Rita Ora, fytyra e kampanjës të “ESCADA-s”

Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për Rita Orën.

Sapo u publikua lajmi se këngëtarja me prejardhje kosovare, është bërë fytyra e re e kampanjës reklamuese të markës së njohur të modës, “ESCADA”, shkruan koha.net.

Në uebfaqen e kësaj kompanie shkruhet se, Rita e portretizon saktë shpirtin e “ESCADA”-së të një femre të fuqishme dhe lozonjare por e cila është përgjegjëse për të ardhmen e saj.

Gratë dominojnë nominimet në “Brit Awards”

“Uroj të ketë sa më shumë gra në skena të këtilla”, kishte thënë Dua Lipa kur kishte fituar vitin e kaluar çmimin artistja më e mirë në “Brit Awards”, shkruan BBC.

Dhe një vit më vonë, duket se industria e muzikës ka marrë shënime, me artistet që dominojnë nominimet për 2019. Derisa listës së nominimeve i prijnë Dua Lipa e Anne Marie me nga katër sosh, transmeton Koha.net.

Dua Lipa udhëheq “Brit Awards” me katër nominime, Rita Ora në garë për një çmim.

E kjo është hera e dytë në histori të “Brit Awards”, që gratë kanë më tepër nominime se burrat për çmimin kryesor “Albumi i Vitit”.

Lista e plotë e nominimeve është si më poshtë:

Albumi i Vitit

The 1975 – A Brief Inquiry Into Online Relationships

Anne-Marie – Speak Your Mind

Florence + The Machine – High As Hope

George Ezra – Staying At Tamara’s

Jorja Smith – Lost & Found

Artistja më e mirë

Anne-Marie

Florence + The Machine

Jess Glynne

Jorja Smith

Lily Allen

Artisti më i mirë

Aphex Twin

Craig David

George Ezra

Giggs

Sam Smith

Grupi më i mirë

The 1975

Arctic Monkeys

Gorillaz

Little Mix

Years & Years

Artisti më i mirë i ri

Ella Mai

Idles

Jorja Smith

Mabel

Tom Walker

Zgjedhja e kritikëve

Fitues: Sam Fender

Lewis Capaldi

Mahalia

Singli më i mirë

Anne-Marie – 2002

Calvin Harris and Dua Lipa – One Kiss

Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo

Dua Lipa – IDGAF

George Ezra – Shotgun

Jess Glynne – I’ll Be There

RAMZ – Barking

Rudimental – These Days

Siagla and Paloma Faith – Lullaby

Tom Walker – Leave A Light On

Videoklipi më i mirë

Anne-Marie – 2002

Calvin Harris and Dua Lipa – One Kiss

Clean Bandit ft Demi Lovato – Solo

Dua Lipa – IDGAF

Jax Jones ft Ina Wroldsen – Breathe

Jonas Blue ft Jack & Jack – Rise

Liam Payne and Rita Ora – For You

Little Mix ft Nicki Minaj – Woman Like Me

Rita Ora – Let Me Love You

Rudimental – These Days

Artisti më i mirë ndërkombëtar

Drake

Eminem

Kamasi Washington

Shawn Mendes

Travis Scott

Artistja më e mirë ndërkombëtare

Ariana Grande

Camila Cabello

Cardi B

Christine & The Queens

Janelle Monae

Grupi më i mirë ndërkombëtar

Brockhampton

The Carters

First Aid Kit

Nile Rodgers & Chic

Twenty One Pilots./ KultPlus.com

Rita Ora paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja kosovare në Britani, Rita Ora, është duke punuar në disa projekte të reja të cilat pret t’i lansojë së shpejti për fansat e saj.

Në postimet e saj të fundit në rrjetin social Instagram, kjo mund të kuptohet më së miri, kur ndër të tjerash ajo shkruan edhe “Coming soon”.

