Pas gjashtë vitesh pritje, Rita Ora publikon albumin e ri “Phoenix”

Pas gjashtë vitesh pritje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka publikuar albumin e saj më të ri.

Albumi me titull “Phoenix” doli sot në shitje në të gjitha platformat online, por edhe në formatin fizik.

“Phoenix” ashtu siç ka treguar vet këngëtarja me prejardhje shqiptare, është një titull i frymëzuar nga puna e madhe e bërë për këtë album, i cili pati premierën e tij pas gjashtë viteve.

Pjesë e këtij album janë këngët hit të këngëtares si: “Your Song”, “Let you love me”, “Lonely together” (bashkëpunim me Avicii), “Anywhere”, si dhe shumë këngë të reja.

E lumtur për plasnimin e albumit të saj, Rita i njoftoi që në orët e para të datës 23 fansat, se albumi i saj ishte tashmë i disponueshëm.

Ketë njoftim këngëtarja e bëri përmes llogarisë së saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BqhGxtyHGAP/
Nuk shkuan as disa orë dhe albumi “Phoenix” i këngëtares Ora ‘u ngjit si një Feniks’ në vendet e para të top listave botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Rita, e cila ka treguar se albumi i saj është renditur i pari në iTunes në Britaninë e Madhe.
https://www.instagram.com/p/BqhLDFTnnrT/
Kjo është lista e plotë e këngëve të përfshira në albumin “Phoenix”:

1. Anywhere
2. Let you Love Me
3. New Look
4. Lonely Together – with
Avicii
5. Your Song
6. Only Want You
7. First Time High
8. For You (Fifty Shades Freed) – with Liam Payne
9. Summer Love – with Rudimental
10. Girls – feat Cardi B, Bebe Rexha and Charli XCX
11. Keep Talking – feat Julia Michaels
12. Hell of a Life
13. Velvet Rope
14. Falling to Pieces
15. Cashmere
16. Soul Survivor

Rita kishe publikuar albumin e saj të parë me titull “ORA” në vitin 2012, më çka edhe kishe bërë ‘boom’ në tregun internacional.

Më pas asaj iu deshën plot gjashtë vjet për realizimin e albumit të saj të dytë, krejt kjo ngase këngëtarja shqiptare u përball më shumë probleme pas shkëputjes së kontratës me studion e producentit të njohur Jay-Z, Roc Nation.

Padia e ngritur ndaj këtij label-i kishte qenë shkaktare që Rita për një kohë të pauzonte në karrierën e saj muzikore, deri në vitin 2017 ku shënoi rikthimin e saj me “Your Song”, për të vazhduar më pas me realizimin e disa këngëve të reja, në përmbledhjen e një albumi me titull “Phoenix”, këtë vit.

Ky album pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, e cila tash e sa vite shquhet si njëra ndër ambasadoret më të mira të Kosovës. /KultPlus.com

Rita Ora kritikohet për këndim playback, John Legend mbron atë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kremtuar “Dita e Falënderimeve”.

Kjo festë po kremtohet në një mënyrë vërtet mahnitëse në New York, në qendrën e të cilit është organizuar një karnaval i madh ku pjesë e saj ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita është kritikuar shumë nga fansat e saj, pasi as buzët e saja nuk ka mundur ti sinkronizoj me muzikën e saj të lëshuar në sfond, transmeton koha.net.

Fansat kanë kritikuar shumë shqiptaren në rrjetet sociale, ndërsa është cilësuar edhe si ngjarja që ka bërë më së shumti bujë gjatë kësaj parade.

Ajo u ka thënë fansave se nuk kishte zgjidhje tjetër, dhe se të gjithë artistëve të tjerë po ashtu ju është dashur që të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa ka insistuar se të gjitha vokalet e saja kanë qenë “100% live” gjatë gjithë shfaqjes së saj.

E pas kësaj shumë nga artistët që gjithashtu kanë performuar në këtë ngjarje kanë nxituar për të mbrojtur atë, duke thënë se nuk ishte faji i saj dhe se ajo nuk ka pasur zgjedhje tjetër.

