Familja Ora shpesh ndajnë me publikun kujtime nga e kaluara e sidomos me shumë nostalgji kujtojnë kohët e kaluara në Kosovë.
Vera Ora, nëna e këngëtares kësaj radhe ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi të shkrepur para shumë viteve në malet e Rugovës.
Përmes kësaj fotografia ajo përçon një mesazh, se pandemia nuk do ta ndryshojë pozitivitetin e tyre.
“Duke vazhduar në vitin 2020 me shpirt pozitiv. Ky vit nuk do të na ndërrojë fuqinë e jetës dhe pozitivitetin për njëri-tjetrin”.
Kujtojmë që Vera Ora është vlerësuar lartë nga mediat britanike për veprimin e saj për tu bashkuar në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë. / KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, dëshiron të sigurohet që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të jetojnë dhe të rriten në një ambient të mirë.
Ylli i hitit “Girls” ishte shpërngulur në Londër si fëmijë, pasi prindërit e saj Oraniku dhe Vera, u larguan nga vendlindja e tyre Kosova për t’i ikur represionit në fillim të viteve ’90, dhe tani këngëtarja deklaron se është falënderuese që ka pasur mundësi ta shijojë një fëmijëri të lirë, sepse kjo gjë ia ka mundësuar t’i gëzojë dhe vlerësojë më shumë të gjitha kujtimet e fëmijërisë, transmeton Koha.
Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Rita e postoi një video ku shfaqet shumë e vogël duke luajtur dhe argëtuar, dhe poshtë saj kishte shkruar: “Tung të gjithëve. Besoj se arsyeja e këtij postimi është që ta ndajë me ju një kujtim nga fëmijëria ime, nga vera e vitit 1994. Thjeshtë, u ndjeva e lirë teksa e shikoja këtë video dhe doja ta ndaja me të gjithë ju. Edhe si fëmijë, vërehet se e kam dashur kamerën shumë! Shpresoj që ky postim ju bënë të qeshni, thjeshtë duke e parë një fëmijë të lirë dhe të hareshëm. Dhe pikërisht këtë e meritojnë të gjithë. Pra, mundësinë për ta shijuar një jetë të mirë dhe rastin për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta, siç është ndjenja e sigurisë për të shkuar në park dhe të qenit fëmijë pa brenga, janë gjithçka në këtë jetë. Sepse këto janë kujtimet që i mbajmë me vete gjithmonë dhe në bëjnë ata që jemi si të rritur. Le t’iu ofrojmë njerëzve një ambient të jashtëzakonshëm dhe të sigurt për të qenë fëmijë dhe për t’u rritur siç duhet,” ka përfunduar Ora.
Këngëtarja 29-vjeçare e njohur ndërkombëtarisht e pranoi se gjatë kohës sa është rritur në Londër si refugjate, ishte përballur me racizmin, si dhe i kritikoi ashpër të gjithë ata persona që i paragjykojnë të tjerët në bazë të racës dhe nacionalitetit.
Ylli i hitit “Let Me Love You” po ashtu u bëri thirrje njerëzve që t’iu ofrojnë fëmijëve një ambient ku mund të ndihen të lirë, në mënyrë që të rriten pa u përballur me paragjykime.
“Kur prindërit e mi vendosën të zhvendosen nga Kosova në Angli, ishte një eksperiencë mjaft e vështirë. Më kujtohet se u desh t’i shihja dhe përjetoja disa gjëra, vetëm për t’u ndjerë e përfshirë në shoqëri, në mënyrë që një vajzë refugjate të kishte mundësi të lozte me vajzat tjera. Por, kur e isha në parkun që shihet në video, më kujtohet se ndjehesha e lirë. Racizmi, mënyra si ndihen imigrantët dhe refugjatët është vërtetë një fenomen i tmerrshëm. Ne nuk mund të gjykohemi në bazë të ngjyrës së lëkurës, apo vendit prej nga vijmë. Ne jemi një racë e vetme. Raca njerëzore. Sidoqoftë, vetëm dua t’iu them se ju dua të gjithëve dhe shpresoj të keni buzëqeshur sot. Faleminderit… E juaja përgjithmonë, Rita.” / KultPlus.com
Mes artistëve të shumtë që kanë reaguar në lidhje me vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga një officer policie në Mineapolis, është edhe këngëtarja Rita Ora.