“Nuk mund të presë deri në fundjavë pasi po punoj shumë këtë javë me të gjitha gjërat mahnitëse që unë kam përgatitur për të gjithë fansat e mi! Mezi pres që ju të shihni gjithçka”, ka shkruar Ora në një postim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BsfJwS_Hv7V/?utm_source=ig_web_copy_link

Rita Ora paralajmëron bashkëpunim me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar shpesh herë se përveç muzikës, është shumë e dhënë edhe pas modës.

Ajo është sipërmarrëse, pasi tash e sa vite ka të nxjerrë në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”, gjersa ka edhe një marrëveshje bashkëpunimi me “Rimmel”.



RTani së fundmi, ajo duket se është rrugës drejt lidhjes së një kontrate tjetër, kësaj here me firmën e famshme italiane të këpucëve, “Giuseppe Zanotti”.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Rita, teksa ka publikuar një fotografi me CEO-n e kësaj të fundit, në rrjetin social Instagram.

“Së shpejti, GZ x Rita Ora – një bashkëpunim ekskluziv mes Giuseppe Zanotti dhe Rita Orës”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta, ka mbajtur së fundmi një koncert në kuadër të platformës “Spotify”, ku ka argëtuar mijëra fansa në Las Vegas.

Vitin e kaluar, ajo shënoi një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e saj, duke publikuar albumin e saj të dytë “Phoenix”, të cilin do ta promovojë me një tur koncertesh këtë vit. /Telegrafi/ KultPlus.com

Prestigjiozja franceze ‘NRJ’ shkruan për Rita Orën dhe dashurinë e saj të madhe për Kosovën

 

“E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik”, kështu e nis shkrimin e saj për këngëtaren shqiptare, Rita Ora, një prej mediave më prestigjoze franceze, NRJ.

“Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj”, vazhdon tutje përshkrimi për artisten shqiptare.

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Pak pasi mbushi 1 vjet, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.

Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare shkel në qytetin e saj të saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.

Rita Ora, një personalitet i njohur në Kosovë

Rita Ora (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë.

Me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.

Rita Ora performoi më 17 shkurt në Prishtinë, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare e ofroi këtë koncert falas.

“Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”, përmbyll shkrimin e saj për artisten shqiptare, prestigjiozja NRJ./KultPlus.com

Rita Ora, ambasadorja e Kosovës (Foto: Rita Ora/Instagram)

Rita Ora në Bataclan, teatri ku ndodhën sulmet terroriste në Paris

Rita Ora ka qenë mysafir në emisionin e njohur francez ‘C a vous’.

Këngëtarja kosovare me të cilën të gjithë jemi krenarë, ka kënduar në këtë emision këngën e saj të re ‘Let you love me’.

Rita ka treguar gjatë emisionit se vitin tjetër do të performojë në një prej vendeve ikonike të Parisit, hapësirën Bataclan, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=gN37_R8_OII

Duhet kujtuar pikërisht në këtë vend, në dhjetor të vitit 2015-të u bënë sulme terroriste ku u vranë 89 persona, në këtë teatër të njohur ku ndodhin ngjarje të ndryshme kulturore e artistike.

Koncerti i Rita Orës në Paris do të mbahet me 2 maj. / KultPlus.com

Rita Ora performon në France 5 (VIDEO)

Rita Ora ka qenë mysafire në emisionin e njohur francez ‘C a vous’.

Këngëtarja kosovare me të cilën të gjithë jemi krenarë, ka kënduar në këtë emision këngën e saj të re ‘Let you love me’.

Rita si gjithmonë është e saktë në këndimin e saj dhe sjellë befasi në dukjen e saj dhe energjinë që jep përreth saj.

Franceët ndër vite e kanë përkrahur gjithmonë Rita Orën dhe jo pak herë ajo ka performuar në Francë. Poshtë e keni performancën e Ritës, gjithmonë e freskët dhe aspak monotone. / KultPlus.com

Rita Ora promovon albumin e ri në New York

Mediat ndërkombëtare që kishin përcjellë nga afër këngëtaren me orgjinë shqiptare, nuk lanë pa komentuar edhe veshjen e saj.

