Rita Ora për ngrirjen e vezëve: Në kulturën kosovare të kesh fëmijë është shumë e rëndësishme

Rita Ora ka folur sërish lidhur me vendimin e saj për ngrirjen e vezëve, proces ky që ajo tashmë e ka bërë dy herë, njëherë në moshën 24-vjeçare dhe së fundmi edhe në moshën 27-vjeçare.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka realizuar një intervistë së fundmi për prestigjiozen britanike “The Independent”, ku ka folur gjerë e gjatë për shumë gjëra, e me theks të veçantë për vendimin e saj që në të ardhmen të ketë fëmijë përmes procedurës In Vitro Fertilisation (IVF), me rekomandim të mjekut të saj.

Artistja 30-vjeçare ka thënë se dëshiron që në të ardhmen të ketë familje të madhe dhe të bukur, pasi sipas saj, në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është qenësore.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është “ajo që është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne e bëjmë atë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë Rita.

Independent derisa e përfol intervistën e Ritës, të realizuar në shtëpi dhe prani të familjarëve të saj, e thekson se e ëma Vera nuk është e pajtimit për atë që ka bërë këngëtarja.

“Pse? Pse”. Në Kosovë ne vetëm bëjmë fëmijë. Pse shpenzoni kaq shumë para për të pasur fëmijë. Nuk e kuptoj”, citon The Independent, Verën. 

Gazeta thekson se lindja nuk është qëllimi i Ritës aktualisht, por se me ngrirjen e vezëve, këngëtarja kosovare ka dashur të sigurohet që edhe pas kalimit të moshës dhe rënies së cilësisë së vezoreve të saj, ajo do të mund të bëhet nënë, sapo të jetë e gatshme. / KultPlus.com

Rita Ora paralajmëron klipin e ri “Follow Me” me DJ Sam Feldt

Rita Ora ka bashkuar forcat me DJ Sam Feldt për këngën e tyre të re të titulluar “Follow Me”.

Këngëtarja 31-vjeçare dukej sensacionale teksa pozoi për një fotosesion mahnitës në xhirimet e klipit në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Ajo kishte veshur një jelek të zi së bashku me një palë geta të zeza me pika t bardha.

Duke i lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, Rita gjithashtu kishte një kapele të zezë ndërsa pozonte përkrah Samit në shkretëtirë.

DJ zgjodhi një xhaketë ngjyrë bezhë të cilën e veshi mbi një këmishë të zezë me një palë xhinse të ngjashme.

Duke folur për këngën, Rita tha: “Muzika ritmike ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, kështu që të qenit në gjendje të punoja me Sam në ‘Follow Me’ ka qenë fantastike. Ai është një legjendë e tillë dhe ka qenë nder të punoj me të në këtë pistë”.

“Kjo këngë shërben si një kujtesë për ne që të rrethohemi me njerëz që na ndërtojnë dhe qëndrojnë pranë nesh, veçanërisht në momentet kur ndjejmë se gjërat po shpërbëhen”, tha Ora.

“Mezi pres që fansat ta dëgjojnë dhe të shohin videon e mrekullueshme që kemi bërë!”, shtoi artistja shqiptare.

Sam Feldt foli për këngën ndërsa ishte në xhirime për klipin, të xhiruar nga regjisori Johannes Lovund: “Për mua, ‘Follow Me’ ka të bëjë me të qenit atje për një person të veçantë dhe të qëndrosh me të edhe kur kohët bëhen të vështira”.

“Të punoja me Ritën në këtë ishte një ëndërr e realizuar. Unë kam qenë një fans i zërit dhe punës së saj për një kohë të gjatë, kështu që më pëlqen fakti që më në fund arritëm të bënim një këngë së bashku”.

“I gjithë procesi, nga shkrimi i këngës deri te filmimi i klipit në shkretëtirën e Kalifornisë, ishte shumë argëtues dhe shpresoj që kjo të rezonojë në këngë për dëgjuesin!”, tha ai.

Kënga, e cila është bashkë-kompozuar nga ish-ylli i X Factor, Ella Henderson, do të publikohet në Palm Tree Records Kygo. / KultPlus.com

Spotify: Rita Ora është dëgjuar mbi 500 milionë herë nga 60 milionë njerëz përgjatë vitit 2021

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, edhe këtë vit ka shënuar suksese të mëdha e ka qenë në vëmendje përgjatë gjithë kohës.

