Rita Ora po sjell bashkëpunim me një artist shumë të njohur

Këngëtarja e hitit “Let you love me”, ka inçizuar fshehtazi dy këngë me reperin xhamajkan Sean Paul, e njëra këngë e cila quhet “Call on me” do të publikohet më vonë këtë vit.

Për një intervstë, Sean tha “Unë dhe Rita kemi njohur njëri tjetrin që sa kohë”, “Ne po punojmë e po mundohemi të vendosim se cila këngë është më e mira që ta publikojmë.”

Kënga është zbuluar se trajton temën e familjes dhe shoqërisë dhe rëndësinë e tyre.

Harrohen në aeroplan bizhuteritë në vlerë katër milionë dollarë të Rita Orës

Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës, janë harruar në aeroplan.

Një grua që kujdesej për bizhuteritë e saj që kapin vlerën rreth katër milionë dollarë, ishte ajo e cila bëri këtë gabim.

Ndërlidhësja, e cila u ngarkua me transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi ngarkesën e saj në aeroplanin e saj në Aeroportin e Nices, Francë, pasi mbërriti nga Londra, sipas AFP.

Deri në kohën që ajo e kuptoi, aeroplani kishte marrë tashmë fluturimin e kthimit në Aeroportin Luton të Londrës.

“Dikush me kokën në re gati humbi disa miliona”, tha me shaka një polic, duke thënë se bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u kthyen në Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli 28-vjeçar britanik e lindur në Kosovë u shfaq në Kanë më 16 maj veshur me një fustan të bardhë kombinuar me një gjerdan të mrekullueshëm me diamant. /KultPlus.com

Rita Ora për vizitën e fundit në Kosovë: Pash vende që ishin më keq seç prisja

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora u kthye në Kosovë pak javë më parë me UNICEF-in për të vizituar familjet e varfra.

Në një intervistë për “The Sun”, Rita tha se u kthye në vendlindje për të parë një anë tjetër të Kosovës

Rita u shpreh se vizitoi vende që nuk kishte qenë asnjëherë dhe ishin më keq seç i priste.

“Unë u ktheva në vendin tim bashkë me UNICEF-in sepse nuk kisha qenë aty për disa kohë. Dhe nuk kisha qenë në ato vende ku shkova, e që ishin më keq seç e prisja. Vizitova shtëpi dhe fëmijë që nuk janë të arsimuar – dhe nëna të reja. Shkova atje për të parë se çfarë bën UNICEF-i sepse ndonjëherë ti nuk i sheh fare rezultatet”, deklaroi Rira Ora.

Ndërsa këngëtarja theksoi edhe njëherë faktin se është shumë e bekuar që ju dha mundësia të jetonte në Britani.

“Ishte shumë emocionale kjo vizitë dhe më bëri të mendoja, ‘E dini çfarë, jam shumë e bekuar dhe shumë mirënjohje që isha në gjendje të vija në Britani të Madhe dhe të realizoja ëndrrat e mia – dhe të prindërve të mi”, potencoi Rita Ora në fund.

Ajo në këtë intervistë foli edhe për jetën private duke theksuar se në shumë raste mediat kanë spekuluar për lidhjet e saj të dashurisë, por që s’kanë qenë të vërteta.

Pas ndarjes nga aktori i “Spider-Man”, Andrew Garfield në muajin mars, ajo theu heshtjen duke thënë se edhe për një kohë të gjatë nuk dëshiron të ketë mashkull në jetën e saj.

“E kam shumë të vështirë të dal me dikë. Por nëse është shumë e vështirë, atëherë e konfirmon atë se nuk është koha e duhur për një hap të tillë. Më lidhin me çdo mashkull me të cilin dal. Por, t’ju them të drejtën, në këtë moment një lidhje dashurie nuk është në prioritetet e mia. Por as që dua ta lë për shumë vonë, sepse vërtet dua të kem një familje shumë të madhe në të ardhmen”, deklaroi Ora.

“E di se njerëzit kanë thënë se ka diçka mes meje e Liam Payne – dhe ai është një prej njerëzve më të mirë që kam takuar ndonjëherë – por jemi bërë miq shumë të afërt. Është e pazakontë të shohësh një djalë e një vajzë si miq të afërt dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje dhe të mos jenë në lidhje dashurie”, potencoi Rita Ora. / KultPlus.com

Rita promovon albumin në Britani, sot nis turneun

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sot do të nis turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë turne ajo do ta promovojë albumin e saj të fundit, Phoenix, njofton KultPlus.

