusit

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë po përcillet me shqetësim jo vetëm nga institucionet vendore por edhe nga organizatat e huaja që operojnë në Kosovë. Zyra e Unicefit në Kosovë ka publikuar videon e këngëtares të njohur shqiptare, Rita Ora, ku kërkohet që qytetarët të respektojnë rregullat kur dalin në rrugë, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, zyra e Unicefit ka shkruar se çdo fëmijë është një Rita Ora. Ata kanë kërkuar që ta mbrojmë vetën dhe të tjerët nga virusi në mënyrë që në të ardhmen të shndrisim si yje botërore.

Ndërkaq në videon e publikuar nga Unicef është këngëtarja shqiptare ajo që jep mesazhin për tu mbrojtur nga virusi. Në videon 34 sekondëshe Ora kërkon që të gjithë të vendosin maskën kur dalin në rrugë. Ajo gjithashtu shprehet e shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Rita ora gjithashtu ka thënë se ajo është duke e vendosu maskën sa herë që del nga shtëpia në mënyrë që kur të vie në Kosovë të festoj së bashku me qytetarët përfundimin e këtij virusi.

“Unë jam duke bartur maskën time sa herë jam jashtë shtëpisë, në mënyrë që të vij prap në Kosovë te ju dhe të festoj përfundimin e këtij virusi”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja gjatë videos. / KultPlus.com

U akuzuan se i “bëri të famshme mafia shqiptare”, Bebe Rexha i përgjigjet ashpër ndjekëses


Artistët shqiptarë tash e disa vite kanë arritur që të shfaqin talentin e tyre jashtë vendit e madje me këtë talent edhe të korrin suksese të mëdha. Artistet shqiptare që tashmë kanë arritur famën botërore, Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max e Rita Ora, kanë dëshmuar shumë herë që mund të arrini gjëra të mëdha pavarësisht nga vendi që vini e nga ai që jetoni.

Por suksesi i artisteve shqiptare dhe fama që kanë marrë ato jo çdo herë mirëpritet nga njerëzit. Së fundmi në rrjetin social Twitter, një përdoruese e quajtur Bethany Joan nëpërmjet një statusi ka akuzuar vajzat shqiptare se fama e tyre është arritur nëpërmjet pagesave me shuma të mëdha parash.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këto artiste përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin dhe Rita Orën, nuk erdhën rastësisht, shuma të mëdha parash janë dhënë për t’i bërë ato të famshme. Pse?”, shkroi ajo.

Ndërkaq në një status tjetër ku ajo kishte publikuar një fotografi të përbashkët të vajzave shqiptare dhe krahas kësaj foto kishte vendosu edhe një tjetër të disa djemve me maskë me simbole kombëtare duke shkruar: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

Statusit të Bethany Joan i është kundërpërgjigjur artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Ajo ka ironizuar me faktin se dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.

“Sinqerisht kjo është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe Rexha në Twitter. / KultPlus.com

Pas akuzave për “përvetësim kulturor”, The Sun shkruan për Rita Orën: Ajo është shqiptare e Kosovës

Rita Ora, sëfundi është akuzuar për ”përvetësim kulturor” pas disa imazheve ku shihet me stil flokësh afrikan, fotografi të cilat ishin realizuar në vitin 2015, mirëpo, pas këtyre akuzave, një nga mediat më të mëdha britanike, i ka kushtuar një artikull prejardhjes së Orës, shkruan KultPlus.

The Sun ka shkruar për prindërit e Rita Orës, për Kosovën e për atë se çfarë potencon Rita për vendin e saj.

Kush janë prindërit e Rita Orës?

Rita lindi më 26 nëntor të vitit 1990 nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Babai i saj raportohet se ishte një pronar i pub-eve dhe më parë ka kryer studimet për ekonomi.

Ndërkohë, mamaja e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli).

Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa të ngjashme duken Rita dhe mamaja e saj.

Nga vjen Rita Ora?

Rita lindi në Kosovë, nga dy prindër me prejardhje shqiptare.

Ajo e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të largoheshin nga persekutimi i zhurmshëm i luftës dhe gjenocidit serb.

Kosova ishte atëherë pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Milosevic po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u largua në Mbretërinë e bashkuar kur ajo ishte në moshën një vjeçe.

Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?

Në prill të vitit 2020, Rita u tregua e hapur për temën e “luftës ndaj persekutimit”, pasi familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që shpëtuan nga vendi gjatë një lufte dekade.

