Rita Ora do të jetë pjesë e jurisë së “The Masked Singer”


Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të jetë pjesë e panelit të jurisë në garën e këndimit “The Masked Singer” brend i ri në Mbretërinë e Bashkuar i cili do të shfaqet në ITV në vitin 2020.

Bashkë me Rita orën do të jetë edhe Jonathan Ross 58 vjeçar i cili njëkohësisht do ta drejtojë këtë i shoë, prezantuesja Davina McCall 51 vjeçare si dhe aktorin Ken Jeong 50 vjeçar, transmeton KultPlus.com

Në “The Masked Singer”, do të garojnë 12 të famshëm për performancën më të mirë, me identitetin e tyre të fshehur prapa maskës, shkruan Daily Mail.

Rita është shprehur shumë e entuiziazmuar për pjesëmmarjen e saj në këtë panel “Jam shumë e entuziazmuar që jam pjesë e këtij paneli të jashtëzakonshëm. Jam një adhuruese e madhe e ‘The Masked Singer’ është një shoë i freskët dhe origjinal”, ka thënë Ora.

“Nuk mund të pres që kjo të fillojë, do të jetë shumë qejf”, ka thënë tutje ajo.

Vajzat shqiptare “pushtojnë” ballinat e revistave botërore në të njëjtën kohë

Rita Ora dhe Bebe Rexha padyshim që janë ndër emrat shqiptarë më të njohur në botë, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe dy vajzat shqiptare kanë “pushtuar” ballinat e revistave të njohura botërore në të njëjtën kohë.

Kjo gjë i ka pëlqyer shumë edhe Elena Orës, motrës së Ritës e cila e ka shpërndarë fotografinë e revistave në rrjetet sociale duke u shprehur krenare për to.

“Shumë e lumtur sot në aeroport gjatë rrugës për në Greqi, i kam këto dy kompani me vete, jeta ime është shumë e mirë. Dy vajzat shqiptare në ballinë në kohë të njëjtë”, ka shkruar Elena. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B2CqbUQFC29/

Rita Ora, kosovarja e parë e nominuar në “Latin American Music Awards 2019”

 “Latin American Music Awards 2019” ka zbuluar kandidatët e nominuar për çmime, shkruan KultPlus.

Në mesin e të nominuarve është edhe Rita Ora, e para shqiptare që është bërë pjesë e nominimeve në këtë garë.

Përmes një postimi në InstaStory ajo bëri të ditur se u nominua për herë të parë në “Latin American Music Awards”, duke shkruar: “Kosovarja/britanezja e parë e nominuar në Latin AMA”.

Në këtë garë ajo është nominuar me projektin “R.I.P” në duet me Sofia Reyes dhe Anitta për “Video kënga muzikore e preferuar”.

Lista e plotë e nominimeve në “Latin American Music Awards”:

Artisti i vitit
Ozuna
Bad Bunny
Maluma
Romeo Santos
J Balvin
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga
Christian Nodal
Anuel AA
Daddy Yankee
Karol G

Artisti i ri i vitit
Sech
Rosalía
Darell
Paulo Londra
Lunay
Jhay Cortez

Kënga e vitit
Bad Bunny & Drake “MIA”
DJ Snake Featuring Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Daddy Yankee Featuring Snow “Con Calma”
Pedro Capó & Farruko “Calma”
Anuel AA & Romeo Santos “Ella Quiere Beber”

Albumi i vitit
Bad Bunny – X 100PRE
Ozuna – Aura
Anuel AA – Real Hasta La Muerte
Luis Fonsi – VIDA
Santana – Africa Speaks

Artisti i preferuar – Femër
Natti Natasha
Karol G
Becky G
Rosalía
Natalia Lafourcade

Artisti i preferuar – Mashkull
Ozuna
Bad Bunny
Anuel AA
J Balvin
Romeo Santos

Grupi i preferuar 
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga
T3r Elemento
Los Ángeles Azules
CNCO
Wisin & Yandel

Artisti i preferuar i muzikës pop
Luis Fonsi
Pedro Capó
Sebastián Yatra
CNCO

Albumi i preferuar pop
Luis Fonsi – VIDA
Santana – Africa Speaks
Rosalía – El Mal Querer
Sebastian Yatra – Fantasía