“Kjo shfaqje do të thotë shumë për mua dhe ju të gjithë do të thoni kaq shumë për mua”, ka shkruar Rita.

https://www.instagram.com/p/BxslBrHD-cD/?utm_source=ig_embed

“Faleminderit gjithë ekipit që punuan gjatë netëve të pafundme për këtë shfaqje”.

Para Britanisë, Rita albumin e ka promovuar edhe në shumë vende tjera të botës.

Gazeta britanike: Rita Ora në mesin e dhjetë më të pasurve të rinj në Britani

Gazeta zvicerane 20 min.ch i referohet asaj britanike “Sunday Times” për pasurinë e këngëtares Rita Ora, përcjellë KultPlus.

Sipas këtij shkrimi, bëhet e ditur se Rita Ora është renditur në mesin e dhjetë më të pasurve të rinj në Britani të Madhe.

Bëhet e ditur se kjo këngëtare numëron mbi 20 milion funta.

Rita Ora përpos suksesit në muzikë, ajo është angazhuar edhe në filma, kampanja të modës dhe kampanja të bamirësisë./KultPlus.com

Rita Orën mund ta shihni edhe në këtë projekt

U publikua filmi  ‘Detective Pikachu’ Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç sukseseve të shumta në muzikë, së fundmi ka luajtur edhe rolin e aktores.

Rita Ora luan në filmin që porsa është publikuar ‘Detective Pikachu’. Lajmin për publikimin e filmit, në të cilin Rita e luan rolin e Dr Laurent e bëri të ditur vetë këngëtarja. Rita përmes një postimi në instagram u shpreh shumë krenare, që ka luajtuar në këtë film, shkruan RTV 21.

“Filmi ‘Detective Pikachu’ është publikuar! Këtu mund të shikoni paraprakisht pak nga karakteri im Dr Laurent. Shumë krenare me gjithë kastin dhe skuadrën. Faleminderit Rob Letterman që na lejuar mua dhe Kygon të krijojmë këtë film dhe të jemi pjesë e tij. Bota e Pokemonit me ju. U publikua në secilin teater”, shkroi Rita krahas disa imazheve../KultPlus.com

Rita e Kygo këndojnë në emisionin ‘The Tonight Show’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ishte e pranishme në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Rita, së bashku me këngëtarin Kygo kanë kënduar këngën e tyre më të re ‘Carry On” në skenën e emisionit The Tonight Show dhe Goodmorning America. “Carry On”, transmeton albinfo.ch.

Në intervistën për këtë emision, Rita Ora tregoi dhe përvojën e saj në mbrëmjen e madhe të “Met Gala”.

Çifti më pas shndërroi skenën e moderatorit Jimmy Fallon në një studio muzikore përmes këngës Carry On, që është kolonë zanore e filmit “Detective Pikachu”, një film i frymëzuar nga Pokemon./KultPlus.com

https://youtu.be/AffqJMqgMw4

Rita Ora donte t’i digjte flokët në Met Gala

Rita Ora njihet për stilin e saj shumë të veçantë.

Ylli i muzikës pop njihet për veshjet e saj jashtëzakonisht dramatike dhe shumë unike, në baza ditore.

Prandaj, çdo kush që ka supozuar se Met Gala e këtij viti me temën “Camp: Notes on Fashion”është një mundësi e jashtëzakonshme për të që ta shfaqë gjithë kreativitetin ka pasur shumë të drejtë.

Por, derisa Katy Perry vendosi të vishet si llambadar dhe Zendaya si ‘Hirushja’, këngëtarja 28 vjeçare u paraqit në shkallët e Muzeut Metropolitan të Arteve e veshur e gjitha në ar.

Këngëtarja e hitit “Let Me Love You” kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë ari të Marc Jacobs duke sjellë kështu në tapetin e kuq të Met Gala shumë elegancë dhe bukuri njëkohësisht.

Megjithatë Rita Ora duket se u pendua për këtë zgjedhje, transmeton Klan Kosova.

