Rita Ora përmes Vogue konfirmon ardhjen në Kosovë (FOTO)

Rita para një mbrëmje ka mahnitur publikun me dukjen e saj në tapetin e kuq në Grammy, ndërsa revista Vogue e ka ndjekur shkuarjen e saj atje, shkruan KultPlus.

Revista Vogue ka përgatitur një storje gjatë rrugës së saj për në këtë ceremoni. Gjatë bisedës për këtë revistë, ajo ka konfirmuar ardhjen në Kosovë, për ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka treguar edhe për projektet e saj të sapopublikuara ,edhe për turnet e saj në këtë vit. Duke folur për udhëtimet e saj në Amerikë dhe Evropë, këngëtarja shqiptare ka treguar edhe për udhëtimin e saj misionar drejt shtëpisë së saj, Kosovës. /KultPlus.com

Grammy 2018: Lady Gaga, Rita Ora dhe Miley Cyrus shkëlqyen në qilimin e kuq (FOTO)

Mbrëmë u mbajt edicioni i 60-të i Grammy Awards në Madison Square Garden në New York, kjo ishte hera parë pas pesëmbëdhjetë viteve që kjo ceremoni mbahet jashtë Los Angelos, përcjellë KultPlus.

Krahas shumë yjeve ndërkombëtare, ky vit u përcoll edhe me disa nga emrat e njohur shqiptarë në botë. Mirëpo Rita Ora e veshur në të zeza, së bashku me Lady Gaga dhe Miley Cyrus janë cilësuar nga gazeta prestigjioze “The Telegraph”, si yjet që kanë pushtuar tapetin me dukjen e tyre të veçantë. Veshja dhe stili i flokëve të tyre të ngjante me Grammyn e para gjashtëdhjetë viteve.

Ora, Gaga dhe Cyrus kanë vendosur një shenjë të trëndafilit të bardhë në veshjet e tyre, kështu duke përkrahur iniciativën Time’s Up.

Ky trëndafil me ngjyrë të bardhë, ishte një mbështetje ndaj viktimave të abuzimit seksual. Trëndafili i bardhë rëndom është konsideruar si simbol i shpresës dhe i paqes./ KultPlus.com

Shqiptaret ‘pushtuan’ Grammy Awards 2018-të (FOTO)

Mbrëmë u mbajt edicioni i 60-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy 2018-të.

Kjo mbrëmje e cila është e njohur për glamurin që sjellë në tapetin e kuq, nuk mbeti pa u përcjellë edhe nga emrat shqiptarë që po mahnitin botën me zërat e tyre, shkruan KultPlus.

Rita Ora dhe Bebe Rexha, ishin të pranishme në këtë ceremoni e cila u ndoq nga shumë njerëz. Ndërsa nën zoom-in e medieve ishin shqiptaret të cilat nuk shpëtuan pa u komentuar për veshjet e tyre.

Rita Ora, me një fustan të zi, këmbë të hapur e flokë të lëshuara, ishte ajo që u vlerësua ndër tri këngëtaret e veshura më së bukuri në ceremoninë Grammys. Ndërsa Bebe Rexha, kishte një fustan ngjyrë krem e gjoks të hapur. Edhe Bebe, ishte e mrekullueshme në këtë event.

Ndërkaq Dua Lipa, e cila ishte e pranishme në pre-Grammy, mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nuk ishte e pranishme.

Por kjo ngjarje nuk ka shpëtuar vetëm me dy shqiptare. Është edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila ka qenë e pranishme në këtë ceremoni. Bleona kishte një fustan të zi, shumë interesant ndërsa flokët i kishte të kapura./ KultPlus.com

Rita, Dua dhe Bebe të mahnitshme në pre-Grammy (FOTO)

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, shndritën mbrëmë në mbrëmjen pre-Grammy 2018-të, shkruan KultPlus.

