Rita Ora me ”Shine Ya Light” uron në gjuhën shqipe 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Ajo ka shpërndarë këngën “Shine Ya Light”, videoklipin e secilës e kishte xhiruar në Kosovë.

Poshtë videos ajo uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në gjuhën angleze dhe atë shqipe: Urime 12 vjetorin Kosova jonë, shkruan Rita Ora. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/RitaOra/videos/632080034236329/

Rita Ora për median kolumbiane: Jam shumë krenare për origjinën time

Rita Ora është një nga të ftuarat për të performuar në festivalin “Estéreo Picnic 2020”, në Kolumbi.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për median e njohur amerikano-jugore, “SHOCK’.

Ajo ka rrëfyer shumë nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë me krenari edhe për Kosovën, duke e cituar si krenarinë më të madhe të saj, transmeton KultPlus.

Kjo gazetë i ka dedikuar një shkrim të gjatë historisë së Kosovës, një vend që njihet shumë pak në Amerikën e Jugut.

Rita Ora njihet si interpretuese e shumë hiteve, që e kanë ngjitur atë në majat e top listave të Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm.

Kur Rita ishte fëmijë, në vitin 1991, familja e saj la Kosovën e tyre amtare në kuadër të Luftës Ballkanike.

Në atë kohë, Kosova ishte subjekt i autoritetit serb. Në vitin 1998, shpërtheu konflikti midis forcave serbe dhe shqiptarëve.

Pas një lufte që la më shumë se 13mijë të vdekur, vendi arriti pavarësinë në vitin 2008. Me një popullsi prej 1.8 milionë njerëz, Kosova ka PBB-në më të ulët për frymë në Evropë”, thotë media e njohur kolumbiane.

Për të arritur këtu duhej një udhëtim i gjatë. Por unë mendoj se është vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur Rita për median kolumbiane.

Në një nga pyetjet e intervistës, Ora foli rreth albumit të saj “Phoenix”, i cili erdhi gjashtë vite pas publikimit të albumit të parë, kjo për shkak të një beteje të gjatë ligjore.

Ndihej si fundi i një kapitulli dhe fillimi i një kapitulli të ri dhe emocionues. Një nga ndjenjat më çliruese për mua është të këndosh dhe të krijosh muzikë.

Ky album ishte një punë me dashuri dhe ishte e rëndësishme ta bëja atë në mënyrën time. Vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë punuar me mua në album dhe më lejuan të krijoj diçka që më bën krenare.

Ata më dhanë hapësirë dhe liri për të krijuar diçka nga zemra. Ndonjëherë ishte disi sfiduese dhe euforike. Jam krenare dhe mirënjohëse për udhëtimin që shijova me këtë album”, tregoi ajo.

Përveç muzikës, moda është një nga pasionet e saj. Këngëtarja shqiptare tregoi se si ka arritur që ta krijojë dhe mbajë gjatë gjithë këtyre viteve stilin e saj të veçantë.

Mesa e mbaj mend, moda ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe mendoj se gjithmonë do të jetë kështu. Duke u rritur, unë nuk kam pasur qasje në kaq shumë stilistë të mahnitshëm, kështu që krijova pamjen time duke kombinuar stilin tim. Këtu lindi dashuria për të eksperimentuar me stilin tim. Për mua, moda është liri dhe një mënyrë për të shprehur veten. Nuk ka rregulla, që më duken shumë të fuqishme”, tha këngëtarja shqiptare.

Teksa pyetet se sa i rëndësishëm është aktivizmi në vendin e saj, Rita këtu kujtoi vizitën e fundit që realizoi në Kosovë me UNICEF-in vitin e kaluar.

“Është gjëja më e rëndësishme për mua. Jam ndjerë më shumë se e nderuar që jam zgjedhur për të përfaqësuar UNICEF-in. Në udhëtimin tim të fundit në Kosovë pashë nga dora e parë punën e madhe që UNICEF bën në vendin tim dhe unë jam më e vendosur se kurrë që të përdor pozicionin tim për të mbështetur fushatat në vendin tim”, ka treguar Rita.

Gjithashtu Rita është shprehur se nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora, është modeli i saj, ku ajo frymëzohet gjithmonë.

“Nëna ime është personi më frymëzues dhe mahnitës që njoh. Familja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën time. Ne kemi qenë gjithmonë afër dhe mbështetemi shumë tek njëri-tjetri”, ka thënë Rita.

