Rita Ora shpërthen në lot për vajzën e dhunuar në Kosovë: Prindërit dhe komuniteti të punojnë shumë me fëmijët (VIDEO)

Rota Ora po qëndron në Tiranë për koncertin e sotëm që e ka në Sheshin “Skënderbej”, ku Rita Ora është ylli i mbrëmjes, por në këtë koncert do të prezantohen edhe këngëtare të tjera, shkruan KultPlus.

Mes të tjerash, Rita Ora përgjatë konferencës së sotme për medie ka shpërthyer në lot për vajzën 11 vjeçare e cila është dhunuar kohë më parë në Prishtinë. Ajo ka bërë thirrje që familjet dhe komuniteti të kenë më shumë kujdes dhe të punojnë me fëmijët dhe të rinjtë, që mos të përsëriten këto gjëra.

“Ju kërkoj ndjesë, sepse mund të jem emocionale për atë se çfarë ndodhi në Kosovë, na bëri të kuptojmë edhe njëherë që të kem një fokus, që prindërit dhe komuniteti të punojë me fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë që mos të përsëritet situata”, ka thënë Rita Ora mes të tjerash në këtë konferencë. / KultPlus.com

Vizita e Rita Orës në Shqipëri, lajm në mediat botërore

Rita Ora u kthye në Shqipëri të hënën për të takuar ‘fëmijët më të rrezikuar’ në një qendër komunitare në Tiranë, thuhet në postimin e Daily Mail.

Ambasadorja e UNICEF-it, 31 vjeç, e lindur në Kosovë, vizitoi Shtëpinë e Ngjyrave e cila ofron një gamë të tërë shërbimesh për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë një strehimore emergjente.

Këngëtarja i kënaqi banorët teksa ndau kohë nga programi i saj i ngjeshur – duke treguar aftësitë e saj në pjekje dhe duke i bërë duart me ngjyrë, që të marrë pjesë në arte dhe zanate të tjera, transmeton KultPlus.

Ambasadorja krenare kishte veshur një bluzë të UNICEF-it teksa po bënte një xhiro nëpër rezidencë.

Duke vizituar edhe një strehimore, Rita mori kohë për të folur me banorët dhe më vonë pozoi me vullnetarët.

Krijuesja e shumë hiteve botëror mbajti edhe një leksion në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ka takuar disa nga studentët. /KultPlus.com

Në anën tjetër, sonte me fillim nga ora 20:00 do të fillojë edhe koncerti i saj në sheshin “Skënderbej”. /KultPlus.com

Rita Ora mban sot koncert në Tiranë, falas për të gjithë

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, do të mbajë sot koncert në Tiranë, shkruan KultPlus.

Me fillim nga ora 20:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku pritet që të performojnë vetëm vajza nga Kosova e Shqipëria.

Ora ka thënë se mezi pret që të ngjitet në skenë, derisa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë thirrje që të vijnë sa më shumë njerëz. /KultPlus.com

Rita Ora për vizitën në ‘Shtëpinë e Ngjyrave’: Puna që ata bëjnë këtu është vërtet e pabesueshme dhe e paçmueshme

Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, vizitoi sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ora, thotë se puna që ata e bëjnë është e pabesueshme.

Postimi i plotë:

“Sot shkova tek Shtëpia e Ngjyrave me UNICEF dhe Bashkinë e Tiranës. Ekipi këtu trajton fëmijët më të rrezikuar me kujdes, u ofron atyre siguri, strehim, arsim dhe mundësi për ndihmë afatgjatë. Puna që ata bëjnë këtu është vërtet e pabesueshme dhe e paçmueshme dhe u ndjeva vërtet e privilegjuar që takova ekipin dhe kalova kohë me këta fëmijë të mrekullueshëm. #Për çdo fëmijë #UNICEFprotects @unicef_uk”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com

Rita Ora e vlerëson urdhrin “Naim Frashëri” si një moment që nuk do ta harrojë kurrë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka vlerësuar si diçka të paharrueshme udhëtimin e saj në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, Ora thotë se ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë dhe ky udhëtim do të jetë një prej tyre.