“Ishte shumë bukur sepse të gjithë ishin veshur shumë ndryshe ndërsa unë për herë të parë në jetën time u ndjeva e veshur në mënyrë shumë të zakonshme. Shikova rrotull dhe thashë me vete ‘Duhej t’ia kisha vënë zjarrin flokëve ose diçka të ngjashme’”, ka thënë ajo në këtë intervistë.

Tema e Met Gala ndryshon çdo vit, ndërsa sivjet ishte “Camp: Notes on Fashion” që është inspiruar nga një ese e vitit 1964 e filozofes Susan Sontag, në të cilën ajo e përshkruan këtë fenomen estetik si diçka që nuk duhet të flitet për të. “Të flasësh për Camp është sikur ta tradhtosh atë”.

Camp është i ngjashëm me kiçin, mirëpo derisa kiçi ka të bëjë me vetë veprën, camp është mënyrë e performansës.

Ndoshta veshja e Rita Orës ishte zgjedhja më “camp” nga të gjithë./Klan Kosova

The Sun: Rita Ora paguan plot 1.5 milionë paund për shtëpinë luksoze në Prishtinë

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e shtëpisë së tyre të re në Prishtinë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar Vera Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Sipas “The Sun”  ka qenë Rita ajo që ka paguar plot 1.5 milionë paund për shtëpinë luksoze që është publikuar më herët.

Ndërsa burimet bëjnë me dije se shtëpia e blerë ndodhet në Parkun e Bërnicës në Prishtinë.

Rita Ora e Dua Lipa shmangin njëra-tjetrën qëllimisht në “Met Gala”

Janë dy nga pop-yjet më të famshme të eksportuara në Britani, por marrëdhëniet mes Rita Orës dhe Dua Lipës besohet se janë aq të ftohta sa edhe e shmangën njëra-tjetrën në “Met Gala” si dhe në ndejën pas ceremonisë.

Këngëtaret thuhet se kanë një mosmarrëveshje private që kulmoi të hënën mbrëma, kur të dy yjet u shfaqën në tepihun e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit Modern në New York.

Mësohet se Dua, 23 vjeçe, është bërë e frustruar me krahasimet e vazhdueshme që ia bëjnë me bashkëvendësen e saj 28 vjeçare derisa ajo dëshiron të njihet si artiste origjinale, transmeton Koha.net.

Një burim i ka thënë tabloidit britanik “The Sun”: “Është mëkat, sepse dikur ishin shumë të afërta dhe Dua kishte folur se sa e admiron Ritën. Dua madje ka thënë se dëshiron të bëhet sikurse Rita në të ardhmen”.

“Por tanigjërat kanë marrë tatëpjetën dhe ajo po provon të distancohet – dhe këtë s’po tenton as ta mbajë të fshehtë në industri”.

“Rita me çdo kusht dëshiron të shmangë konfrontimin dhe iu shmang për t’u siguruar se s’do të ndeshen ballë-për-ballë. Ajo urren skenat, por vërtet dëshironte të merrte pjesë në ‘Met Gala’ dhe nuk deshi që një mosmarrëveshje t’ia pamundësonte shkuarjen atje”.

Dy yjet vazhduan ndejën pas ceremonisë së “Met Gala” me vizita të ndara në pas-ndejën e organizuar nga Katy Perry në “The Standard NYC”.

Rita u pa teksa hynte bashkë me miken e saj të afërt, Kate Moss, ndërsa Dua më vonë hyri e shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.

Dy yjet kanë të kaluar të ngjashme pasi të dyja kanë shkuar në shkollën prestigjioze londineze “Sylvia Young Theatre School” pasi janë vendosur në Britani të Madhe nga vendlindja e tyre në Kosovë.

Derisa Rita ka pasur sukses të vazhdueshëm pas lansimin të albumit të saj debutues “Ora” më 2012, Dua shihet si yll në ngritje pasi fitoi po ashtu çmime për albumin e saj debutues të vitit 2017.

Me popullaritetin që ka aktualisht, ajo është përzgjedhur të këndojë kolonën zanore të filmit të ri për James Bondin, duke hyrë në kllapën e legjendave si Tom Jones, Madonna, Tina Turner dhe Adele.

The Sun

Rita Ora e Dua Lipa, të mahnitshme në “Met Gala 2019”

Mbrëmë të gjithë artistët kanë mahnitur me dukjen e tyre në “Met Gala”, një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë.