Në pyetjen e fundit të kësaj interviste, Rita Ora ka theksuar edhe njëherë se çfarë do të thotë për të vendi i origjinës.

Jam shumë krenare për origjinën time dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Do të thotë gjithçka për mua”, ka përfunduar rrëfimin e saj për SHOCK”,ka thënë gjithë krenari Rita. / KultPlus.com

Rita Ora flet për Kosovën në mediat botërore: Nuk do të harroj kurrë se prej nga vij

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është një nga të ftuarat për të performuar në festivalin “Estéreo Picnic 2020”, në Kolumbi.

Rita, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu ka dhënë së fundmi një intervistë për median e njohur amerikano-jugore, SHOCK.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë me krenari edhe për Kosovën, duke e cituar si krenarinë më të madhe të saj.

Kjo gazetë i ka dedikuar një shkrim të gjatë historisë së Kosovës – një vend ky i cili numëron njohje kryesisht të vogla në shtetet e Amerikës së Jugut.

“Rita Ora njihet si interpretuese e shumë hiteve, që e kanë ngjitur atë në majat e top listave të Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm. Kur Rita ishte fëmijë, në vitin 1991, familja e saj la Kosovën e tyre amtare në kuadër të Luftës Ballkanike. Në atë kohë, Kosova ishte subjekt i autoritetit serb. Në vitin 1998, shpërtheu konflikti midis forcave serbe dhe shqiptarëve. Pas një lufte që la më shumë se 13,000 të vdekur, vendi arriti pavarësinë në vitin 2008. Me një popullsi prej 1.8 milionë njerëzve, Kosova ka PBB-në më të ulët për frymë në Evropë”, citon mediumi i njohur kolumbian.

Rita ishte e ftuar në një koncert të veçantë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës në vitin 2018. “Për të arritur këtu duhej një udhëtim i gjatë”, u tha artistja mediave. “Por unë mendoj se është vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm për vendin tonë”.

Në një nga pyetjet e intervistës, Ora foli rreth albumit të saj “Phoenix”, i cili erdhi gjashtë vite pas publikimit të albumit të parë – kjo për shkak të një beteje të gjatë ligjore që pati me ish-labelin e saj.

“Ndihej si fundi i një kapitulli dhe fillimi i një kapitulli të ri dhe emocionues. Një nga ndjenjat më çliruese për mua është të këndosh dhe të krijosh muzikë. Ky album ishte një punë me dashuri dhe ishte e rëndësishme ta bëja atë në mënyrën time. Vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë punuar me mua në album dhe më lejuan të krijoj diçka që më bën krenare. Ata më dhanë hapësirë dhe liri për të krijuar diçka nga zemra. Ndonjëherë ishte disi sfiduese dhe euforike. Jam krenare dhe mirënjohëse për udhëtimin që shijova me këtë album”, tregoi Rita.

Përveç muzikës, moda është një nga pasionet e saj. Këngëtarja shqiptare tregoi se si ka arritur që ta krijojë dhe mbajë gjatë gjithë këtyre viteve stilin e saj të veçantë.

“Meqenëse e mbaj mend, moda ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe mendoj se gjithmonë do të jetë kështu. Duke u rritur unë nuk kam pasur qasje në kaq shumë stilistë të mahnitshëm, kështu që krijova pamjen time duke kombinuar stilin tim. Këtu lindi dashuria për të eksperimentuar me stilin tim. Për mua, moda është liri dhe një mënyrë për të shprehur veten. Nuk ka rregulla, që më duken shumë të fuqishme”, ka thënë këngëtarja shqiptare për SHOCK.

Teksa pyetet se sa i rëndësishëm është aktivizmi në vendin e saj, Rita këtu kujtoi vizitën e fundit që realizoi në Kosovë me UNICEF-in vitin e kaluar.

“Është gjëja më e rëndësishme për mua. Jam ndjerë më shumë se e nderuar që jam zgjedhur për të përfaqësuar UNICEF-in. Në udhëtimin tim të fundit në Kosovë pashë nga dora e parë punën e madhe që UNICEF bën në vendin tim dhe unë jam më e vendosur se kurrë që të përdor pozicionin tim për të mbështetur fushatat në vendin tim”, ka treguar Rita.

Tutje, 29-vjeçarja ka treguar se nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora, është personi model i saj, pasi gjithnjë frymëzohet nga ajo.

