Elsie: Si i fshehën serbët fotografitë 150 vjeçare për Shqipërinë

Fotografitë e marra nga Vjena të fotografit Josef Sekelit, i cili i ka bërë gjatë vitit 1863 me një ekspeditë austro-hungareze në Shqipërinë veriore, në Kosovë dhe Maqedoni, të udhëhequr nga Johan Georg fon Han, duket se do të mbeten të parat fotografi të bëra ndonjëherë të këtë rajon të Evropës Juglindore, pati shkruar albanologu i njohur Rober Elsie.

Johan Fon Hahn, dijetar gjerman (1811-1869) konsiderohet zakonisht si babai i studimeve të albanologjisë.

Ai ka punuar për autoritetet ligjore të Mbretërisë së porsakrijuar të Greqisë. Nga 1843-1847, ai përfaqësoi konsullatën prusiane në Athinë , dhe pastaj transferohen si zëvendës konsull në konsullatën austriake në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët dhe filloi të mësonte gjuhën shqipe. Hahn e vizitoi tre herë Shqipërinë gjatë viteve të qëndrimit të tij në Janinë dhe mbledhur më shumë informacione mbi historinë shqiptare ,filologjisë dhe folklorit.

Materialet i botoi në tri vëllime Albanesische (Studime shqiptare), Jena 1854, më të cilat ai hodhi themelet për studime shqiptare multi- disiplinore.

Ai njihet edhe për vëllimin Griechische und Albanesische Märchen (Përralla greke dhe popullore shqiptare), Lajpcig 1864, dhe ka shkruar për punën që ka bërë me ekspeditat e tij në Ballkan, Reise von Belgrad nach Salonik (Udhëtim nga Beogradi në Selanik ), Vjenë 1861 , dhe Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar ( Udhëtimi nëpër rajonin e Drinit dhe të Vardarit), Vjenë 1867, 1869.

Udhëtimi i fundit nga gushti deri në nëntor të vitit 1863 ka qenë kur Hahn dhe shokët e tij nisen nga Durrësi dhe Shkodra në bregdetin e Adriatikut deri në lumin Drin duke shkuar për në Prizren në Kosovë, përmes Maqedonisë perëndimore dhe pastaj poshtë lumit Vardar në Selanik (Selanik) në Detin Egje. Interesat e tij për Shqipërinë dhe Ballkanin jugperëndimor ishin të një spektri të gjerë..

Në rrjedhën e këtij udhëtimi përveç kërkimeve etnografike, ai ndoshta padashur hodhi themelet e historisë së fotografisë në Ballkanin jugperëndimor.

Ekspedita e 1863-shit rezultoi me një koleksion prej pesëdhjetë fotografish të cilat janë ndër më të hershme të bëra ndonjëherë në rajonin e Ballkanit. Në fillim të viteve 1860, Hahn kishte filluar përgatitjet për ekspeditën deri në lumin Drin, ku ai vuri në dukje se : është më pak i njohur nga të gjithë lumenjtë e Evropës, megjithëse derdhet në Adriatik dhe është vetëm dhjetë milje nga kufiri jugor të perandorak në territorin (Austro – Hungarez)…

Më 23 qershor 1863, Hahn i shkroi Akademisë së Shkencave në Vjenë, duke kërkuar një fotograf kompetent që ta shoqëronte dhe bënte fotografi të qyteteve dhe të terrenit malor. Akademia propozoi njëzet e pesëvjeçarin Josef Széleky dhe i vuri në dispozicion fondet e duhura për ekspeditën.

Dr.Jozef Sekeli (1838-1901) lindi në Sümeg pranë liqenit Balaton në Hungarinë perëndimore dhe u shkollua në Szombathely. U diplomua në Universitetin e Vjenës për master në farmaci dhe në vitin 1862 u lauerua me doktoraturë në kimi. Ai dha mësim në universitet për një farë kohe, por pastaj hapi një studio në Heinrichshof pranë Operës së Vjenës. Ai u bë një fotograf profesionist dhe reputacioni i tij u rrit shumë. Në vitin 1867 ai fitoi çmimin e bronztë në Panairin Botëror në Paris (ndoshta me fotografitë e Shqipërisë), dhe në 1878 ai fitoi një medalje argjendi në Paris.

Ekspeditat e Hahn-it nisën nga konsullata e tij në ishullin e Siros, Egje, derisa zbarkoi në Durrës, më 12 gusht 1863. Atje ai vuri re se: “Qyteti nuk ka ndryshuar që prej vizitës sime të fundit, trembëdhjetë vjet më parë, nuk ka as pesëdhjetë banorë më shumë. “Ai udhëtoi duke kaluar lumin Erzen, Ndroq dhe pastaj shkoi drejt veriut duke ecur përgjatë ultësirës bregdetare për në Shkodër.

Këtu më 31 gusht 1863, ai u takua me Sekely-n e ri dhe togerin e marinës Hermann von Spaun (1833-1919 ) të cilët kishin arritur nga Tivari. Gjithashtu me grupin ishte edhe miku i vjetër i von Hahn-it , Dr Auerbach , i cili kishte shërbyer nga 1845 e këtej , si mjek i familjes së beut të Vlorës, si dhe prifti françeskan, Angelo Bardhi. Sekely ishte në Shkodër dhe bëri 8 foto shumë spektakolare.

Pa asnjë dyshim ato ishin të parat që ishin marrë ndonjëherë nga qyteti i Shkodrës dhe kështjella e tij e madhërishme. Nuk vonoi shumë dhe për ekspeditën u caktuan dy varka për të shkuar deri në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën , Shurdhën, Komanin (që ka dy fotografi) dhe Dukagjinin.

Lumi sa vinte ngushtohej e ngushtohej dhe u bë e pamundur që të lundrohej më tej. Sekeli, i cili kishte pajisje të rënda me vete ishte i detyruar të kthehej pas dhe niset në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e anëtarëve të ekspeditës vazhdoi udhëtimin e tyre përgjatë luginës. Grupi u ribashkua në Prizren, i cili në atë kohë ishte qyteti më i madh në Shqipëri. Prizreni kishte një total mbi 46.000 banorë, prej të cilëve 36.000 myslimanë, 8.000 bullgarë dhe vllehë, dhe 2.000 katolikë. Ai kishte jo më pak se njëzetë e gjashtë xhami, si dhe dy kisha ortodokse dhe një katolike. Shkodra, Durrësi dhe Vlora ishin fshatra krahasuar me të.

Në fillim të shtatorit 1863, Sekeli bëri pesë fotografi të Prizrenit. Duke lënë pas Prizrenin, ekspedita u kthye në Drinin e Zi duke avancuar drejt jugut deri në Dibër. Në këtë rajon, i cili gëzonte një reputacion të dyshimtë, nuk kishin qenë kurrë më parë. Hahn shkruan: “Ashtu siç ishin ne të huaj, ashtu ishte kur u ulëm Lugina e Drinit të Zi midis qytetit të Dibrës dhe pikës ku dy degëve e tij bashkoheshin.

Aty pretendohet të jetë një shpellë kusarësh dhe ndaj ajo është shmangur në këtë mënyrë nga fqinjët e saj. “Hahn ka kaluar nëpër rajon pa vështirësi, por ai nuk mund të kuptonte shqipen që flitej nga vendasit. Pasi mbërriti në Dibër më 21 shtator 1863, Sekely bëri vetëm dy fotografi, sepse gjatë kësaj kohe ishte duke luftuar me “makinën fotografike” dhe kutinë e pllakave që kishte sjellë me vete.

Ai kishte nevojë për më shumë kohë, ku i duhej plot një orë e gjysmë për të marrë një pamje shumë romantike të një shkëmbi masiv. Duke ikur nga Dibra ata vazhduan rrugën drejt Strugës në liqenin e Ohrit. Hahn-i ishte i hipnotizuar veçanërisht nga liqeni dhe shqoi trembëdhjetë lloje të ndryshme të peshkut në të.