Gjatë kësaj mbrëmje, Rita Ora kishte ndërruar pesë palë veshje, katër fustane dhe në fund një veshje sportive, transmeton kp.

Padyshim, paraqitja e Ritës është vlerësuar me nota pozitive si nga mediat ashtu edhe nga fansat./ KultPlus.com

Rita Ora dhe Lilly Singh publikojnë videon komike për festat

Lilly Singh është një komediane që krijon video qesharake dhe i publikon në Youtube. Ajo zgjodhi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora për të bërë albumin e Vitit të Ri.

Videon komike e ka shoqëruar me shkrimin, “Çdo artist publikon një album Krishtlindjesh dhe kështu do të ngjanin nëse do ishin të sinqertë! Po ju prezantoj “Pushimet e Sinqerta”, albumin më të ri seksi nga Rita Ora dhe Lilly Singh.”

Në video përfshihen disa prej këngëve më të famshme festive, por të përpunuara sipas Lilly./A.T.SH./ KultPlus.com

Rita Ora bashkëpunon me David Guettan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me DJ-in David Guetta për të incizuar një projekt të ri.

Duke folur pas skene në “Capital FM Jingle Bell Ball”, DJ-i francez ka njoftuar se si do të bashkëpunojë me Orën.

“Sapo e kam parë Ritën dhe ajo më tha se duhet të punojmë bashkë e unë iu përgjigja se po. E dua atë. Kemi biseduar për shumë vjet. Një ditë do të ndodhë, sigurisht”, ka thënë ai, raporton “metro”.

50-vjeçari së fundmi ka bashkëpunuar me Sian e Anne-Marien, ndërsa Rita po shijon sukseset e “Let You Love Me”. /KultPlus.com

Rita Ora me “Let You Love Me” ka hapur gjysmëfinalen e “The Voice of Germany”

Ajo sapo është paraqitur në skenën e gjysmëfinales në “The Voice of Germany”, e cila ka shkëlqyer në prezantimin e këngës së saj “Let You Love Me”, shkruan KultPlus.

Ajo në këtë skenë është paraqitur bashkë me dy gjysmëfinalistët,të cilët po synojnë trofeun e kësaj gare.

Nuk është hera e parë që Rita Ora merr pjesë në këtë garë në Gjermani, pasi që, e njëjta u pat prezantuar edhe në vitin 2017, e cila pat befasuar edhe jurinë e kësaj gare, e cila u pat paraqit si garuese, për të habitë edhe trajnerët e kësaj ngjarje./KultPlus.com

Mbi 1.7 miliardë herë e dëgjuar dhe e shpërblyer me çmime, Rita Ora falënderon fansat për këtë vit të pabesueshëm

Platformat e mëdha të muzikës “Spotify” dhe “Apple Music”, kanë prezantuar së fundmi statistikat e tyre vjetore, për artistët më të dëgjuar brenda vitit.

Pas statistikave të Dua Lipës dhe Era Istrefit, vijnë edhe ato të Rita Orës, e cila gjithashtu ka thyer rekorde këtë vit.

Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe, ku pasqyroheshin të arriturat e saj përgjatë vitit, të kalkuluara nga platforma më e madhe e muzikës në botë, “Spotify”.

Ora këtë vit është dëgjuar mbi 766 milionë herë nga 66 milionë fansa prej 65 shteteve të ndryshme, të cilët gjithsej kanë shpenzuar mbi 42 milionë orë në këngët e saj.

Këto shifra e bënë këngëtaren shqiptare gjithashtu artisten me më së shumti këngë solo në top listën zyrtare britanike, për çka edhe hyri në histori.

Në total, ajo numëron mbi 1.7 miliardë dëgjime nëse statistikave të “Spotify” iu bashkohen edhe ato të “Apple Music”.