“Fakt qesharak. Neve të gjithëve na është dashur që të sinkronizojmë buzët mu muzikën tonë në këtë paradë pasi ata nuk kanë pasur kapacitet për të përballuar zërimin e nevojshëm për të kënduar live. Sido që të jetë, shpresoj që e keni shijuar. Dijeni se nëse vini në ndonjë shfaqje timen, vokalet e mija janë 100% live”, ka shkruar këngëtari i famshëm, John Legend. /KultPlus.com
https://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-1809466/Video-Rita-Ora-caught-lip-syncing-Macys-Thanksgiving-Parade.html

Rita Ora në krye të Paradës që mbahet në Ditën e Falënderimeve në New York

Pas angazhimeve të shumta dhe në pritje të publikimit të albumit të saj të dytë i cili vjen nesër, Rita Ora sot është parë në krye të Paradës që mbahet në Ditën e Falënderimeve në New York, (Macy’s Thanksgiving Parade 2018).

Kjo njëherit është një nga Paradat më të ndjekura në SHBA.

Teksa parakalon para mijëra të pranishmëve aty, Rita me një mikrofon në dorë i falënderon dhe përshëndet të gjithë. /KultPlus.com

Rita Ora: Në familje flasim shqip, është shumë e rëndësishme ta ruajmë gjuhën

Rita Ora ka folur për Kosovën dhe gjuhën shqipe në intervistën për revistën ‘Stylist’.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka pozuar për revistën britanike ‘Stylist’.

Ndër të tjera, në intervistën për revistën Rita ka folur edhe për Kosovën, ku është pyetur se çfarë do të thotë për të të jetë kosovare dhe si ka ndikuar që Rita të jetë ajo që është sot, përcjell Gazeta Express.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Më herët këtë vit kam perfomuar në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme jo vetëm për mua por edhe për familjen time”, është përgjigjur Rita.

Ndërsa e pyetur nëse flasin në shqip në familjen e saj, Rita ka thënë: “Flas shqip, është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë ta mbajmë gjuhën”.

Rita Ora publikon nesër albumin e saj të dytë në karrierë, Phoenix./KultPlus.com

Rita Ora publikon këngën e re “Falling to Pieces”

Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, po vazhdon gjatë këtyre ditëve të fundit të publikojë këngë të reja, të cilat janë pjesë e albumit të saj të ri “Phoenix”.

Ora, dje ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Falling to Pieces”, e cila gjithashtu është pritur shumë mirë nga fansat.

Pas këngëve të prezantuara më parë “Cashmere” dhe “Velvet Rope”, “Falling to Pieces” vjen si publikim i radhës nga albumi “Phoenix”, i cili pritet të publikohet të premten, më 23 nëntor. Ky është albumi i dytë i këngëtares 27 vjeçare./ KultPlus.com

Rita Ora sjellë këngën e re dedikuar qytetit të Londrës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është duke i publikuar këngët e reja njëra pas tjetrës.

Krejt kjo ngase më datë 23, këtë të premte, ajo do të publikojë albumin e dytë në karrierën e saj me titull “Phoenix”.

Sot, Rita publikoi këngën e katërmbëdhjetë të albumit të saj, “Falling to Pieces”.

Kjo këngë është një nga më të veçantat në albumin e saj, kjo pasi i dedikohet qytetit të saj ku u rrit, Londrës.

“‘Falling To Pieces’ ka të bëjë me Londrën dhe është kënga me të cilën jam shumë krenare. Ka shumë elemente muzikore në të. Ka një tekst shumë të trishtuar, por është e kundërta me muzikën optimiste. Është një ekuilibër me atë që Londra më bën të ndihem. Është shtëpia ime”, ka thënë ajo së fundmi në një intervistë për A Listit.

Ditë më parë, Ora ka bërë edhe lansimin e këngëve “Cashmere” dhe “Velvet Rope”.

Pjesë e albumit “Phoenix” janë edhe këngët e njohura “Anywhere”, “Your Song”, “Lwet you love me”, “Girls” (bashkëpunim me Bebe Rexhë, Cardi B dhe Charli XCX), dhe “Lonely together” (bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin).