Në një postim në ‘Instagram’ ajo citon një thënie të Luther Kingut: Vjen një kohë kur heshtja është tradhti.
Vrasja e Floyd është interpretuar nga vendasit si vrasje për shkaqe racore dhe ka nxitur protesta të dhunshme në rrugët e SHBA për dy ditë me rradhë- protesta që priten të bëhen dhe më të mëdha në ditët në vijim.
Rita Ora ka duartrokitur punëtorët shëndetësorë të Britanisë dhe luftën e tyre kundër koronavirusit.
Rita edhe më parë ka qenë në përkrahje të Shërbimit Kombëtarë Shëndetësorë në Britani e ku e kishte duartrokitur punën e tyrë në vijat e para të frontit kundër COVID-19.
E në këtë luftë në javët e para në Britani kishte marrë pjesë edhe nëna e Ritës, Vera, e cila kishte shërbyer si psikologe për të prekurit nga virusi.
Sonte ajo ka postuar në InstaStory një video ku duartroket përsëri punën e punëtorëve shëndetësorë në Britani kundër pandemisë. /GazetaExpress/ KultPlus.com
Gazeta “The Sunday Times” e ka publikuar listën e sivjetme të muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe, dhe në të përfshihen edhe dy këngëtaret me prejardhje kosovare, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Këtë listë e kryeson kantautori 29-vjeçar, Ed Sheeran, i cili falë 40 milionë funteve të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë funtesh, transmeton Koha.
Top dhjetëshja e kësaj liste plotësohet me yjet, Sam Smith, i cili llogaritet ta ketë një pasuri prej 33 milionë funtesh, Rita Ora me 20 milionë funte dhe Dua Lipa, e cila sivjet ka debutuar në këtë listë dhe besohet se e posedon një pasuri prej 16 milionë funtesh. Por, pasuria e Lipas është në rritje çdo ditë e më shumë, falë projekteve të shumta të këngëtares përfshirë këtu edhe lansimin e albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”, i cili ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga kritikët e industrisë së muzikës.
Pjesë e listës së sivjetme vazhdojnë të jenë edhe ish-anëtarët e bendit “One Direction” si: Harry Styles me 63 milionë funte, Niall Horan me 50 milionë funte, Louis Tomlinson me 45 milion funte, Liam Payne me 44 milionë funte dhe Zayn Malik me një pasuri prej 36 milion funtesh.
“The Sunday Times” gjithashtu e ka publikuar listën e muzikantëve më të pasur në Britani të Madhe, ku sivjet ka debutuar edhe ylli amerikan por që jeton në Angli, Rihanna. Ajo llogaritet ta ketë një pasuri prej 468 milionë funtesh dhe është pozicionuar e treta në këtë listë, pas yjeve, Andrew Lloyd-Webber dhe Sir Paul McCartney, me 800 milionë funte pasuri të llogaritur secili. / KultPlus.com
Artistë të ndryshëm kanë nisur iniciativa të ndryshme për të ndihmuar në luftën kundër virusit që ka kapluar pothuajse gjithë botën, shkruan KultPlus.
Rita Ora, e cila ka qenë mjaft aktive dhe ka ndihmuar shumë në luftën kundër Covid19, sot ka lajmëruar se do t’i bashkangjitet edhe një nisme tjetër për të përkrahur shëndetësinë e të gjithë ata që luftojnë me këtë virus.
‘One World: Together at home. Jam e nderuar të lajmëroj që do t’i bashkohem One World: Together at home, këtë të diele më 18 prill, për Organizatën Botërore të Shëndetit dhe Global Citizen. Së bashku ne do të performojmë për të përkrahur punonjësit e shëndetësisë në gjithë botën, në luftë me Covid-19. Ju lutem rrini në shtëpi”, është shprehur këngëtarja shqiptare në statusin e saj në rrjetin social Facebook. / KultPlus.com
Pak kohë më parë këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka publikuar këngës e saj më të re ‘How to be lonely’, shkruan KultPlus.
Mirëpo, këngëtares nuk i ka mjaftuar vetëm lansimi i këngës dhe videoklipit, ajo së fundi ka lansuar edhe versionin live të këngës.
Vlen të ceket se Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë në mesin e personave që janë angazhuar si vullnetarë pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe. / KultPlus.com
Ylli i hitit “How To Be Lonely”, Rita Ora, kishte shkuar për të jetuar në Britani të Madhe nga Kosova, kur ajo ishte ende foshnje. Prindërit e saj ishin detyruar të largohen nga vendlindja në fillim të viteve 90-të, për shkak të persekutimit serb.