“Ka disa gjëra në jetë që nuk i harron kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë jo e vërtetë. Pata nderin e madh të më jepet urdhëri Naim Frashëri nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe shtetasve të huaj për veprat dhe veprimtarinë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga zemra”, thotë ylli botëror.

Ndërkaq, koncerti falas do të fillojë nesër mbrëma në sheshin “Skënderbej”. /KultPlus.com

Rita Ora: Do të vazhdoj ta bëj të njohur vendlindjen time sa të jem gjallë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mirëpritur në takim Rita Orën, një ditë përpara koncertit të madh që kjo e fundit do të mbajë në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Duke i uruar mirëseardhje dhe duke folur për sukseset e saja nëpër botë, Veliaj i ka dhuruar edhe një punim të bërë me filigran.

“Një nga kostumet tradicionale të tuat, është kartolina e mikpritjes te dera e bashkisë, prandaj, ne kemi përgatitur një dhuratë për ty. Verzioni i qëndisur me filigran i kostumit tuaj tradicional”, thotë Veliaj.

E befasuar dhe e gëzuar nga kjo dhuratë, Ora, falënderoi Veliajn, duke thënë se ndjehet shumë krenar prej vendlindjes së saj dhe do ta promovojë atë derisa të jetë gjallë.

“Unë dua vetëm të sjell inspirim dhe kënaqësi kur vij këtu dhe gjithmonë kam dhënë maksimumin që të jem e sinqertë. Që kur kam filluar karrierën kam qenë gjithmonë vetja ime, duke bërë shaka të mia dhe duke treguar veten time. Pa marrë parasysh kush jeni, djalë apo vajzë, nëse jeni krenar me vendin nga jeni, kjo është gjithçka që mund të bësh, si dhe të bësh të njohur vendlindjen tënde. Unë kam besuar gjithnjë këtë gjë, njësoj sikurse kanë bërë edhe prindërit e mi. Këtë gjë do ta vazhdoj ta bëjë derisa të jem gjallë. Ne kemi një rresht plot me me vajza dhe mendoj që kjo do të sjellë shumë inspirim sepse doja të dilte në pah puna jonë dhe e ekipit tuaj. Duam të tregojmë miqësinë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe të tregojmë mbështetje për komunitetin tonë”, tha Rita Ora, duke shfaqur entuziazmin e saj për të ngjitur në skenë e për të performuar në Shqipëri.

Ndërkaq, koncerti do të fillojë nesër mbrëma në sheshin “Skënderbej”. /KultPlus.com

Rita Ora gatuan pite në Tiranë (VIDEO)

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vizituar sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave, shkruan KultPlus.

“Jam vërtet e nderuar që jam këtu dhe hedh dritë mbi punën e pabesueshme që po bëjnë UNICEF dhe UNICEF në Shqipëri. Më pëlqeu të kaloja kohë me fëmijët frymëzues që takova në Shtëpinë e Ngjyrave. Eksperienca të tilla, ku mund të shoh personalisht se si UNICEF po mbështet fëmijët kudo, theksojnë punën e pabesueshme dhe të paçmueshme që ata po bëjnë”, tha Ora.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka ndarë një video në rrjetet sociale, duke thënë se është mirënjohës të gjithë atyre që punojnë me fëmijët dhe familjet në nevojë, që u shërbejnë çdo ditë me përkushtim.

“Më vjen mirë që Rita ishte sot këtu, si Ambasadore e UNICEF-it, për të inkurajuar çdo punonjës social dhe punën e mirë që bëjnë qendrat tona sociale”, ka shkruar Veliaj.

Vizita u mbyll me aktivitetin “Muri i ngjyrave dhe dritës” ku Rita Ora, fëmijët dhe të gjithë pjesëmarrësit lanë gjurmët e duarve dhe firmat e tyre në një mur të bardhë, në mbështetje të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe punës së detyrueshme të fëmijëve. Po ashtu, nuk mungoi pjesa kur edhe vetë Ora gatuan pite.