Të tri këngëtaret shqiptare më veshjet e tyre të mrekullueshme, ishin nën fokusin e medieve të mëdha botërore. Ato bashkë me shumë artistë të tjerë botërorë parakaluan në tapetin e kuq, të kësaj mbrëmja që mbahet para ndarjes së çmimeve Grammy./ KultPlus.com

Shoqet e ngushta, Rita Ora e Bebe Rexha

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora e Bebe Rexha janë takuar të martën mbrëma në New York. Dy këngëtaret kanë publikuar fotografinë e njëjtë nga takimi dhe e kanë quajtur njëra tjetrën shoqe të ngushta.

Në fotografinë e publikuar në Instagram dy yjet shihen duke u puthur, shkruan koha.net
Muaj më parë Rita në një intervistë kishte paralajmëruar bashkëpunim me Rexhën në një këngë të re./KultPlus.com

“Anywhere” e Rita Orës në garë për këngën më të mirë në “The Global Awards” (FOTO)

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Rita Ora, ka sjellë këtë verë hitin e saj “Anywhere”. Kësisoj, kjo këngën nga shqiptarja Ora, është nominuar për The Global Aëards 2018, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rita, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ku përveç të tjerash është shprehur shumë e lumtur për këtë nominim.

“Anywhere” është në garë për “Këngën më të mirë”, ndërsa ky është linku ku mund të votojnë të gjithë ata që duan https://vote.global.com/. / KultPlus.com

Rita Ora e Dua Lipa, ndër 30 evropianët e rinj më me ndikim

Dy këngëtaret nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë përfshirë në listën prestigjioze të “Forbes” për 30 evropianët moshën 30-vjeçare me ndikimin më të madh.

Rita Ora udhëhoqi sezonin e “America’s Next Top Model”, ishte dizajnuese e koleksioneve të veshjeve dhe me shumë hite më 2017. Ajo u kthye fuqishëm më 2017 me hitin “Anywhere” që ka dominuar në disa top-lista botërore, transmeton Albinfo.ch.

Dua Lipa, që pati vitin më të suksesshëm në karrierë deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues. 22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.

Lista e Forbes “30 under 30” në kategorinë “Ligj dhe Politikë” është votuar nga juria e cila ka qenë e përbërë nga Eva Maydell, anëtare e Parlamentit Evropian, Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës dhe Rama Yade, ish-sekretare e shtetit të Francës.

Në listë përfshihen edhe yjet e sportit si Anthony Joshua e Paul Pogba.

Lista e 30 evropianëve të rinj më me ndikim:

Rita Ora

Dua Lipa

Lady Leshurr

Zara Larsson

Maisie Williams

Aj Tracey

Hayley Squires

Bill Skarsgard

Sampha

Paul Pogba

Daniel Kaluuya

Hannah John-Kamen

J Hus

Paapa Essiedu

Nathalie Emmanuel

Millie Bobby Brown

Ray BLK

Jacob Anderson

Josh Wilson

Carolina Marin

Katinka Hosszu

Jonnie Peacock

Laura Kenny

Max Verstappen

Ricky Rubio

Little Mix

Vaughn McKenzie-Landell

Anthony Joshua

Alexander Zverev

Karolina Pliskova

Rita Ora publikon këngën e re të inspiruar nga storjet e fansave (VIDEO)

Pas bashkëpunimit të saj të sukseshem me Liam Payne i cili është duke e bërë rrugën e tij deri në Billboard Hot 100, Rita Ora ka shumë për t’u krenuar me fillimin e këtij viti. Por së pari, ajo po i ndihmon fansat e saj që të ndihen krenare përmes një fushate dhe përmes kënges së sapopublikuar, shkruan KultPlus.

Ora është fytyra e “The Open Mic Project”, që po “bashkon zërat e krijuesve të ndryshimeve dhe fansave të guximshëm” duke avokuar biseda të hapura përmes tregimeve të pranimit. Tregimet e paraqitura nga tifozët janë arkivuar në faqen zyrtare të projektit, por janë gjithashtu të ilustruara në këngën e fundit të Ritës, e cila titulliher “Proud”. “Jam më shumë se e lumtur të shpërndaj këngën time të inspiruara nga storjet e juaja”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në “Instagram”. /KultPlus.com

Edhe Dua Lipa me këngë për “Fifty Shades Freed” (VIDEO)

Është publikuar lista e këngëve të përfshira në kolonën zanore të filmit “Fifty Shades Freed”.