Edhe pse Ora është rritur në Londër, ajo sërish ishte ballafaquar me paragjykime të shumta nga fëmijët në shkollë, të cilët për ta nënçmuar atë e quanin refugjate, transmeton KultPlus.
Duke folur për vendimin e prindërve të saj për t’u larguar nga Kosova, në një intervistë të fundit këngëtarja citohet të jetë thënë: “Nëna ime ishte psikiatre ndërsa babai një ekonomist. Ata e lanë pas gjithë jetën e tyre dhe u desh ta nisnin gjithçka nga fillimi, me të arritur në Londër si refugjat. Por, mbrojtja e fëmijëve të tyre ishte prioritet për ta, dhe unë ndihem e bekuar çdo ditë për sakrificat e tyre dhe punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë në të mirë të familjes. Ata e kanë mësuar një gjuhë të re, kanë studiuar nga fillimi si dhe na kanë rritur mua, motrën dhe vëllain në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata na kanë mësuar të luftojmë për atë që duam ta bëjmë në jetë, të punojnë shumë dhe të mos dorëzohemi kurrë, pavarësisht rrethanave.”
Këngëtarja 29-vjeçare, ndër të tjera ka treguar se e ka pasur një fëmijëri të vështirë pikërisht për faktin se vinte nga një shtet tjetër, dhe shpesh ishte detyruar të shoqërohet me fëmijë të tjerë të huaj, për shkak se kishin diçka të përbashkët.
Rita Ora gjithashtu ka treguar se herë pas here e viziton Kosovën, dhe se është tejet krenare për prejardhjen e saj.
“Kosova do të jetë përgjithmonë vendlindja ime dhe gjithnjë do të jem krenare ta quaj veten kosovare. Jam shumë e nderuar që tani kam mundësi të kontribuoj në vendlindje, si ambasadore nderi e shtetet të Kosovës. Sa herë që kam mundësi, unë i vizitoj familjarët e mi. e adhuroj çdo gjë nga kultura kosovare, sepse është shumë më ndryshe. Veshjet kombëtare të Kosovës janë shumë të bukura dhe ushqimi është shumë i shijshëm. Bakllava është ëmbëlsira ime e preferuar. Unë gjithmonë do të jem kosovare në zemër. Asnjëherë nuk do të harrojë ku i kam rrënjët dhe do të ndihem gjithmonë krenare për prejardhjen time,” ka deklaruar Ora në intervistën e realizuar për revistën “Vogue Arabia”. / KultPlus.com
Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë në mesin e personave që janë angazhuar si vullnetarë pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe.
Ato kanë ofruar ndihmën e tyre për personat në moshë dhe të tjerët në nevojë, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit si dhe do të ndihmojnë në dërgimin e porosive, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i kryejnë vet këto shërbime elementare, transmeton KultPlus.
E ëma e këngëtares së famshme, Vera Ora, për revistën “Hello!” citohet të ketë thënë: “Ajo është shumë e vendosur që ta jap kontributin e saj. Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar në parandalimin e kësaj sëmundjeje që po na vjen te dera, dhe po e sforcon Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të cenueshëm të komunitetit tone.”
Revista “Hello!” po ashtu ka bërë të ditur se, Vera Ora e cila me profesion është psikiatre, ka vendosur të rikthehet në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor për t’i ndihmuar pacientët me sëmundje mendore që të mos ekspozohen ndaj koronavirusit.
Edhe këngëtarja Ora, nuk ka hezituar ta lavdërojë nënë e saj për guximin që e ka shfaqur, me të vendosur të kthehet në vijën e parë të fronit dhe t’i shërbejë pacientëve të saj, në këtë kohë të pandemisë globale. / KultPlus.com
Shumë artist kanë shpalosur kreativitetin e tyre në këto kohë karantinë, ndër ta është edhe Lulzim Behxheti i cili ndonëse me profesion arkitekt, ka realizuar portrete të ndryshme ku përfshihen figura të fushave të ndryshme si artistë, këngëtarë, arkitektë e shumë të tjerë shkruan KultPlus.
Ndër portretet e këtij projekti bënte pjesë edhe familja e Rita Orës.