Por, një vëmendje të veçantë e kanë marrë edhe dy yjet shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa të cilat u paraqitjen mjaft të veçanta.

Kjo ngjarje e cila njihet në veçanti për veshjet ekstravagante, çdo vit ka një temë të caktuar. Sivjet mysafirët ishin bazuar në “ironi, humor, parodi, veshje artificiale e ekzagjerim”.

Të pranishmit ju kishin përmbajtur në mënyrën më të mirë kësaj teme, këtë e dëshmuan me dukjen e tyre.

Rita Ora mbrëmë u paraqit me një fustan ngjyrë ari dhe tejet elegante, përderisa Dua Lipa u paraqit me fustan të gjatë shumëngjyrësh e me stil të veçantë flokësh, ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim Duan. / KultPlus.com

NEW YORK, NEW YORK – MAY 06: Rita Ora attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Theo Wargo/WireImage)

Një bisedë interesante midis Rita Oras dhe Mariah Carey në Twitter

Mariah Carey është shpërblyer gjatë ditëve të kaluara me çmimin e ikonës së muzikës në Billboard.

Me këtë vlerësim është pajtuar edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila e ka komplimentuar artisten amerikane.

 “Nuk besoj që një artiste e meriton më së shumë se ti këtë çmim. Nuk je ikonë vetëm e Billboard, por edhe e imja. Shihemi në Londër”, ka pohuar përmes një videoja bukuroshja jonë teksa ishte duke udhëtuar me një autobus privat.

https://twitter.com/BBMAs/status/1123767111032233984?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1123767111032233984&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frita-ora-kthen-buzeqeshjen-ne-fytyre-nje-kompliment-mariah-careyt%2F

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i apostrofuarës, e cila ka thënë se i ka kthyer buzëqeshjen në fytyrë.

“Ju më kthyet buzëqeshjen e madhe në fytyrën time. Suksese në turne dhe shihemi së shpejti”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Rita është duke vazhduar me koncerte të njëpasnjëshme në kuadër të turneut për promovimin e albumit, “Phoenix”. /KultPlus.com

https://twitter.com/MariahCarey/status/1123990103960039427?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1123990103960039427&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frita-ora-kthen-buzeqeshjen-ne-fytyre-nje-kompliment-mariah-careyt%2F

Rita Ora i përgjigjet pyetjes nëse do të këndojë shqip në festivalin e Cyrihut

Ylli i pop muzikës botërore, këngëtarja me rrënjë shqiptare, Rita Ora do të paraqitet në festivalin e parë zviceran i cili i kushtohet ekskluzivisht adhuruesve të këngës shqiptare. “Alba Festival” mbahet në fundjavën e fundit të qershorit në Cyrih. Dhe, siç shkruajnë mediat zvicerane, që tash spekulohet nëse ajo do të këndojë me atë rast ndonjë këngë në gjuhën shqipe ose jo.

“Alba Festival” është i pari i këtij lloji në Zvicër e më gjerë. Ai ka vënë vetes synimin që të bëhet festivali më i madh shqiptar në Evropë, transmeton albinfo.ch. Dhe për të merituar një titull të tillë, aty është ftuar veç tjerash njëri ndër yjet më të mëdhenj të pop muzikës botërore, Rita Ora. Prandaj, nuk duket e tepruar ajo që shkruan blick se “Rita Ora do të “kallë” shqiptarët e Zvicrës”.

Më tutje mediet zvicerane duke prezantuar mysafiren e ardhshme, shkruajnë se Rita Ora është e lindur në Prishtinë ndërsa prindërit e saj kanë emigruar në Londër, kur ajo ishte vetëm një vjeçe. Por ajo është gjithmonë e vetëdijshme prej nga vjen, transmeton albinfo.ch. “Prindërit e mi më kanë mësuar që të jem krenare me rrënjët e mia”, e thekson ajo gjithmonë në intervistat e saj. Kështu, për angazhimin e saj në favor të vendit të prejardhjes, Kosova që nga viti 2015 e ka emëruar atë ambasadore nderi”.

Por, a do të këndojë ajo shqip ne këtë festival?`, kësaj pyetjeje të “20min.ch” ajo i është përgjigjur: “Këtë mund ta zbuloni, nëse do të vini në spektakël”.