“For You” e Rita Orës dhe Liam Paynet udhëheq listën, ndërsa aty është edhe Dua Lipa që në bashkëpunim me Whethanin këndojnë “High”.

Lista e plotë e kolonës zanore të këtij filmi do të bëhet e ditur kur të debutojë filmi më 9 shkurt./ KultPlus.com

Rita Ora publikon fotografi me Oprah, ‘e lumtur që po jetoj për ta dëshmuar këtë ndryshim’ (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar e fmashmja Oprah Winfrey, solli një fjalim të fuqishëm në ceremoninë e Golden Globe. Fjalimi i saj pati një jehonë të madhe në media dhe këtë moment e ka shfrytëzuar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka ndarë një fotografi me Oprah, duke shprehur kështu emocionet e fjalimit të saj, shkruan KultPlus.

Rita Ora ka ndar dy fotografi ku ajo shihet ulur shumë pranë Oprah. “Një fjalim tejet emocionues dhe një njeri si Oprah, #timesup, #proud, e lumtur që po jetoj për te dëshmuar këtë ndryshim të bukur”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive, të cilat Rita i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Fjalimi i Oprah, u prit me mjaft duartrokitje e brohoritje në ceremoninë e Golden Globe, kurse shumë njerëz më pas i kërkuan që ta mendoj seriozisht kandididaturen për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com

Drejtpërdrejtë nga koncerti i Rita Orës në Hamburg (LIVE)

Këngëtarja e famshme Rita Ora shumë shpejt do të ngjitët në skenën e koncertit që do të mbahet në Hamburg, shkruan KultPlus.

Ky koncert do të mbahet me Elbphilharmonie të Hamburgut, ku ylli kryesor i mbrëmjes është Rita Ora, sikurse edhe yje të tjera.
Këtë koncert është duke e përcjellë nga afër edhe disenjatorja shqiptare Flora Suldashi e cila tashmë ka realizuar edhe një fotografi me Rita Orën./KultPlus.com


Publikohet kënga më e re e Rita Orës me Liam Payne (VIDEO)

Rita Ora dhe Liam Payne sapo kanë sjellë këngën e tyre më të re “For You”, e cila është pjesë e filmit të ardhshëm “Fifty Shades Freed”, shkruan KultPlus.

“Waiting for a lifetime for you / Been breaking for a lifetime for you,” “Wasn’t looking for love ‘till I found you / Ooh na-na ayy, for love, ‘till I found you”, është një nga pjesët që këndohet në këtë këngë.

Ditë më parë Rita Ora ka publikuar një video të shkurtër të realizimit të kësaj këngë të cilën duket se e ka shijuar mjaft shumë.

“Ne e bëmë këtë #ForYou, jam kënaqur shumë në studio me Liam Payne”, kishte shkruar Rita në Instragram.

Këngët e filmave tw Fifty Shades Freed, zakonisht kanë kryesuar toplistat, këtu duhet kujtuar disa nga këngët e suksesshme si kënga e Ellie Goulding “Love Me Like You Do, e cila qëndroi për kater javë e para në Official Singles Chart në vitin 2015, ndërsa bashkëpunimi i Zayn & Taylor Swift “I don’t want to live forever” në Fifty Shades Darker, arriti të jetë në pozitën e pestë vitin e kaluar./ KultPlus.com

Rita Ora sjellë këngë të re (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka njoftuar se të premten do të publikojë këngën e re.

Projekti i ri i krijueses së hitit “Anywhere” pritet të jetë bashkëpunim me anëtarin e grupit “One Direction”, Liam Payne.

Kënga do të jetë kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”./ KultPlus.com

Rita Ora sjellë këngën e re në bashkëpunim me Cardi B (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora pas dominimit më 2017 planifikon të sjellë këngë të reja edhe në vitin e ardhshëm që janë pjesë e albumit të saj të dytë.