Çdo fëmije duhet t’i sigurohet përkujdesja dhe një mjedis i sigurt për të pasur akses në shërbimet e mbrojtjes, arsimimin dhe argëtimin. Kjo është ajo që ofrohet në “Shtëpinë e Ngjyrave”. Që nga viti 2011, qendra e mbështetur nga UNICEF dhe Bashkia e Tiranës dhe menaxhuar nga Nisma ARSIS, ka ofruar shërbime mbështetëse për rreth 4000 fëmijë të prekur nga përjashtimi social, dhuna në familje, varfëria, migrimi, shfrytëzimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore. / KultPlus.com

Rita Ora dekorohet me titullin “Naim Frashëri”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekoroi me titullin “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”.

Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëve, miqve, të ftuarve dhe përfaqësuesve diplomatik të pranishëm, Presidenti Begaj u shpreh i sigurtë se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. “Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht”, tha ai.

“Më lejo të shpreh konsideratën time për të gjithë përkushtimin tënd për artin dhe kulturën. Njëkohësisht, gjej rastin të inkurajoj që të sjellësh për botën, por edhe për kombin tonë shembullin se si arti, vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente te tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve”, theksoi Begaj.

“Me krenari, të gjithë kemi parë se si zëri yt jo vetëm e ka pasuruar fondin e muzikës botërore, por është një zë i fuqishëm edhe në shumë kauza sociale e kulturore, të cilat ndihmojnë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Shqipëria dhe Britani e Madhe kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve tona. Java e kulturës britanike që ne festojmë, tregon se jo vetëm nëpërmjet kulturës, por edhe përmes biznesit, ekonomisë dhe politikës, lidhja jonë do të jetë e fortë për shumë vite të tjera në vijim”, u shpreh Begaj.

“Uroj që edhe në të ardhmen ta sfidosh veten duke u nxitur nga kjo ambicie artistike e fortë dhe duke plotësuar ëndrrat e tua, ta bësh mbarë botën të ëndërrojë. Së fundi, me lejo të them se, nëse për botën je një artiste e madhe, për ne je gjithnjë një burim krenarie!”, përfundoi Begaj./atsh/ KultPlus.com

Rita Ora me koncert në Tiranë: Arrita për një udhëtim që më është aq afër zemrës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur tashmë në Tiranë, shkruan KultPlus.

Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë ajo e ka bërë dje me studentët e Liceut Artistik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë të ditur se këto ditë do të jenë ditë të mrekullueshme dhe ajo mezi po pret që këtë udhëtim ta ndaj me qytetarët.

“Dje zbrita në Shqipëri për një udhëtim që më është aq afër zemrës dhe do të thotë shumë për mua. Tirana feston shpalljen “Kryeqytet Rinor i Evropës 2022!”. E nisëm ditën duke vizituar shkollën e muzikës Liceu ‘Jordan Misja’ dhe e përfunduam duke darkuar me kryebashkiakun @erionveliaj në bashki. Do të jenë disa ditë të mrekullueshme dhe mezi pres ta ndaj këtë udhëtim me ju”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com

Takim i Rita Orës me nxënësit e Liceut Artistik në Tiranë: Asnjëherë mos ndaloni të ëndrroni, besoni dhe krijoni (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur tashmë në Tiranë, shkruan KultPlus.

Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë ka bërë me studentët e Liceut Artistik.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë videon që është realizuar në Liceun Artistik. Talentët e rinj të qytetit i drejtuan mjaft pyetje Ritës, ndërkaq përcollën me interes mesazhin e saj rreth muzikës dhe suskesit në këtë fushë.

Ajo mes të tjerash ka thënë se mosha asnjëherë nuk është pengesë që të vazhdosh së ëndërruari, besuari dhe krijuari.

“Nuk ka rëndësi sa vjeç je, asnjëherë mos ndaloni dot së ëndërruari, besuari dhe krijuari. Dhe ky është qëllimi. Duhet që të gjithë së bashku të inspirojmë njëri-tjetrin dhe kjo është mënyra se si ne realizojmë ëndrrat”, ka thënë Ora.

