Rita Ora paralajmëron turin e koncerteve në Britani dhe Evropë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Rita Ora sapo ka njoftuar se tashmë kanë dalë në shitje biletat për koncertet e saja që do të mbahen në Britaninë e Madhe dhe Evropë, shkruan KultPlus.

Ajo përpos qendrave të mëdha në Londër, do të ketë koncerte edhe në Paris, Munih, Amsterdam.
Turi i saj i koncerteve është bërë publik edhe nëpërmjet një video, sikurse edhe sajti se ku mund të blihen biletat./KultPlus.com

Rita Ora sjellë koleksionin e ri me Rimmel London (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora ka sjellë kësisoj koleksionin e saj më të ri në bashkëpunim me Rimmel London.

“Shades of Black” vjen pikërisht në ditën e Halloween – Nata e shtrigave.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Ritës me Rimmel London. Edhe në vitin 2015-të, Rita kishte bashkëpunuar me kompaninë e njohur, për buzëkuqin e saj, shkruan KultPlus.



Rita Ora pos si këngëtare çdo ditë e më shumë po aktivizohet edhe në botën e modës.

Rita sot ka zbuluar edhe datat e turneut të saj nëpër Angli, në qytetet Leeds, Glasgow e Birmingham, ndërsa do të performojë edhe në Paris, Munih, Hamburg e Kopenhagë. / KultPlus.com

Shkëlqimi i Ritës bashkë me Kosovën në 5 vjetorin e ‘Shine ya light’ (VIDEO)

Pas ‘Hot Right Now’, ‘R.I.P’ dhe ‘How we do’ zëri i mrekullueshëm i kosovares e cila për pak kohë u bë yll botëror erdhi në vendlindje.

Vendlindja e këngëtares Rita Ora i dha pamjet ideale videoklipit të këngës ‘Shine ya light’. Ishin plotë 4 vite, pasi që, Kosova u shpall shtet i pavarur kur Rita, u kthye në Prishtinë për të bërë hitin e saj të radhës. Fëmijë, të rinj, të reja e të moshuar u bënë pjesë e këtij videoklipi që më vonë u bë edhe videoja që promovoi shtetin më të ri asokohe në botë Kosovën.

‘We gold, we gold we shine’, ishte refreni i këngës së Rita Orës, këngë kjo që pas katër ditëve mbush plotë pesë vite jetë. Më 4 nëntor të 2012-së, doli ky videoklip me bashkëvendësit e Ritës. Ditën kur u xhirua videoklipi, shumë qytetarë zbarkuan në kryeqytetin kosovar. Skena kur Rita u drejtohet mijëra adhuruesve të saj ishte pikërisht ajo mbi mbishkrimin ‘Lindje e Re’ apo ‘New Born’ që ndodhet pikërisht përpara Pallatit të Rinisë. “Nuk më besohet që jam në Kosovë”, kishte thënë Rita, ku brohorimat dhe fjalët e saj u bënë pjesë e këtij klipi të klikuar miliona herë nga njerëz nga mbarë bota.

KultPlus, po e sjellë këtë këngë pak ditë para se t’i mbush pesë vite nga realizimi i saj./ KultPlus.com

Një dhuratë nga Kosova për këngëtaren shqiptare Rita Ora

Alkent Pozhegu, i cili ka realizuar portretin e Rita Orës me 2 ton drithëra për realizimin e portretit të këngëtares shqiptare Rita Ora, me të cilin edhe ka thyer rekord në Guinnes, tashmë ka një synim tjetër, shkruan KultPlus.

Pasi ka pranuar certifikatën e rekordit nga Guinnes, ai dëshiron që këtë certifikatë ta bëjë dhuratë për personin që ishte edhe inspirim për realizimin e këtij portreti. “Certifikatën e Guinnes do të ja dhuroj Rita Orës, pasi që mozaikun e kam bërë për Rita Orën”, ka thënë Poezhgu për KultPlus. Ai ka shpjeguar se ka biseduar me tezen e Rita Orës, dhe sipas tij, ajo do t’ia dorëzojë këtë certifikatë Rita Orës.