Ylli i “Anywhere” ka konfirmuar se në muajin e ardhshëm do të ketë duet me Liam Payne për filmin e ri të “Fifty Shades”, por sipas mediave britanike nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet për albumin e saj të dytë, transmeton Koha.net.

MTV shkruan se Rita Ora do të bashkëpunojë me reperen amerikane Cardi B në këngën “Girls”, që pritet të jetë kënga e tretë e albumit të saj.

Rita Ora e Cardi B të dyja janë pjesë e labelit të mirënjohur amerikan Atlantic Records, ndërsa shihet si bashkëpunim që do të rriste famën e Orës në Amerikë, e të Cardi B në Britani të Madhe.

Cardi B është e njohur për këngën e saj “Bodak Yelloë”./ KultPlus.com

Kur Rita Ora performoi para familjes Obama (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora e cila ka zgjedhë këtë vit që të kalojë festën e kërshëndellave pranë familjes së saj, ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm të karrierës së saj që lidhet pikërisht me festën e kërshëndellave, shkruan KultPlus.

Ajo me ndjekësit e saj ka ndarë videon e vitit 2014, atëherë kur pat performuar në festën e kërshëndellave të organizuar nga familja Obama, ku këngëtarja Rita Ora pat performuatr në këtë festë që konsiderohet të jetë e paharruar për të./KultPlus.com

Rita Ora feston kërshëndellat pranë familjes së saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka festuar festën e kërshëndellave pranë familjes së saj, shkruan KultPlus.


Në rrjetet sociale tashmë familja Sahatciu- Ora kanë postuar fotot nga kjo ndejë, ku Rita Ora shihet të ketë kaluar këtë festë në një atmosferë të ngrohtë, pranë prindërve, motrës, vëllaut dhe gjysheve./KultPlus.com

Rita Ora zbulon shijen e saj muzikore, këto janë pesë këngët që i pëlqen (VIDEO)

Për pesë vite, Rita Ora ka qenë një nga yjet më të njohura të muzikës pop në Britani, ku ajo ka goditur me hitet të njëpasnjëshme, ndërsa pritet që ajo të depërtoj edhe në SHBA, shkruan rrjeti televiziv Fuse, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja e zhanrit pop, së fundmi ka realizuar një intervistë me Fuse, ku ka treguar për këngët e saj më të reja “Your Song” dhe “Anywhere”, si dhe albumin e saj të ardhshëm, në këtë bisedë Rita Ora po ashtu ka treguar edhe për këngët të cilat i ka dëgjuar dhe pëlqyer më së shumti gjatë këtij viti.

Rita Ora e pyetur për nga Forbes për pesë këngët e saj të pëlqyera gjatë këtij viti, ajo në përgjigjen e saj ka përmendur këngën e Sam Smith’s “Too Good at Goodbyes,” këngën e Post Malone’s “Rockstar”, ndërsa me pas ka cekur këngën e Miley Cyrus’ “Malibu,” dhe këngën e Cardi B’s “Bodak Yellow”, si dhe krejt në fund ka përmendur këngën e saj “Anywhere”.

Rita Ora po ashtu në këtë intervistë për Forbes ka thënë se përgjatë këtyre viteve ajo ka ndryshuar shumë si njeri, dhe se është rritur shumë më tepër në aspektin artistik

“Të jem e sinqertë me juve. Unë jam tani 27 vjeçare, kështu që unë jam rritur shumë më tepër si një artiste, si këngëtar, si muzikante, si shkrimtare. Përvoja ime më ka bërë të ndihem shumë më e sigurt dhe në anën tjetër të jem në gjendje që të bëj muzikën që dëshiroj ta bëja. Lufta për të arritur deri këtu ka qenë shumë intensive por sot jam me të vërtetë e bekuar që jam në gjendje të sjellë muzikën që unë e dua”, ka thënë Rita gjatë kësaj interviste./ KultPlus.com