Nismën e Behxhetit së fundi e ka përkrahur edhe familja e këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, Besnik Sahatçiu Ora, babai i Rita Orës, është shprehur tejet përkrahës për projektin e Behxhetit, duke treguar ndër të tjerash se këto portrete do të shiten dhe të gjitha të ardhurat nga portretet do të mblidhen për fëmijët me autizëm.
Bashkangjitur gjeni statusin e plotë të Besnik Sahatciu Ora. / KultPlus.com
Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu, është rikthyer në vijën e parë të luftës me COVID-19, duke iu bashkuar Shërbimit të Shëndetit Kombëtar në Angli në një përpjekje për të ndihmuar në kaosin e krijuar prej pandemisë, shkruan “mail-online”, transmeton KultPlus.
Këngëtarja shqiptare iu bashkua nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje (20:00), duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.
Rita mbante një kostum sportiv shumëngjyrësh, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.
Deri më tash, në Britani të Madhe janë regjistruar 33.718 të infektuar me koronavirus, ndërkohë kanë vdekur 2.921. / KultPlus.com
Pas lansimit të këngën “How To Be Lonely” në versionin audio, Rita Ora tashmë e ka sjell edhe videoklipin e kësaj këngë, shkruan KultPlus.
Kjo këngë vjen në një kohë mjaft të vështirë për njerëzit të cilët tashmë janë të izoluar për shkak të koronavirusit, e ndoshta muzika është mjeti më i mirë më të cilën mund ta kalojnë kohën.
Këngëtarja shqiptare lajmin për publikimin e videoklipit të kësaj këngë e ka bërë në rrjetin social Instagram, duke u shprehur tejet falenderuese ndaj gjithë ekipës që ka punuar në realizimin e këtij videoklipi.
Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora, e ka pranuar se hiti i saj i fundit “How To Be Lonely” i shkruar nga Lewis Capaldi, e ka ndihmuar atë t’i vë gjërat në perspektivë pas ndarjes nga i dashuri.
Ora e cila së fundmi u nda nga aktori i ri, Rafferty Law, dhe në të kaluarën ka qenë në lidhje me yje të tillë si, Calvin Harris dhe Ricky Hil, për radio BBC tha: “Kisha kaluar nëpër një ndarje pas së cilës fillova të mendoj se si jam e vetmuar dhe nuk më pëlqente kjo ndjenjë. Por më pas mu ofrua kjo këngë e cila kishte shumë kuptim për mua, dhe më bëri të ndihesha më mirë për veten.”
Ndarja e bukuroshes me prejardhje kosovare, Rita Ora nga Rafferty Law, që është djali i aktorit të njohur hollywoodian, Jude Law, erdhi në mënyrë të natyrshme pasi dyshja kishte angazhime të shumta të cilat nuk po iu linin kohë për të kaluar së bashku.
Një burim i afërt i këngëtares para ca muajsh kishte deklaruar për të përditshmen, “The Sun”: “Rita kalonte shumë mirë me Raffertyn në sheshin e xhirimeve dhe që nga fillimin kishin shfaqur pëlqim ndaj njëri-tjetrit. Ata u afruan shumë teksa po punonin në Londër edhe pse po i merrnin gjërat shtruar në raportin e tyre, duke mos dashur të identifikohen si çift. Por, Rita është detyruar të kalojë kohë jashtë vendit dhe kështu lidhja e tyre është zbehur. Pra, gjërat kanë mbetur pezull mes tyre deri të kenë mundësinë të ribashkohen. Aktualisht janë vetëm miq të mirë”. /koha/ KultPlus.com
Pas lansimit të këngën “How To Be Lonely” në versionin audio, Rita Ora tashmë e ka sjell edhe videoklipin e kësaj këngë, shkruan KultPlus.
Videoklipi është i fokusuar në vallëzim, ku Rita e veshur në
të bardha, bashkë me një numër të madh valltarësh përformojnë më shumë emocion.
Kjo këngë vjen në një kohë mjaft të vështirë për njerëzit të
cilët tashmë janë të izoluar për shkak të koronavirusit, e ndoshta muzika është
mjeti më i mirë më të cilën mund ta kalojnë kohën.
“Videoja e vallëzimit të ‘How to be lonely’ tashmë është publikuar. Shpresoj do t’iu pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok,” kishte shkruar Rita në rrjetet sociale. / KultPlus.com
Në kohën kur të gjithë po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19, nuk mungojnë as video-mesazhet inkurajuese nga artistët që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve shqiptare.