Ajo e dëshmon se po vazhdon të jetë një nga emrat më të dëgjuar në bazë të një njoftimi të bërë së fundmi.

Platforma më e madhe muzikore, Spotify, ka nxjerr statistikat vjetore për secilin artist, duke treguar numrin e dëgjimeve që ata kanë shënuar përgjatë vitit 2021.

Ata vijnë nga 178 vende të ndryshme, ndërsa numri i orëve të shpenzuara në projektet e saj është 24. 5 milionë.

E lumtur për këtë sukses, këngëtarja nga Kosova falënderoi të fansat për përkrahjen e vazhdueshme.

“Faleminderit që më keni dëgjuar. Jam shumë falënderuese për secilin prej jush”, ka thënë Ora./KultPlus.com

Me veshje kombëtare dhe plis në kokë, Rita Ora uroi pavarësinë e Shqipërisë

Dje u festua dita e 28 nëntorit, me atmosferë dhe festë të organizuara në qytete të ndryshme shqiptare.

Figura të rëndësishme publike uruan popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan as ato nga yjet shqiptare të muzikës botërore.

Në mesin e artisteve me famë ndërkombëtare që ka uruar Festën e Flamurit, ishte edhe Rita Ora, e cila ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në orët e mbrëmjes.

Këngëtarja shqiptare postoi dy imazhe, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar. / KultPlus.com

Me një urim shumë të veçantë, Vera Ora uron në shqip Ritën për ditëlindje

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të, ku edhe ka marrë një urim shumë të veçantë nga nëna e saj, Vera Ora, shkruan KultPlus.

Në një video të publikuar në “Instagram”, nëna e Ritës ka kujtuar kohën e fëmijërisë me një video të saj dhe Ritës së vogël.

“Rita zog urime ditelindja jemi knaq gjithmonë, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike”, shkruhet në postimin e Verës.

KlutPlus ua sjellë edhe videon e publikuar:

Rita, e cila ka shënuar suksese të mëdha nëpër botë, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të, ku edhe ka marrë mesazhe të ndryshme nga fansat nëpër botë. /KultPlus.com

Një dhuratë për Rita Orën, Jusuf Buxhovi i dhuron librin “Kosova”

“Kosova”, libri i gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi do të jetë edhe në bibliotekën e Rita Orës, shkruan KultPlus.

Buxhovi është takuar me babain e Rita Orës, Besnikun, ku edhe i ka dhuruar këtë libër.

Më poashtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Buxhovit.

Çfarëdo çasje për te Rita ORA, këngëtarja jonë me famë botërore, tashmë ikonë e identietit kulturor dhe shtetëror të Kosovës, kalon nëpërmes lidhjeve të saj me gjyshin, Besim Sahatçiu – regjisorit të njohur të brezit të artë të krijuesve, që me veprat e tyre artistike e shkencore, ndërtuan identietin institucional të shtetësisë së Kosovës.

Këto ditë, me të birin Besnikun, që jeton në Londër, përpak evokuam kujtime nga ajo kohë. Me këtë rast, shkëmbyem edhe libra. Nga Besniku mora monografinë “Besim Sahatçiu – një jetë për ekranin dhe skenën”. Ndërsa nga unë, me dedikim për Rita Orën, mori “Kosovën” në anglisht./ KultPlus.com

Vera Ora publikon një video të rrallë të Ritës kur ishte fëmijë

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera, shpeshherë publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme në rrjetin social “Instagram”.

Ajo po ashtu publikon fotografi të rralla të fëmijëve të saj nga koha e fëmijërisë.

Vera kësaj radhe ka shpërndarë një video të Elenës, Ritës dhe Donit.

Kjo duket të jetë realizuar kur Doni ishte shumë i vogël, derisa të tre shfaqen duke buzëqeshur para kamerës.

“Momente si këto”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.

Më poshtë KultPlus ua sjell videon e publikuar nga Vera Ora.

Rita Ora me elemente të veshjes tradicionale shqiptare në “British Artistic Icon Award”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë të hënën në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester. Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme, teksa u shoqërua nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

Rita Ora përndryshe jo pak herë ka promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, madje në klipin “Big” të këtij viti, ajo u shfaq me një veshje të modifikuar kombëtare. / KultPlus.com

Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor shqiptar

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja Rita Ora, e ka veshur në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur lajmin për dhurimin e kostumit popullor nga këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shprehet Veliaj.