Në Shqipëri hapet ekspozita “Unë jam shqiptar” (FOTO)

Hapet Ekspozita kushtuar Migracionit Shqiptar, iniciativë e Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, në bashkëpunim me Muzeun Kombetar, shkruan KultPlus.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, e cila tregonte nëpërmjet një panoramimi fotografik historikun e migrimit të diasporës shqiptare që pas largimit të Skënderbeut e deri në ditët e sotme, ishin përfaqësues të diasporës shqiptare, diplomatë, historianë, personalitete të botës së artit.
Fjalën e hapjes e mbajti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.

“Në kuadër të 18 dhjetorit, “Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim më Ministrin e Shtetit për Diasporën çel ekspozitën “Unë jam shqiptar”, ku përfshihen materiale fotografike dhe objekte muzeale, që kanë të bëjnë me disaporën shqiptare. 18 dhjetori është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si “Dita Ndërkombëtare e Emigracionit”.
Kurse Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore tha “Gjithçka që unë e kisha marrë nga Tirana ime, nga shkolla ime shqiptare nga muzika, nga kompozitorët dhe nga pedagogët tanë të shkëlqyer. Kjo ëndërr e cila vazhdon dhe në ditët e sotme, u bë ajo që unë krenohesha që isha shqiptare, kudo në botë. Që në fillimet e karrierës time, tek të gjithë konkurset ndërkombëtare që fitova, filluan të mos përmendnin më emrin tim, por të më thonin “shqiptarja”, sepse pata fatin të isha shqiptarja e parë, e cila dola nga një botë shqiptare, e cila ishte komplet e panjohur atje ku unë isha në botën e perëndimit. Në fillim më vinte çudi që unë isha kjo përfaqësuesja shqiptare, pastaj më vinte mirë që Shqipëria u bë e njohur nga arti, nga muzika dhe pas meje erdhën plot artistë të shkëlqyer dhe sot ne jemi krenar të gjithë që jemi shqiptarë dhe jemi në të njëjtat valë me të gjithë artistët ndërkombëtarë. Sot Shqipëria nuk njihet vetëm nga Inva, por nga plot talente, të cilët na bëjnë krenarë”, ka thënë ajo.



Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha “Në fillim dua të falënderoj Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majkon, i cili e ka kuruar me shumë kujdes projektin e Ekspozitës kushtuar diasporës shqiptare. Një pjesë e agjendës sonë aktive, për të promovuar Tiranën, kanë qenë dhe vizitat me Kryetarë të Bashkive të Kryeqyteteve të ndryshme Europiane. Ajo që kam konstatuar me kënaqësinë më të madhe, duke filluar nga Ankaraja ku ishim së fundmi, ku Kryetari i Bashkisë ishte shumë krenar për shoqatën “Sami Frashëri” dhe deri në Belgjikë, ku hapëm panairin e Krishtlindjeve, ku Tirana kishte një pavion të veçantë dhe ku Kryetari i Bashkisë së Brukselit ishte krenar për Shoqatën “Faik Konica”, me “Vatrën” në Amerikë dhe me një pafundësi organizimesh, në fakt të japin idenë që ne jemi një vend me disa dhjetra-milionë banorë, për të kuptuar që jemi shumë pak, por që prej rrethanave të ndryshme historike, jemi shpërndarë kudo në botë dhe jemi krenarë që jemi shqiptarë”, ka përfunduar Veliaj./KultPlus.com

Rita Ora paralajmëron këngën bazuar në tregimet e fansave

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora në një intervistë për Daily Star ka paralajmëruar këngën e re, që thotë se është e bazuar në tekstet e fansave.

Kënga quhet “Proud” dhe është në partneritet me “Absolut” në projektin “The Open Mic”, teksti i së cilës është shkruar në bazë të teksteve të fansave, transmeton Koha.net.