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ftoi miqtë dhe familjarët e saj në një ndejë private në Londër, për të festuar finalizimin e suksesshëm të albumit të saj të ri, i cili vjen pas një pritje të gjatë gjashtë vjeçare. /KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen në Londër (FOTO)

Këngëtarja e njohur nga Prishtina, Rita ora të premten do të lansojë albumin e saj të dytë të titulluar Phoenix.

Për të promovuar këtë album, Rita mbrëmë organizoi një aheng ku ishte veshur në mënyrë të veçantë duke mahnitur të gjithë, transmeton koha.net.

Këngëtarja 27 vjeçe është fotografuar në Londër për natën e saj të veçantë në një minifund të kuq që i shkonte për mrekulli me aksesorë tjerë e me frizurën në stilin retro./ KultPlus.com

Rita Ora publikon këngën e re “Velvet Rope”

Është publikuar kënga më e re e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

“Velvet Rope” titullohet kënga e saj më e re, e cila është publikuar në kanalin YouTube në versionin ‘audio me tekst’.

Kënga është baladë e lehtë, e cila shoqërohetm e melodi të thjeshtë, kor dhe orkestër.

Kjo është kënga e trembëdhjetë me radhë e albumit të saj të ri “Pheonix”, i cili do të publikohet i plotë më 23 nëntor.

Ky album është njëherësh i dyti në karrierën e saj, dhe vjen pas një mungese gjashtë vjeçare në aspektin e prurjeve të albumit.

Albumi i ri “Phoenix” i Rita Orës do të publikohet më 23 nëntor.

Procesi gjyqësor me reperin Jay Z dhe label-in e tij, ‘Roc Nation’, ishte shkaktari kryesor që ka çuar këngëtaren shqiptare deri në pritjen e gjatë për këtë album.

Në shtator, Rita publikoi edhe këngën “Let you love me”, e cila është realizuar edhe me klip, dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Përndryshe, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka konfirmuar edhe se në mars të vitit tjetër, do të realizojë turneun e saj gjigant të koncerteve anë e mbanë botës. /KultPlus.com

Performanca e mahnitshme e Ritës në People Choice Awards (VIDEO)

Rita Ora, këngëtarja me prejardhje shqiptare dha një performancë tejet të sofistikuar që u mbajt në Barker Hangar in Santa Monica, Kalifornia.

Është fjala për performancën e dhënë në ceromoninë e ndarjeve të çmimeve People’s Choice Awards 2018, ku këngëtarja ishte e veshur krejtësisht me të kuqe dhe me syze të zeza.

Në këtë përformancë ajo këndoi hitin “Let You Love Me”, pjesë e albumit shumë të sukseshëm “Phoenix”. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=67&v=xWvIXAtO5Fg

Rita Ora rrëmben gjithë vëmendjen në People’s Choice Awards

Plot stil e elegancë, Rita Ora mbrëmë rrëmbeu gjithë vëmendjen në këtë ngjarje që u organizuar në Los Anxhelos, shkruan KultPlus.

Ajo mbrëmë ka mbizotëruar skenën ku ka performuar këngën e saj të re “Let You Love Me”. Me një kostum ngjyrë të kuqe të ndezur e syzë ngjyrë të errët, veshja e saj është cilësuar si klasike dhe tejet moderne në të njejtën kohë.

Mjaft elegante, ajo është shfaqur në tapetin e kësaj ceremonie, ku ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

Rita Ora do të mbahet mend edhe për paraqitjen e saj javën e kaluar në eventin e madh të modës “Victoria’s secret”./ KultPlus.com

Rita Ora: Jeta ime seksuale është inekzistente

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, pati rastin që këto ditë të shënojë një prej sukseseve të saj më të mëdha në karrierë.

Ajo performoi në sfilatën e “Victoria’s Secret”, e ndërsa brenda pak javësh do të publikojë të plotë albumin e saj të dytë.