Ata vizituan manastirin e Kalishtës në qytetin e Ohrit me shumë kisha të bukura ortodokse të saj, dhe natyrisht më në fund edhe të famshmin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Manastirin e Shën Naumit në jug të liqenit. Von Hahn dhe grupi i tij qëndruan gati dhjetë ditë në Ohër, dhe Sekely kishte kohë të mjaftueshme për të fotografuar.

Fotografia e tij e Shën Naumit duket të jetë fotografia e vetme e manastirit, para se ai të shkatërrohej në pjesën më të madhe nga zjarri në vitin 1875. Prej Ohrit grupi vazhdoi rrugën për në Liqenin e Prespës dhe të avancoi në drejtim të lindjes, pikërisht aty ku dukej Manastiri ( Bitola). Kishte ardhur tetori.

Manastiri ishte një qytet i madh dhe aty ishte kampi ushtarak i rajonit. Kështu Hahn u mirëprit nga gjenerali osman Faik Pasha, i cili kishte studiuar në Vjenë. Sekely ishte në gjendje që të merrte edhe disa fotografi interesante të një formacioni ushtarak osman përpara kazermave të tyre të mëdha, të ndërtuara në vitin 1839.

Nga Prilepi, ata udhëtuan mbi lumin Vardar për në Veles, ku gjetën një anije dhe mund të lundronin nëpër portën e hekurt të jugut (Demir Kapi ) deri Selanik në detin Egje. Pesë fotografitë të tjera janë marrë atje. Nga Selaniku Hahn dhe Sekely vazhduan rrugën në drejtim të lindjes të Trojës, në Azinë e Vogël.

Që të dy, Sekeli dhe Johann Georg von Hahn ishin të vetëdijshëm për kontributin historik të kësaj ekspedite. Ai realizoi fotografinë më të mirë që askush nuk e kishte bërë në këtë fushë “Për fat të keq, botimi i fotografive qëlloi të ishte tepër i shtrenjtë për Akademinë e Shkencave të Vjenës dhe ata i kishin hequr nga botimi Hahn-it një raport të ekspeditës në vitet 1867 dhe 1869. Rezultati ishte që koleksioni i Sekelit që bëri fotografitë më të hershme të ndërmarra ndonjëherë në Ballkanin jugor ra në harresë.

Në vitin 1889, trembëdhjetë prej fotografive u shfaqën në vëllimin Makedonien und Alt – Serbien (Maqedoni dhe Serbia e Vjetër) nga Spiridion Gopçeviqi (1855-1936), por ata nuk iu atribuuan Sekelit dhe u lanë pa datuar. Pas kësaj ,koleksioni u zhduk për më shumë se një shekull, për t’u rizbuluar në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në vitin 2000 nga Mark Cohen. Fotografitë e Jozef Sekelit të Ballkanit Jugor në vitin 1863 në të vërtetë janë të një rëndësie të madhe historike dhe artistike.

Me përjashtim të një portreti të vetëm të rebelit Hamzë Kazazi (1834-1903) të bërë nga Marubi në Shkodër në vitin 1858, ato janë fotot e para të bëra për Shqipërinë./ KultPlus.com

Robert Elsie: Gjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish

Gjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, kryesisht në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë të cilët përbënin pjesë të ish-federatës jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Në Shqipëri, gjuha shqipe përdoret nga tërë popullata prej 3.087.159 banorëve (regjistrimi i prillit 2001), duke përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhësore (grekë, romë, sllavë).

| Robert Elsie | AL Art | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |Webdesign J. GrossShtrirja gjeografike English | DeutschGjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, kryesisht në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë të cilët përbënin pjesë të ish-federatës jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Në Shqipëri, gjuha shqipe përdoret nga tërë popullata prej 3.087.159 banorëve (regjistrimi i prillit 2001), duke përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhësore (grekë, romë, sllavë).Në Kosovë, ku ende nuk ka statistika të sigurta, gjuha shqipe flitet nga pothuajse tërë popullata prej rreth dy milionë banorëve, duke përfshirë disa pakica dygjuhësore: boshnjakë, goranë, turq, kroatë, romë dhe ashkali. Në kohën e Jugosllavisë, serbët etnikë të Kosovës (tani rreth pesë përqind të popullsisë), në një masë të madhe, nuk mësonin ose flisnin shqip, por qëndrimi i tyre mund të ndryshohet me zbutjen e emocioneve dhe problemeve etnike. Llogaritet se në Republikën e Maqedonisë ka rreth një gjysëm milion shqiptarë, dmth. rreth njëzetepesë përqind të popullsisë së përgjithshme, megjithëse nuk ka statistika të sigurta. Popullsia shqiptare gjindet në Shkup dhe rreth tij ku është pakicë, në Kumanovë, dhe në veçanti në Maqedoninë perëndimore nga Tetova, Gostivari dhe Dibra deri në Strugë, ku është shumicë.Në Malin e Zi gjindet një pakicë shqiptare prej rreth 50.000 personave, kryesisht afër kufirit shqiptar (Ulqin, Tuz, Guci). Ka gjithashtu të paktën 70.000 deri 100.000 shqiptarë në jug të Serbisë, kryesisht në Luginën e Preshevës afër kufijve të Maqedonisë dhe të Kosovës. Në Greqi, ka ngulime të vjetra të dialektit çam në Epir (Pargë dhe Gumenicë). Me gjithë luhatjet e kufirit dhe shpërnguljet për në Shqipëri, mund të ketë ende deri 100.000 shqiptarë në këtë rajon, megjithëse janë të greqizuar në masë të madhe. Në Greqinë qendrore, gjuha shqipe, e njohur këtu si arbërisht dhe në greqisht si arvanitiká, mbijeton në rreth 320 fshatra, kryesisht në Viotía (Boiotía), veçanërisht rreth Levadhiasë, në jug të ishullit Évia (Euboia), Atikë, Korinth, dhe në veri të ishullit Andros. Këtu jetojnë pasardhësit e migrantëve shqiptarë të cilët erdhën në Greqi në Mesjetën e vonshme. Nuk ka statistika të sigurta për ata. Shqipja që flitet këtu është mjaft konservatore si dialekt. Në jug të Italisë ka një pakicë të vogël por të qendrueshme shqipfolëse që quhen arbëreshët. Ata janë pasardhësit e refugjatëve të cilët ikën nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468. Janë rreth 90,000 persona dhe jetojnë kryesisht në fshatrat malore të Kosenzës në Kalabri dhe rreth Palermos në Siçili. Arbëreshët flasin një variant mjaft arkaik të shqipes, i cili ndryshon dukshëm nga shqipja që flitet në Ballkan, kështu që komunikimi me ata bëhet i vështirë nëse arbëreshët nuk dinë gjuhën standarde. Ngulime të vjetra shqiptarësh gjinden tek-tuk edhe në vendet e tjera të Ballkanit: në fshatin Arbanasi në jug të Zarës në bregdetin kroat, në disa fshatra të Sanxhakut dhe në krahinën kufitare mes Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë, në mënyrë të veçantë në fshati bullgar Mandrica. Ka edhe disa fshatra shqiptare, kryesisht të asimiluara, në Ukrainë, në veçanti në krahinat e Metropolit dhe të Odesës. Nga kolonitë e dikurshme të shqiptarëve në Perandorinë Osmane ka mbetur pak. Pakica shqiptare në Egjipt u shpërbë, por ka ende bashkësi të dukshme shqiptarësh në Turqi (Stamboll, Bursa dhe gjetiu) dhe në Siri, kryesisht Damask.Që prej fundit të viteve 1980 në Kosovë dhe që prej hapjes së Shqipërisë në vitet 1990-1991, shumë shqiptarë kanë emigruar në vende të tjera, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Sot ka shumë shqipfolës në Evropën perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Skandinavi dhe Londër, si dhe në Amerikën e Veriut (Nju Jork, Boston, Detroit, Toronto).Prejardhja dhe zhvillimi i gjuhës shqipeGjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështuka lidhje ‘fisnore’ me pothuajse tërë gjuhët e Evropës. Për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe u botua për herë të parë në vitin 1854 prej gjuhëtarit gjerman Franc Bop (Franz Bopp, 1791-1867). Brenda familjes indoevropriane shqipja përbën një degë me vete.Me gjithë afërsinë gjeografike të
Greqisë, shqipja e vjetër – nëse mund ta quajmë kështu – duket se nuk ka patur kontakte të dendura me greqishten e vjetër, por ngulimet romake në bregdetin ilir dhe përfshirja e Shqipërisë në Perandorinë Romake, nga ana e tyre, kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën shqipe. Huazimet nga latinishtja për shumë shekuj kanë qenë kaq të shumta sa që ndryshuan vetë strukturën e gjuhës shqipe. Kontaktet kulturore me sllavët (bullgarët dhe serbët), turqit dhe italianët kanë lënë gjithashtu shtresime tepër të dukshme fjalësh në gjuhën shqipe.Jo vetëm në fjalor, por edhe në morfologji dhe në sintaksë, gjuha shqipe ka shumë elemente të përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit dhe kjo për shkak të ndikimit të mundshëm të gjuhëve të vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja) dhe si pasojë të shekujve të zhvillimit të përbashkët. Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës; mbaresa të njëjta për rasën gjinore dhe dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e kështu me radhë; mungesa e paskajores gramatikore; dhe formimi i kohës së ardhme me foljen “dua”.