Mbi 250 milionë herë është dëgjuar vetëm kënga e saj hit “Let you love me”, të cilën këngëtarja e publikoi në shtator.

Këto statistika e kanë bërë atë artisten globale më të mirë në zhanrin POP, gjersa suksesi maksimal u arrit në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”, ku shqiptarja rrëmbeu çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Lonely together”, në bashkëpunim me Aviciin.

Rita Ora, shqiptarja e parë që u shpërblye me një çmim në “MTV Video Music Awards”.

Për të gjitha këto suksese, këngëtarja shqiptare shprehet e falënderuar në një postim të gjatë të bërë në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/BrGHK_GHC_9/
“Jam kaq falënderuese dhe mirënjohëse sa shumë mbështetje kam marr prej të gjithë fansave dhe e gjithë industria muzikore që më suportoi mua. Unë solla albumin tim të parë para gjashtë vitesh dhe të kesh kaq shumë mbështetje është jashtëzakonisht bukur për mua, faleminderit djema”, kanë qenë fjalët e Ritës në Instagram.

Përndryshe, viti 2018 ishte një vit shumë i rëndësishëm në karrierën e këngëtares, kjo pasi këtë ajo solli albumin e saj të dytë me titull “Phoenix”, pas një pritje të gjatë gjashtë vjeçare, si pasojë e problemeve të shumta dhe proceseve gjyqësore kundrejt ish-studios së saj incizuese, “Roc Nation”, të menaxhuar nga reperi me famë botërore, Jay-Z. /KultPlus.com

Rita Ora uron Bebe Rexhën për nominimin në Grammy, por jo edhe Dua Lipën

Rita Ora ka shfrytëzuar instagram-in për të uruar këngëtaren shqiptare Bebe Rexha për dy nominimet e saj në garën prestigjioze Grammy, shkruan KultPlus.

Mirëpo këngëtarja në postimin e saj nuk ka përmendur edhe shqiptaren tjetër të nominuar, Dua Lipën. Lipa është nominuar për kategorinë artisti i ri më i mirë si dhe në kategorinë për vallëzimin më të mirë.

Në anën tjetër në kategorinë për artisti i ri më i mirë është nominuar edhe këngëtarja Bebe Rexha. Ajo po ashtu është nominuar edhe për kategorinë bashkëpunimin më i mirë country.

“Shume urime në muajin shkurt”, ka shkruar Ora duke aluduar në ndarja e çmimeve “Grammy Awards” më 10 shkurt të vitit 2019, ceremoni e cila do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “CBS”./ KultPlus.com

Politico: Era është 100 për qind e rritur në vendlindje, për dallim nga Rita Ora e Xherdan Shaqiri

Prestigjiozja “Politico” që bën listën e 28 personave që pritet të kenë ndikim në botë në vitin vijues, këtë herë ka përfshirë Era Istrefin si ambasadore të Kosovës.

Ndwrsa për Kosovën, krahas Erës përmenden edhe yjet Rita Ora e futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Por për dallim nga ta, “Politico” shkruan se “Istrefi është 100 për qind e rritur në vendlindje – provë për fansat e saj në vend se talenti mund të depërtojë”.

Era për vitin 2019 synon të sjellë albumin e saj të parë. “Politico” ka përmendur edhe stilin muzikor të Erës që krahasohet me Sian dhe Rihannan./ KultPlus.com

Rita Ora, koncert në mbështetje të viktimave në Kaliforni (FOTO)

Rita Ora së fundmi ka mbajtur koncert për t’i mbështetur viktimat e zjarreve në Kaliforni.

Këngëtarja solli në rrjete sociale pamje nga koncerti si dhe tregoi mënyrën se si mund të dhurojnë para për t’i ndihmuar të prekurit nga zjarret në Malibu.