Godina e “Sarajeve të Toptanëve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut”, do të kthehet në një muze të qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike./atsh/KultPlus.com

Rita Ora prezantuese në “MTV Awards”, Dua Lipa, Loredana e Gjon’s Tears të nominuar

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë, ku njëra ndër prezantueset do të jetë edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, shkruan KultPlus.

Në mbrëmjen kur do të bëhet ndarja e një numri të madh të çmimesh me emra të njohur të skenës evropiane dhe atyre botërore.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Rita Ora ka konfirmuar se do të jetë njëra ndër prezantueset në këtë eveniment.

Artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop”, është kategoria në të cilën Lipa është e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.

Në anën tjetër, “MTV EMA” do të bëjë ndarjen e çmimit për artistin më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian.

Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar.

Për shtetin e Zvicrës janë të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj./KultPlus.com

Rita Ora shënon suksesin e “Shine Ya Light”: E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë

Rita publikoi në InstaStory disa pamje nga klipi i xhiruar në Kosovë, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘Shine Ya Light’”, shkruan KultPlus.

Rita Ora këtë këngë e kishte xhiruar para nëntë viteve në Kosovë, duke shkëptur kështu imazhe të Kosovës në tërë botën.

Këngëtarja shqiptare ka kujtuar lansimin e kësaj kënge, që e kishte realizuar në vitin 2012, dhe edhe në këtë përvjetor, ajo nëpërmjet rrjeteve sociale iu kujtoi ndjekësve të saj për prejardhjen e saj nga Kosova. /KultPlus.com

“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset pllakatë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.

Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Rita e cila sot është 30 vjeçe ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele.

Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakatës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.

Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm. / KultPlus.com

Rita Ora mori gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të ‘ELLE Style Awards’ në Spanjë

Ditën e djeshme yjet botërore shkëlqyen me paraqitjet e tyre në tapetin e kuq të ELLE Style Awards të mbajtur në Sevilje të Spanjës, përcjell KultPlus.

E pranishme në këtë mbrëmjë, e që mori vëmendje të madhe, ishte këngëtarje shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

”Ylli i muzikës pop dukej tejet tërheqëse në një fustan të zi plot shkëlqim. Këngëtarja e lindur në Prishtinë, e cila mori emrin e lindjes nga frymëzimi që familjarët morën nga Rita Hayëorth, balancoi me mjeshtëri drejtpeshimin e saj në një palë taka të zeza në tapetin e kuq”, ka shkruar DailyMail, përcjell tutje KultPlus.

Këngëtarja shqiptare shquhet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe tërheqëse në evente të tilla, duke qenë kështu një Ikonë e Stilit. / KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen me dukjen dhe performancën në eventin ‘amfAR’

Rita Ora ka shkëlqyer në perfomancën e saj të radhës në gala mbrëmjen e eventit amfAR.

Këngëtarja shqiptare u pa e veshur me një fustan elegant dhe të zi me një dekolte të hapur teksa performoi si e ftuar speciale në Dallas të Teksasit të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 30-vjeçare ishte në qendër të vëmendjen kur mbërriti në “TWO x TWO” në ngjarjen e organizuar për AIDS, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.

Veshja e yllit të popit, Rita, ishte e mbështjellë në bel me disa detaje prej fijeve, të varura përpara. Pjesa e sipërme e saj përputhej me pantallonat prej sateni.

Rita u ngjit në skenë duke vënë në dukje se sa e lumtur ishte që u kthye në skenë pas kufizimeve të pandemisë.

Ish-gjyqtarja e X Factor këndoi hitin e saj të vitit 2017 “Anywhere” duke bërë publikun që ngrihej në këmbë për të kërcyer.

“Faleminderit amfAR Dallas ishit të mrekullueshëm si gjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat. / KultPlus.com

Besim Sahatçiu dhe dy mbesat, Rita Ora dhe Elena Ora

Se kultura dhe arti e vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një trung familjar, e tregon edhe rasti i familjes së Rita Orës.

Fotoja është realizuar diku gjatë viteve të 90-ta.

Sahatçiu, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.https://www.youtube.com/embed/ksdAs4LBRq8?feature=oembed

Rita Ora kësisoj ka ndjekur rrugën artistike të gjyshit të saj dhe në disa intervista edhe e ka përmendur atë si një person prej të cilit ajo ka marrë forcë dhe është inspiruar. / KultPlus.com

Rita Ora shfaqet plot elegancë në krijimin e Valdrin Sahitit (VIDEO)

Në mesin e emrave të njohur në botë që ka veshur me kreacionet e tij, tashmë në këtë listë Valdrin Sahiti ka vendosur edhe Rita Orën.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është veshur me fustan të kreatorit kosovar, dhe këtë e ka treguar vet ajo në një postim në rrjetin social Instagram.