Sipas saj, duhet që me të vërtetë të dish se çfarë doni të bëni me jetën dhe çfarë dëshironi në këtë jetë. A doni të bëni familjen të lumtur, apo vetën të lumtur, a dëshiron të këndosh apo dëshiron të bësh para; pra cila është ëndrra?

“E gjithë kjo duhet të vijë nga brenda sepse kur të rritesh dhe të takosh njerëz, disa nga ta do të të inspirojnë për të bërë diçka tjetër apo disa do të të thonë ‘Ti s’mund ta bësh atë’, dhe mund të ta shkatërrojnë besimin në vete dhe disa tjerë do të të thonë që edhe ata dëshirojnë të bëjnë të njëjtën, andaj unë mendoj që duhet të jeni vërtetë të fokusuar dhe të mos e dëgjoni atë zë që ju largon nga rruga juaj. Andaj duhet të luftoni shumë që ti përmbysni fjalët e të tjerëve. Dhe kjo është ajo se çfarë akoma më mban gjallë. Unë isha 19 vjeç kur fillova dhe jam shumë me fat që akoma e bëj. Përdoreni instinktin tuaj por jeni edhe të zgjuar, të guximshëm dhe me plot vetëbesim sepse se çfarë ne bëjmë në mënyrë kreative, askush në fakt nuk duhet ta kuptojë për arsye se ne jemi kreativë. Duhet të duroni shumë. Por as unë s’kam fare durim por është e vërtetë ajo që po them”, ka thënë Ora.

Ajo tutje ka vlerësuar lartë potencialin e të rinjve, ngaqë për të, idetë e tyre janë tejet të mira.

“Unë dua të sjell këtu disa nga miqtë e mi që kam takuar në industrinë e muzikës dhe të cilët mund të u mësojnë juve dhe që mund të vinë dhe të mbajnë mbledhje këtu me juve në mënyrë që ata të iu dhurojnë juve ide të shumta sepse fëmijët janë aty ku është e mira. Ata kanë idetë më të mira sepse ata akoma ëndërrojnë. Personalisht, unë asnjëherë nuk dua të pushoj së ëndërruari. Është shumë e vështirë ta bësh por thjesht rrini në slitën me rul. Do të jetë një rrugë e gjatë por shumë e mirë”, thotë ajo.

Më poshtë KultPlus ua sjell videon e plotë:

Rita Ora iu rikthehet fuqishëm koncerteve, interpretimi i saj në Mynih mahnit audiencën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në festivalin “Superbloom” në Mynih të Gjermanisë, shkruan KultPlus.

31-vjeçarja ndau disa fotografi dhe video me ndjekësit e saj në rrjetin social ‘Instagram’. Ndërkaq, në mbishkrim ajo thotë se Shqipëria është ndalesa e saj e radhës.

“Ju keni brohoritur jashtë mase, saqë u argëtova shumë atje lart! Faleminderit ‘Superbloom’ dhe të gjithë atyre që erdhën për të parë dhe kënduar në majë të mushkërive! Ju pashë të gjithëve!!! Shqipëria ti je ndalesa radhës! Shihemi së shpejti!!”, ka shrkuar Ora.

E veshur me markën “Versace”, ajo është shfaqur tejet tërheqëse. Duket se artistja iu është rikthyer koncerteve mbresëlënëse anembanë botës.

Ora po ashtu ka paralajmëruar se do të sjell së shpejti për fansat edhe albumin e saj të shumëpritur, ‘Rita Ora 3’. / KultPlus.com

Rita Ora: Nuk e kam imagjinuar kurrë që do të këndoja në shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, për Barack Obamën, apo edhe në Oscar

Rreth 10 vite më parë këngëtarja shqiptare Rita Ora solli albumin e saj debutues për tregun e huaj, të titulluar “ORA”, pjesë e së cilit ishin hite të shumta të cilat i dhanë edhe më shumë njohje artistes së lindur në Prishtinë.