Mozaiku i cili shfaq imazhin e Rita Orës është 300 m² dhe është arritur duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule./KultPlus.com

Rita Ora performon disa këngë në Radio 1’s Teen Awards 2017 (VIDEO)

Performancën e saj e nisë jashtë skenës, por futet në skenë e bashkuar me valltarët.

Rita Ora është një tjetër shqiptare që sonte ka qenë e pranishme në çmimet prestigjioze Radio 1’s Teen Awards 2017.

Ajo ka sjellë këngën e re, “Your Song”, por edhe këngë të tjera në një përmbledhje rreth gjashtë minuta në ndarjen e çmimeve. / KultPlus.com

Rita Ora me performancë magjike të ‘Anywhere’ në ‘The Jonathan Ross Show’ (VIDEO)

Para dy ditësh këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka lansuar këngën e saj të re ‘Anywhere’, shkruan KultPlus.

Ajo këtë këngën menjëherë një ditë pas publikimit e ka kënduar në shoun televiziv ‘The Jonathan Ross Show’, ku është mirëpritur mjaft mirë nga audienca.

‘Anywhere’ është shkruar nga Rita ora në bashkëpunim me Andrew Wyatt./ KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=ykle3YuGcxE

Rita Ora, Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey pijnë raki nga Kosova në ‘The Jonathan Ross Show’ (VIDEO)

Rita Ora, Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey ishin mbrëmë të ftuar në ‘The Jonathan Ross Show’, shkruan KultPlus.

Udhëheqësi i këtij emisioni Jonathan Ross, kishte marrë një shishe raki kosove, nga i cili vend vjen Rita Ora, dhe në shoun televiziv mbushi nga një gotë për të ftuarit e tij.

Rita, ishte ajo e cila e sqaronte këtë raki, duke thënë që është shumë e fortë dhe se në shtëpinë e saj kjo raki sillet nga i ati për festa të ndryshme dhe jo vetëm. Rita tha se i pëlqen ta pijë por vetëm pas përfundimit të punës.

Dy të ftuarit e tjerë nuk është se e pëlqyen edhe shumë, pasi që, kjo sipas tyre ishte rakia më e fortë që kanë provuar.

KultPlus, po e sjellë edhe videon gjatë pirjes së rakisë kosovare në ‘The Jonathan Ross Show’./ KultPlus.com

Vjen edhe videoklipi i këngës ‘Anywhere’ të Rita Orës (VIDEO)

Rita akoma nuk ka arritur të lansojë albumin e saj të dytë, por është rikthyer fuqishëm me këngë të reja, shkruan KultPlus.

Teksa duket se albumi nuk do të vijë deri në vitin e ardhshëm, Rita do të mbyllë vitin me këngën e saj të re ‘Anywhere’, videoklipin e secilës sapo e lansoi.

Kënga është shkruar nga Rita dhe Andrew Wyat.

Duke folur për këngën, që paraqet jetën jashtë punës dhe kënaqësisë me miqtë, Rita ka thënë: “Isha në një rutinë, duke punuar përditë, dhe e pash veten duke ëndërruar për pushim jashtë qytetit dhe të dilja në udhëtim me miqtë e mi duke mos kthyer kokën prapa”. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa performojnë në të njëjtën skenë

Duka i Kembrixhit dhe Princi Harry kanë nderuar të rinjtë inspirues të njohur me një çmim kombëtar duke i ftuar ata në Pallatin Kensington, shkruan KultPlus.

William dhe Harry takuan fituesit dhe finalistët e “Teen Awards të BBC Radio 1” këtë të mërkurë, së bashku me këngëtaren Rita Ora, DJ-të e t Nick Grimshaë, Clara Amfo dhe Greg James.

Ndër fituesit ishin vëllai dhe motra Holly, 15 vjeçare dhe Oliver, 13 vjeç, të cilëve u quajtën “Teen Heroes” në kategorinë e shëndetit mendor, të cilët ofruan kujdes psikologjik, emocional dhe fizik ndaj nënës së tyre që vuan nga çrregullimi disociativ i identitetit.

Çmimi “Teen Awards” të BBC Radio 1 është tani në vitin e tetë të organizimi dhe fituesit e këtij viti do të nderohen në Teen Awards Radio 1 këtë të diele që do të mbahet në Wembley Arena.