“Nëna ime është personi më frymëzues dhe mahnitës që njoh. Familja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën time. Ne kemi qenë gjithmonë afër dhe mbështetemi shumë tek njëri-tjetri”.

Në pyetjen e fundit të kësaj intervista, Rita Ora ka theksuar edhe njëherë se çfarë do të thotë për të vendi i saj i origjinës.

“Jam shumë krenare për origjinën time dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Do të thotë gjithçka për mua”, ka përfunduar rrëfimin e saj për SHOCK artistja me renome botërore. /Epoka e re/ KultPlus.com

Rita Ora bën tatuazh në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka bërë tatuazh një fjalë në gjuhën shqipe, që siç tregon këngëtarja, ajo fjalë ka një domethënie të madhe për të, shkruan KultPlus.

Këngëtarja në rrjetin social Instagram, ka ndarë me fansat e saj, një fotografi të tatuazhit të saj, ku edhe tregon arsyen se pse e ka bërë atë tatuazh.

‘’Kur isha më e re, Vera nëna ime, gjithmonë më thoshte ‘Zogi i mamit’’, ka shkruar këngëtarja, që në anglisht i bie ‘’baby bird’’, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7_7abUF9xJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Familja Sala hyjnë në shtëpinë e re, e cila u rindërtua nga Rita Ora (VIDEO)

Nëntori i kaluar do të duhej të ishte muaji festiv, që bashkon çdo vit shqiptarët për festat kombëtare, por tërmeti i 26 nëntorit i bëri të gjithë bashkë në ndihmë të njëri-tjetrit. Ato ditë të vështira, shumë prej emrave të njohur iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të adoptuar një banesë të dëmtuar rëndë nga tërmeti apo duke dhuruar ndihma për familjet në nevojë. E njëra prej tyre ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila vendosi të rindërtonte nga e para shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar.
 
Sot 6 anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, çelësat e së cilës ua dorëzoi kryebashkiaku Veliaj dhe kushërira e Rita Orës, Amantia. “Këto ditë kemi qenë me kryeministrin për hapjen e shtëpive të reja që u rindërtuan pas tërmetit, por nuk i bën dot shteti gjithçka. Edhe në Angli, edhe në Amerikë shteti bën aq sa ka takat, por ama secili bën diçka shtesë. Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha ai, duke kujtuar bisedën që pati me këngëtaren shqiptare ditët e para pas tërmetit.
 
Familja Sala falënderuan kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora për shtëpinë e re. E emocionuar, Edlira Sala tha se nuk kishte menduar që do të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë. “S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falënderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time. Unë kam mbi 20 vite martesë, nuk arrita të bëj diçka”, u shpreh ajo.
 
Kryebashkiaku Veliaj tha se koha ka treguar që sa herë shqiptarët lënë pas sherret dhe bëhen bashkë, mund të bëjnë punë të mira. “Për çfarë zihemi dhe urrehemi?! Kishim një vit, ziheshim të bënim një copë rrugë aty tek Astiri. Ore, ti po merr lekët, po të japim një shtëpi, po të kompensojmë që të bëjmë rrugën… Edhe për Teatrin pyes: Ore, për çfarë zihemi? Një ditë jemi, një ditë jo, vjen tërmeti e shuhet gjithçka. Nëse Zoti do na japë një çikë mend për t’u bërë pak më të mirë, pak më të dashur me njëri-tjetrin, mund të bëjmë më shumë punë. Por, kur vëmë pengesa e shkaktojmë sherre, s’kemi të ardhme”, tha Veliaj.
 
Lajmin se kishte vendosur të ndërtonte shtëpinë e familjes Sala, Rita Ora e dha në ditën e Flamurit, kur në mediat sociale shkroi: “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bëj. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin në vijim, sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë”./ Shqiptarja.com /KultPlus.com

Rita dhe Vera Ora vallëzojnë me këngën e Dhurata Dorës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është edhe adhuruese e këngës shqipe, këtë shpesh e ka treguar përmes videove ku shfaqet duke vallëzuar e kënduar me këngë të ndryshme shqipe, shkruan KultPlus.

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, publikoi një video në Instagram, ku shfaqej teksa vallëzonte me Ritën me këngën “Zemër” të Dhurata Dorës dhe Soolking.