Në një intervistë të fundit për Official Charts, Rita ka folur mbi sukseset e dekadës së saj. Ajo ndër të tjera ka thënë se nuk e imagjinonte kurrë se do të ishte e ftuar nderi për të kënduar në Vatikan për shenjtërimin e Nënës Terezë apo në Shtëpinë e Bardhë për familjen presidenciale Obama.

Më poshtë KultPlus ju sjell intervistën e plotë të saj për Official Charts:

Rita, ka kaluar një dekadë që kur ke publikuar albumin “ORA”. Cili është kujtimi juaj më i bukur nga ajo kohë?

Ora: Kujtesa ime më e bukur ishte të kisha kaq shumë njerëz të talentuar në një hapësirë ​​që punonin për të me mua.

Isha në gjendje të bashkoja producentët dhe shkrimtarët britanikë nga e gjithë bota për të krijuar diçka që ndihej e drejtë për mua. Ishte një përvojë shumë emocionuese dhe e veçantë ta regjistroja atë me njerëz që i njoha aq mirë gjatë procesit; u bënë si familje. Ata ishin një pjesë e madhe e krijimit të albumit, dhe thjesht nuk do të kishte qenë njësoj pa ta.

A ka ndonjë këngë në album që do të dëshironit t’i jepej trajtimi i vetëm – një hit i nënvlerësuar që meritonte akoma më shumë?

Ora: Më pëlqyen të gjitha këngët që publikova dhe do të doja që çdo këngë në album të mund të ishte një solo!

Unë kam qenë me fat që kam punuar me kaq shumë njerëz super të talentuar në album – J. Cole, Diplo, Stargate, Bruno Mars dhe më shumë, kështu që nuk mund të zgjidhja një këngë të spikatur! Megjithatë, “Roc The Life” ishte super argëtuese me The-Dream. Me një vështrim prapa, ndoshta do të kisha publikuar një video muzikore për këtë.

Cila është kënga juaj e preferuar nga ORA edhe sot e kësaj dite?

Ora: Unë mendoj se duhet të jetë “R.I.P.” pasi ndihej kaq britanike me Chase & Status që e prodhonte, Tinie Tempah duke shfaqur në të dhe Emil Nava që drejtonte videon, por gjithashtu kishte prezent edhe Drake që shkruante kryesimin.

Thjesht u ndje shumë ‘unë’. Më kujtohet ende kur dëgjova lajmin se kishte shkuar në numrin 1 në “Official Singles Chart” dhe se sa një moment ‘pinch me’ ishte ai. Kam gjithashtu shumë kujtime të shkëlqyera nga interpretimi drejtpërdrejt në festivale si: Big Weekend i Radio 1, Wireless, T in the Park dhe V.

A e kishit menduar ndonjëherë se do të kishit arritur kaq shumë 10 vjet në fund të debutimit tuaj?

Ora: Sinqerisht nuk e kam parashikuar kurrë se çfarë do të sillnin 10 vitet e ardhshme. Nuk mund ta imagjinoja kurrë të performoja në Vatikan për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës, për Barack Obamën, apo edhe në Oscar.

Jam vërtet e përulur që mund të bëj atë që dua çdo ditë dhe ndihem kaq e mbështetur nga fansat e mi dhe komuniteti krijues që të jem vetvetja.

Duke parë mbrapa, çfarë këshille do t’i jepnit Ritës së re që regjistronte ORA?

Ora: Unë nuk do t’i jepja asnjë këshillë vetes sime më të re, sepse nuk do të doja ta kisha pasur në ndonjë mënyrë tjetër. Unë mendoj se gjithçka është pikërisht ashtu siç është menduar të jetë!

Intervistoi: Carl Smith / KultPlus.com

Rita Ora pasi nëna e saj u takua me presidenten Osmani: Dy inspirimet e mia në një dhomë

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përcjell KultPlus.

 “E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera Ora pas takimit me presidenten, duke njoftuar se një prej çështjeve për të cilën ato kanë diskutuar ka qenë ajo e shëndetit mendor.

E pas këtij takimi ka reaguar edhe vetë këngëtarja Ora.