Në këtë evend krahas performances se Rita Orës, The Vamps, Camila Cabello do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Të dy artistet shqiptare do të performojnë në të njëjtin event. Kjo nuk është hera e parë që dy artistet shqiptare janë të ftuara në të njejtin event, por ende nuk është parë ndonjë takim mes tyre apo ndonjë fotografi bashkë. Presim të shohim nëse ky event do t’i bëjë bashkë dy artistet shqiptare. / KultPlus.com

Rita Ora lanson këngën e re ‘Anywhere’ (VIDEO)

Rita ende nuk ka mundur që të lansojë albumin e dytë, por tani ajo është duke lansuar këngë të reja.

Rita tani ka lansuar një këngë të re të quajtur ‘Anywhere’, tekstin e të cilës e ka bërë Rita në bashkëpunim me Andrew Wyatt. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=47&v=QJZceXuAIW0

Rita Ora me këngë të re (VIDEO)

Teksa i afrohemi fundit të vitit 2017, mediat normalisht që merren me triumfet muzikore dhe dështimet e vitit. Padyshim që Rita Ora hyn te triumfet, shkruan “officialcharts” në Britani të Madhe.

Rita akoma nuk ka arritur të lansojë albumin e saj të dytë, por është rikthyer fuqishëm me këngët më të reja.

Kënga e saj “Your Song” aktualisht është ndër 40 këngët më të mira të vitit në Britani, ndërsa bashkëpunimi me Aviciin, “Lonely Together” po i afrohet top-treshes në Toplistën Zyrtare këtë javë.

Teksa duket se albumi nuk do të vijë deri në vitin e ardhshëm, Rita do të mbyllë vitin me një këngë të re, të titulluar “Anywhere” e që do të publikohet nesër, më 20 tetor, transmeton albinfo.ch.

Kënga është shkruar nga Rita dhe Andrew Wyat dhe mund ta dëgjoni në këtë link: https://lnk.to/anywhere?ref=https%3A//l.instagram.com/

Duke folur për këngën, që paraqet jetën jashtë punës dhe kënaqësisë me miqtë, Rita ka thënë: “Isha në një rutinë, duke punuar përditë, dhe e pash veten duke ëndërruar për pushim jashtë qytetit dhe të dilja në udhëtim me miqtë e mi duke mos kthyer kokën prapa”. / KultPlus.com

Anywhere. Out Tomorrow.

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Gazeta zvicerane “Blick” krahason Skënderbeun me Rita Orën (FOTO)

Gazeta zvicerane renditjen e dhjetë shqiptarëve që kanë bërë gjëra të mëdha e publikon me rastin e shpëtimit të një çifti zviceran nga një aksident, ku këtë çift e kishin shpëtuar punëtoret shqiptarë të shpëtimit.

“Pasi punëtorët shqiptarë të shpëtimit, kohët e fundit shpëtuan një çift zviceran nga fatkeqësia, prezantojmë sot dhjetë shqiptarë, të cilët duhet ti njihni, ka shkruar gazeta zivcerane Blick, përcjellë KultPlus.

1> Gjergj Kastriot Skenderbeu

2.John dhe James Belushi

3.Rita Ora

4.Action Bronson

5.Era Istrefi

6.Bebe Rexha

7.Tony Dovolani

8.Eliza Dushku

9.Patrick Nuo

10. Futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër

Rita Ora fytyra e re e Absolut vodka (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Rita Ora është fytyra e re e pijes së njohur alkoolike Vodka Absolut.

Në bashkëpunimin e ri të Absolut Vodkas “The Open Mic Project”, Ora thërret për afrim të njerëzve pavarësisht racës, gjinisë, orientimit seksual.

“Open Mic Project” nis me një thirrje të hapur për të gjithë njerëzit që duan të tregojnë rrëfimet e tyre për përafrim me njerëzit e tjerë.

Kjo periudhë e pranimit të rrëfimeve është e hapur nga 12 tetori dhe fituesi do të përfshihet në këngën e re të Rita Orës./ KultPlus.com

Dua e Rita në top pesëshen britanike (FOTO)

Në 100 këngët e javës më të mira në Britaninë e Madhe, në top pesëshe janë Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dua Lipa zë vendin e katërt me këngën “New Rules”, ndërkaq Rita Ora në vendin e pestë me Aviciin “Lonely Together”, transmeton Koha.net. Lipa e Ora ka disa herë që renditen ndër të parat në UK Top 100.