Kënga e preferuar – Pop
Pedro Capó x Farruko – “Calma”
Becky G & Kane Brown – Lost In The Middle Of Nowhere (remix)
Luis Fonsi x Ozuna – “Imposible”
Reik & Maluma – “Amigos Con Derechos”
Sebastián Yatra & Mau y Ricky – “Ya No Tiene Novio”

Artisti i preferuar – Meksikan
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga
Christian Nodal
T3r Elemento
Calibre 50

Albumi i preferuar – Meksikan 
T3r Elemento – The Green Trip
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga- Con Todas Las Fuerzas
Raymix – Oye Mujer
Lenin Ramírez – Bendecido

Kënga e preferuar- Meksikan
Los Ángeles Azules featuring Natalia LaFourcade – “Nunca Es Suficiente”
Banda Los Sebastianes – “A Través del Vaso”
Christian Nodal – “No Te Contaron Mal”
T3r Elemento featuring Gerardo Ortiz – “Aerolínea Carrillo”
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga – “Mejor Me Alejo”

Artisti i preferuar – Urban
Bad Bunny
Ozuna
Anuel AA
J Balvin

Albumi i preferuar – Urban
Bad Bunny – X 100PRE
Ozuna – Aura
Anuel AA – Real Hasta La Muerte
Farruko – Gangalee

Kënga e preferuar – Urban
Bad Bunny & Drake – “MIA”
DJ Snake Featuring Selena Gomez, Ozuna & Cardi B – “Taki Taki”
Anuel AA & Romeo Santos – “Ella Quiere Beber”
Daddy Yankee Featuring Snow – “Con Calma”
Ozuna x Manuel Turizo – “Vaina Loca”

Artisti i preferuar – Tropikal
Romeo Santos
Marc Anthony
Carlos Vives
Juan Luis Guerra

Albumi i preferuar – Tropikal
Romeo Santos – Utopía
Marc Anthony – OPUS
Juan Luis Guerra 440 – Literal
Gilberto Santa Rosa – 40… Y Contando En Vivo Desde Puerto Rico

Kënga e preferuar – Tropikal
Romeo Santos “Centavito”
Aventura – “Inmortal”
Wisin & Yandel & Romeo Santos – “Aullando”
Prince Royce + Marc Anthony – “Adicto”
Silvestre Dangond & Maluma – “Vivir Bailando”

Artisti dytësor i preferuar
DJ Snake
Drake
Snow
Sean Paul

Turneu i preferuar
Jennifer Lopez
Luis Miguel
Bad Bunny
Chayanne
Marc Anthony

Videoja e preferuar
Camila – “Te Confieso”
Becky G & Maluma – “La Respuesta”
Daddy Yankee & Wisin y Yandel – “Si Supieras”
Sofia Reyes Ft. Rita Ora & Anitta -“R.I.P.”
Sebastian Yatra & Camilo – “En Guerra”. / KultPlus.com

Rita Ora me koncert spektakolar në Kroaci: E bukur ta përfaqësoj vendin tim këtu

Këngëtarja Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në Kroaci. Dhe media Jutarnji.hr i ka kushtuar një artikull Ritës duke e konsideruar si një nga 10 këngëtaret më të njohura në botë.

Ylli i muzikës pop performoi para 5000 vetave hitet e saj më të mëdha.

Pavarësisht se koncerti u ndërpre për shkak të problemeve teknike raportohet se mijëra vetë kënduan njëzëri këngët e saj.

“Unë kam qenë në shumë vende të bukura, por ky është një nga më të bukurit. Kroacia është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë,”-tha Rita para se të ngrinte audiencën në këmbë me frazën e saj: “Kroacia bëni ca zhurmë”.

Gjithashtu këngëtarja nuk harroi të përmendte origjinën e saj shqiptare në koncert, transmeton fmimages.

Ajo u shpreh se ka shumë këngëtarë të mirë në Shqipëri dhe se është ndjesi e bukur të përfaqësosh vendin tënd.