“Dhuroni në www.malibufoundation.org. Faleminderit @ reallindaperry që më ftuat për të ndihmuar. Shumë frymëzuese t’i shohësh komunitetet tek vijnë të bashkuar, ashtu siç edhe janë”, ka shkruar ndër të tjera Rita.

Kujtojmë që gjatë muajit të kaluar, Rita Ora lançoi albumin e ri “Phoenix”, i cili po ecën suksesshëm. /KultPlus.com

Rita Ora performon në Michael McIntyre’s Big Show në BBC (VIDEO)

Është rikthyer seria e katërt e Michael McIntyre’s Big Show, mbrëmë më 1 dhjetor në BBC.

Pjesë e kësaj shfaqje të madhe të Michael McIntyre, kanë qenë Michael Bublé, Rita Ora, Eamonn Holmes, Ruth Langsford, shkruan KultPlus.

Rita Ora, këngëtarja nga Kosova me famë botërore ka performuar në këtë show.

Po sjellim një video nga performanca e Rita Orës.

Ndërsa këtu gjeni videon e plotë./ KultPlus.com

Clean Bandit dhe Rita Ora publikojnë këngën “Nowhere” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”, të cilin e publikoi më 23 nëntor.

Plot këngë të reja u publikuan nga këngëtarja shqiptare – këngë këto të cilat menjëherë kanë rrëmbyer simpatinë e publikut.

Ndërkohë, Rita kishte konfirmuar vetëm pak javë më parë se do të publikonte edhe një bashkëpunim me DJ-n e njohur, Celan Bandit, dhe Kyle-n.

Dhe kjo këngë është gati, dhe sapo ka arritur në duart e fansave.

Treshja kanë publikuar këngën me titull “Nowhere”, në kanalin YouTube vetëm në versionin YouTube.

Që në orët e para të publikimit, kënga ka filluar të ketë sukses dhe komentet e fansave kanë qenë pozitive.

Rita është shprehur e lumtur për këtë bashkëpunim me Clean Bandit, të cilin e quan si një nga miqtë e saj më të mirë.

Clean Bandit përndryshe është i njohur për bashkëpunimet e tij të suksesshme si hiti “Rockabye” me Sean Paul dhe Anne Marie, dhe “Symphony” me Zara Larsson. /KultPlus.com

Kënga fituese e Eurovizionit i është ofruar paraprakisht Rita Orës

Kënga fituese e edicionit të sivjetmë të Junior Eurovision 2018, ‘Anyone I want to be’ i është ofruar paraprakisht këngëtares shqiptare Rita Ora.

Është interesant se kënga e ka fituar Eurovizionin për fëmijë vetëm para pak javësh, por më parë i është ofruar edhe Rita Orës, dhe para saj edhe Iggy Azalea.

https://www.youtube.com/watch?v=y_SYZrqvKhE

Mich Hedin Hansen, tekstshkrues i këngës, ka treguar se kënga është krijuar para pesë vitesh por edhepse shumë emra kanë treguar interesim, ajo nuk ka arritur të lansohet.

Më vonë, Roksana Wegiel nga Polonia e morri këngën dhe ajo fitoi edicionin e këtij viti të Junior Eurovision, vetëm para pak ditësh.

Kënga kësisoj ka kaluar në një imazh më shumë për fëmijë dhe për adoleshentët. / KultPlus.com

Rita Orës i valvitet fustani si Marilyn Monroes (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë po qëndron në Sydney të Australisë.

28-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në tapetin e kuq të “Cartier’s Precious Cargo Party” në Sydney.

Mirëpo falë një moti me erë, veshja e saj nuk ishte e qëndrueshme, ndonëse u bë më atraktive, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Era frynte në pjesën e prapme të fustanit të saj, duke bërë që këngëtarja të zbulonte më shumë se ç’duhet.

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë gri, i cili kishte material të hapur, dhe kjo ndikonte që veshja e saj të rrëmbehej lehtësisht nga era.