Të dyja vazhdojnë t’i prekin majat botërore me talentin e tyre./ KultPlus.com

Rita Ora, performon në Paradën e komunitetit LGBTI në Atlanta (FOTO)

Ka nis më 13 tetor dhe përfundon sot, ngjarja madhështore ‘Atlanta Pride’, shkruan KultPlus.

Ky festival tashmë tradicional që i kushtohet komunitetit LGBTI, përveç të tjerësh ka paraqitur edhe këngëtaren me prejardhje nga Kosova Rita Ora. Rita në ‘Atlanta Pride’, ka kënduar në një skenë gjigante nën perëndimin e diellit.

Rita, përmes një publikimi në rrjetin social Instagram, ka shprehur dashurinë e madhe që i ka dhuruar ky festival. Ajo i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ‘Atlanta Pride’, duke u thënë se do të dëshironte të qëndronte gjithmonë aty me ta.
“Ju dua. Vazhdoni të inspironi botën dhe mua. Faleminderit që më bëni të ndihem që është e në rregull të jesh i shkëlqyer ashtu siç jeni ju”, ka thënë ndër të tjera Rita Ora.

‘Atlanta Pride’, përfundon sot, ndërsa gjatë viteve, disa e kanë konsideruar ngjarjen vjetore të jetë një festim kryesisht i bardhë. Një pjesë e këtij perceptimi është rezultat i dy krenarive në qytet: Atlanta Pride Festival dhe Atlanta Gay Gay Pride, që zhvillohet gjatë fundjavës së Ditës së Punës. Sa i përket Green-Ferguson-drejtor ekzekutiv i kësaj ngjarje, ka hapësirë për të dy ngjarjet e madje edhe nevojë./ KultPlus.com

Rita Ora konfirmon datën e lansimit të këngës së re

Rita Ora siç duket do të lansojë së paku edhe një këngë gjatë këtij viti.

Ajo për MTV ka konfirmuar se do ta lansojë edhe një këngë para se të udhëheqë edicionin e sivjetmë të “Europe Music Awards”, që mbahet në Londër më 12 nëntor.

Këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se kënga quhet “Anywhere”, dhe do të lansohet më 20 tetor.

“Jam shumë e emocionuar, e dini se nuk më pritet. Nuk kam qenë asnjëherë kaq krenare. Kjo këngë përfaqëson dëshirën e vërtetë për t’u çliruar nga çdo gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme për shkak të asaj që kemi kaluar këtë vit si qytet dhe vend”, është shprehur Ora.

Rita Ora kohëve të fundit ka lansuar dy këngë të suksesshme, “Your Song”, si dhe bashkëpunimin me Aviciin “Lonely Together”. / KultPlus.com

Përpos Rita Orës dhe Dua Lipës, në MTV EMA 2017 edhe një këngëtar shqiptar (FOTO/VIDEO)

Kjo ngjarje e madhe do të mbahet më 12 nëntor, shkruan KultPlus.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është nominuar në “MTV EMA 2017”, shkruan KultPlus. Sipas faqes zyrtare të këngëtarit shqiptar Ermal Meta ai në këtë listë të fuqishme të nominimeve është nominuar në kategorinë “Vepra më e mirë italiane”, me këngën Vietato Morire”.

Kundërkandidatë të kësaj gare, Ermal Meta ka artistët italianë: Francesco Gabbani, Thegiornalisti, Fabri Fibra dhe Tiziano Ferro. Kjo ngjarje e madhe do të mbahet më 12 nëntor./KultPlus.com

Rita Ora reagon për vdekjen e Tom Petty-t

Muzikanti amerikan Tom Petty ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare në Kaliforni.

Kësisoj kjo humbje e madhe në muzikën botërore preku edhe muzikantët e tjerë. Ndër reagimet e bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ka reaguar edhe këngëtarja me prejardhje kosovare Rita Ora.

Rita përpos fotografisë që ka publikuar në Instagram, ajo ka shkruar se po lutet për Tom Petty, shkruan KultPlus.
“Duke u lutur për Tom Petty”, ka shkruar Ora.