Nuk mund të vërtetojmë me siguri nëse gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire sepse nuk disponojmë shumë të dhëna të shkruara ilirisht. Megjithatë, sot pranohet gjerësisht teoria e prejardhjes ilire.Përshkrim i shqipes së sotmeGjuha shqipe ndahet në dy njësi dialektore: gegërisht në veri dhe toskërisht në jug. Vija ndarëse midis të dy dialekteve ndodhet afërsisht në lumin Shkumbin në Shqipërinë qendrore. Këtu në një zonë me një gjerësi prej dhjetë deri njëzet kilometrash ka dialekte kalimtare. Ndër tiparet e dialektit geg janë: prania e zanoreve hundore, ruajtja e bashkëtingullores më të vjetër n për r në toskërisht – p.sh., gegërisht venë (latinisht vinum), toskërisht verë; gegërisht Shqypnia, toskërisht Shqipëria – si dhe disa tipare morfologjike. Gegërishtja mund të ndahet më tej në disa nëndialekte: gegërishten veriperëndimore (Shkodër dhe përreth), gegërishten verilindore (Shqipëria verilindore dhe Kosovë), gegërishten qendrore (zona midis lumenjve Ishëm dhe Mat dhe në drejtim të lindjes Maqedonia, duke përfshirë Dibrën dhe Tetovën), dhe gegërishten jugore (Durrës, Tiranë). Në vijat e përgjithshme, toskërishtja është më homogjene, megjithëse mund të flitet për disa ndarje: toskërishten veriore (nga Fieri në Vlorë dhe pjesa më e madhe e
Shqipërisë së jugut në veri të Vjosës), variantin lab (në jug të Vjosës deri në Sarandë) dhe variantin çam (cepi jugor i Shqipërisë dhe Epiri grek).Gjuha e sotme letare, e përkufizuar në Kongresin pë Drejtshkrimin në Tiranë më 20-25 nëntor 1972, bashkon të dy dialektet kryesore, por bazohet kryesisht mbi variantin tosk. Ajo pranohet gjerësisht në Shqipëri dhe gjetiu si standard, megjithëse ekziston një lëvizje koha e fundit për të rivlerësuar gegërishten letrare. Në strukturën e saj, gjuha shqipe është një gjuhë sintetike si të gjitha gjuhët e tjera indoevropiane. Emrat kanë gjini, numër, rasë dhe gjithashtu mund të jenë në trajtë të shquar dhe të pashquar. Pjesa më e madhe e emrave janë në gjininë mashkullore ose femërore, megjithëse ekzistojnë edhe pak raste të emrave asnjanëse të cilët aktualisht po përdoren gjithnjë e më shumë si emra mashkullore në njëjës dhe femërore në shumës. Në lidhje me numrin, shumica e emrave janë në njëjës ose në shumës, po ashtu si edhe në gjuhët e tjera evropiane. Ekzistojnë afërsisht 100 formime të shumësit, përfshirë prapashtesat, “umlaut-i”, ndryshime bashkëtingëlloresh dhe kombinime.Gjuha shqipe ka pesë rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore. Mbaresat e gjinores dhe dhanores janë gjithmonë të njëjta. Rasat gjinore lidhen me emrat e përcaktuara nëpërmjet një sërë lidhëzash i, e, të, së, të cilat shpesh reflektojnë mbaresën e emrit që paraprin psh. “bulevardi i qytetit”, “bukuria e bulevardit të qytetit”. Trajta e shquar dhe e pashquar përcaktohen prej nyjës/mbaresës shquese ose mungesës së saj në fund të emrit. Pra lakimi i emrave karakterizohet nga mbaresat e shquara dhe të pashquara. Mbiemrat vijnë menjëherë pas emrave ose kanë përpara një lidhëz psh “djali nervoz”, “djali i vogël”.Foljet në shqip karakterizohen prej tri vetave, dy numrave, dhjetë kohëve, dy trajtave dhe gjashtë mënyrave. E pazakontë është mënyra habitore e cila përdoret për shprehjen e habisë/befasisë së folësit.

Robert Elsie la pas vetes dy vepra për shqiptarët, së shpejti promovimi në Londër

I njohur si një ndër albanologët më të zëshëm, si një ndër figurat që bëri shumë për popullin shqiptar, duke u bërë zëri i këtij kombi edhe për vendet jo shqipfolëse, Robert Elsie ka lënë dorëshkrime-libra, të cilat do të publikohen së shpejti, shkruan KultPlus.


“Albania Bektashi” dhe “Libri i Kosovës”, janë dy librat që Robert Elsie i kishte përfunduar më herët, figurë kjo e rëndësishme për popullin shqiptar, i cili ka vdekur më 2 tetor të këtij viti.
KultPlus merr vesh se këta libra do të botohen nga Tauris Verlag në Londër, sikurse që do të publikohen edhe në faqen zyrtare të Robert Elsie, www.elsie.de. /KultPlus.com

Robert Elsie është varrosur në Theth (VIDEO)

Të mërkurën u zhvillua ceremonia e lamtumirës së fundit për albanologun Robert Elsie, amaneti i fundit i të cilit ishte të prehej në Alpet e Shqipërisë, në fshatin Theth të Dukagjinit.

“Zëri i Amerikës” dje regjistroi në Theth ceremoninë e varrimit./ KultPlus.com

Meta bën homazhe në nderim të albanologut të shquar, Robert Elsie

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta bëri homazhe në “Bibliotekën Kombëtare” në nderim dhe respekt të albanologut të shquar, përkthyesit, hulumtuesit dhe studiuesit të letërsisë e folklorit shqiptar, Robert Elsie.

Meta vendosi një kurorë me lule, bëri homazhe dhe u përul në shenjë mirënjohjeje ndaj veprës së vyer dhe kontributit shkencor e intelektual të të ndjerit Robert Elsie.

Me këtë rast Meta shpreh para mediave të pranishme: “Do t’i jemi mirënjohës përjetë Robert Elsiet për gjithçka ka bërë me dashuri dhe pasion për promovimin e kombit tonë, të vlerave tona më të mira kulturore, historike, për zhvillimin e albanologjisë, për gjithçka.