Ajo gjithashtu ka thënë se e viziton Shqipërinë sa më shpejt që mundet, madje u emërua një ambasadore nderi e Kosovës në ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Në vitin 2016, Rita pranoi gjatë një paraqitje në “Wendy Williams ‘Show” se ajo shpesh ngatërrohet nga njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.

Prezantuesi i kishte thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”

Rita u përgjigj: “Të gjithë e bëjnë këtë zakonisht. Unë gjithashtu mund të jem. Por jo, unë jam shqiptare”. / KultPlus.com

Këngëtarja shqiptare Rita Ora akuzohet për “përvetësim kulturor”

Këngëtarja Rita Ora është kritikuar nga përdoruesit e rrjetit social Twitter për “përvetësim kulturor”, shkruan KultPlus.

Krijuesja e shumë hiteve është akuzuar për “përvetësim kulturor” pas disa imazheve ku shihet Rita Ora me stil afrikan të flokëve me gërsheta, fotografi të cilat kritikët i morrën nga 2015.

Kohë më parë ajo tregonte për përvojat e saj pas shpëtimit nga persekutimi bashkë me familjen. Kritikët i shfrytëzuan këto fotografi për ta kritikuar këngëtaren shqiptare me famë botërore. /KultPlus.com

Çikat e Kosovës po na e zbardhin fytyrën, Rita e Dua po lënë vulën në skenën ndërkombëtare

Rita Ora e Dua Lipa, dy këngëtaret kosovare, sukseset e të cilave po lënë vulë të madhe në historinë e muzikës ndërkombëtare dhe jovetëm. Ato të dyja janë shprehur gjithmonë krenare për prejardhjen e tyre, kanë përkrahur gjithmonë vendin e tyre duke e përmendur shpesh në intervista dhe duke iu bashkangjitur nismave të ndryshme për Kosovën, shkruan KultPlus.

Ky vit, ka qenë një vit ku të dy këngëtaret kanë qenë mjaft aktive, Dua në skenën muzikore kurse Rita në nisma të ndryshme humanitare.

Dua Lipa sëfundi u listua ndër dhjetë këngëtaret më të klikuara në platformën muzikore Spotify, ndërkaq pak javë më parë ajo u nominua për çmimin “Mercury Prize” të vitit 2020, që është pa dyshim çmimi më prestigjioz në muzikën pop britanike.

Këtë vit Dua publikoi edhe albumin e saj ‘Future Nostalgia’, album ky i cili i solli asaj suksese të jashtëzakonshme, duke u bërë albumi më i shitur në botë nga një artiste femër, në vetëm 4 muaj pas lansimit.

Ndërkaq, Rita Ora, në anën tjetër, këtë vit ka qenë më shumë e angazhuar në nisma humanitare, mirëpo ka premtuar edhe lansimin e këngëve të reja.

Sëfundi, Ora, u bë protagoniste kryesore në njërin ndër koncertet që konsiderohen si mbështetja më të mëdha në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar nga Unicef. Këngëtarja ndër të tjera është edhe ambasadorja e Unicefit për Mbretërinë e Bashkuar, ku si synim ka pasur mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e fëmijëve nga Covid19.

Rita poashtu këtë vit ka mbështetur edhe nisma të ndryshme për gratë, duke mos hezituar së publikuari këtë mbështetje në rrjete sociale, ndërsa në intervista të ndryshme ka potencuar se gjatë jetës së saj është frymëzuar vazhdimisht nga gratë.

Gjatë kohës së pandemisë Rita Ora ka qenë edhe pjesë e ‘One World: Together at home’, performanca e së cilës që ka pasur për qëllim përkrahjen e punonjësëve të shëndetësisë në gjithë botën kundër luftës me Covid19.

Rita dhe Dua për një periudhë shumë të shkurtë kanë arritur të bëhen shumë të dashura për publikun ndërkombëtar edhe për atë shqiptar.

Kjo ishte vetëm një përmbledhje e shkurtë e disa prej sukseseve të Ritës e Duas, pasiqë ato me veprimtarinë e tyre këtë vit e sigurisht se edhe vitet tjera, u treguan tejet të suksesshme. / KultPlus.com

Rita publikon fotografi provokuese, nëna e ngacmon në komente

Rita Ora ditët e fundit ka qenë mjaft aktive me postimet e saj përgjatë pushimeve verore, ku nuk kanë munguar edhe komentet qesharake nga nëna e saj, shkruan KultPlus.

Këngëtarja së fundi ka postuar disa fotografi me bikini ngjyrë ari, në të cilat edhe këtë herë provokoi me paraqitjen.