Një mesazh së fundmi për shqiptarët e ka dërguar edhe këngëtarja me famë internacionale, Rita Ora.
Video-mesazhin e saj e ka shpërndarë në llogarinë zyrtare, Instagram, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Rrini në shtëpi, lani duart e mos kini frikë – një mesazh i thjeshtë nga Rita Ora për të gjithë në betejën mjekësore dhe mendore ndaj Coronavirus, COVID19”, ka thënë ajo.
Të njëjtin po ashtu e ka ndarë në Instagram edhe vet ylli 29-vjeçar, aty ku ndiqet nga hiç më pak se 16.1 milionë njerëz.
Siç u raportua, tanimë ka shkuar në 51 numri i të prekurve me coronavirus në Shqipëri, prej tyre 1 mjek dhe 3 infermierë.
Ndërsa në Kosovë, 16 persona deri më tani janë diagnostikuar me virusin COVID-19.
Rita momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “How to be lonely” apo në shqip “Si të jesh e vetmuar”, të cilin e lansoi më 13 mars në versionin ‘audio’ dhe tani ka arritur të grumbullojë mbi 600 mijë klikime. / KultPlus.com
Gazeta britanike “DailyMail” i ka kushtuar një artikull të shkurtër historisë së largimit të familjes Sahatçiu, familja e këngëtares shqiptare Rita Ora, nga Prishtina në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton KultPlus.
Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme, aktore, dizajnere mode dhe një nga yjet me më shumë lidhje dhe ndikim në botë. Tashmë do të jetë pjesë e jurisë së X Factor në Britani. Derisa vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias britanike, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh historisë së jetës së saj.
Sipas gazetës, ajo suksesin ua dedikon edhe katër anëtarëve të familjes së saj, mamasë Vera, babait Besnik, vëllait Don dhe motrës Elena.
Vëllai i saj lindi në vitin 1998 dhe familja u zhvendos në Kensal Rise, ku babai bleu një pub të quajtur Queen’s Arms.
Nëna e saj, Vera, studionte mjekësi gjatë ditës dhe natën punonte si kamariere. Tani ajo punon si psikiatre.
Rita më vonë ndoqi shkollën e njohur “Sylvia Young Theatre School”. Hapat e parë në muzikë i nisi kur këndonte në pub-in e babait. Në atë kohë, kur ishte 15 vjeçe, mamaja u prek nga kanceri në gji. Rita e la shkollën për t’u kujdesur për nënën, e cila e mori veten plotësisht.
Pas disa provave, shansi i doli. Kjo falë një ylli të muzikës hip hop, Jay Z. Menaxherja e saj, Sarah Stennet, që ka çuar përpara karrierën e Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard, e prezantoi me këngëtarin.
Brenda 48 orësh ajo nënshkroi një kontratë me shtëpinë e tij diskografike. Rita u ‘fsheh’ në një studio dhe regjistroi këngën e saj të parë, hitin R.I.P me Tinie Tempah, që menjëherë u bë numër një.
Motra e saj është pjesa e Team Ora dhe e ndjek nga pas në turnetë botërore. Rita është besnike edhe ndaj mamasë, të cilën e mori edhe në Glamour Woman Of The Year.
Perandoria e saj zgjerohet vazhdimisht dhe tani ajo është një yll edhe në botën e modës. Aktualisht ka shtëpi në Britani, SHBA dhe në Kosovë.
Babai i Rita Orës u transferua në Londër më 1991, kur Rita ishte fëmijë, kjo për shkak të përndjekjes së serbëve ndaj shqiptarve pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo familje kaloi në disa vështirësi, por tani njihet me ikonën e muzikës që i bënë krenarë jo vetëm, shqiptarët dhe britanikët, por gjithë botën, me pamjen dhe ngjyrat e zërit të saj./albinfo/ KultPlus.com
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott në një postim në Facebook e ka ftuar këngëtaren shqiptare Rita Ora të vijë në Kosovë, nëse ndihet e vetmuar.
Ky postim i tij vjen në përkrahje të Rita Orës, e cila ka paralajmëruar se sonte në mesnatë do të sjellë këngën e saj më të re “How To Be Lonely”, transmeton Koha.net.