Krahas Rita Orës, në “Alba festival” do të paraqiten edhe yje të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria si: Ledri Vula, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora. / KultPlus.com

Rita Ora kërcen me këngë shqipe (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon suksesshëm karrierën e saj. Ajo këto ditë është duke promovuar albumin e saj Phoenix në gjithë botën. Ishte Gjermania, Zvicra e Milano ato që mirëpritën këngëtaren këtë jave me koncerte që këngëtarja do t’i mbajë mend gjatë.

Por në një ndejë pas koncerteve, Rita Ora shihet duke kërcyer me këngën shqipe ‘Si Bugatti’ nga Skerdi dhe Gjiko.

Këtë video e ka shpërndarë këngëtari Skerdo i cili është shprehu i lumtur që Rita ka kërcyer më këngën e tyre. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bw6dqaRjSgr/

Rita Ora: Do të ishte e mrekullueshme sikur të bëja një këngë në shqip

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se do të ishte e mrekullueshme sikur një ditë të bënte një këngë në gjuhën shqipe.

Në një intervistë për “20min” në Zvicër, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka folur para “Alba festivalit” në Zurich ku ajo do të jetë ylli kryesor krahas yjeve tjera shqiptare, më 29 dhe 30 qershor.

“Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, ka thënë këngëtarja, transmeton Koha.net.

Në këtë intervistë, Rita ka folur për lidhjen e saj të afërt me Kosovën teksa ka shtuar se ndihet shumë e nderuar që përfaqëson shtetin si ambasadore nderi e Kosovës.

E pyetur për yjet tjera shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha me sukses ndërkombëtar, Rita Ora ka thënë se shqiptarët e kanë në gjak muzikën e vallëzimin.

“Mendoj se është e mrekullueshme që kemi shansin të tregojmë talentin tonë nëpër botë. Jam po ashtu e lumtur që mund ta vëmë shtetin në pah”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë po ashtu se njeh yjet shqiptare në Kosovë e Shqipëri duke deklaruar se është e lehtë të gjejë talentet lokale përmes internetit. / KultPlus.com

Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix” edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Shteti i parë është Norvegjia – vend ky në të cilin artistja shqiptare ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave.

Duke qenë se është krenuar gjithnjë me rrënjët e saj, simbolet shqiptare, duket se mbeten të preferuarat e artistes kur ajo është në skenë.

Kjo pasi në një moment gjatë performancës, Rita ka bërë shqiponjën me duar, duke e ndjerë kështu edhe më shumë interpretimin e këngës së saj.

Rita bën me duar shqiponjën në Norvegji (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Me këtë gjest, ajo edhe e ka nderuar prezencën e fansave të saj shqiptarë në këtë koncert, duke pasur parasysh që në Norvegji është një komunitet i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë atje. /Telegrafi/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/stories/ritaora/?hl=en

Rita Ora lanson tekilën e saj

Ylli i muzikës pop Rita Ora po e shndërron dashurinë e saj për tekila në një mundësi biznesi duke investuar në brendin e saj të alkoolit.

Ylli i hitit “Your Song” është duke i bashkuar forcat me zyrtarët në Conecuh Brands për t’u bërë aksionare dhe partnere kryesore kreative e “Prospero Tequila”.

Sipas Billboard.com, pija do të prodhohet në Don Roberto Distillery në Meksikë nga njëra nga distilueset e para femër të tekilës, Stella Anguiano, ndërsa Rita është shumë e ngazëllyer për projektin e saj më të ri.

Image

“Kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me brendet mahnitëse dhe secilën herë mësoj diçka të re në lidhje me anën afariste të industrisë”, ka thënë këngëtarja në një deklaratë.

“Me këtë partneritet kam dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri. Të qenit partnere kryesore kreative dhe aksionare më ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë time në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura”.

Image

Ajo vazhdoi: “Puna me Stellën dhe vizita e distilerisë ishin një eksperiencë mahnitëse dhe ajo e konfirmoi dëshirën time për ta marrë këtë pozicion brenda kompanisë. Mezi po pres të ngre dolli për këtë partneritet të ri me familjen, miqtë dhe fansat e mi”, shkruan KOHA Ditore.

“Prapa çdo familjeje të suksesshme qëndron një femër e fortë e cila shërben si zemra dhe shtylla kurrizore”, shton Stella. “Prospero është një tekila që e nënvizon këtë thënie. Jam krenare që po bashkëpunoj për një brend të bërë nga femrat dhe të cilin të gjitha femrat mund ta shijojnë”.