 “Java e vallëzimit për ditëlindjen e nënë Orës, mirënjohëse për shëndetin dhe familjen”, shkroi Vera në mbishkrimin e kësaj video, duke ua kujtuar edhe kështu ndjekësve që sot feston ditëlindjen e saj të 54-të. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7UQUYbFgfo/

Rita Ora, në përkrahje të Dj-it nga Ferizaji

Në një koncert të organizuar për nder të Dj-it të ndjerë, Avicii, ka marrë pjesë edhe Dj nga Ferizaji, Dardan Aliu, i njohur me emrin artistik ”DJ Regard”, shkruan KultPlus.

Në po këtë koncert, ka marrë pjesë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka qenë edhe shoqe mjaft e mirë më Aviciin.

Ndërsa, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rita Ora ka shprehur përkrahjen e saj për Dj-in nga Ferizaji, duke thënë se ndjehet shumë e lumtur për të gjitha sukseset e tij.

“Kosova po ngrihet. Faleminderit që erdhe të më shohësh… Jam shumë e lumtur për ty DJ Regard për të gjitha sukseset e tua! Sa më shumë nga ne aq më mirë! Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh si një yll siç je!”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. / KultPlus.com

Rita Ora mban fjalën që dha, nis rindërtimi i shtëpisë së familjes të prekur nga tërmeti

Gjashtë pjesëtarët e familjes Sala jetojnë në fshatin Pinar të Tiranës, ku banesa e tyre u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora ka mbajtur fjalën e dhënë pak ditë më parë për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti falë kontributit të saj personal.

Pak ditë më parë, Rita Ora shkruante në një postim në Instagram se do të rindërtonte shtëpinë e familjes Sala dhe se viti i ri do të gjente me shtëpi të re.

Ndërkohë sot, Rita ka postuar një foto të Veliaj teksa takon falimjarët Sala. “Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit gocë”, shkruan Veliaj. / KultPlus.com

Rita Ora në datëlindjen e saj: Lutjet e mia janë me ju Shqipëri, dhuroni për këtë krizë

Ylli botëror nga Kosova, Rita Ora, ka reaguar rreth tragjedisë që ka ndodhur sot në Shqipëri ku kanë humbur jetën disa persona dhe qindra të tjerë janë lënduar, shkruan KultPlus.com

Ora ka e ka quajtur ditë shkatërruese për Shqipërinë atë çfarë ka ndodhur sot teksa ka bërë thirrje për të dhuruar për këtë krizë.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shumë e rëndë për Shqipërinë. 16 të vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familje dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time po ju bëj thirrje të gjithëve që të dhurojnë në këtë krizë”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në Facebook.

Rita Ora: Zemra dhe mendimet e mia sot janë me të prekurit nga tërmeti

Tërmeti në Shqipëri ka prekur të gjithë njerëzit, ata po mundohen të solidarizohen me popullin shqiptar, shkruan KultPlus.

Këngëtaret shqiptare të njohura botërisht si Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar indiferente për këtë tragjedi të vendit të tyre.

Rita Ora përmes një postimi në InstaStory ku ka shpërndarë një fotografi të flamurit shqiptar ka shkruar se bashkëndjen dhimbjen me gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Zemra dhe mendimet e mia sot janë me ata qe janë prekur nga tërmeti”, ka shkruar Rita. / KultPlus.com

Rita Ora vazhdon xhirimet e filmit “Twist”

Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, ka filluar të merret edhe me aktrim, shkruan KultPlus.com

Ajo është duke luajtur njërin nga rolet kryesore në filmin “Twist”, xhirimet e këtij filmi Ora është duke i zhvilluar në Londër të Britanisë së Madhe.

Para disa ditë këngëtarja kishte thënë se është e sëmurë dhe i kishte ndërprerë për pak kohë xhirimet, por sipas Daily Mail ajo është duke i vazhduar akoma ato.

Rita Ora: Bashkohuni me mua të mbrojmë fëmijët në nevojë

Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, në Ditën Botërore të Fëmijëve thotë se fëmijët nuk duhet të vriten, transmeton Klan Kosova, shkruan KultPlus.com

Këtë e bëri të ditur ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot është Dita Botërore e Fëmijëve dhe jam krenare që jam bashkuar me UNICEF-in në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bërë thirrje të gjithë liderëve t’i japin fund vdekjeve të fëmijëve !! Bashkohu me mua”, ka shkruar Ora.