Bikinit më të vogla se përmasat e saj, vunë në pah fizikun e këngëtares, e cila po merrte rreze dielli.

Nuk mungoi komenti i nënës së saj, e cila i shkruan “Po qaj peni shume i hollë koka”, duke e ‘ngacmuar’ për bikinit e vogla.

Këtë koment Vera e ka bërë në shqip, e në koment në gjuhën angleze, psikiatrja e përkrah vajzën e saj, duke i thënë: “Ashtu zemër, kur i ke, shfaqi”, për format e saj të trupi. / KultPlus.com

Unicefi me nismën më të madhe në historinë e Anglisë, performon Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që njëherit është edhe Ambasadore e Unicef-it në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar se këtë të enjte do të performojë duke mbështetur kështu fëmijët e rrezikuar nga pandemia globale, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjete sociale, e cila ka potencuar se një gjeneratë e tërë fëmijësh janë në rrezik dhe se ajo shpreson që kjo ecuri do të mbledhë fonde të mjaftueshme për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi i koronavirusit.

Performanca do të mbahet në platformën IGTV, ndërkaq kjo nismë konsiderohet si mbështetja më e madhe e Unicef-it në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

”Si Ambasadore e Unicef ​​në Mbretërinë e Bashkuar, unë kam parë punën e jashtëzakonshme që Unicef ​​jep dorën e parë, kështu që inkurajoj të gjithë të gërmojnë thellë dhe të japin gjithçka që munden. Së bashku ne mund të ndihmojmë të ndalojmë përhapjen e Coronavirus dhe të kufizojmë ndikimin në jetën e fëmijëve.”, ka shkruar Ora në Facebook. / KultPlus.com

Ky është komenti i nënës së Rita Orës, pas fotografive të fundit në Ibiza (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, së fundi ka publikuar fotografi teksa shihet duke shijuar në maksimum pushimet.

Mirëpo, fotografitë e publikuara nga këngëtarja kanë tërhequr vëmendjen e fansave të saj.

Ndërsa, nuk ka munguar edhe komenti epik i nënës së Rita Orës.

“S’ka më deti!”, ka shkruar ajo në shqip 

Ndryshe, Rita është duke i kaluar pushimet në Ibiza të Spanjës me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Yjet e muzikës së bashku me Rita Ora bëjnë thirrje të ndalohet racizmi

Më shumë se 700 persona nga industria e filmit në Britani, përfshirë artistë, menaxherë, producentë dhe kompani të ndryshme, kanë shkruar një letër të hapur duke i bërë thirrje të gjithëve që të “qëndrojnë se bashku” dhe të “ndalin racizmin tani”.

Rita Ora, Little Mix, Nile Rodgers dhe Lewis Capaldi janë në mesin e yjeve të cilët bëjnë thirrje që t’i jepet fund racizmit, shkruan BBC.

“Jemi më e keqja e vetvetes kur e sulmojmë njëri tjetrin”, u tha në letër.

Me qindra përfaqësues nga industria e muzikës e nënshkruan letrën, me të cilën thonë se dëshirojnë të tregojnë se “dashuria, bashkimi dhe miqësia, e jo ndarja dhe urrejtja, duhen të jenë kauzat tona të përbashkëta gjithmonë”.

Yjet që kanë nënshkruar këtë letër përfshijnë The 1975, MNEK, Clean Bandit, Yungblud, Labrinth, Biffy Clyro, Mabel, Years & Years, Jess Glynne, Jonas Blue, Niall Horan, James Blunt, Naughty Boy, Grace Carter, dhe Joy Crookes.

Menaxheri i Ed Sheeran, Stuart Camp si dhe menaxheri i Stevie Wonder Keith Harris kanë nënshkruar këtë letër gjithashtu, së bashku me presidentët e shtëpisë diskografike EMI, të asaj Universal Music UK, Warner Music UK dhe Sony Music UK, transmeton KOHA.

“Pavarësisht a është racizëm sistemor, pabarazi racore, ose racizëm anti-semit që po bëhet më sulme nëpër internet, rezultati është i njëjtë: mos besimi, urrejtja dhe ndarja”, u tha në letër. “Jemi më të këqijtë kur e sulmojmë njëri tjetrin”.

“Minoritetet nga të gjitha besimet dhe prapavijat kanë vuajtur. Nga skllavëria e deri te Holokausti, kemi kujtime të dhimbshme kolektive. Të gjitha format e racizmit kanë rrënjën e njëjtë: injorancën, mungesën e edukimit dhe fajësimin e tjetrit”, vazhdoi deklarata.