Këto zonja kanë dalë me tri varietete të “Prospero Tequila”: “Blanco”, “Reposado” dhe “Anejo”, me çmimet që fillojnë nga 34.99 dollarë.

Rita është personaliteti më i fundit i famshëm që ngre dolli me tekilën e saj – Justin Timberlake e ka “Sauza 901”, rokerët Sammy Hagar dhe Adam Levine u bashkuan për “Santo Mezquila”, ndërsa George Clooney e ka brendin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Casamigos” me partnerin e biznesit Rande Gerber. / KultPlus.com

Rita: Vazhdoj të mendoj për ditët që kalova në vendlindjen time në Kosovë

Rita Ora është deklaruar sërish për vizitën e saj të fundit me karakter humanitar në Kosovë, përmes Fondit për Mbrojtjen e Fëmijëve-UNICEF.

Ora në rrjetin social “Instagram” ka shprehur mirënjohje ndaj kësaj organizate për kontributin në vendlindjen e saj Kosovën.

“Kujtimet nga besimi i UNICEF-it dhënë për vendlindjen time, ishte me të vërtetë diçka që kurrë nuk do ta harroj”, ka shkruar ylli i popit.

“Vazhdoj të mendoj për ditët që kalova në vendlindjen time në Kosovë”, shkruan ndër të tjera Rita.

“U dhashë fëmijëve atje edhe lodra dhe nuk mund ta përshkruaj sa të lumtur ishin sa më bënë të qajë kur ua pashë buzëqeshjet në fytyrë. Si ambasadore e Kosovës, është detyrë e imja të ju siguroj që mund t’ia dalë”, shkruan Rita.

Rita Ora e vizitoi Kosovën këtë muaj, në kuadër të një misioni humanitar me UNICEF-in për fëmijët në Kosovë.

https://www.instagram.com/p/BwW06ooh6Uh/

Këngëtarja bëri edhe një paraqitje të shkurtër publike në Prishtinë, në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë “Activate Talks”.

Ajo theksoi se gjatë këtyre dy ditëve sa po qëndron në Kosovë është njoftuar për së afërmi me familjet kosovare dhe të rinjtë e vendit.

“Jam që dy ditë në Kosovë, kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm me UNICEF. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme me rininë e Kosovës, kam mësuar shumë. Jam njoftuar për së afërmi me jetën e të rinjve dhe familjeve në Kosovë”, tha ajo.

Ora përsëriti se është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

“Jam shumë e kënaqur me punën e ‘Up Shift’ të UNICEF-it që po bëhet këtu. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe që kam takuar kaq shumë heronj. Jam shumë krenare që jam nga këtu”, shtoi ajo.

Rita Ora është shpallur ambasadore e Republikës së Kosovës.

Këngëtarja para kësaj here, e vizitoi Kosovën me 17 shkurt 2018, në 10 vjetorin e pavarësisë, ku mbajti edhe një koncert madhështor në Prishtinë. / KultPlus.com

Përveç bamirësisë, Rita Ora vizitoi edhe varrin e gjyshit në Kosovë (FOTO)

Para disa ditësh, Rita Ora erdhi në Kosovë për një mision bamirës në bashkëpunim me Unicef.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare vizitoi shumë familje në nevojë dhe mbi 400 mijë fëmijë.

Por, përveç vizitës së saj për punë bamirëse, Rita vizitoi edhe familjarë të saj dhe ishte tek varri i gjyshit Besim Sahatçiu, regjisorit të njohur shqiptar.

Këtë e ka bërë të ditur babai i Ritës, Besniku, i cili postoi disa fotografi në Instagram duke dokumentuar vizitat e saj. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BwPX1kED0Qg/?utm_source=ig_embed

Mediat britanike për Ritën: Befason 400 fëmijë në Kosovë

Rita Ora i bën befasi 400 nxënësve, në atdheun e saj, Kosovën, për ta mbështetur programin humanitar të UNICEF-it. Për vizitën e Ritës ka bërë një raport të gjatë e përditshme Daily Mail.

Këngëtarja fituese e shumë çmimeve, Rita Ora është rikthyer në vendin e saj, Kosovën, për një mision humanitar.

