Rob i mallit

Poezi nga Pano Taçi

Rob më mban një mall i vjetër,
aq sa trupin ma zhuriti.
Desh ta ndaja me një tjetër,
por s’ma do, që s’ma do shpirti.
Edhe vajza ma pëlqen
gjer në vdekje t’i jem skllav.
Them se jeta nuk më vlen
në se shpirti s’më ka mall.
Dhe në gjumë kur e thërras,
vjen si hije e më zgjon.
Siç vjen e përcjell me gas,
dhe pse zemrën ma sumbon./KultPlus.com