Portrete të figurave të njohura shqiptare, produkt i punës së piktorit Freitag

Portrete të figurave të njohura shpesh janë bërë produkt i punës së artistëve të ndryshëm, shkruan KultPlus.

Piktorit shqiptar i cili jeton dhe vepron në Austri, Gazmend Freitag, ka realizuar portretet e një numri të madh figurash të njohura, secilin me shumë pasion dhe përkushtim duke i sjell në një mënyrë krejt të veçantë, shkruan KultPlus.

Magjepsja dhe respekti për këto figura historike dhe bashkëkohore ka bërë që piktori Gazmend Freitag, të sjell një kolazh të portreteve të cilat i ekspozon në vende të ndryshme.

Koleksioni gjithnjë në zgjerim i artistit është i rezervuar për ata poetë, luftëtarë dhe filozofë, jeta dhe vepra e të cilëve është thelbësore për identitetin dhe historinë e popullit shqiptar.

Më poshtë po ju sjellim portretet e këtyre figurave: Aleksandër Moisiu, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu, Behgjet Pacolli, Çun Lajçi, Dua Lipa, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Havzi Nela, Ibrahim Rugova, Ibrahim Kodra, Ismail Kadare, Klara Buda, Krist Maloki, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Shën Tereza, Nexhmije Pagarusha, Pjetër Bogdani, Princesha shqiptare Fevzia Fuad, Rita Ora. / KultPlus.com

Alexander Moissi

Gazmend Freitag: Aleksander Moisiu, 2017

Ali Podrimja

Gazmend Freitag: Ali Podrimja, 2016

Bekim Fehmiu 1

Gazmend Freitag: Bekim Fehmiu, 2014

Behxhet Pacolli.jpg

Gazmend Freitag: Behgjet Pacolli, 2016

Çun Lajçi

Gazmend Freitag: Çun Lajçi, 2017

Dua Lipa

Gazmend Freitag: Dua Lipa, 2018

Skanderbeg

Gazmend Freitag: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 2013

Havzi Nela

Gazmend Freitag: Havzi Nela, 2016

Ibrahim Rugova

Gazmend Freitag: Ibrahim Rugova, 2013

IK

Ibrahim Kodra by Gazmend Freitag, 2017

Ismail Kadare

Gazmend Freitag: Ismail Kadare, 2014

Klara Buda.jpg

Gazmend Freitag: Klara Buda, 2016

Krist Maloki

Gazmend Freitag: Krist Maloki, 2016

lasgush-poradeci

Gazmend Freitag: Lasgush Poradeci, 2016

Martin Camaji

Gazmend Freitag: Martin Camaj, 2015

Mutter Teresa

Gazmend Freitag: Shën Tereza, 2013

Nexhmije Pagarusha 1.jpg

Gazmend Freitag: Nexhmije Pagarusha, 2013

Pjetër Bogdani

Gazmend Freitag: Pjetër Bogdani, 2016

Princess Fawzia Fuad

Gazmend Freitag: Princesha shqiptare Fevzia Fuad, 2016

Rita Ora

Gazmend Freitag: Rita Ora, 2014

Momentet historike të shqiptarëve në një video emocionuese

Në kanalin YouTube është ngarkuar një video e cila ka mbledhur brenda vetes momentet historike të shqiptarëve, shkruan KultPlus.

Këto momente janë shoqëruar nën melodinë e këngës “Coming Home” të Rita Orës, një prej vajzave shqiptare që ka arritur majat e suksesit botëror dhe ka bërë shqiptarët krenarë jo rrallë herë.

Kjo video po pëlqehet e po shpërndahet shumë në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Shuma marramendëse që Rita Ora ka shpenzuar për manikyr

Manikyri është bërë pjesë e pandashme në dukjen e të gjitha grave dhe vajzave, shkruan KultPlus.

Duke konsideruar që është edhe një mirëmbajtje që nuk kushton shumë, të gjitha vajzat pothuajse gjatë gjithë vitit kujdesen që thonjtë e tyre të jenë në formë e me dizajnë nga më të ndryshmet.

Por, ju ndoshta nuk e keni menduar asnjëherë që disa nga yjet botërore shpenzojnë shuma marramendëse vetëm për dizajnimin e thonjve.

Modelja Gigi Hadid në paraqitje e saj në MET Gala 2016, kishte realizuar një manikyr që kushtonte hiq më pak së rreth 2745 dollarë.