“Ne, industria britanike e muzikës, po bashkohemi me krenari për të ngritur zërat tonë, të marrim përgjegjësi dhe të qëndrojmë se bashku në solidaritet. Heshtja nuk është opsion”.

Organizatorët thanë se kushdo që dëshiron ta shtojë emrin në këtë letër, mund të bashkëngjitet gjatë javës se ardhshme. /KultPlus.com

Rita Ora: Jam frymëzuar vazhdimisht nga gratë e forta në jetën time

Autorja e hitit ‘Girls’ thotë se ajo vjen “nga një familje e grave frymëzuese”, dhe i jep merita nënës dhe motrës së saj që e ndihmojnë atë të bëhet “versioni më i mirë” i vetes, shkruan Yahoo, transmeton KultPlus.

Ajo tha: “Unë vij nga një familje e grave frymëzuese. Nëna dhe motra ime më kanë mbështetur në gjithçka, dhe ato gjithmonë më shtyjnë të jem versioni më i mirë i vetvetes. Unë jam frymëzuar vazhdimisht nga ajo se sa shumë punojnë dhe jetojnë jetën në maksimum! ”

Rita gjithashtu pranoi statusin e saj si femër model dhe ajo tha se dëshiron që industria e muzikës të bëhet “më gjithëpërfshirëse”, sepse beson se ka “shumë zëra që nuk janë dëgjuar”.

Duke folur për “InStyle Mexico”, ajo shtoi: “Unë do të thoja që industria patjetër duhet të punojë për të qenë më gjithëpërfshirës. Temat emocionale të muzikës janë universale, dhe të gjithë kanë një histori të rëndësishme për të treguar. Ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar dhe ata duhet të kenë qasje në një platformë më të madhe”.

“Kjo nuk është vetëm një kohë që industria e argëtimit të ndryshojë, por për të gjithë botën të fillojë të bëjë ndryshime për të qenë më gjithëpërfshirës”, shtoi ajo. / KultPlus.com

Rita Ora i bashkohet sfidës ‘Gratë mbështesin gratë’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, kohëve të fundit ka shfrytëzuar rrjetet sociale për mbështetjen e kauzave të ndryshme. Ajo gjithashtu përmes imazheve të ndryshme mban të informuar fansat e saj, si dhe paralajmëron për projekte e saj të reja, shkruan KultPlus.

Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka pranuar sfidën ‘Women supporting Women’, e cila ka për qëllim mbështetjen e grave.

Ajo falënderon mikeshat e saj që e bënë pjesë të lojës si dhe ndan disa imazhe të sajat përmes të cilave shpalos se çfarë e bën krenare të jetë grua. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDH-zbLjJxC/?utm_source=ig_embed&fbclid=IwAR1z_vJwvF9TxC2F5L-Exu0AEFvceKcnhHxEzwiWmT4lq4B28ePwFDPJ1E4

Vendoset para TKK-se instalacioni ‘Kosova on Apple, fight fake news’, përkrahen Rita e Dua

Tash e një kohë në rrjetet sociale ka filluar kërkesa për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple. Kjo kërkesë e cila është realizuar me anë të peticionit online ka marrë përkrahje edhe nga këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, duke bërë kështu bujë të madhe në mediat botërore, e sidomos në ato serbe, shkruan KultPlus.

Gjatë ditës së sotme para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, është vendosur instalacioni artistik i quajtur “Kosova on Apple, fight fake news”, instalacion ky i realizuar nga komuniteti artistik vendor ku përfaqësues ishin Fahrush Azemi dhe Mentor Mripa.

Fahrush Azemi potencoi se pas reagimit të këngëtareve shqiptare me famë botërore me mesazhe që tronditën botën dhe armiqtë tonë, ai së bashku me artistët e tjerë të komunitetit artistik vendosën që të tregojnë përkrahjen e tyre nëpërmjet instalacioeve të vendosura në sheshin e Prishtinës.