Rita ka qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore, koncerte e dalje të shumta në media.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për British Vogue, ku ka rrëfyer shumëçka rreth angazhimeve të saj më të fundit.
Duke qenë super aktive dhe shumë e angazhuar, ajo është ngacmuar nga gazetari me një pyetje pikante rreth jetës së saj seksuale.

“Jo, jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot. Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë”, është shprehur këngëtarja shqiptare.

Tutje, ajo tha se për temën e seksit ka qenë gjithnjë e hapur dhe e lirshme në intervistat e saj.
“Por jam shumë e lumtur. Po arrij shumë me muzikën time dhe jam shumë optimiste për të ardhmen. Unë kam folur gjithmonë hapur për seksin, ju e dini. Ose kam folur edhe për gjërat seksuale që ndodhin në botë shtoi më pas ajo. Është pjesë e jetës, është pjesë e natyrës humane. Dhe do vijojë të flas gjithmonë hapur për seksin”, përfundoi këngëtarja shqiptare.

Përndryshe, kënga e saj e fundit e publikuar edhe me klip mbetet “Let you love me” deri më 23 nëntor, ku do të publikohen edhe këngët tjera nga albumin i saj i ri “Phoenix”. /KultPlus.com

Rita Ora performoi për bamirësi në BBC

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka publikuar disa fotografi nga një ngjarje bamirësie në të cilën ka marrë pjesë në Londër.

Rita ka kënduar në këtë ngjarje bamirësie të organizuar nga “BBC Children in Need” për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Rita ka shkruar: “Faleminderit BBC. E dashuroj atë se çfarë bamirësia e ju keni bërë! Çdo gjë që unë mund të bëjë për të ndihmuar, do ta bëjë! Mos harroni të enjten më 15.11.18 të më shikoni në BBC mua e disa artistë të mrekullueshëm duke performuar për të gjithë ju! Një shkoni e erdhi tjetra! Victoria’s Secret jam duke ardhur për ju!”.

Rita ka shumë vite që punon për organizatë botërore “Unicef”, në ndihmë për fëmijët në nevojë.

Rita në këtë postim gjithashtu ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e “Victoria’s Secret”.

Rita Oran në Vanity Fair: Do ju flas për dashurinë

Rita Ora ka dhënë një intervistë për revistën e njohur Vanity Fair për numrin e tyre të 45-të, shkruan KultPlus.

Në këtë artikull Rita Ora diskuton për albumin e saj të ri “Phoenix” jetën e saj, ndjenjat dhe historitë e saj që e veçojnë.

“Asnjëherë nuk e kam menduar që do më duhet që të luftoj që të jem e lirë që të ndajë me të tjerët muzikën time. Gjithmonë kam besuar që muzika është një burim inspirimi për të gjithë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përdoret si një mënyrë për të vënë dikë në kurth. Edhe pse asnjëherë nuk ndalova se punuara jam ndjerë sikur më kanë mbështetur për muri, nuk arrija që të ju tregoja ndjekësve të mi se përse nuk mund të publikoja një album të ri. Gjatë këtyre viteve kam shkruar shumë këngë në mendjen time dhe e kam titulluar albumin Phoenix sepse ndjehem sikur kam rilindur”, është shprehur ajo në një pjesë të marrë nga kjo intervistë./ KultPlus.com

Rita Ora do të jetë pjesë e shfaqjes së “Victoria’s Secret”

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të prek majat e sukseseve në tregun ndërkombëtar.

Ajo ka bërë të ditur se më 23 nëntor, do të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Përveç albumit dhe këngëve të reja, Ora po vazhdon të jetë aktive dhe e kërkuar edhe nëpër evente të mëdha botërore.

Së fundmi, Rita ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një nga shfaqjeve të “Victoria Secret”, në dhjetor të këtij viti.

“Rita merr qytetin e New Yorkut! Unë do të performoj në shfaqjen e ‘Victoria Secret’ më 2 dhjetor, do të performoj në Ditën e Falënderimeve të Macys më 22 nëntor – një ditë para se albumi im i ri ‘Phoenix’ të vijë”, ka shkruar Rita në një fotografi të publikuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BppCyn4nmM9/?taken-by=ritaora
E njëjta, ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.

