Rikthehet në muzikë një ndër grupet më të pëlqyera të vitive ’90 në Shqipëri, grupi Ritfolk.
Njëri prej anëtarëve të grupit, kantautori Altin Goci tregon se rikthimi i grupit vjen për shkak të kërkesave të fansave, miqve dhe nostalgjikëve të muzikës së tyre.
“Kishim kohë që mendonim një reunion, më së shumti si kërkesë e fansave, miqve dhe nostalgjikëve të grupit tonë. Menduam që është një domosdoshmëri për të risjellë një muzikë bio në tregun muzikor omgj.
Fillimisht do të mbajmë një koncert në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera. Finalizimi i koncertit erdhi si mbështetje e Bashkisë së Tiranës. Koncerti i parë do të mbahet në Tiranë në datën 8 qershor”, zbuloi më tej Altin Goci.
Kantautori tregoi për Newsbomb.al edhe arsyen pse u nda grupi.
“Si shumë grupe muzikore dhe ne kishim mosmarrëveshjet tona më së shumti konceptuale të grupit. Përkoi edhe me atmosferën e 97-ës.
Për momentin jemi të fokusuar te koncerti. Ky koncert do risjellë të gjitha këngët e albumit ‘Drejt fatit tim’ të risjella në kohë, si dhe këngët tona të krijuara veçmas”, tha Goci./KultPlus.com