“Së bashku me kolegun tim Mentor Mripa kemi ardhur sot për t’i mbështetur dy artiste tona të mëdha Duan dhe Rita Orën të cilat pa hezitim, duke e parë një energji inerte të shtetit tonë, por gjithashtu duke e parë një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit tonë ato reaguan me mesazhe që tronditën botën dhe gjithashtu ato mesazhe tronditën më së shumti armiqtë tanë, ata që nuk na e duan të mirën vendit tonë”, deklaroi Azemi

Ndërkaq Metor Mripa ka thënë se kur artistët e suksesshëm e reprezentojnë denjësisht vendin e tyre atëherë edhe ne na takon t’i përkrahim ata.
“Ne kur përkrahim vlera, ne përkrahim veten realisht, fillimisht sepse nëse reprezentacioni i Kosovës, ose po them Majlinda Kelmendi ose natyrisht Dua Lipa, Rita Ora dhe shumë të tjerë të suksesshëm na reprezentojnë denjësisht pse edhe ne mos t’i përkrahim ato”, u shpreh Mripa.

Në njërin nga instalacionet ishte i printuar një imazh gjigant i këngëtares shqiptare, ku shkruante “Mbështeteni Duan”.

Gjithashtu pjesë e këtyre instalacioneve ishin edhe disa nga shkrimet e mediave serbe në të cilat është shprehur gjuhë e urrejtjes ndaj këngëtares Dua Lipa, dhe të cilat në këto instalacione etiketohen si lajme të rreme pasi që ato nuk paraqesin të vërtetën. / KultPlus.com

Rita Ora ndan një foto të vjetër me Jennifer Lopez-in për ditëlindjen e saj

 

Jennifer Lopez sot feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 51 vjet. Për dikë mund të tingëllojë i çuditshëm ky numër dhënë faktin se sa në formë duket ylli botëror.

Ndër urimet e shumta që ajo pranoi, ishte edhe urimi i Rita Orës.

Me një foto të përbashkët që ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora shkruan, “Urime ditëlindjen”.

Fotoja është shkrepur në “Billboard Music Awards” në vitin 2015. /KultPlus.com

BEVERLY HILLS, CA – JANUARY 11: (L-R) Model Cara Delevingne, designer Georgina Chapman, entertainer Jennifer Lopez and singer Rita Ora attend The Weinstein Company & Netflix’s 2015 Golden Globes After Party presented by FIJI Water, Lexus, Laura Mercier and Marie Claire at The Beverly Hilton Hotel on January 11, 2015 in Beverly Hills, California. (Photo by Jeff Vespa/Getty Images for TWC)

Rita Ora: Jam krenare për gratë e forta shqiptare që përfaqësojnë trashëgiminë tonë

Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.

Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.

Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.

Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.

Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com

Rita Ora kërkon nga Apple të vendos Kosovën në hartë

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, iu është bashkangjitur peticionit të kosovarëve ndaj kompanisë Apple.

Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë, njofton Klan Kosova

Shumë artistë i janë bashkangjitur kësaj iniciative duke bërë kërkesën e njëjtë.

Këtë kërkesë me ndjekësit e saj e ka ndarë edhe Rita Ora, teksa dje njëjtë veproi edhe këngëtarja Dua Lipa.

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple.

Teksa ende nuk ka ndonjë përgjigjie nga kompania Apple. /KultPlus.com

Gjyshërit e Rita Orës, njëri diplomat në Rusi dhe tjetri regjisor filmi në Kosovë

Mund të thuhet se gjyshërit e Rita Orës ishin personalitete me influencë në shoqërinë shqiptare. Ndonëse Ritën e njohim shumë mirë, ndoshta të paktë janë ata që njohën gjyshin e saj Besim Sahatçiu, nga ana e babait.

Besim Sahatçiu ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit.

Pasi mbaroi gjimnazin në Pejë, Sahatçiu studioi letërsi në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai punoi si përkthyes për disa vjet. Më pas, ai studioi teatrin në Akademinë e Artit Dramatik në Zagreb, Kroaci dhe mbrojti tezën e tij me vënien në skenë të dramës satirike të Gogol, Inspektori i Qeverisë, në Teatrin Provincial Popullor në Prishtinë. Ai ndërroi jetë në vitin 2005.

Sahatçiu drejtoi dhjetëra filma, seriale televizive dhe shfaqje gjatë gjithë karrierës së tij. Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

Rita Ora's mother says singer's cousing 'doesn't know what she's ...

“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.

Nga ana e nënës gjyshi i saj Osman Bajraktaraj ishte një diplomat. Bajraktaraj ishte konsull shqiptar në Rusi (asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik). Ndonëse nuk ka shumë të dhëna për të, vetëm para dy javësh kishte ndërruar jetë gruaja e tij – gjyshja e Rita Orës – Fatmush Bajraktaraj.