“Dy inspirimet e mia në një dhomë” ka shkruar Rita Ora bashkëngjitur me fotografinë nga takimi i nënës së saj më presidenten Osmani./ KultPlus.com

‘DailyMail’ shkruan për nënën e Rita Orës: Paraqitje përrallore e Verës teksa pozon buze lumit Buna

Nëna e Rita Orës, Vera, 58 vjeçe, tregon figurën e saj me rroba banje portokalli, teksa thith rrezet e diellit gjatë pushimeve – disa ditë pasi vajza e këngëtares u martua me regjisorin Taika Waititi.

Dhe Vera Ora pas festimeve shfaqet gjatë pushimeve në fotot e reja të publikuara në Instagramin e saj.

Psikiatrja e NHS, dukej përrallore me bikini portokalli teksa pozonte buzë lumit Buna, i cili përshkon Shqipërinë dhe Malin e Zi, shkruan DailyMail.

Vera e bashkoi veshjen e saj me syze dielli të errëta dhe sandale të zeza.

Një tjetër imazh e shfaq atë duke shijuar një pije të nxehtë teksa pozonte përballë sfondit idilik.

Dhe një tjetër foto, Vera pozon me bashkëshortin e saj, babain e Ritës, Besnik Sahatçiu.

Arratisja plot argëtim vjen pasi vajza Rita u martua me regjisoren Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër, sipas raportimeve, ku të dy u fotografuan me unaza ari në gishta. / KultPlus.com

Rita Ora përfaqëson Kosovën në hartën interaktive, shprehet krenare (FOTO)

Është publikuar Harta interaktive e cila zbulon njerëzit më domethënës në mbarë botën – me Sean Connery që kryeson listën në Edinburg, Barack Obama në Honolulu dhe Freddie Mercury në Zanzibar, përcjellë KultPlus.

Harta bazohet në informacionet e grumbulluar nga Wikipedia dhe Wikidata nga studiues nga Universiteti i Parisit

Ai sugjeron se Sean Connery është personi më i shquar që vjen nga Edinburgu, ndërsa Barack Obama kryeson listën në Honolulu dhe Freddie Mercury në Zanzibar. Pavarësisht nëse është një futbollist legjendar apo një shpikës i famshëm, shumë prej nesh janë krenarë që janë nga i njëjti qytet.

Por kush është saktësisht personi më domethënës që vjen nga vendlindja jonë?

Rita Ora është personi emri i të cilës shfaqet në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Pas publikimit të hartës, Rita është shprehur krenare që vjen nga Prishtina dhe emri i saj përfaqëson kryeqytetin kosovar edhe në hartën interaktive.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Isntagram pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj. / KultPlus.com

Rita Ora konfirmon koncertin në Shqipëri: Do të rikthehem në Tiranën time të dashur

Rita Ora ka konfirmuar se do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert në sheshin “Skënderbej”, shkruan KultPlus.

Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e 6 shtatorit, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ora ka thënë se ndjehet shumë e emocionuar për këtë koncert në Tiranën e saj të dashur.

“Jam kaq e emocionuar dhe e nderuar të lajmëroj se unë do të rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ka ftuar të performojë në një koncert falas për ne për të festuar Shqipërinë si ‘Tirana – Kryeqyteti Evropian i të Rinjve’! 6 shtator, në Sheshin ‘Skënderbej’”, ka shkruar Rita Ora në njoftimin e saj.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë.

Të shumta kanë qenë aktivitet gjatë këtyre muajve, por duket se ato do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës, në 6 shtator. /KultPlus.com

Rita Ora koncert në Tiranë

Shumë shpejt Tirana do të mikpres një nga këngëtaret më të famshme në nivel ndërkombëtar.

Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit, në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, ka postuar ne rrjetet sociale lajmin se në datë 6 shtator, në Tiranë, do të ketë një koncert të Rita Orës.

Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e 6 shtatorit, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program prej 365 ditësh, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që shohin në qendër rininë. Tirana EYC 2022 implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë.