“Kur më kishin treguar se ishte prej fansave dhe njerëzve që zakonisht nuk dëgjohen apo s’mund të ndriçojnë tregimet e tyre, thashë: ‘kjo është perfekte, sepse mund të shkruaj një melodi, një këngë për tregimet e tyre’. E kam bërë këtë dhe kënga titullohet ‘Proud’, dhe është një incizim i mrekullueshëm, e cila do të publikohet gjatë javës së Grammyt”, është shprehur ajo./ KultPlus.com

Rita Ora: Kam qenë e viktimizuar për shkak të famës time

Rita Ora, është ankuar se ajo është përfolur vazhdimisht për shkak të famës së saj, ndërsa ka shtuar se është krenare që është një “femër në këtë industri” e cila ka “aftësinë për të pasur një zë”, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja shqiptare, e cila ka realizuar e hitin e saj të fundit “Anywhere”, shpesh gjatë karrierës së saj muzikore është përfolur në media edhe për romancat e saj me burra të famshëm, si Calvin Harris, Rob Kardashian dhe Ricky Hil. Lidhur me këtë Rita është shprehur se është e padrejtë që ajo është gjykuar më shumë krahasuar me gra të tjera në botën e argëtimit.

Ajo është cituar nga gazeta Daily Star ku kishte thënë se: “Kam qenë viktimë e thashethemeve dhe ende jam, kjo është bota ku unë jetoj, e tillë është por mund të mbijetosh edhe përmes saj, unë kam dashur ta bëj pikërisht këtë dhe të jem femër në këtë industri duke e pasur aftësinë e të pasurit një zë “, kishte thënë Rita.

Megjithëse Rita kohëve të fundit, ka të zgjeruar horizontin e saj duke u bërë edhe një zë për njerëzit e rëndomtë. Filantropia e saj u nxit nga një udhëtim në Afrikë për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Pas këtij udhëtimi ajo ishte shprehur, “Gjatë udhëtimit në Afrikë, unë takova fëmijë që jetonin në fshatra që nuk kanë asnjë ide se çfarë po ndodh rreth botës, ata mendonin vetëm për mbijetesën brenda familjeve të tyre dhe unë pas kësaj fillova ta shikoj jetën shumë më ndryshe, dhe desha të bëhem një zë për ata njerëz”, ishte shprehur tutje Rita Ora.

Këngëtarja 27-vjeçare po punon gjithashtu me Absolut në një fushatë të quajtur “The Open Mic Project”. Ajo do të ndaj tregimet e fansave të saj në këngën e cila do të titullohet “Proud” dhe do të dalë në javën e Grammys./ KultPlus.com

Rita Ora zbuloi misterin në Radio 1 Live Lounge

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka folur mbrëmë në Radio 1 Live Lounge, e cila ka zbuluar një mister, për të cilin ishin kurioz shumë adhurues të saj, shkruan KultPlus.

Një nga misteret më të mëdha të vitit 2017 është zbuluar më në fund: Rita Ora ka zbuluar tekstin e një pjese të këngës së saj më të fundit “Anywhere”, përcjellë KultPlus.

Për javë të tëra, adhuruesit e Ritës ishin të preukopuar të dinin se kush ishte duke kënduar vërtet në pjesën e refrenit të këngës, ku vokali i saj shfaqet me ndërprerje dhe zëra të shtrembëruar.
Gjatë interpretimit mbrëmë në Radio 1 Live Lounge, Rita Ora zbuloi tekstin origjinal të pjesës së refrenit: “Oh, Oh, wanna go home, wanna go take me anywhere you wanna be-ee-ee-ee”./ KultPlus.com

Rita Ora në New York: Është vështirë të jesh këngëtare femër në një botë të ndjeshme (FOTO)

Rita Ora së fundmi ka kapur vëmendjen e të gjitha mediave me dukjen e saj mahnitëse, ndërsa edhe mbrëmë ka mahnitur publikun me një fustan shumëngjyrësh në studion e “AOL Build”, në New York, shkruan KultPlus.