28 vjeçarja, e cila cilësohet ikonë në Britani, e cila ka qenë pjesë e fushatave globale për bamirësi që nga viti 2013, ka befasuar më shumë se 400 fëmijë, në një ngjarje në Prishtinë, kryeqytetin e vendit, e cila mbërriti këtë të mërkurë.

Vizita e këngëtares në vendet evropiane, është pjesë e misionit të saj bamirës, organizuar nga UNICEF, duke i dhënë asaj mundësi që të kaloj kohë me të rinjtë e vendit, transmeton GazetaExpress.

 “Jam shumë e lumtur që kthehem në Kosovë, dhe e nderuar të takojë fëmijë dhe familje që mbështeten nga UNICEF-i”, ka thënë Rita e emocionuar.

“Ky është udhëtimi im i parë me UNICEF-in dhe të shohësh se si këto programe kanë ndikim pozitiv në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, më bën të mendojë se sa e rëndësishme për ne është që ta përkrahim UNICEF-in”, tha Rita Ora.

“Nuk mund të pres t’i them të gjithëve më shumë për punën që unë e kam parë, për njerëzit që i kam takuar dhe pse jam shumë krenare që jam përfshirë në programin për ndihmë të UNICEF-it”

Gjatë vizitës së saj, këtë mëngjes ajo morri një energji të madhe nga të rinjtë që janë vullnetarë në UNICEF, dhe kaluan kohë së bashku me ta.

Rita, e cila u bë e famshme me këngën ‘Hot Right Now’ në bashkëpunim me DJ Fresh më 2012. /GazetaExpress/ Përktheu: Edon Baliqi / KultPlus.com

Rita Ora: Jam krenare që më është dhënë mundësia të ndihmojë të rinjtë e vendit tim

Fotografia: Arben Llapashtica

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), shkruan KultPlus.

Deri në këtë moment Rita nuk është paraqitur para mediave, por sot ajo ka folur në një konferencë për media të organizuar nga UNICEF.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam arritur në Kosovë para dy ditëve dhe kemi kaluar një kohë të mrekullueshme me stafin e UNICEF-it. Ishte një udhëtim i mahnitshëm. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha Rita.

Rita Ora po kthehet pas një viti në Kosovë mirëpo tashmë me mision humanitar, vitin e kaluar ajo kishte mbajtur një koncert në Prishtinë për nder të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./ KultPlus.com

Flet Rita Ora pas ardhjes në Kosovë: Jam e kënaqur që do të punoj me UNICEF-in

Këngëtarja e mirënjohur botërisht, Rita Ora, mbrëmë ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Ajo është e angazhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF-it ajo është në një misioni bamirëse, shkruan KultPlus.

Ajo sot përmes një storje në Instagram ka treguar se këto ditë do të punojë nga afër me UNICEF dhe do të shohë ndikimin që kanë tek fëmijët.

“Jam e kënaqur që do të punojë edhe më afër me UNICEF-in gjatë ditëve të ardhshme, ku do të shikojë punët e tyre të çmueshme që bëjnë me fëmijë”, ka shkruar ndër tjerash në llogarinë personale në Instagram, Ora.

Theksojmë se artistja ka arritur një bashkëpunim me brendin e njohur “Escada” dhe do të realizojë një fushatë sensibilizuese, për tu dalë në ndihmë viktimave të dhunës në Kosovë.

Ajo do të qëndroj tri ditë në Kosovë. /KultPlus.com

Rita Ora arriti në Kosovë (FOTO)

Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale. Këto janë fotografitë që tregojnë se ajo tashmë ka arritë në Kosovë/ KultPlus.com

Rita Ora të martën arrin në Kosovë

Kemi raportuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë muajit prill do të qëndrojë në Kosovë.

Ylli i muzikës pop është angazhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF-it po qëndron ne atdheun e saj. Telegrafi mëson se ajo nesër (e martë) do të arrijë në Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Këngëtarja mbajti një koncert madhështor në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës (në vitin 2018), ndërsa është vazhdimisht e angazhuar për ta ndihmuar vendin e saj.

Theksojmë që Rita dhe brendi gjerman i modës Escada janë duke përgatitur një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”. Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

“Unë kthehem sa më shpesh që të mundem. Është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë Rita për Kosovën. /Telegrafi/ KultPlus.com