Rita është aktualisht në Australi për të promovuar albumin e saj të dytë, “Phoenix”, i cili u publikua një javë më parë.

Këngëtarja britanike u shfaq në çmimet ARIA në natën e së mërkurës, ku edhe interpretoi këngën e saj hit të albumit, “Let You Love Me”.

Ajo gjithashtu falënderoi fansat e saj australianë në Instagram pas shfaqjes.

“Është kaq e mahnitshme që jam këtu në Australi, nuk dua të largohem!”, shkruajti ajo. /KultPlus.com

Rita Ora uron 28 Nëntorin me një video të veçantë (VIDEO)

Artistja shqiptare e cila po bën nam në botë, Rita Ora, asnjëherë nuk harron të uroj shqiptarët për festa e ditë të shënuara.

Kështu veproi edhe sot për 28 nëntor në këtë ditë të shënuar për gjithë shqiptarët.

Ajo ka përzgjedhur një video nga koncerti i saj i fundit në Kosovë të cilin e mbajti për 10 vjetorin e Pavarësisë, për të uruar në shqip festën e flamurit.

“Urime 28 Nëntori, klikoni ne link për të shikuar disa nga momentet e mia më të mrekullueshme”, ka shkruar Rita në insta story. /KultPlus.com

Rita elegante, yll i mbrëmjes në Australi

Këngëtarja Rita Ora, ka qenë një prej emrave më të njohur që mori pjesë në ndarjen e çmimeve muzikore “Aria Awards” në Sidney të Australisë.

28-vjeçarja shkëlqeu me elegancën e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq të një prej netëve më të rëndësishme në industrinë muzikore të Australisë.

Gjatë ceremonisë ajo performoi disa prej këngëve që ka realizuar së fundmi./ KultPlus.com

The Guardian: “Phoenix” albumi i dytë i Ritës, perfekt

Pas gjashtë vitesh Rita Ora është rikthyer me diçka të madhe.

E famshmja kosovare Rita Ora, që tashmë ka bërë bujë në mbarë botën, ka lansuar albumin e saj më të ri, pasi s’kishte lansuar album që nga viti 2012, transmeton Koha.net.

27-vjeçarja është bërë artisja britaneze me dëgjueshmërinë më të lartë edhe në “Top 10 singles in UK”.

Karriera e saj ka marrë tashmë seriozitetin e lartë, e me albumin e saj të fundit kjo vërtetohet më së miri.

“Phoenix”, është albumi që ka lansuar Rita, e ku mirë dallohet vokali i saj i fuqishëm.

Prestigjiozja “The Guardian”, ka shkruar një artikull dedikuar Ritës, duke e vlerësuar lartë suksesin dhe talentin e këngëtares kosovare.

“Keep Talking me Julia Michales dhe Girls, ishin dy këngë euforike të Ritës, por Rita u rikthye edhe më fuqishëm me albumin “Phoenix”, këtu vërehet qartazi se Rita është e mrekullueshme”, thuhet ndër të tjerash.

Tutje thuhet se ylli i muzikës Pop, me këtë album, tregon se gjërat e mira vijnë tek ata që kanë durim dhe presin./ KultPlus.com

Pas gjashtë vitesh pritje, Rita Ora publikon albumin e ri “Phoenix”

Pas gjashtë vitesh pritje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka publikuar albumin e saj më të ri.

Albumi me titull “Phoenix” doli sot në shitje në të gjitha platformat online, por edhe në formatin fizik.

“Phoenix” ashtu siç ka treguar vet këngëtarja me prejardhje shqiptare, është një titull i frymëzuar nga puna e madhe e bërë për këtë album, i cili pati premierën e tij pas gjashtë viteve.

Pjesë e këtij album janë këngët hit të këngëtares si: “Your Song”, “Let you love me”, “Lonely together” (bashkëpunim me Avicii), “Anywhere”, si dhe shumë këngë të reja.