Ajo mbrëmë ka kapur vëmendjen e fotografëve dhe një numri të madh fansash që kishin ardhur për ta takuar. Ajo në këtë ngjarje paraqitet më një fustan të gjatë të mbuluar me ngjyra të ndryshme, mes të verdhës, blusë, të kuqes dhe ngjyrës rozë.

Pas hitit të suksesshëm “Anywhere”, Rita është komentuar mjaft shumë edhe për dukjen e saj të veçantë në 13 veshje në EMA Awards 2017. Duke folur në këtë ngjarje, Rita gjatë intervistës në AOL Build theksoi se ishte ndjerë e habitur nga vëmendja që ajo mori me paraqitjen e saj në qilimin e kuq në MTV EMAs këtë nëntor.

“Unë isha si … do ta moderoj tërë shfaqjen. Ishte një shfaqje 2 orëshe, dhe unë ndihesha shumë nervoz”, ka thënë Rita gjatë intervistës. “Gjëja e fundit që doja të bëja ishte, të shtrëngohem në një fustan në qilimin e kuq. Unë isha duke ndryshuar dukjen time gati 150 herë gjatë shfaqjes. Çdo kush më thoshte si “je çmendur” – dhe pastaj shiko çfarë ndodhi!”, ka thënë Rita gjatë kësaj interviste.
Po ashtu, Rita zbuloi detaje me bashkëpunimin e saj me The Open Mic Project për të inkorporuar tregimet e fansave në një këngë të re.

“Është shumë e vështirë të jesh një këngëtare, posaçërisht një këngëtare femër, sidomos tani që gjithçka është më e ndjeshme dhe bota po kalon në një kohë shumë të vështirë që kur thua diçka duhet të sigurohesh nëse e kë thënë atë në mënyrën e duhur”, tha Rita gjatë intervistës. “Sot gjithçka keqinterpretohet shumë lehtë, dhe unë me të vërtetë dëshiroj që t’ju tregoj njerëzve që është mirë të jesh i hapur dhe të shprehesh”.

Më pas Rita është paraqitur me një kostum të zi, derisa është mirëpritur nga një numër i madh fansash, me të cilët ka ndarë edhe fotografi./ KultPlus.com

Rita Ora me stil të veçantë gjatë performancës në Fashion Awards 2017 (FOTO)

Rita Ora, mbrëmë mori vëmendjen e të pranishmëve gjatë parakalimit në tapetin e kuq me një fustan metalik, ndërsa në skenë u ngjit e veshur me veshje të leopardit duke fascinuar publikun me dukjen dhe performancën e saj, përcjell KultPlus.

Këngëtarja shqiptare, mbrëmë erdhi me një kombinim mes të verdhës dhe të zezës, teksa veshur mbante një xhaketë të gjatë dhe streçe në formë leopardi, derisa gjatë gjithë pertformancës mban në duar një daulle të bardhë. Po ashtu me flokët e saj të lëshuara mbi supe, e me bizhuteritë i shton edhe më shumë elegancë stilit të saj.

Rita gjatë kësaj mbrëmje shihet nën shoqërimin e një kori, i cili veshur me të zeza e përqendron të gjithë vëmendjen tek dukja e Ritës.

“Fashion Awards”, është ceremoni që mbahet çdo vit në Britani të Madhe që nga viti 1989 ku marrin pjesë individë e biznese britanike e ndërkombëtare me ndikim në industrinë e modës./ KultPlus.com

Rita, takohet me McGregorin në “Fashion Awards”

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka mahnitur me paraqitjen e saj në tepihun e kuq të ceremonisë “Fashion Awards” në Londër.

Bukuroshja shqiptare shkëlqeu në mbrëmjen e organizuar të hënën me një fustan ngjyrë metalike duke shfaqur linjat joshëse.

Në këtë ceremoni ajo është takuar edhe me yllin e arteve marciale Conor McGregor me të cilin ka realizuar një fotografi, që e ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Fashion Awards” është ceremoni që mbahet çdo vit në Britani të Madhe që nga viti 1989 ku marrin pjesë individë e biznese britanike e ndërkombëtare me ndikim në industrinë e modës./ KultPlus.com