“Unë nuk e di se çfarë të pres, por kjo është një nga shfaqjet e mia më të mira këtë verë . Kam lindur jo shumë larg nga këtu, në qytetin e Prishtinës, një pjesë e familjes sime jeton ende atje. Ka kaq shumë këngëtarë të mirë nga vendi im, dhe kam ardhur këtu, është gjë e bukur të përfaqësosh vendin tënd”, u shpreh ajo. / KultPlus.com

Rita Ora, imazh i brendit të njohur gjerman (VIDEO)


Ylli botëror, Rita Ora, po vazhdon të lidhë marrëveshje me kompani të modës për reklamimin e produkteve të tyre. Kësaj radhe me brendin e modës Deichman.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që jeton në Britani të Madhe, është bërë imazh i kësaj kompanie, duke reklamuar koleksionin më të ri të “Deichman”, shkruan KultPlus.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video përmbledhëse nga kampanja e saj më e re, e cila është shoqëruar nga kënga e saj më e fundit “NeW Look”, e që përshtatet edhe me reklamën.

“Jam shumë në dashuri me bashkëpunimin tim të ri me Deichman!!! Faleminderit për të gjithë ekipin që më ndihmuan ta bëj gjithë këtë hedhje së bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.


Faqja zyrtare e “Deichmann” në Instagram ka publikuar disa video nga kampanja me Ritën, në një prej të cilave Rita pyet vazhdimisht se “cila është zgjedhja juaj për të veshur sot?”. 

Përndryshe, brendi  “Deichmann SE” (dikur Heinrich Deichmann-Schuhe GmbH & Co. KG) është një zinxhir i madh gjerman i shitjeve me pakicë i themeluar në Essen, North Rhine-westphalia, Gjermani. Në vitin 2017, Handelsblatt e quajti atë shitësin më të madh të këpucëve në Evropë. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B1t_IkLlBpO/

Rita Ora e mahnitur me këngën e Taynas dhe Dafina Zeqirit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur e mahnitur me projektin “Bye Bye” të sjellë në fundjavë nga dy yjet e estradës kosovare, Tayna dhe Dafina Zeqiri.

Kënga e lansuar para dy ditësh menjëherë është kthyer në hit, duke marrë rreth 2.5 milionë klikime deri tash.

“A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq mahnitëse! E dua vendlindjen! Dhe kënaqem kur shoh gra që marrin kontrollin dhe janë vetvetja e inspirojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe po u tregoni vajzave se është në rregull të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Postimin e saj e kanë rishpërndarë dy këngëtaret Tayna e Dafina Zeqiri, me këtë të dytën që ka thënë se shembulli më i mirë i suksesit është vetë Rita Ora. / Koha.net / KultPlus.com

Image

Rita Ora së shpejti me koncert në Zarë të Kroacisë


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë në Zarën e arbëreshëve në Kroaci.

Siç njofton portali voal.ch, duke iu referuar organizatorëve, koncerti pritet të mbahet më 30 gusht, në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë.

Rita Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull, përcjell albinfo.ch.

Sipas organizatorëve, shumica e biletave tashmë janë shitur, që lë të kuptohet se koncerti i yllit shqiptar të muzikës ka zgjuar interesim të madh.

Rita Ora me koncert në Zarë të Kroacisë

Këngëtarja e njohur Rita Ora, do të performojë për herë të parë në Zarë të Kroacisë këtë verë.

Ora do të performojë në Qendrën Sportive “Visnjik” në Zarë më 30 gusht 2019, dhe biletat kanë dalë në shitje të mërkurën (3 korrik), njoftuan organizatorët e koncertit.

Që kur koncerti u njoftua në fundjavë, ka pasur interes të madh nga fansat e saj në Ballkan, marrë parasysh faktit që këngëtarja është me origjinë nga Kosova.

“Të gjithë fansat dhe ata që duan të dëgjojnë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop dhe të kërcejnë me hitet si: “Let You Love Me”,”Your Song” ,”Anywhere” dhe një numër këngësh të tjera, ne ju këshillojmë ta siguroni biletën tuaj sa më shpejt të jetë e mundur me çmim të zbritur “, tha në një deklaratë Qendra Sportive “Visnjik”.

Ora do të performojë në Zarë si pjesë e turneut të saj “Phoenix”, për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Turneu filloi në Australi në mars, duke vazhduar më pas në Azi dhe qytetet e mëdha të Evropës si: Paris, Milano, Londër, Oslo dhe Stokholm.