Pa dyshim, në mënyrë të veçantë edhe për zgjedhjen e tij për t’u përjetësuar si shqiptar dhe për t’u prehur përjetësisht në Alpet e Shqipërisë, në Theth duke treguar kështu dashurinë e pafund për vendin tonë dhe duke na mësuar të gjithëve që ta duam më shumë Shqipërinë”. / KultPlus.com

Homazhe dhe nderime për Robert Elsie (FOTO)

Robert Elsie albanologu i njohur që u nda nga jeta pak javë më parë do të prehet sot në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka përmbushur amanetin e studiuesit për tu prehur në tokën që e deshi aq shumë, përcjell KultPlus.


Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë kanë filluar homazhet dhe nderimet e fundit për studiuesin dhe albanologun Robert Elsie, homazhe këto që do të zgjasin deri në ora16:00. Më pas ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00.

Elsie do të varroset nesër më 18 tetor në orën 14:00 në Theth, në Alpet shqiptare. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë./ KultPlus.com

Pikturat e fundit mbi Shqipërinë që u zbuluan nga Robert Elsie (FOTO)

Robert Elsie nuk është vetëm albanologu dhe studiuesi i letërsisë por dhe hulumtuesi, kërkuesi.

Një meritë të veçantë kanë edhe zbulimet e tij në lidhje me Shqipërinë. Në faqen e tij në Facebook ai publikonte shpesh tablo me temë shqiptare. Ja disa prej tyre që ai i ka publikuar kohët e fundit të jetës. Një pikturë me temë shqiptare nga Sër Dejvid Uillki.

Në vitin 1840, Uillki udhëtoi në Egjipt ku kishte rast të takonte dhe të pikturonte sunduesin e vendit, Mehmet Ali Pasha, khedivin (nënmbretin) e Egjiptit dhe të Sudanit. Mehmet Ali (1769-1849), djali i një tregtari çam të duhanit në Kavalla të Greqisë, u bashkua me një kontingjent mercenarësh shqiptarë të cilët u dërguan në Egjipt në vitin 1801, dhe mori pushtet aty. Piktura ruhet në galerinë Tate Britain në Londër. Një tjetër pikturë është e piktorit skocez, Sër Dejvid Uillki (Sir David Wilkie, 1785-1841), me titullin “Zoti Kartrajt, Konsull në Kostandinopojë, me Shqiptarin e tij” dhe u realizua në tetor të vitit 1840.

Në qarqet diplomatike të Perandorisë Osmane, fjala ‘shqiptar’ kishte shpesh kuptimin ‘dragoman, përkthyes, shërbëtor, roje.’ Më pas ai publikon një tjetër pikturë me temë shqiptare nga piktori skocez Sër Dejvid Uillki. Quhet: “Sotiri, kryeshqiptari i Zotit Kolkhun, konsulli i përgjithshëm britanik në Bukuresht” nga tetori i vitit 1840. Ruhet në Ashmolean Museum të Oksfordit. Më pas ai publikon një pikturë që e quan fantastike.“Zonjat e Gjirokastrës”, fotografuar nga Gerhard Kiesling në vitin 1959, shkruan Gazeta Shqip./ KultPlus.com

Sot homazhe për Robert Elsie në Bibliotekën Kombëtare

Robert Elsie albanologu i njohur që u nda nga jeta pak javë më parë do të prehet sot në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka përmbushur amanetin e studiuesit për tu prehur në tokën që e deshi aq shumë, përcjell KultPlus.

Sot më 17 tetor trupi i tij do të qëndrojë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Më pas ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00.

Elsie do të varroset nesër më 18 tetor në orën 14:00 në Theth, në Alpet shqiptare. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë./ KultPlus.com

Intervista e fundit e Robert Elsie: Unë gëzohem shumë për dialektet e shqipes

Thuajse pesë vjet më parë, albanologu Robert Elsie, i cili do të varroset në Shqipëri, pat dhënë një intervistë të gjatë për në ‘Shqip’ në TcH. Ndër të tjera, Elsie thoshte se do e kishte të pamundur të jetonte në Shqipëri, një vend sipas tij i mbetur ende në mentalitetin osman.

Deklarata e tij e asokohe ndeshi në shumë reagime, nga ato të zakonshmet të shqiptarëve ‘patriotë’, të cilët e ndyjnë përditë vendin e tyre, por trallisen kur dikush ua vë re Shqipërinë e bërë pis. Ajo që të bën përshtypje është fakti se Elsie, ka lënë amanet të varroset pikërisht në vendin në të cilin nuk i jetohej. Ndoshta, në Shqipëri vetëm i vdekur mund të jetohet i qetë.

Kjo është intervista juaj e parë televizive, për shqiptarët. Pse i ndruheni prozhektorëve?
Nuk kam shumë dëshirë të dal në dritë, përpiqem t’i shmangem kamerave dhe të bëj punën time, të jetoj jetën time. Është më mirë kështu.

Ndërkohë, unë duke njohur punën tuaj, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, ndjeva gjithmonë e më shumë kënaqësi që do t’ju takoja. Së pari flasim për albanologjinë. Çfarë do të thotë të jesh albanolog?

Çdo njeri ka interpretimin e vetë për albanologjinë por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t’i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t’i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç’është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu.
Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur.
Po të jesh përkthyes, çfarë do të thotë?
Të jesh përkthyes do të thotë punë, punë, punë. Është punë shumë e vështirë.

Dhe anonime?

Pjesërisht po, pasi është autori ai që bëhet i njohur kurse përkthyesi jo. Thonë që është një punë kot sepse mundohesh për diçka dhe nuk ton asgjë por unë them që është edhe kënaqësi. Për mua është kënaqësi.
Ku është kënaqësia, për shembull?

Ndjej kënaqësi kur arrij ta përkthej në mënyrë të duhur. Është si një llogaritje matematikore. Kur del shuma përfundimtare dhe nuk ke bërë asnjë gabim gjatë rrugës, kënaqesh. Kështu është edhe përkthimi. E shikon një faqe, dhe llon bën vlerësimin, kjo frazë shkon mirë, kjo duhet ndryshuar etj. e vazhdoj dhe e ripërpunoj derisa në fund të del diçka e përkryer dhe vetë ndjehesh i kënaqur.

Si fillim dua të ndaj me shikuesin arsyen pse ju jeni në Shqipëri këtë herë. Librat që ju do të promovoni kanë fjalorin historik të Shqipërisë dhe Kosovës në shqip dhe anglisht. A mund t’i shpjegojmë shikuesit se çfarë janë këto libra?

Këto libra dolën në anglisht kohët e fundit, është një kolane librash që përfshin çdo vend të botës dhe mua më ngarkuan me hartimin e një botimi për Shqipërinë. Quhet fjalori historik i Shqipërisë dhe Kosovës por në fund janë më shumë si leksikë, enciklopedi të përgjithshme me të dhëna jo vetëm historike por edhe të kulturës, ekonomisë, gjeograsë etj. Unë llova me vëllimin e Shqipërisë. Më vunë një ku që duhej ta bëja këtë vëllim jo më shumë se 250 faqe dhe kur mbarova kisha 500 faqe. Botuesi ishte pak i pakënaqur. Më tha “Nëse ecim kështu, vëllimi i Shqipërisë do të dalë më i madh se vëllimi i Rusisë” megjithatë e pranoi dhe në fakt doli më i madh se ai i Rusisë, kjo enciklopedia e Shqipërisë së vogël.

Por që në fakt në këtë enciklopedi Shqipëria eshte e madhe. Çfarë përfshin enciklopedia, përfshin data, ngjarje, personazhe?