E lumtur për plasnimin e albumit të saj, Rita i njoftoi që në orët e para të datës 23 fansat, se albumi i saj ishte tashmë i disponueshëm.

Ketë njoftim këngëtarja e bëri përmes llogarisë së saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BqhGxtyHGAP/
Nuk shkuan as disa orë dhe albumi “Phoenix” i këngëtares Ora ‘u ngjit si një Feniks’ në vendet e para të top listave botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rita, e cila ka treguar se albumi i saj është renditur i pari në iTunes në Britaninë e Madhe.
https://www.instagram.com/p/BqhLDFTnnrT/
Kjo është lista e plotë e këngëve të përfshira në albumin “Phoenix”:

1. Anywhere
2. Let you Love Me
3. New Look
4. Lonely Together – with
Avicii
5. Your Song
6. Only Want You
7. First Time High
8. For You (Fifty Shades Freed) – with Liam Payne
9. Summer Love – with Rudimental
10. Girls – feat Cardi B, Bebe Rexha and Charli XCX
11. Keep Talking – feat Julia Michaels
12. Hell of a Life
13. Velvet Rope
14. Falling to Pieces
15. Cashmere
16. Soul Survivor

Rita kishe publikuar albumin e saj të parë me titull “ORA” në vitin 2012, më çka edhe kishe bërë ‘boom’ në tregun internacional.

Më pas asaj iu deshën plot gjashtë vjet për realizimin e albumit të saj të dytë, krejt kjo ngase këngëtarja shqiptare u përball më shumë probleme pas shkëputjes së kontratës me studion e producentit të njohur Jay-Z, Roc Nation.

Padia e ngritur ndaj këtij label-i kishte qenë shkaktare që Rita për një kohë të pauzonte në karrierën e saj muzikore, deri në vitin 2017 ku shënoi rikthimin e saj me “Your Song”, për të vazhduar më pas me realizimin e disa këngëve të reja, në përmbledhjen e një albumi me titull “Phoenix”, këtë vit.

Ky album pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, e cila tash e sa vite shquhet si njëra ndër ambasadoret më të mira të Kosovës. /KultPlus.com

Rita Ora kritikohet për këndim playback, John Legend mbron atë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kremtuar “Dita e Falënderimeve”.

Kjo festë po kremtohet në një mënyrë vërtet mahnitëse në New York, në qendrën e të cilit është organizuar një karnaval i madh ku pjesë e saj ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita është kritikuar shumë nga fansat e saj, pasi as buzët e saja nuk ka mundur ti sinkronizoj me muzikën e saj të lëshuar në sfond, transmeton koha.net.

Fansat kanë kritikuar shumë shqiptaren në rrjetet sociale, ndërsa është cilësuar edhe si ngjarja që ka bërë më së shumti bujë gjatë kësaj parade.

Ajo u ka thënë fansave se nuk kishte zgjidhje tjetër, dhe se të gjithë artistëve të tjerë po ashtu ju është dashur që të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa ka insistuar se të gjitha vokalet e saja kanë qenë “100% live” gjatë gjithë shfaqjes së saj.

E pas kësaj shumë nga artistët që gjithashtu kanë performuar në këtë ngjarje kanë nxituar për të mbrojtur atë, duke thënë se nuk ishte faji i saj dhe se ajo nuk ka pasur zgjedhje tjetër.

“Fakt qesharak. Neve të gjithëve na është dashur që të sinkronizojmë buzët mu muzikën tonë në këtë paradë pasi ata nuk kanë pasur kapacitet për të përballuar zërimin e nevojshëm për të kënduar live. Sido që të jetë, shpresoj që e keni shijuar. Dijeni se nëse vini në ndonjë shfaqje timen, vokalet e mija janë 100% live”, ka shkruar këngëtari i famshëm, John Legend. /KultPlus.com
https://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-1809466/Video-Rita-Ora-caught-lip-syncing-Macys-Thanksgiving-Parade.html