Ora kohët e fundit ka bërë histori në top listat në Mbretërinë e Bashkuar me hitin e saj “Let You Love Me”, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ardhja e saj për të performuar në Ballkan, me siguri do të zgjojë një interesim të madh edhe të fansave të saj shqiptarë, marrë parasysh faktin që ky koncert është shumë pranë Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare në përgjithësi. /Telegrafi/ KultPlus.com

Përfundon “Alba Festival”, koncerti që mblodhi artistët shqiptarë në Zvicër

Në Zvicër për herë të parë është mbajtur festivali i muzikës shqiptare, “Alba Festival”. Ky festival për dy ditë rresht mblodhi afro 25 mijë vizitorë në Hardturm të Cyrihut, derisa dhuruan spektakël artistët shqiptarë.

Në këtë koncert madhështor performuan më tepër se 16 artistë, në mesin e të cilëve ishte edhe ylli Rita Ora, Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Kida, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Rina Balaj, Fero e shumë të tjerë.

Para performancës, reperi Ledri Vula në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me Ritën, teksa ka marrë një numër të madh të komenteve nga fansat e tij.

“Alba Festival”, është përmbyllur me këngëtaren Ora, e cila nuk ka dyshim se mahniti publikun me performancën e saj të veçantë.

Krahas Ritës, njëra nga artistet që tërhoqi vëmendje ishte edhe Dhurata Dora me veshjen që zgjodhi “Kuq e Zi”. Ajo performoi hitin e fundit “Zemër” në bashkëpunim me Soolking, dhe në videot e mëposhtme mund të shikoni atmosferën që krijoi.

Synimi i këtij festivali ishte pikëtakimi për një miks të muzikës moderne nga trojet shqiptare si dhe shkëmbimi ndërkulturor.

Ndryshe, përpos muzikës në këtë festival kishte stenda me ushqime nga Ballkani si dhe ishin të vendosura disa “Shisha – bare”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Nëna e Rita Orës komenton tek Ledri, ka një pyetje

Rita Ora dhe Ledri Vula u bënë bashkë në AlbaFestival në Zvicër.

Me këtë rast, dy artistët nuk e kaluan mundësinë pa shkrepur një foto të përbashkët krah njëri-tjetrit, të cilën e ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.Gati 100.000 pëlqime ka arritur Ledri t’i mbledhë për vetëm dy orë në foton me Ritën e cila është pasuar më shumë komente.

Megjithatë, janë dy që kanë marrë më së shumti vëmendje.

Vetë Rita i ka dërguar zemra Ledrit teksa nëna e artistes me origjinë shqiptare ka pasur një pyetje.

‘Ani zemra? Awwww’ – shkruan Vera Ora teksa nuk dihet saktë se çfarë konfirmimi ka dashur të marrë nga dyshja që pozonte bashkë përpara aparatit. / Insajderi/ KultPlus.com

Rita Ora dhe Ledri Vula përkrah njëri-tjetrit në Alba Festival

Open Air “Alba Festival” në Hardturm Areal të Cyrihut ka mbledhur artistët më të mirë shqiptar për përformim, ku ndër përformancat më të mira të ditës përmbyllëse ka qenë ajo e Rita Orës.

Alba Festival” si organizim konsiderohet ndër festivalet më të mëdha të organizuar nga shqiptarët në Europë, ku u përcill nën prezencen e mijëra të rinjëve shqiptar dhe të huaj.

Edhe artisti kosovar Ledri Vula, me një fotografi në rrjetin social Instagram, për të gjithë ndjekësit e tij, ka ndarë një foto të pjesëmarrjes së tij në “Alba Festival“, përkrah Rita Orës./KultPlus.com

Rita Ora do të këndojë sonte në “Alba Festival” në Cyrih


 

Dje, në Hardturm Areal të Cyrihut ka nisur festivali open air “Alba Festival. Ky organizim konsiderohet si ndër festivalet më të mëdha të organizuar nga shqiptarët në Europë.

Mijëra të rinj e të reja, jo vetëm shqiptarë, i janë bashkuar këtij festivali, teksa për argëtimin e tyre janë kujdesur këngëtarët shqiptarë.