Kjo këngë po vazhdon njëherësh që të qëndrojë lart në top listat britanike dhe amerikane. /KultPlus.com

Rita Ora mes këngëtareve më të pasura në Britani

Rita Ora përveç artiste, njihet edhe si një biznesmene e suksesshme.

Adele vazhdon ta mbajë kurorën e saj si njeriu më i pasur britanik i moshës 30 vjeçare dhe nën të, për vitin e tretë radhazi, duke rrëzuar grupin ‘One Direction’ nga vendi i parë në vitin 2016, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja e hitit ‘Hello’, ka rritur pasurinë e saj nga 132 milionë paund në 147.5 milionë, sipas revistës Heat të vitit 2018.

Edhe pse ka mbajtur një profil të ulët që nga mbarimi i turneut të saj botëror verën e kaluar, Adele ende arrin të jetë një magnet i parave, ku vetëm në 2017 ajo fitoi 9 milionë nga shitjet, ndërsa në turne ajo fitoi 42 milionë paund, shkruan vizore.al

Ed Sheeran ka kërcyer në vendin e dytë nga pozita e tretë në vitin 2017 me një pasuri prej 94 milionë paund, ndërsa në vendin ndodhet aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me vlerë prej 87 milionë.

Por, në listën prej 30 yjeve më të pasur në Britani bën pjesë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Pasuria 27 vjeçares arrin një shifër prej 12 milionë paund./ KultPlus.com

Ky është vendi më i afërt ku mund ta shihni Rita Orën në “Phoenix World Tour 2019”

Rita Ora, pas suksesit të madh me albumin e saj të fundit “Phoenix”, tashmë ka publikuar datat e turit të saj me po këtë album, shkruan KultPlus.

Ora, do të pushtojë skenat e ndryshe duke nisë nga Melbourne, Sidney, Tokyo, Oslo, Milan, Paris, e shumë vende të tjera.

Turi i titulluar “Phoenix World Tour 2019”, nisë më 1 mars të viti 2019./ KultPlus.com

Rita Ora transformohet për Halloween dhe befason fansat në koncert

Rita Ora e merr gjithmonë seriozisht festën e Halloween-it, ndaj mbrëmjen e e djeshme ajo në koncertin e saj u transformua plotësisht.

Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur të shndërrohej në reperin amerikan Post Malone dhe ia ka dalë me sukses.

Ajo doli para publikut me këngën “Rockstar” ku i gjithë publiku u befasuan dhe filluan ta këndojnë dhe nuk e vërejtën se ishte Rita Ora.

Ajo në rrjetin e saj “Instagram” ka shkruar : “Do e nis Halloween-in për ju, pikërisht tani. Postyyy të dua vëlla. Dhe gjithashtu, faleminderit për 14 milionë fansa në “Instagram”. / KultPlus.com

Rita Ora pjesë e kampanjës kundër ngacmimeve në internet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediat ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e kampanjës së ‘Rimmel London’, kundër ngacmimeve në internet.

Së bashku me modelen Cara Delevigne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi të tillë, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.

Rita dhe Cara u fotografuan të përqafuara, teksa mbështesnin njëra-tjetrën drejt kësaj kauze.

Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi nga kjo ngjarje në rrjetin social Instagram, ku edhe tregoi për aktivitetet që zhvilloi.

“Kisha një ditë të mrekullueshme së bashku me Cara Delevigne në kampanjën e Rimmel London, na ndihmoni ti luftojmë sulmet online, jemi më të fort të bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BpR3ChfnKrB/?taken-by=ritaora

E njëjta, do të publikojë më 23 nëntor albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”. /KultPlus.com\

https://www.instagram.com/p/BpPaEXdH7oA/?taken-by=ritaora
https://www.instagram.com/p/BpK0jjlnFi-/?taken-by=ritaora

Rita Ora ‘ndezë’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe (VIDEO)

Në familjen e Rita Orës dje pati festë. Motra e Ritës, Elena festoi ditëlindjen e 30-të në një ceremoni të këndshme në mesin e familjarëve, miqve e të afërmve të saj.