Ndërkohë, Kelly Osbourne, kishte shkaktuar debat tejet të madh te fansat kur disa vite më parë kishte harxhuar plot 340 mijë  dollarë për një manikyr.

Vëmendje në këtë aspekt së fundmi ka marrë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Në eventin MTV Video Music Awards 2014, ajo kishte harxhuar plot 70 mijë dollarë.

 “Ky manikyr i saj ishte punuar me merimanga me diamante dhe fjongo të kuqe me rubin”, duke iu përshtatur fustanit të kuq glamuroz që ajo kishte veshur në këtë mbrëmje.

Kjo është një nga shumat e mëdha që Rita ka shpenzuar për dukje më të cilën është e lidhur fort. / KultPlus.com

Publikohet fotoja e parë e filmit ”Twist”, në të cilin Rita është protagoniste

Sky Cinema ka shpërndarë pamjet e para të filmit të ri ‘Twist’ i bërë nga novela ”Oliver Twist”, ku luan Rita Ora e aktori i famshëm anglez, Sir Michael Caine.

Rita do të luajë rolin e Artful Dodger në këtë film, transmeton KultPlus.

Lena Headey, Franz Drameh e Sophie Simnett gjithashtu do të jenë pjesë në këtë filmi, i cili është duke u xhiruar momentalisht në Londër.

“Twist është një inspirim modern i Charles Dickens”, shkruan në përshkrimin e këtij filmi.

Filmi Twist do të drejtohet nga Martin Owen e i shkruar nga John Wrathall.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin. /koha.net/ KultPlus.com

Në Beograd largohen billbordët ku shfaqet Rita Ora pasi promovon ‘vlera anti-serbe’

“FITON INFORMER! Largohet billbordët e shqiptares Rita Ora! U hoqën reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së” – ishte kryetitull i gazetës ditore Informer.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në billbordat e kryeqytetit!”,  kishte shkruar një ditë më parë media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, e cila ka ‘pushtuar’ çdo tabelë reklamuese në Serbi por jo vetëm.

Por edhe pse bëhet fjalë thjeshtë për reklama që kompanitë e veshjeve paguajnë mijëra euro, për serbët është provokuese fakti që një shqiptare të shfaqet në qytetet e tyre, shkruan Prive.al. Rita Ora shfaqet duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara ndërsa media serbe e lidh këngëtaren me faktin që ajo është një nga më të preferuarat e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.

Më pas në artikull thuhet se Rita Ora është edhe mbështetëse e UÇK-së.

Këngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UQK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’, është “dëbuar” nga një billboard nga qendra e qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më në bizhuteri BPM dhe në materiale promovuese! – shkruan kjo gazetë sot.

Kujtojmë se kjo këngëtare, e cila këndoi në festimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit të rreme të Kosovës dhe që asnjëherë  nuk humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare shqiptare” në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradi, për të cilin shkruajti dje gazeta jonë. Billboard mund të shihet në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut.

Të gjitha 27 tabelat në qendër të Beogradit që paraqisnin reklama për orët dhe bizhuteritë BPM, duke paraqitur fytyrën kryesore të reklamave të Rita Ora, nuk mund të shihen më. Ato u larguan menjëherë dhe nuk do të transmetohet më në tabela në qytet ose në faqen zyrtare të kompanisë. Që herët pasditen e së Mërkurës, pas një takimi dhe sesioni urgjent, drejtuesit e kompanisë dhe departamenti i marketingut morën vendimin për tërheqjen e reklamës, si dhe të gjitha fotot e Rita Ora. Edhe tani ata kanë një strategji, për të krijuar një reklamë krejt të re për orë dhe bizhuteri, e cila nuk do të jetë këngëtarja “e diskutueshme”. Ata po fillojnë një fushatë krejt të re – përfundon kjo e përditshme serbe. Klan Kosova / KultPlus.com

Tërbohen në Beograd për bilbordet me figurën e Rita Orës

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinajt dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, kështu shkruan media serbe Informer e indinjuar me këngëtaren nga Kosova me famë botërore.

Serbët e quajnë skandaloze faktin se nëpër tabelat reklamuese të Beogradit shfaqet këngëtarja Shqiptare me famë botërore Rita Ora duke promovuar një markë perëndimore stolish të çmuara.

Gazeta serbe Informer e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe. Kjo gazetë madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit.

