Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese, e të cilët i përkasin tipit të rapsodit të mirëfilltë, vend të merituar zë Rizah Bllaca, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës, shkruan KultPlus.
Këngët që i ka kënduar ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën poetike populIore, Bllaca kultivoi me shumë kujdes këngën historike, duke shquar në të rolin patriotik.
Mirëpo, Bllaca ka kënduar edhe këngë që trajtonin tematikën e dashurisë, këngë këto që i kanë bërë ballë kohës dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite.
Sot, KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të dëgjuara të rapsodit tonë të mirënjohur. ‘Shkon e vjen kah dera ime’, është një këngë që i flet dashurisë të madhe që nja djalë ka për një vajzë.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
O shkon e vjen kah dera ime
Vajz moj tuj shëtit x2
Ndal njiher me t’pa me sy
Zonjush a i
O shpirt sa të du
Çile gojën fol me mu
Jeta ime përmas teje
Ka mbaru x2
O dil njiher zonjusha ime
Sa të shoh në xham x2
Prej marakut tan moj vajz
As s’po di ku jam
Oj vajzë në këtë dhe
Shpirtin tem në dorë ma ke
Zemra ime shpesh po vet
Ah e kuj na je x2
O fort u shkrina e s’un t’pash
Ah moj bukuri x2
Në dritare dal e rri
Ah kjaj si fëmi
Kjaj kjaj djalë i mir
Kjaj me zemër me dëshirë
Une jam dashnorja jote
Natën e mirë x2
Ah natën e mirë. / KultPlus.com