Po, i përfshin të gjithë. Persona historikë, persona publikë, politikanë por kryesisht janë gura historike të historisë shqiptare, ngjarje etj.

Çesk Zadenë po shoh në këtë libër, Injac Zamputin. Deri ku keni shkuar me ngjarje e përmendje historike?

Kam mbërritur deri në vitin 2010. Në llim të librit kam bërë një kronologji të historisë shqiptare që shkon deri në vitin 2010. Ёshtë njësoj si historia e Shqiptarisë, me data kështu që kush interesohet për historinë e Shqipërisë mund ta gjejë tek ky libër në shqip dhe anglisht.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, pra përmenden ngjarje, vend. Deri në cilin vit?

Prapë deri në vitin 2010. Në fakt ky është botimi i dytë për Fjalorin Historik të Kosovës. Unë isha shumë i gëzuar që botuesi pranoi që të bëhej një libër për Kosovën pasi Kosova, në atë kohë kur bëra vëllimin e parë, nuk ishte shtet, rrjedhimisht nuk kishte amur dhe problemi ishte se çfarë do përdorej për kopertinën e librit. Tani në vëllimin e dytë, kemi kopertinën me amurin e ri të Kosovës.

Të gjitha figurat që mendoni se do t’i interesonin një personi që do të informohet për Shqipërinë dhe Kosovën, ju i keni përfshirë në këto libra. Si e ndërmorët ju këtë vepër? Është një vepër e madhe që zakonisht e bëjnë Institute të tëra ose që do duhej ta bënte shteti shqiptar.

Është i madh, kërkon një farë përgatitje pastaj, pjesa tjetër është një punë e rëndomtë, është mbledhja e të dhënave, informim, kujdes nga keqinformimi. Është diçka që arrihet ngadalë- ngadalë. Unë në fakt habitem sa i trashë ka dalë por duket që ka shumë gjëra brenda.

Cila është marrëdhënia juaj me shqipen, ditët e para, takimi juaj i parë me gjuhën tonë. Çfarë ndodhi? Si e njohët këtë gjuhë që sot ju bën të bëni libra kaq të mëdhenj?

Mbase është histori e gjatë, por e rastësishme. Mbarova studimet në Gjermani, në Universitetin e Bonit. S’kisha lidhje me gjuhën shqipe pasi atje studiova gjuhësinë krahasuese dhe gjuhën kelte, pra gjuhën e Irlandës, Uellsit, Skocisë dhe kur mbarova studimet profesori im, gjuhëtar, mori një ftesë nga Akademia e Shkencave për të vizituar Shqipërinë pasi ai vetë kishte studiuar në Vjenë me një shqiptar, konkretisht me Aleks Budën. Aleks Buda e ftoi profesorin tim në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, i panjohur dhe ftesa nuk ishte vetëm për të, por edhe për studentët e tij.
Dhe kështu, jemi nisur për në Shqipëri një grup prej 20 studentësh në vitin 1978. Ishte një gjë e rrallë për ne të hynim në Shqipëri pasi Shqipëria në atë kohë ishte si Koreja e Veriut sot, d.m.th zor të depërtoje.

Si ishte të hyje në këtë vend në ’78? Për mua ishte shumë interesante. Madje kam qeshur me vete se më dukej vetja sikur isha në një lm Hollivudian dhe nuk e mora shumë seriozisht anën politike, as tabelat, propagandat. Ju mendonit se po bëhej shaka, nuk ju dukej e vërtetë? Jo por thjesht nuk e mora seriozisht, më tepër me ngjante si lm. Por ishte shume interesante.

Ju kujtohet diçka që ju ngacmoi atëherë apo diçka që ju çuditi?

Kishte shumë gjëra, ishte një vend absurd, gjithë vendi ishte absurd por njerëzit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri në çfarë mase i merrnin seriozisht vetë njerëzit por gjithsesi e kuptonin që jetonin në një realitet tjetër.

Ju qëllonte që të takonit shqiptarë që midis tyre isnin për këtë gjë?

Jo haptazi, jo. Më vonë ky takim që nisi në 1978 u bë takim i përvitshëm midis Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave dhe vinim çdo vit në Shqipëri për 2 javë. Gjatë takimeve dhe udhëtimeve, llova të interesohesha për shqipen. Nuk e dija fare gjuhën vec llova, në atë kohë, madje edhe në Gjermani, llova të mësoja gjuhën më seriozisht.

Ku e mësonit shqipen në Gjermani?

Ishte e vështirë pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakë, libra mësimorë. Mbaj mend që gjeta një fjalor frëngjishtshqip dhe nga ana tjetër shqip-gjermanisht, ndërsa në anglisht nuk kishte fare. E vështirë ishte.

Kur thatë me vete që tani e di shumë mirë shqipen?

Pas shumë viteve. Ndërkohë shkoja çdo vit në Prishtinë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe për të mësuar gjuhën. Aty ishte, nga njëra anë më kollaj sepse mund të bisedoja lirisht me njerëzit pasi kosovarët isnin më lirisht.

Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqipërinë?

Shumë, shumë.

Ju ku ndiheshit më mirë?

Në Kosovë, pasi ishte më perëndimore, më normale. Në Shqipëri nuk kisha mundësi të isja lirisht me njerëzit. Unë isja me zyrtarët, të cilët ishin shumë të dashur, mikpritës por prapë ishte një farë frike, që të pengonte të isje lirisht.

Po tani itet lirisht në Shqipëri?

Po, qartë. Tani nuk ka problem, njerëzit asin, madje nuk pushojnë së foluri fare. I thonë të gjitha, nuk mbajnë sekrete.

Shqipëria e Hoxhës krahasuar me Shqipërinë e Berishës që takoni tani, çfarë kanë të ngjashme dhe çfarë kanë të ndryshme

Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës, por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia e administrative, e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson.
D.m.th është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal.

Edhe tani që asim kështu është si në kohën osmane?
Po, po.

Po në Kosovë, është e ngjashme kjo gjë?

Nuk di, nuk kam patur këto probleme në Kosovë. Natyrisht që Kosova e para 20 viteve është e ndryshme nga Kosova sot por mua më duket se njerëzit janë njësoj, shqiptarët aty apo këtu, me pak ndryshime, në thelb njësoj janë.

Po për të kuptuar gjuhën që flitet në Tiranë dhe gjuhën që fliitet në Prishtinë, keni probleme apo është njësoj?

Po, këtë doja të thoja. Unë shkoja në atë seminar të gjuhës shqipe në Prishtinë për të mësuar, pasi aty isja lirisht, por ata isnin diçka që për mua nuk ishte shqip. Për një student që mëson gjuhën letrare, që përpiqet të zbulojë të gjithë lakimet e gjuhës, dhe del në rrugë e ballafaqohet me një gjuhë tjetër, është shumë e vështirë dhe unë nuk kuptoja asgjë.
Ky ishte një problem shumë i madh dhe më pengonte shumë të mësoja gjuhën sepse nuk i kuptoja njerëzit fare. Kjo ishte në fillim sepse tani i kuptoj madje i kuptoj edhe arbëreshët tani.

Edhe arbëreshët i kuptoni?

Po, tani po, por mbaj mend në Prishtinë, kur isha student, kisha dhomë studenti të cilën e ndaja me një arbëresh nga Kalabria. Nuk e kuptoja fare- fare se çfarë thonte. Ai ishte me mendimin që iste shqip dhe unë e dëgjoja me vëmendje por nuk e di nëse iste italisht apo shqip.

Besoj, ju i keni takuar tani arbëreshët, arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët e Bullgarisë, shqiptarët kudo janë. Pra, keni takuar shqipen kudo është. Ka akoma të përbashkëta apo secili et shqipen e vet?