“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, thekson një i ri serb i intervistuar nga gazeta Serbe Informer.

“Nëse do të pyesja veten në jetë, nuk do të lejoja që një reklamë e tillë të shfaqej në vendin tonë, veçanërisht jo në kryeqytetin tonë. Dhe kjo vjen nga një grua që ka një qëndrim të qartë politik kundër Serbisë. Unë mendoj se këto tabela janë të panevojshme dhe duhet të hiqen, të paktën nga aty ku janë”, thekson Stanimiroviq, një i ri serb.

Sipas tij, këngëtarët serbë as nuk dëgjohen në Prishtinë apo Tiranë. Nebojsha Kërstiq, një ekspert i mirënjohur i marketingut në Serbi, i thotë gazetës Informer se gjëra të tilla nuk mund të ndëshkohen me ligj por nga tregu.

“Nuk është e paligjshme dhe nuk mund të ndalosh një këngëtare të shfaqet në një reklamë. Është tregu që do të thotë fjalën e tij të fundit. Nëse një kompani ka bërë një zgjedhje të dobët të markës tregtare, atëherë kjo do të ndihet në shitjen e produkteve”, shpjegoi Kërstiq.

Artistet shqiptare Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max prej kohësh janë shndërruar në imazh të firmave ndërkombëtare pas suksesit që kanë pasur në tregun e muzikës/BalkanWeb / KultPlus.com

Rita Ora fillon xhirimet e filmit të ri

Rita Ora është duke punuar për filmin e saj të ri.

Rita Ora ka marrë sërish rol në një film ndërkombëtar ‘Olivier’ për të cilin xhirimet veçse ja ka filluar dhe këngëtarja është fotografuar gjatë setit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law.

Rita do luajë rolin e Artful Dodger në “Twist”. Ylli me prejardhje shqiptare mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.

“R.I.P.” e Rita Orës rrëmben çmimin “Latin American Music Awards 2019”

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka rrëmbyer çmimin për videon më të mirë në “Latin American Music Awards 2019” me këngën “R.I.P.”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.

Vajzat e publikuan në mars të këtij viti këngën “R.I.P”, që numëron afro 135 milionë klikime në YouTube.

Në këtë kategori, Ora mposhti emra të njohur siç janë: Maluma, Daddy Yankee, Camila, e të tjerë.

Në mbrëmjen e “Latin American Music Awards 2019” ishte vetëm Sofia Reyes, e cila mori çmimin. Ora aktualisht ndodhet në Meksikë, ku po shkëlqen në koncerte./atsh /KultPlus.com

Rita poston në Instagram, me flamurin kuq e zi në prapavijë

Super ylli botëror me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sonte ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, me ç’rast pjesë e fotos është edhe flamuri jonë kombëtar.

Nuk është hera e parë që ylli muzikor me banim në Londër poston ftotografi me flamurin kuq e zi apo me flamurin e Kosovës dhe simbolet tjera shtetërore dhe kombëtare. / KultPlus.com

Rita Ora i bën surprizë fanses së saj

Rita Ora ka kaluar një pjesë të ditës me një fanse.

Rita ora është nga këngëtaret më të pëlqyera jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kufijtë ndërkombëtarë.

Këngëtarja me prejardhje nga Prishtina, një pjesë të vikendit e ka kaluar me një fanse në një sallë sportive ku kanë bërë joga, ajo e ndau madje edhe një foto me të.


Përndryshe, Rita ka qenë mjaft aktive edhe këtë verë me koncerte dhe festivale të ndryshme, krahas saj ajo ka punuar edhe disa këngë e fundit është ‘Ritual’.

Rita Ora, edhe një bamirësi për Kosovën

E veshur e gjitha në të kuqe, Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada, për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28 vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante për Kosovën.

“Koleksioni im kapsulë është dizajnuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë që do të lansohet sot. KultPlus.com

Rita Ora inspirohet nga Prince

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka befasuar të gjithë me paraqitjen e fundit.

Ajo ka veshur një kostum me dizajn të inspiruar nga veshja e artistit legjendar, tashmë të ndjerë, Prince.

“Një dedikim për njërin nga artistët më të mrekullueshëm dhe më inspirues të të gjitha kohërave. Faleminderit Escada që më ndihmuat ta kthej këtë pamje përsëri në jetë. Prince më mungon gjithmonë.”, ka shkruar Rita në Instragram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B2wwOrljDVP/