30 vjeçarja postoi një video ku shihet e veshur me një fustan të zi elegant, me prerje tek gjoksi dhe beli në të cilin kishte detaje me gurë, ndërsa një tjetër prerje të gjatë kishte edhe tek këmbët.

Në mbishkrimin e video, Rita ka etiketuar Valdrinin duke i bashkangjitur edhe një zemër të zezë. / KultPlus.com

Rita Ora do të rikthehet sërish si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”

Channel Seven në Australi ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022”.

Të dielën, kanali televiziv zbuloi se të katër trajnerët – Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora – do të rikthehen vitin e ardhshëm sërish pasi shkaktuan rritje të madhe të nivelit të spektaklit sivjet, shkruan DailyMail.

Përkundër spekulimeve muzikantja shqiptaro-britanike Rita, 30 vjeçe, nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt “mezi pret” të kthehet dhe të ribashkohet me “familjen e saj të zgjeruar” vitin e ardhshëm.

“Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën”, tha ajo për The Daily Telegraph.

“Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku për të zbuluar superyllin tjetër të ‘The Voice’”, tha Rita.

Thashethemet u përhapën kohët e fundit se Rita do të tërhiqej nga pozicioni i saj në shfaqje, madje flitej se ish-trajnerja Delta Goodrem do të zinte vendin e saj.

Ndërkohë, Bella Taylor Smith – e cila ishte në skuadrën e Guy Sebastian, fitoi këtë vit.

Guy, 39 vjeç, i tha The Daily Telegraph se sezoni i kaluar ishte një nga “kohët më të mira që kam bërë ndonjëherë në televizion”, duke thënë se ai mezi priste të kthehej vitin e ardhshëm.

“Gjendja ishte e mrekullueshme, argëtimi ishte i vërtetë dhe, përsëri, ne zbuluam disa talente të mrekullueshëm australianë”, tha ai. “Mezi pres të kthehem sezonin e ardhshëm me Keithin, Ritën, Jess-in dhe ekipin e jashtëzakonshëm të prodhuesve dhe muzikantëve për të bërë më shumë magji”, shtoi ai./KultPlus.com

Rita Ora, artistja femër më e dëgjuar e shekullit 21

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, prej vitesh tashmë ka ndërtuar një karrierë të pasur e mjaft të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo vazhdimisht është pjesë e tabloideve të huaja duke u komentuar për të arriturat në muzikë, paraqitjen e jashtme e herë pas here edhe për jetën private.

Ora kësaj radhe ka njoftuar fansat se ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën profesionale.

“Rita Ora është emëruar njëra nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21”, ka qenë postimi që ka shpërndarë në Instagram ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe disa poza të tjera atraktive.

“Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21 eh? Mirë njerëz e mora atë. Jam mirënjohëse çdo ditë shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht i mrekullueshëm. Kthehem në studio atje ku filluan të gjitha”.

“Dhe palestra e një tatuazh duhet të mbështes fuqinë që kam vënë për të mbrojtur dhe besuar veten. Ji i sjellshëm me veten. Ke durim. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ajo që besoni. Ju dua”, kanë qenë fjalët e Orës. / KultPlus.com

Rita Ora mban koncert recital në majë të Kullës Eiffel, dhuron performancë të shkëlqyer

Pas shumë përgatitjeve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u kthye në skenë më fuqishëm se kurrë, duke u siguruar kështu që Java e Modës në Paris të mos kalonte edhe pa një performancë të sajën, ku këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj në majën e Kullës Eiffel, përcjell KultPlus.

Kjo performancë e Rita Orës, u konsiderua të ketë qenë një nga më të fuqishmet që këngëtarja ka realizuar deri më sot.

Artistja shqiptare dukej e mrekullueshme me veshjet e bëra me porosi nga markat “Fendi”, “Lanvin” dhe “Alexandre Vauthier”, të cilat ishin pjesë promovuese e Javës së Modës në Paris, shkruan DailyMail, përcjell tutje KultPlus.

Performanca e këngëtares ishte një festë e muzikës dhe modës nga ajo që njihet si një prej monumenteve më karakteristike mbarëbotërore.