Atmosfera që e përshkoi këtë aheng ishte e mrekullueshme, e madje në disa storie u pa Rita Ora teksa kërcente me këngë shqip, duke e shprehur si gjithmonë dashurinë për vendin e saj, shkruan rtv21.tv./ KultPlus.com

Rita Ora njofton hitin e ri me grupin e famshëm

Rita Ora nuk di të ndalet. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është pjesë e albumit më të ri të grupit Rudimental.

Rita bashkëpunon për këngën “Summer love” në albumin më të ri “Toast to our differences”.

Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë gjë duke u shprehur se është tepër e lumtur që merr pjesë dhe mezi pret që të publikohet i plotë.

Rudimental është një grup i njohur në Angli i përbërë nga katër anëtarë.

“Let You Love Me” kryeson tri javë rresht top-listat britanike

Kënga “Let You Love Me” e Rita Orës është duke u pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares shqiptare, në veçanti nga ata britanikë.

Kjo këngë është duke kryesuar në top-listën ‘Big Top 40’ për të tretën javë rresht.

Këtij suksesi i është gëzuar vet 27-vjeçarja, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale për ta shënuar arritjen e saj.

“‘Let You Love Me’ është e para në javën e tretë radhazi në top-listën më të madhe britanike, Big Top 40”, ka shkruar Rita në Instagram.

Videoklipi i këngës “Let You Love Me” u publikua në YouTube më 21 shtator 2018 dhe është pëlqyer shumë. Deri më tani videoja muzikore e kësaj kënge është shikuar afro 35 milionë herë.
https://www.instagram.com/p/Bo9jIFTnP3G/?taken-by=ritaora
“Let You Love Me” është kënga e katërt me radhë nga albumi i paralajmëruar i Ritës, “Phoenix”.

Me këtë projekt, këngëtarja theu edhe një rekord 30-vjeçar për më së shumti këngë në top-dhjetë, me 13 sosh.

Ky rekord më herët është mbajtur nga Shirley Bassey dhe Petula Clark me nga 12 këngë në dhjetë vendet e para në top-listat britanike. /KultPlus.com

Rita Ora do të shesë në ankand veshjet e saj të turneve

Rita Ora po mendon që të vë në ankand veshjet e saj që ka pasur gjatë turneve të ndryshëm. Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja në një intervistë për “OK”.

Hiti i “I Will Never Let You Down” ka mbajtur të gjitha rrobat që ka veshur në skenë, por po i mbaron hapësira e saj në shtëpi kështu që po mendon t’iu ofrojë fansave të saj të blejnë një pjesë të historisë së saj të popit.

“Shtëpia ime është paksa e tollovitur, ka rroba gjithkah. Kur dua të hap derën gjërat bijnë në tokë. Shumica e gjërave janë që kam veshur në performanca, ndoshta do të bëjë ndonjë ekspozitë ose do t’i shesë ato”, ka deklaruar Ora.

Ajo edhe në këtë intervistë nuk ka lënë për të treguar për krenarinë që ka që vjen nga Kosova, transmeton Koha.net.

“Në fillim kur më pyesnin prej nga jam? Kur u thosha Kosova, njerëzit më pyesnin se ku është ai vend? Por, isha me fat se në klasën time kishte etni, religjione e raca të ndryshme. Flas për vendin tim gjatë gjithë kohës. Kur hyra në muzikë më 2012, isha këngëtarja e vetme nga Kosova që ia dola të isha aty. Prandaj është përgjegjësi e imja të flas për vendin tim dhe ta vendos atë në hartë. Jam shumë krenare për këtë”, është shprehur Ora.KultPlus.com

Rita Ora dhe Bebe Rexha së bashku në “City Of Hopes”

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë marrë pjesë në galën City Of Hope që mbahet në Santa Monica në Los Angeles.

Të dy shqiptaret kanë qene të pranishme dhe janë fotografuar edhe së bashku. Rita Ora kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe të ndezur, ndërsa Bebe Rexha kishte zgjedhur fustanin ngjyrën vishnje./ KultPlus.com