Është një gjuhë e përbashkët që kuptohet por ka elemente vendore që ndryshojnë dhe shyqyr që janë sepse kjo është pasuria e gjuhës, janë ndryshime. Unë gëzohem shumë për dialektet e shqipes. Kam një projekt në internet me incizime të shqipes dhe çdo herë që udhëtoj, që shkoj nëpër fshatra të ndryshme, marr një mikrofon me vete, si gazetar siç jeni ju, dhe incizoj, kryesisht çobenjtë sepse ato asin një gjuhë të pastër kudo që janë. Më interesojnë shumë ndryshimet gjuhësore midis vendeve dhe për mua kjo është pasuria më e madhe e gjuhës.

Përmbushet amaneti, Robert Elsie do të prehet në Alpet Shqiptare

Robert Elsie albanologu i njohur që u nda nga jeta pak javë më parë do të prehet në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka përmbushur amanetin e studiuesit për tu prehur në tokën që e deshi aq shumë.

Nesër më 17 tetor trupi i tij do të qëndrojë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Më pas ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë më 29 qershor 1950.

Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Evropë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978.

Në atë kohë Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bon-it kishte kontakte të rralla me studiues nga “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë” dhe nëpërmjet këtyre kontakteve, ai dhe disa studentë dhe studiues të tjerë patën mundësi të vizitonin Shqipërinë disa herë në kuadër të ‘takimeve shkencore’ midis Institutit gjerman dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ai ka marrë pjesë gjithashtu në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për disa vite me radhë. Këto udhëtime në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të i gjallën një interes të veçantë për Shqipërinë e mbyllur dhe për kulturën e saj të panjohur në botë.

Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Elsie është autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Në Prishtinë një ekspozitë për Robert Elsie, institucionin e studimeve të gjuhës e kulturës shqipe

Arbër Selmani

Një jetë e tërë kushtuar gjuhës shqipe nuk është pak. Sidomos kur ky përkushtim ka qenë serioz, profesional, me gatishmëri që të studiohet secila skutë e gjuhës shqipe, e kulturës dhe letërsisë së saj, secili tis i vogël që pa dashje mund ti ketë ikur një tjetër studiuesi a dijetari.

Albanologu Robert Elsie ishte i tillë. Bektashinjtë thonë se edhe 40 ditë pas vdekjes, ende i vdekuri është me ne, akoma nuk vdes shpirti i tij. Albanologu që ndërroi jetë para pak ditësh, duke lënë kësisoj disa projekte në gjysmë e disa ekspedita e hulumtime që i nisi e nuk i përfundoi kurrë, u kujtua sot me një ekspozitë dhe me një mbledhje përkujtimore në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës – “Pjetër Bodgani”.

Ata që e lexuan Elsien, të tjerë që do ta lexojnë në të ardhmen, edhe pse jo në numër të kënaqshëm sikundër kur dikush vdes dhe të gjithë bëjmë hov ta nderojmë shpesh në mënyrë artificiale, mund të njoftoheshin në këtë ekspozitë në hollin e Bibliotekës me intervistat, botimet, deklaratat e fuqishme gjithmonë pozitive krahas shqiptarëve nga albanologu britanik. Kopjet e Lahutës së Malësisë të cilën Elsie e përktheu me mund e me zemër, Këngët e Kreshnikëve, poezitë e Ali Podrimës, legjendat dhe mitet shqiptare, të gjitha u shpalosën për publikun.

Në anën tjetër, në mbledhjen përkujtimore, Muhamet Hamiti tregoi edhe njëherë për vlerat e Elsie, për dëshirën e tij për ta afirmuar gjuhën shqipe kudo në botë, shkruan KultPlus.

“Robert Elsie ka punuar në dokumentet themelore të kulturës shqiptare. Për “Lahutën e Malsisë” ai thoshte se është kontributi i parë që gjuha shqipe i dha letërsisë botërore. Sot po e nderojmë figurën e tij, me ikjen e tij të hershme. Me rreth 60-të libra e me artikuj të ndryshëm, në shqip e në anglisht e gjermanisht, ai ka dhënë kontribute të vlefshme diturore, bile edhe për disa vite në Seminarin e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë” ka treguar mes tjerash Hamiti, i cili e ka njohur Elsie me anë të misionit të tij diplomatik si Ambasador i Kosovës në Londër, ku Elsie e kishte vizituar në ceremoninë e dorëzimit të kredencialeve tek Mbretëresha.
Arsim Canolli e quajti përkthimin e Elsie një përkthim institucional, aspak mekanik, të rastësishëm apo si rezultat i ndonjë kërkese miqësore.

“Përkthimi i tij është përkthim institucional, në sensin e krijimit të një atlasi të trashëgimisë letrare shqiptare dhe asaj shpirtërore. Si linguist i ri, duket se ai u mbërthye menjëherë nga sensi albanologjik dhe kësisoj, në një jetë të tërë kushtuar gjuhës shqipe, ai i dha bibliotekës botërore e cila më shumë ka botime në anglisht, përkthime të autorëve të traditës shqipe dhe përkthime të krijimtarisë popullore, nga Këngët e Kreshnikëve e deri te Këngët e Arbëreshëve” tregon Canolli në këtë mbledhje përkujtimore.

Diku në një intervistë të moçme të Elsie, ai tregon se interesimi i tij për shqipen nisi kur njoftoi disa studentë nga Kosova në një stacion treni në Lucern të Zvicrës. Nga aty, ai vjen e njoftohet për së gjalli më shqiptarët rreth viteve 70-të, e ky do të ishte momenti vendimtar që ai të bëhej një me gjuhën shqipe dhe të provonte ta tejkalonte atë, mjeshtërisht.
Në një tjetër intervistë, ai thotë se dëshiron të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Me datë 10 janar 2001, për Bota Sot ai thotë “Nuk dua më shumë në jetë sesa të shoh Kosovën e lirë, pas kaq shumë viteve të tmerrit”.

Bejtullah Destani, studiues dhe një dorë e djathtë e Elsie në shumë projekte, e pati të vështirë të fliste shumë për punën e Elsie, por tregoi se trashëgimia e tij nuk njeh kufi. Dyshja janë takuar në vitin 1994 dhe kanë bashkëpunuar deri kur Elsie ndërroi jetë.

“Ai ka dashur të shkruante për shumë çështje shqiptare. Më tha se duhet të shkruajmë dicka për Çamërinë, pasi çështja çame është me rëndësi shkaku i vuajtjeve të popullit. “Lahutën e Malësisë” tha që e ka të vështirë ta përkthente por e bëri një gjë të tillë pas disa vitesh, me ndihmën e disa miqve në Nju Jersey. Besoj që shumë shpejt do të botohen edhe veprat tjera të cilat ai i nisi e nuk mundi ti përfundonte” tregoi Destani.
Robert Elsie ndërroi jetë me datë 2 tetor. / KultPlus.com

1 minutë heshtje nё kuvend pёr albanologun Robert Elsie

Kuvendi i Republikës sё Shqipёrisё, nisi sot me 1 minutё heshtje nё nderim tё albanologut me origjinё kanadeze Rober Elsie, shkruan KultPlus.

Elsie, ishte studiues i gjuhës dhe kulturës shqiptare, përhapësi i pashoq i veprave të saj, prezantuesi i historisë së dokumentuar të popullit shqiptar, përkthyesi i letërsisë shqipe në gjuhët angleze dhe gjermane si dhe miku i madh të botës shqiptare. Ai u nda nga jeta pak ditё mё herët nё Berlin, Gjermani pas njё sёmundje tё rёndё, ndërsa ende po vazhdojnë mbledhjet përkujtimore e ekspozita tё ndryshme nё kujtim tё tij./ KultPlus.com

Akademi përkujtimore për Robert Elsie

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës sot do të mbajë një mbledhje komemorative për ndarjen nga jeta të albanologut Robert Elsie.