Koncerti i Ritës u zhvillua në partneritet me “Melrose Media” dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”

Përpara shfaqjes, Rita tha: Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua.Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh rroba të personalizuara nga ‘Prada’, ‘Miu Miu’, ‘Fendi’ dhe ‘Lanvin’, është thjesht një ëndërr.

“Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”, theksoi ndër të tjera Ora,

Me regji të Beki Mari, koncerti i quajtur “Rita Ora Live From The Eiffel Tower” ishte një ngjarje që do të mbesë gjatë në kujtesën e fansave të saj. / KultPlus.com

Rita Ora paralajmëron filmin e saj të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora përpos këngës është e njohur fillimisht edhe si aktore

Tanimë me disa role në bagazhin e saj artistik, Rita ka paralajmëruar premierën e filmit të saj me të ri që do të vije pas tetë ditësh.

Këtë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Oh La La edhe tetë ditë para se të lansohet filmi i ri. A i keni marrë biletat?”, ka shkruar Ora.

Ende nuk dihet se për cilin film është fjala, por Rita paraqitet në filmin “Wonderwell”, i cili pritet të lansohet së shpejti. /KultPus.com

Rita Ora publikon prapaskenat me ‘Vogue Australia’: Nëse më njihni, e dini që më pëlqen të provoj gjëra të reja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka realizuar një fotosesion për revistën e njohur ”Vogue” të Australisë, përcjell KultPlus.

Fotografitë e saj për këtë revistë u komentuan jashtë mase nga fansat e këngëtares dhe jo vetëm.

Ora, tashmë ka publikuar edhe prapaskenat e këtj fotosesioni ku ndër të tjera shprehi mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt.

“Këto janë disa nga prapaskenat e fotosesionit për Vogue. Ekipi ishte i mrekullueshëm në provuam shumë gjëra të reja. Shumë dashuri për të gjithë që janë të përfshirë në këtë. Nëse më njihni, e dini që më pëlqen të eksperimentoj dhe të provoj gjëra të reja”, ka thënë tutje Ora. / KultPlus.com

Rita Ora në kopertinën e ‘Vogue Australia’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin e saj në tregun botëror.

Ora së fundi ka pozuar për ‘Vogue Australia’, ku fytyra e saj është shfaqur në kopertinën e kësaj reviste, përcjell KultPlus.

Këngëtarja bëri bujë edhe me paraqitjen e saj javën e kaluar në Met Gala 2021 bashkë me të dashurin, Taika Waititi./KultPlus.com

‘Ka ditë që nuk kemi ngrënë, ku po na çon?’, skena shqip nga filmi ku luante Rita Ora në vitin 2004

Jo shumë njerëz e dinë se këngëtarja kosovare më famë botërore Rita Ora e ka nisur karrierën e saj si aktore para se të bëhej këngëtare.

Në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në filmin krim/komedi të titulluar “Spivs” (një zhargon britanik për tregun e zi)”.

Rita Ora shfaqet në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol që të impresionon jo vetëm për aftësinë e aktrimit të saj por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj.

“A jemi larg? Ku po na çon? Kemi uri, ka ditë që nuk kemi hëngër” thotë këngëtarja në këtë film. / KultPlus.com

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të Met Gala 2021, në mesin e tyre edh Rita Ora (FOTO)

Met Gala 2021 erdhi dhe shkoi sa hap e mbyll sytë.

Konsideruar si një nga netët më të rëndësishme në kalendarin e modës, mbledhja ekskluzive e fondeve u mbajt dje (e hënë) në New York, transmeton KultPlus.

Por, mungesat e yjeve që priteshin të shfaqeshin edhe këtë vit ishin të bollshme. Sarah Jessica Parker e njohur si një nga yjet që gjithmonë është në listën e personave të veshur më së miri nuk u shfaq, as Beyonce nuk ishte.

Por yjet përsëri u shfaqen në ato shkallë të famshme të Muzeut Metropolitane për festën me temë “Në Amerikë: Një Leksikon i Modës” , të veshur me modelet e tyre më të mira patriotike.

Më poshtë ua sjellim pamjet më të paharrueshme nga tapeti i kuq i mbrëmjes së kaluar:

Rita Ora

Gigi Hadid

Billie Eilish

Jennifer Lopez

Kendall Jenner

Ella Emhoff

Barbie Ferreira

Megan Fox

Iman

Normani

Rihanna

Zoe Kravitz