Të shumta kanë qenë aktivitet gjatë këtyre muajve, por duket se ato do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës, në 6 shtator./ KultPlus.com

Rita Ora me sukses madhështor, arrin shifrën e 10 miliardë dëgjimeve në dy platforma

Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, ka arritur një shifër të jashtëzakonshme së fundmi, duke dëshmuar një sukses të madh në tregun ndërkombëtar, shkruan KultPlus.

Në një postim të shpërndarë në llogarinë zyrtare, Ora, shfaq një foto me mbishkrimin “10 miliard”, duke treguar se ka arritur shifrën e 10 miliardë dëgjimeve në terësi, në platformat “YouTube” dhe “Spotify”.

31 vjeçarja ka dëshmuar disa herë talentin e saj, derisa së fundmi ka qenë edhe pjesë e The Voice of Australia, si juri.

Një prej këngëve të saj më të fundit është “Finish Line”, këngë e cila ka arritur afro 1 milion shikime në “YouTube”. /KultPlus.com

Rita Ora publikon këngën e re ‘Barricades’

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka publikuar së fundmi këngën e saj të re me titull “Barricades”, e cila vjen si bashkëpunim me këngëtarin e huaj, Netsky, shkruan KultPlus.

Për një kohë të gjatë, Ora ka vazhduar që me ritmet e saj të dëshmojë talentin në muzikë dhe kësisoj suksesi të jetë gjithmonë i pranishëm kudo që ajo shkon.

Pra, ka kuptim të plotë që producenti belg Netsky ka rekrutuar Ritën për këngën e tij të re Barricades.

Këtu mund ta dëgjoni këngën e re. /KultPlus.com

Rita Ora tregon se kush qëndron prapa suksesit të saj

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer se arma e saj sekrete e suksesit në industrinë muzikore është motra e saj 33-vjeçare, Elena, e cila po udhëheq drejtimin krijues të albumit të saj.

Bota e menaxhimit të showbizit është e dominuar nga burrat, por Rita është mirënjohëse pasi e di se fuqia që qëndron pas suksesit të saj do të qëndrojë gjithmonë e njëjtë, sepse është motra e saj e madhe, raportoi “The Mirror” të shtunën.

Rita ka pasur Elenën 33-vjeçare pranë saj që kur ajo fitoi famë në vitin 2012 dhe dyshja pranojnë se kur bëhet fjalë për suksesin e Ritës, ata e shohin atë si një gjë që duhet festuar bashkë, edhe pse shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se Elena është ajo që e ndihmon.

“Unë jam po aq krenare për suksesin sa Rita. Por mendoj se publiku e sheh vetëm reagimin e saj. E ndiejmë si një gjë ekipore. Është e qartë se publiku thjesht e sheh Ritën, por për ne kështu është”, ka thënë Elena.

Krijuesja i hitit “Hot Right Now” ka thënë se Elena ia del mirë ta mbrojë atë pasi e njeh mirë industrinë.

Motrat Ora kanë negociuar marrëveshje filmash, partneritete markash me shtëpi të modës si Prada dhe gjithashtu kanë negociuar një sërë kontratash fitimprurëse televizive./koha/ KultPlus.com

Rita Ora pjesë e filmit “Tin Soldier”, pjesë e filmit edhe Jamie Foxx e Robert De Niro

Rita Ora do të jetë pjesë e kastit të filmit “Tin Soldier” film ky i zhanrit aksion që pritet të xhirohet në Greqi, përcjell KultPlus.

Në këtë film që drejtohet nga Brad Furman, përpos Rita Orës do të luajnë edhe aktorët:  Jamie Foxx, Shamier Anderson, Robert De Niro, Scott Eastëood dhe John Leguizamo.

Këtë lajm e ka shpërndarë edhe Rita Ora, edhe pse ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë në këtë film.

Rita Ora përpos suksesit të saj në muzikë, ajo edhe më herët ka marr pjesë në projekte filmike, duke mos lënë anash edhe industrinë e muzikës./ KultPlus.com

Konkurrenti i Rita Orës triumfon në “The Voice Australia 2022”

Lachie Gill është fituesi i “The Voice Australia” për vitin 2022, përcjell KultPlus.