E sot, gjatë ditës së dytë dhe përmbyllëse të këtij festivali, do të performojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Sipas agjendës, pritet që Rita të këndojë rreth orës 20:20, përcjell albinfo.ch.

Më poshtë gjeni edhe listën e këngëtarëve të tjerë që do të këndojnë sonte. /KultPlus.com

Rita Ora paralajmëron këngë të re

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo tash e një kohë ka nisur turneun e koncerteve anembanë botës me qëllim të promovimit të albumit të saj, “Phoenix”.

Por, biondja së fundmi ka paralajmëruar këngën e re që pritet të publikohet së shpejti dhe nuk dihet nëse është ndonjë bashkëpunim apo solo.

https://www.instagram.com/p/BzK49oHliMW/?utm_source=ig_embed

Në postimin e ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, 28-vjeçarja vjen me një pamje më ndryshe dhe mjaft e veçantë.

“Ritual” mban titullin projekti i fundit i bukuroshes tonë, që e solli të shoqëruar me videoklip para pesë ditësh. Fillimisht, ky projekt u lansua në versionin audio (më 31 maj), e më pas me videoklip.

Rita, po ashtu, do jetë pjesë e “Alba Festival”, i cili do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Hardturm-Areal në Cyrih. Bashkë me të janë edhe yjet si Ledri Vula, Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu, Capital T e shumë të tjerë. 

Në kryeqytet së shpejti murale për Rita Orën, Dua Lipën dhe Era Istrefin

Në 3 vjetët e fundit, rruga B në kryeqytet ka pasur një transformim total.

Monotoninë e ndërtesave këtu, e kanë thyer grafitet shumëngjyrëshe të artistëve të ndryshëm.

Vizatimet e llojllojshme po pëlqehen edhe nga qytetarët dhe banorët e kësaj pjese.

Pamje të ngjashme do të marrin edhe disa lagje të Prishtinës.

Në komunën e Prishtinës thonë se shumë shpejt do të filloj edhe realizimi i muraleve për Dua Lipën, Rita Orën dhe Era Istrefi.

Për këtë qëllim tashmë kanë arritur më shumë se 100 artistë të huaj./ Koha.net /KultPlus.com

Rita publikon “Ritual” (VIDEO)

Rita Ora ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue.

“Ishim gjithë bekim gjatë punës në këtë projekt arti për ju dhe shpresoj se do ta doni më shumë se unë”, ka shkruar Rita në Instagram, ku ka njoftuar për publikimin e kësaj kënge.

Këngëtarja jonë paraqitet me dukje tejet tërheqëse, me flokët e saj bjonde dhe veshje të thjeshtë por që i vënë në dukje format truporë për t’u lakmuar.

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan për këngëtaren shqiptare Ilira Gashi: Rita Ora e re

Ilira Gashi (Foto: Instagram/iliramusic)

Është një nga zbulimet muzikore të vitit: Ilira , këngëtarja me rrënjë shqiptare, konsiderohet ndërkombëtarisht si ylli i ardhshëm i muzikës pop, e nis artikullin e saj gazeta zvicerane “Blick”.

Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit: Ilira (24 vjeçe) nga Koniz BE, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj, prindërit e të cilës vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë mbi 30 milionë klikime. Projektet e saj mbajnë tituj provokative si ky i fundit “Get Off My D! Ck”.

Fansat e krahasojnë atë me yllin Rita Ora, si pasardhëse të mbretëreshës shqiptare të popit. “Ky është një kompliment i madh dhe më nderon shumë,” thotë Ilira. “Por kur ju shikoni muzikën time,e kupton se unë nuk jam i klasifikuar dhe se jam origjinale”.

1.Vendi i tretë në garën për festivalin “Song Contest Euro”

Talenti muzikor i këngëtares së re është i njohur fillimisht nga nëna e saj e cila edhe e inkurajoi atë. Në vitin 2010, ajo hyn në një grup zviceran në garë për festivalin “Song Contest Euro” (ESC), teksa zuri edhe vendin e tretë. “ESC, ishte lumturia më e madhe e jetës sime”, thotë Ilira. “Përndryshe unë ndoshta nuk do të kisha shkuar në Berlin.”