Petty u gjet pavetëdije dhe në arrest të plotë kardiak në shtëpinë e tij në Malibu mëngjesin e të hënës./ KultPlus.com

Praying for Tom Petty

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Rita Ora në ‘takimin e parë’ nis prezantimin e saj me “Unë jam kosovare” (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sivjet do të jetë nikoqire e ceremonisë MTV EMA, që do të mbahet në Londër më 12 nëntor.

MTV EMA lajmin e bëri publik sot, ndërsa ka postuar edhe një video për përcjellësit në rrjetet sociale që të njihen nga afër me prezantuesen e ceremonisë së sivjetme, përmes një “takimi të shpejtë”.

“Unë jam kosovare. Nëse askush nuk e di se ku është, është në Evropën Lindore. Jam rritur në Londër”, nis ajo prezantimin në “takimin e shpejtë”.

Ajo ka folur edhe për tatuazhet e saj. Ka njoftuar se ka 26 dhe se e preferuara e saj është në dorën e djathtë, një lule të cilën e ka bërë qe dy vjet.

Rita ka treguar se urren njerëzit kur dalin në takim dhe përdorin telefona mobil.

Në këtë “takim të shpejtë”, Rita është veshur në ngjyrë të zezë, por nga e merr inspirimin ajo?

“E kam nga prindërit e mi”, ishte përgjigja e Orës.

Në takim të parë, Rita ka treguar se do të preferonte të pinte verë. / KultPlus.com

Rita Ora do të udhëheq sivjet MTV Europe Music Awards në Londër

Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në Londër për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Rita Ora është shpallur si udhëheqësja e këtij viti në MTV Europe Music Awards, shkruan Official Charts, përcjell KultPlus.

Këngëtarja do të paraqesë ceremoninë e këtij viti, e cila po mbahet në Londër, dhe gjithashtu do të luajë në skenën e EMAs. / KultPlus.com

Rita Ora zë vendin e katërt në iTunes

Superylli shqiptar, Rita Ora, po shijon shumë suksesin e saj së fundmi me Avicii.

Projekti i saj me producentin dhe deejayn e njohur ndërkombëtar ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e publikut dhe është bërë mjaft i pëlqyer.

Ajo ka zënë vendin e katërt në iTunes.

Ky sukses nuk ka mundur të kalojë me këngëtaren pa u gëzuar. Ajo në InstaStory ka publikuar një foto nga iTunes dhe momenti i gëzimit të saj./ KultPlus.com

Rita bashkë me Hamilton dhe Neymar

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është parë në shoqërinë e yllit të PSG-së, Neymarit dhe pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton.

Rita ishte e ftuar në ahengun e pilotit britanik, i cili po festonte fitoren e papritur në Sngapore Grand Prix të dielën, transmeton Koha.net.

Ylli i PSG-së, Neymari, postoi fotografi me Ritën dhe Hamiltonin, i cili e ka quajtur brazilianin si “vëlla nga një tjetër nënë”./ KultPlus.com

Më në fund, Rita Ora takohet me sozinë e saj (FOTO/VIDEO)

Rita Ora, një fytyrë e veçantë dhe shumë e dashur për publikun, ka edhe sozinë e saj, të paktën kështu e vlerëson publiku në të shumtën e rasteve, shkruan KultPlus.

Është modelja e njohur Jasmine Sarders e cila është përfolur shumë edhe për ngjashmërinë e saj me këngëtaren Rita Ora.

Shumë nga fotografitë e postuara nga Jasmine, komentohen edhe për këtë fakt.

Pamjet e tyre afrohen shumë me njëra tjetrën, e sidomos nga pjesa e syve.

Por, Jasmine si duket ka edhe një simpati për Ritën, pasi ajo ka publikuar një fotografi me këngëtaren shqiptare, teksa përkrahë njëra tjetrës ato duken si motra. / KultPlus.com

Rita Ora interpreton këngën e famshme “Like a Virgin” nga Madonna (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Rita Ora ka performuar një pjesë të këngës “Like a Virgin” të këngëtares super të famshme Madonna, shkruan KultPlus.
Rita Ora ka kënduar në Radio 1 Live Lounge, ku pos këngës së Madonna ka kënduar edhe një pjesë të këngëtarit Travis Scott./KultPlus.com