24 vjeçari arriti që të fitojë çmimin prej 100 mijë dollarësh dhe gjithashtu edhe një kontratë me Universal Music Australia.

Trajnerja e Lachiet, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e lavdëroi atë për talentin që zotëron dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.

“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha Ora.

Lachie falënderoi Rita Orën, që i kujtoi atij të qëndronte autentik. /KultPlus.com

Dyshja shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa me një koncert mbresëlënës në Tiranë

Rita Ora dhe Dua Lipa do të performojnë në Tiranë brenda këtij viti dhe këtë e zbuloi Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të këngëtareve shqiptare.

Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se: “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë”.

Ndërkaq, një nga festivalet më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet këtë verë në Kosovë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht. /KultPlus.com

Osmani e Gjukanoviç, bashkë në aktivitetin e organizuar për “Ditët e komunitetit malazez”

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović dhe Presidentja Vjosa Osmani sot ishin të pranishëm në Teatrin Kombëtar të Kosovës me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë.

“Faleminderit që i jeni bashkangjitur këtij aktiviteti përmes të cilin po shënojmë përmes artit dhe muzikës që do të nderojmë ditët e komunitetit malazez në Kosovë. Si një pjesë integrale e saj dhe një vlerë e çmueshme për demokracinë dhe shtetësinë tonë. Jemi të nderuar se kemi zotin president Gjukanoviq, jemi të gëzuar se këtë vizitë po e përmbyllim me frymën e promovimit të vlerave e të artit e të kulturës”, tha ajo.

Osmani iu ka premtuar përfaqësuesëve të komunitetit malazez se do të bahskëpunojë me ta.

“Sot, kemi në mesin tonë disa prej përfaqësuesve të komunitetit malazez dhe dua t’i them faleminderit, jam e vetëdijshme se edhe ju ballafaqoheni me sfida dhe jo çdo herë janë të lehta. Ju konfirmoj se do të bashkëpunojmë e të komunikojmë me ju”.

Tutje Osmani ka falënderuar delegacionet nga Kosova dhe Mali i Zi.

“Jam e sigurt se në muajt e vitet në vijim bashkëpunimi ynë me vendet e komunitetin malazez do të shtohet. Në fund dua të faleminderit delegacionet nga Kosova e Mali i Zi, Policinë e Kosovës, kabinetin tim e të gjithë ata që kanë shërbyer në mbarëvajtjen e vizitës”.

“Është nder u madh për mua që brenda vizitës 2 ditore të suksesshme sonte bashkë me presidenten Osmani të bëhem pjesë e këtij manifestimi solemn pe shënimin e ditëve të komunitetit malazez në Kosovë. Ne, sot jemi këtu që të flasim për kontributet e shumta të komunitetit malazez në Mal të Zi. Në periudhën e intensifikimit të marrëdhënieve të vendeve tona. Nuk mund të mos ta vërejmë inercionin e Ballkanit Perëndimor. Komuniteti malazez nga viti 81 ka pas pak mbi 21 mijë malazez, ku malazezet me arsye kanë qenë anëtar konstruktiv i territorit të Kosovës”, ka thënë presidenti i Malit të Zi.

“Marrëdhëniet cilësore do të qojnë deri të zgjidhja e statusit të malazezeve në Kosovë. Kjo është edhe rasti që të kujtojmë me krenari që në stuhinë e luftës mali i zi ka treguar aftësi që të ruaj paqen. Ne kemi vendosur për një sistem vlerash evropiane dhe kemi shkuar me vendosmëri në rrugën e integrimeve evropiane”, tha ai.

“Mali i Zi është një fqinj i përgjegjshëm i Kosovë, si dhe të kontribuojnë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike, shfrytëzoj rastin që e ardhmja e Kosovës e fëmijëve të tyre të jetë e lidhur përjetësisht me vlerat evropiane”.

Presidenti i Malit të Zi ka theksuar se dëshiron që fëmijët e Kosovës të rriten në një vend që është i lidhur me vlerat evropiane./InLajmi/ KultPlus.com