Pas ESC, këngëtarja mori një ftesë për kryeqytetin gjerman nga reperi i suksesshëm Prinz Pi (39 vjeç). Ajo bashkë me DJ-në rezultoi sukses të mëdha me bashkëpunim e tyre “Fading” dhe përfundoi si një nga hitet më të mëdha të vitit 2018.

Pothuajse në të njëjtën kohë,  ka nënshkruar kontratë si artist solo. Ilira: “Unë vendos gjithçka vetë. Tekstet e mia, muzikën time dhe veshjet e mia të mprehta. Unë nuk jam një fabrikë industriale, por një këngëtare e bërë vetë”.

2.Jam Feministe

Megjithatë, të qenit grua në biznesin e muzikës nuk është gjithmonë e lehtë. “Jam shpesh e nënvlerësuar dhe e reduktuar për shkak të pamjes time sidomos nga njerëzit”, thotë këngëtarja, që i pëlqen të eksperimentojë me veshjet në klipet e saj.

Ajo shkruan tekste mjaft të thella: “Edhe pse unë bëj flluskë-çamçakëz tekstet e mia gjithnjë kanë një mesazh”. Unë jam vetëm një feministe si gjithë të tjerët”, thotë Ilira. Me këngët e mia dua të inkurajoj gratë që të qëndrojnë ashtu siç janë.

3.Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat

Aktualisht, mbretëresha po e vazhdon karrierën e saj muzikore me të dashurin producentin Jumpa (24 vjeç) dhe jeton në Londër, pasi është duke punuar në albumin e saj debutues. Ilira po punon vazhdimisht për të shpërthyer në Zvicër dhe Shqipëri. “Temperamenti im është shqiptar, por perfeksioni im është zviceran”, thotë ajo duke qeshur.

“Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat”, përfundon Gashi për Blick. /Telegrafi/KultPlus.com

Rita fantastike në ‘Stamford Bridge’, shënon gol

Rita Ora ka perfomuar dje në pushimin mes pjesëve në lojën e yjeve të organizuar për bamirësi nga SoccerAid.

Mbrëmë është mbajtur një event nga SoccerAid, ylli i së cilës ka qenë Rita, ku ka performuar në pushimin mes pjesëve të lojës së futbollit ku kanë luajtur shumë lojtarë të njohur të futbollit anglez.

Këngëtarja ka shfrytëzuar rastin për të gjuajtur drejt portës së një prej stadiumeve më të mëdhenj në Londër dhe fotot janë fantastike, shkruan Gazeta Express.

Rita ka ndezur atmosferën në stadium, pasi ka performuar disa prej këngëve të saj, perfomancë kjo që është lavdëruar shumë nga të pranishmit dhe mediat angleze.

UNICEF me këtë rast ka publikuar edhe një vide të Ritës të kohës kur ajo ka bërë vizitën në vendlindjen e saj, në Kosovë.

https://www.instagram.com/p/By0HIv2FYdN/?utm_source=ig_web_copy_link

Prezantohet dokumentari i Rita Orës i realizuar në Kosovë (VIDEO)

Është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë.

Pjesë e këtij projekti është edhe artistja shqiptare me famë botërore, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Dokumentari është realizuar gjatë vizitës së fundit të Ritës në Kosovë, e cila u realizua në muajin prill. Ajo kishte vizituar disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

Dokumentari i saj u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STVnë Skoci./KultPlus.com

Nesër publikohet dokumentari i Ritës nga vizita e saj në Kosovë (Video)

Rita foli edhe njëherë për eksperiencën e saj Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, në muajin prill ka vizituar Kosovën, vendlindjen e saj. Këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, ajo e ka dokumentuar në një film, i cili do të transmetohet nesër (e diel).

Në një intervistë për The Daily Mail, foli për vizitën e saj të veçantë dhe emocionuese në Kosovë.

Këngëtarja 28 vjeçare, tregoi se u detyrua të largohej nga vendi i lindjes si fëmijë së bashku me familjen e saj nga konflikti serbo-shqiptar, ndërsa tha se udhëtimi i saj për në vendlindje dhe takimi me të rinjtë, nënkupton gjithçka për të.