Ndërsa gjyshi i saj ishte diplomat atje, nëna e Ritës, Vera studioi mjekësi në Akademinë Mjekësore të Moskës. Më vonë ajo u specializua në psikiatri. /insajderi/ KultPlus.com

Ikën me aeroplanin e fundit, emigrimi i prindërve të Rita Orës ishte i dhimbshëm

Para pak ditësh Rita Ora foli për jetën e saj si emigrantë në Britaninë e Madhe. Ndonëse sot gëzon famë, prestigj dhe radhitet si një nga artistët më të paguara në Britani të Madhe, fillimet e saj nuk ishin të lehta, e aq më pak për familjen.

Çifti, Besnik dhe Vera Ora kanë tre fëmijë së bashku Elenën, Ritën dhe Donin dhe ata janë njëri nga çiftet e lumtura që komentohen vazhdimisht për raportin e tyre shumë harmonik.

Rita: Drugs, my teenage boozing and being put in care – The Sun

Mirëpo rrugëtimi i tyre në jetë jo gjithmonë ka ngjasuar në fytyra të qeshura dhe luks. Rita ishte vetëm një vjeçe kur mamaja dhe babai i saj ikën nga Kosova për t’i shpëtuar luftës që shpërtheu në ish-Jugosllavi, me aeroplanin e fundit që fluturoi për Mbretërinë e Bashkuar, para se forcat serbe të merrnin nën kontroll aeroportin.

Por ëndrrat e tyre për një jetë të re u shkatërruan kur Rita dhe motra e saj tre vjeçare Elena u morrën nga prindërit dhe u vendosën në një shtëpi ku qëndruan për disa muaj, ndërsa statusi i tyre po vlerësohej.

Duke zbuluar atë që ajo kishte kaluar për herë të parë, Rita tha: “Ne ishim dërguar drejt në shtëpinë e fëmijëve, unë dhe motra ime, sepse mamaja ime dhe babai im ishin refugjatë dhe kështu ishim ne”.

Mirëpo kur statusi tyre u rregullua dhe u lejuan të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata punuan fort që fëmijëve të tyre t’u ofronin jetë sa më të mirë.

How 'Rita Pita' escaped persecution in war-torn Kosovo for safety ...

Besniku punoi gjatë në një piceri përpara se të arrinte të hapte dhe të menaxhonte pub-in e tij.

Vera ishte një psikiatre që duhej të ritrajnohej sepse kualifikimet e saj që i kreu në Rusi nuk ishin njohur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila më vonë do të diagnostifikohej edhe me kancer në gjinj e që duhej t’i nënshtrohej mazektomisë.

Sot prindërit e saj vazhdojnë një jetë normale, me Besnikun si sipërmarrës dhe Vera që punon si psikiatre, e tani së fundmi ka hyrë në radhët e NHS, në luftën kundër coronavirus-it. /Insajderi.com /KultPlus.com

Rita Ora posts adorable throwback after wowing fans with ...

Rita Ora artistja e shtatë më e lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, premton këngë të reja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është renditur artistja e shtatë më e lëshuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2019, duke shënuar edhe një sukses në karrierën e saj shkruan KultPlus.

Ajo ka falënderuar fansat e saj përmes rrjetit social Instagram duke thënë se është e lumtur për interesimin rreth krijimtarisë së saj.

“Falemnderit që më bëtë artisten e shtatë më të luajtur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2019. Falemnderit që vazhdoni të më dëgjoni, kam shumë projekte dhe muzikë të re që do ta sjell së shpejti”, shkruan ajo. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CByXdQKDFU2/?utm_source=ig_web_copy_link

Në Ditën e Baballarëve, Rita Ora falënderon babain e saj (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, përmes rrjetit të saj social Instagram ka uruar babain në Ditën e Baballarëve që festohet sot, shkruan KultPlus.

Rita Ora, e njohur anembanë botës me këngët e saj, artistja që gjithmonë e ka bërë krenarë popullin shqiptar, ka bërë një dedikim special për babain e saj, Besnik Sahatçiun, duke e shoqëruar me një fotografi, ku Rita e vogël qëndron në krahët e të atit.

“Gëzuar ditën e babait, për babain tim të mrekullueshëm. Jam shumë e lumtur që je babai im dhe të falënderoj për gjithçka që ke bërë dhe bën për mua”, ka shkruar ajo përbri fotos. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CBtX0_BjET0/?utm_source=ig_web_copy_link

Apple Music frymon shqip, krijon platformën muzikore ‘Shqip Vibes’

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, shkruan KultPlus.

Platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria.

”Këngëtar me origjinnë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për muzikën shqipe / KultPlus.com