“Nëse Rita Ora ndjehet e vetmuar, gjithmonë mund të vijë në Kosovë”, ka shkruar Abbott, i cili ka shpërndarë postimin e Rita Orës ku ka paralajmëruar këngën e re. /KultPlus.com
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila gjatë vitit 2018 e publikoi albumin e fundit muzikor me titull “Phoenix”, i ka paralajmëruar fansat e saj përmes Instagramit që shumë shpejtë do ta lansojë këngën e re me titull, “How To Be Lonely”.
Kënga e cila është shkruar nga këngëtari Lewis Capaldi, do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtares. “How To Be Lonely” lansohet më 13 mars dhe besohet se do të shoqërohet edhe me videoklip.
Megjithëse, kohëve të fundit Orën e kemi parë të angazhuar më shumë në projekte tjera si, moderimi dhe promovimi i markave të ndryshme të modës me të cilat ajo bashkëpunon, “How To Be Lonely” do ta shënojë rikthimin e saj në skenën muzikore pas pothuajse një viti. Kënga e saj e fundit ishte “Ritual” të cilën e publikoi më 20 qershor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me artistët Tiësto dhe Jonas Blue. / KultPlus.com
Rita Ora vendosi që për festën e 8 marsit të ndajë një shkrim inkurajues për të gjitha gratë.
Rita Ora ka vendosur që një ditë të rëndësishmë për gratë si kjo e sodit, tua përcjell të gjitha grave një mesazh vetëdijesimi, shkruan lajmi.net.
E veshur me një bluzë të bardhë, pranë një luleje orhidea ajo thotë se një ditë si kjo e feston me të gjitha gratë që krenohen me të kaluarën, të tashmen e tyre por edhe të ardhmen e pazbuluar.
“Bëhu një zonjë thanë.
Mos fol me zë të lartë.
Mos fol shumë.
Mos merr hapësirë.
Mos u ul ashtu.
Mos qëndro ashtu.
Mos u frikësoni.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave. Për vite që kam pyetur në pyetje, a po bëj mirë? Po bëj shumë, a jam shumë lakuriq? kujt i intereson?? Por më intereson! Jo nuk më intereson, po më intereson. Kam punuar kaq shumë për të qenë krenare për zgjedhjet dhe sakrificat e mia që bëj çdo ditë për të qenë sot këtu dhe të jem kush jam, mund të imagjinoj vetëm vendime të marra nga gratë, nënat, motrat, hallat, gratë udhëheqëse, gjyshet, perëndeshat, etj. … Kështu që sot unë jam për të gjitha ju që krenoheni kush jeni, çfarë keni bërë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj! Këtu duhet të krijoni trashëgiminë tuaj. Këtu për ne” shkroi Rita.
Këngëtarja e “Girls” ka marrë gjithë vëmendjen kur në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris ka sfiluar në pasarelën e Miu Miu.
“Vajza juaj sfiloi sot. Është një nder i jashtëzakonshëm të sfiloj për ty #MucciaPrada@MiuMiu. Është fanatastike të punosh me një ekip fantastik – dhe pa dyshim se të gjitha vajzat më ndihmuan. Falemnderit”, ka shkruar Ora në Instagram.
Modelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid kanë sfiluar gjithashtu për Miu Miu, derisa kanë bërë edhe një selfie me Orën në prapaskenë.
Të ulur në radhë të parë duke e parë Rita Orën – e cila edhe më parë kishte sfiluar për Moschino dhe DKNY, dhe kishte performuar gjatë sfilatës së Victoria’s Secret – ishin Lucy Hale, Maggie Rogers, Victoria Pedretti dhe shumë yje të tjerë. Klan Kosova / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka udhëtuar për në Francë për Javën e Modës në Paris.
Ora gjatë kësaj rruge ka ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ajo e ka publikuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet me një maskë mbrojtëse.
Virusi vdekjeprurës që ka marrë jetën e më shumë se 3.000 njerëzve dhe afro 90.000 mijë të tjerë janë të infektuar (numri më i madh në Kinë), është përhapur edhe shumë vende evropiane. Klan Kosova / KultPlus.com
Ylli botëror, Rita Ora, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se po kthehet në Europë pas udhëtimeve që ka pasur kohëve të fundit si shkak i angazhimeve të saj muzikore, shkruan KultPlus.com
“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shume përpjekje duhet bërë për të vazhduar tutje. Prapë në Europë. Koha për shtëpi. Mezi po pres”, ka shkruar Ora në Facebook.