“Familja ime u detyrua të largohej nga Kosova për shkak të konfliktit në kërkim të sigurisë dhe shanceve më të të mira për të ardhmen. Sot, është e mrekullueshme ta shohësh Kosovën në paqe dhe të shohësh që fëmijët kanë më shumë qasje në kujdesin shëndetësor dhe edukim”, tha ajo për dailymail.

Ky dokumentar do të transmetohet në “Soccer Aid” për UNICEF në ITV këtë të diel.

Sa ka qenë në Kosovë, artistja shqiptare ka mbajtur edhe një fjalim para publikut.

 “Faleminderit shumë. Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam qenë në Kosovë, tanimë për dy ditë dhe kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in, kemi ndërtuar një rrugëtim magjeps këto ditë dhe duhet të them që programi Upshift dhe ajo çka ka bërë UNICEF-i të përjetoj dhe të takojë disa nga ju ishte me të vërtetë inspiruese. Kam kaluar kohën më të mirë duke mësuar gjëra për rininë e Kosovës dhe po mundohem të kuptoj në mënyrë që t’i ndihmoj, të inspiroj dhe të mbështesë kulturën dhe rininë. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe të takojë heronjtë e mrekullueshëm që punojnë në kuadër të UNICEF-it…Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu dhe mezi po pres të mbështesë rininë e shtetit tonë.”, ka thënë këngëtarja shqiptare përgjatë një fjalimi të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.

“Ritual” mban titullin projekti i fundit i artistes shqiptare, që erdhi vetëm në versionin audio. Kënga është publikuar në fund të muajit maj dhe deri tani në kanalin Youtube numëron mbi 3 milionë klikime.

Rita Ora shpallet këngëtarja e katërt më e klikuar në botë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare.

Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018, ndërsa dy këngë të saj janë më të kilikuarat në Top 10.

Rita ka ndarë lajmin me fansat në rrjetet sociale duke e konsideruar një lajm të madh.

“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste,” shprehet këngëtarja Ora. / KultPlus.com

Rita: Mam, sapo aterova a është pitja gati?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka potencuar disa herë faktin që është adhuruese e ushqimit tradicional shqiptar, por në veçanti ajo e adhuron piten, shkruan KultPlus.

Është nëna e saj, Vera Ora, që i rri gjithmonë gati të bijës që këto ushqime t’i ketë sa më shpesh në tryezë.

Kështu, Vera Ora ka ndarë sot një moment me gjithë fansat e saj, teksa tregon se Rita sapo ateron e telefonon nënën për të kërkuar ushqimin e saj të preferuar, piten.

“Rita: Mum!!! just landed is PITE gati! 
Pite is traditional dish and delicious 😋”, ka shkruar Vera në Facebook, teksa ka ndarë me ndjekësit edhe dy fotografi të Ritës. / KultPlus.com

Rita Ora takohet me këngëtaren tjetër të famshme shqiptare, Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në “Summertime ball 2019”.

“Summer time ball” është një festival i madh veror në Londër, i mbajtur çdo të shtunën e parë ose të dytë të qershorit nga stacioni “Radio Capital”. Organizohet çdo vit në stadiumin “Wembley”, me të ftuar emrat më të mirë të muzikës ndërkombëtare.

Prezente në këtë ngjarje ka qenë edhe artistja tjetër shqiptare që po bën emër në mediat e huaja, Ava Max.

Kjo e fundit ka pasur rastin që të takohet me patrioten e saj, Rita Orën, në prapaskenat e festivalit.

Ka qenë Rita fillimisht, ajo e cila ka publikuar një fotografi me Ava Max në InstaStory, teksa të njëjtën Ava Max e ka rishpërndarë duke shkruar në mbishkrimin e saj: “E dua këtë vajzë”.

Rita përndryshe ka shprehur mbështetje për Ava Max që në fillimet e karrierës së saj.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, shqiptarja tjetër e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, kishte bërë thirrje publike përmes një statusi në Twitter, duke i thirrur në bashkëpunim artistes: Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat i janë përgjigjur të gjitha pozitivisht ftesës, por mesa duket ende nuk është punuar diçka në këtë drejtim. /Telegrafi/ KultPlus.com