Kjo mbledhje komemorative do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave me fillim nga ora 10:00.

Ky është njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsie-t, njërit nga albanologët më të shquar të kohës sonë, studiues i gjuhës, i letërsisë, i historisë dhe të traditës shqiptare, përkthyes, hulumtues arkivash dhe dokumentesh të hershme, nga ato gjuhësore, historike, deri te zhvillimet më të reja të artit dhe të letërsisë sonë.
I lindur në Vankuver të Kanadasë në vitin 1950 ai do të njihet shumë herët me shqipen dhe me kulturën shqiptare dhe do t’ia përkushtojë gjithë jetën thesareve të saj. I konsideruar si një nga penat më aktive të përhapjes së kulturës dhe të trashëgimisë sonë në botë, veprimtaria e tij, e gjerë dhe e gjithanshme, është shtrirë në disa gjuhë botërore të cilat i zotëronte ai si një poliglot i vërtetë.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, anëtar i jashtëm i së cilës ishte ai që nga viti 2000, duke konsideruar humbjen e tij të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta anëtarëve të familjes Elsie, miqve dhe dashamirëve të tij të shumtë në të gjitha trojet shqiptare.
Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut Robert Elsie, ASHAK do të mbajë një mbledhje përkujtimore në mjediset e Akademisë, më 4 tetor 2017, në orën 10./ KultPlus.com

Roland Tasho publikon dy fotografi të pa para më herët të Robert Elsie (FOTO)

Vdekja e albanologut Rober Elsie, preku të gjithë shqiptarët duke e pas parasysh kontributin e tij për Shqipërinë dhe jo vetëm. Ndër reagimet që u bënë sot për vdekjen e Elsies, ishte edhe ai i fotografit Roland Tasho, i cili poashtu shpalosi dy fotografi të pa para më herët të albanologut tashmë të ndjerë, shkruan KultPlus.

Përveç fotografive Roland Tasho, ka treguar edhe një histori të shkurtër të Robert Elsies, i cili kishte pasur dëshirë të fotografohej tek Ura e Mesit, me kostumin e zonës.

“Megjithese e kisha fotografuar ne Tirane donte te fotografohej ne nje vend ku paten udhetuar dhe studiues te tjere te huaj. Shkuam tek Ura e Mesit dhe u vesh me kostumin e zones. E pelqente projektin me te huajt qe kane veshur veshje shqiptare dhe donte te shkruante per te. E donte shume Shqiperine..respekt per Robert Elsie….nga R.Tasho”, ka shkruar Tasho./ KultPlus.com

Biblioteka Kombëtare hapë ekspozitë me veprat e Robert Elsie (FOTO)

Biblioteka Kombëtare në Shqipëri, tashmë në homazh të albanologut Robert Elsie, ka hapur ekspozitën me kontributin e tij të jashtëzakonshëm, shkruan KultPlus.

Veprat dhe artikujt e tij të shumtë studiues e të përkthyer tashmë përbëjnë këtë ekspozitë të hapur nga Biblioteka Kombëtare, të cilët përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë shkruar se veprat e Robert Elsie i cili ndërroi jetë dje në moshën 67 vjeçare përbëjnë një fond të vyer në fushën e albanologjisë dhe studimeve mbi letërsinë e kulturën mbarëshqiptare.

“Robert Elsie, krahas kontributit të tij të çmuar si albanolog, studiues e përkthyes do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga publiku shqiptar edhe për vetëdijen dhe kujdesin e veçantë që tregonte për pasurimin e arkivave të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë me dhurimet e veprave e artikujve të tij të shumtë studimorë. Ato përbëjnë sot një fond të vyer në fushën e albanologjisë dhe studimeve mbi letërsinë e kulturën mbarëshqiptare. Në fondet e Bibliotekës Kombëtare ruhen mbi 150 libra dhe artikuj shkencorë, kryesisht në fushën e albanologjisë, antropologjisë, përkthimeve nga thesaret e folklorit shqiptar, por edhe përkthime të autorëve të letrave shqipe, ku spikat kontributi i rëndësishëm përmes përkthimit të veprës epike të Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”. Tashmë Biblioteka Kombëtare, në homazh të këtij personaliteti të shquar, ka çelur një ekspozitë me kontributin e tij të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare./ KultPlus.com


PROFIL/ Robert Elsie, kanadezi që zbuloi “thesaret” e kulturës shqiptare

Para një viti Robert Elsie qëndroi në Zürich, ku foli para studentëve shqiptarë mbi rëndësinë e gjuhës shqipe. Ai e shpjegoi këtë duke prezantuar një shishe me ujë.

«Në fund të kësaj shisheje gjendet protoshqipja, janë disa pika, pastaj shihet latinishtja, e cila ka ushtruar një ndikim tepër të madh mbi gjuhën shqipe, më vonë, nga shekulli i ‘7, në Ballkan vijnë sllavët dhe në gjuhën shqipe edhe sot vërehet ndikimi i fjalëve sllave, mandej pushtimi 500-vjeçar turk ka lënë gjurmë edhe në gjuhë, jo në strukturën e saj, por në fondin e fjalëve, në vokabular». Sa i përket gjenezës së fjalës shqiptar, Elsie iu referua foljes latine excipio, -ere, që domethënë flas qartë.

«Njerëzit kështu kanë dashur të tregojnë se ne flasim qartë, ndërsa të tjerët jo, ngase ata kanë folur një gjuhë tjetër. Sllavët, për shembull, gjermanëve u thonë nemci, memecë, ata që s’flasin. Meqë nuk mund të merreshin vesh me ta i quajtën nemci».

Robert Elsie ishte i obsesionuar me botën shqiptare – me gjuhën, njerëzit, natyrën, kulturën e përgjithshme, etnografinë. Ai ishte një koleksionist i jashtëzakonshëm i dokumenteve të vjetra të shqipes, i veprave, regjistrimeve radiofonike, fotografive. Vdekja e tij sot herët në Berlin, në moshën 67-vjeçare, është një lajm i hidhur dhe një humbje e madhe për kulturën shqiptare.

Robert Elsie ishte një akademi në vete, i palodhshëm në shërbim të kulturës shqiptare. Shqipërinë e zbuloi përfundimisht në fund të viteve ’70, kur e vizitoi për herë të parë. Dhe që nga atëherë nuk iu nda studimit, hulumtimit dhe lartësimit të letërsisë, kulturës dhe dijeve shqiptare. Një urë lidhëse e tij me botën shqiptare ishte Seminari i Gjuhës Shqipe në Prishtinë që mbahet çdo vit në gusht.

Robert Elsie u lind më 29 qershor 1950 në Vancouver të Kanadasë. Studioi filologjinë klasike dhe gjuhësinë në Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh.

Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoratën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978.

Në atë kohë Instituti i Gjuhësisë i Universitetit të Bon-it kishte kontakte të rralla me studiues nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë dhe nëpërmjet këtyre kontakteve, ai dhe disa studentë dhe studiues të tjerë patën mundësi të vizitonin Shqipërinë disa herë në kuadër të «takimeve shkencore» midis Institutit gjerman dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ai ka marrë pjesë gjithashtu në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për disa vite me radhë. Këto udhëtime në fund të viteve ‘70 dhe në fillim të viteve ‘80 i gjallën një interes të veçantë për Shqipërinë e mbyllur dhe për kulturën e saj të panjohur në botë.

Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Elsie është tani autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Në mes të viteve 80-të, Robert Elsie punoi si përkthyes dhe interpret për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon. Qysh nga vitet ‘90 deri ne fillim të shekullit të ‘21 ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Europës, etj.

Që nga viti 2002, ai ka punuar kryesisht për Tribunalin e Hagës ku, ndër të tjera, ka qenë interpret simultan në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004.

Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponjë e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildesheim 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja në Who Will Slay the Wolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Ma vë emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha në vëllimin Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003.

Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995.

Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997. Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Twentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.

Në vitet e mëpasshme, Robert Elsie u përqendrua më shumë në fushat e tjera të albanologjisë, si kultura popullore dhe historia. Një ndihmesë e madhe për antropologjinë shqiptare ishte libri i tij Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fejës, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër 2001, i cili doli në gjermanisht në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (Doracak i kulturës popullore shqiptare), Visbadën (Wiesbaden) 2002, dhe në shqip në vëllimin Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë 2005.

Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: Das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Walls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003.

Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007.

Në fushën e historisë, me të cilën është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Leiden 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008.

Përveç kësaj, ai zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit llazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë), Pejë 2001, që doli në shqip në vëllimin Historia – më e vjetër – e Shqipërisë, Tiranë 2004. Elsie zbuloi dhe botoi gjithashtu dorëshkrimin në gjermanisht të albanologut hungarez, baronit Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) në Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Pejë 2001, që doli shqip në vëllimin Udhëtime nëpër Ballkan, Tiranë 2007. Në bashkëpunim me Bejtullah Destanin (Londër), ai botoi ditarin e poetit dhe piktorit të njohur anglez, Edward Lear (1812-1888), në vëllimin Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (Edward Lear në Shqipëri, ditari i një piktori pejsazhesh), Londër 2008, që doli shqip në vëllimin Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008. Gjithashtu u botua një përmbledhje tekstesh të hershme historike për Shqipërinë, përkthyer nga gjuhë të ndryshme, Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (Shqipëria e hershme: antologji e teksteve historike, shek. 11-17), Wiesbaden 2003.

Duke qenë se Shqipëria dhe Kosova vazhdonin të ishin relativisht të panjohura nga masat e lexuesve perëndimorë, Elsie botoi dy manualë informativ për këto vende: Historical Dictionary of Albania (Fjalor historik i Shqipërisë), Lanham, Maryland 2004; dhe Historical Dictionary of Kosova (Fjalor historik i Kosovës), Lanham, Maryland, 2004, të cilët, me gjithë titullin «historik», janë vepra informative të përgjithshme.

Përsëri në fushën e letërsisë, Elsie botoi një vëllim të ri të historisë së letërsisë, më të përmbledhur dhe më të shkurtër, në vëllimin Albanian Literature: A Short History, Londër 2005, që doli në shqip në vëllimin Letërsia shqipe: një histori e shkurtër, Tiranë 2006. Ai ka bërë edhe përkthime të tjera letrare, prapë me Janice Mathie-Heck: vepra të zgjedhura të këngës epike të veriut në vëllimin Songs of the Frontier Warriors: Këngë Kreshnikësh, Albanian Epic Verse (Këngë kreshnikësh, poezia epike shqiptare), Wauconda, Illinois 2004; tregime të shkrimtarëve të veriut, Ernest Koliqi (1903-1975) dhe Migjeni, në vëllimin Tales from Old Shkodra: Early Albanian Short Stories (Rrëfime nga Shkodra e vjetër: tregime të hershme shqiptare), Pejë 2004; vepra të përmbledhura poetike të Visar Zhitit (l. 1952) në The Condemned Apple (Molla e dënimit), Los Anxheles 2005; antologjinë e parë në anglisht të prozës bashkëkohore shqiptare në vëllimin Balkan Beauty, Balkan Blood: Modern Albanian Short Stories (Bukuria e Ballkanit, gjaku i Ballkanit: tregime bashkëkohore shqiptare), Evanston, Illinois 2006; romanin e Fatos Kongolit (l. 1944) The Loser (I Humburi), Brixhend (Bridgend), Uells 2007; veprat poetike të Azem Shkrelit (1938-1997) në vëllimin Blood of the Quill: Selected Poetry from Kosovo (Gjaku i penës: poezi të zgjedhur nga Kosova), Los Anxheles 2008; një antologji të plotë historike të poezisë shqipe Lightning from the Depths: An Anthology of Albanian Poetry (Se fund’i ujit vetëti: antologji e poezisë shqipe), Evanston, Illinois 2008; romanin e Ornela Vorpsit (l. 1968) The Country Where No One Ever Dies (Vendi ku nuk vdes askush), Shampejn (Champaign), Illinois 2009; dhe përkthime të mëtejshme të poezisë gojore në librin e Anna Di Lellio-s The Battle of Kosovo, 1389, An Albanian Epic, (Beteja e Kosovës, 1389, një epos shqiptar), Londër 2009.

Projekti më ambicioz letrar i Robert Elsie-t është sigurisht përkthimi në anglisht (në bashkëpunim me Janice Mathie-Heck) nga gegnishtja i eposit të madh letrar të Atit Gjergj Fishta (1871-1940), The Highland Lute: The Albanian National Epic (Lahuta e Malcis: eposi kombëtar shqiptar), Londër 2005, një vepër me 30 këngë dhe 15,613 rreshta. Rishfaqja në dritë e këtij eposi, të ndaluar për vite me radhë nga regjimi komunist në Shqipëri, u prit me gëzim, sidomos në veriun e vendit.

Robert Elsie e ka mrekulluar edhe bota e fotografisë së hershme shqiptare. Në këtë fushë ai ka botuar dy albume të mëdha: Dritëshkronja: Fotografia e hershme nga Shqipëria dhe Ballkani, Prishtinë 2007, i cili përfshin fotografitë e para të bëra ne Shqipëri (pesëdhjetë fotografi të fotografit vjenez Jozef Sékeli (Josef Székely) nga viti 1863), dhe koleksionet e baronit Franc Nopça, të Bajazid Elmaz Dodës, të albanologut austriak Maksimilian Lamberc (1882-1963), dhe të ushtarakëve të misionit ushtarak holandez të viteve 1913-1914. Ai ka botuar gjithashtu në një vëllim trigjuhësor – anglisht, frëngjisht, shqip, të fotografive të para me ngjyra në Shqipëri dhe në Kosovë, që janë autokromat e koleksionit Albert Kan (Albert Kahn) në Paris, me titullin Shqipëria dhe Kosova në ngjyra 1913, Tiranë 2010.

Së fundi janë botuar për herën e dytë, të përditësuar dhe dukshëm të zmadhuar: Historical Dictionary of Albania (Fjalor historik i Shqipërisë), Lanham, Maryland 2010, me 660 faqe; dhe Historical Dictionary of Kosovo (Fjalor historik i Kosovës), Lanham, Maryland 2010, me 451 faqe. Këta dy libra janë përkthyer edhe shqip.

Me gjithë se puna studimore dhe, si pasojë, botimet e Robert Elsie-t janë përqendruar kryesisht në albanologji, ai ka botuar edhe vepra të tjera: Dialect Relationships in Goidelic: A Study in Celtic Dialectology (Marrëdhëniet dialektore në goidelishten: një hulumtim në dialektologjinë keltike), Hamburg 1986; dhe antologjitë poetike The Pied Poets: Contemporary Verse of the Transylvanian and Danube Germans of Romania (Poetë të shumëngjyrshëm: poezia bashkëkohore të gjermanëve të Transilvanisë dhe të Danubit në Rumani), Londër 1990; dhe An Anthology of Sorbian Poetry from the 16th-20th Centuries (Antologjia e poezisë sorbe nga shek. 16-20), Londër 1990, si dhe një përkthim në gjermanisht të poetit të njohur grek Konstantin Kavafis (1863-1933) në vëllimin Konstantinos Kavafis: Das Gesamtwerk, griechisch und deutsch (Konstantin Kavafis: Veprat e plota, greqisht dhe gjermanisht), Zürich 1997.

Vendi që zë Robert Elsie ndër radhët e albanologëve është rritur edhe më shumë pas viteve 1990-të me faqet e tij të njohura të internetit, të cilat i japin botës të dhëna të hollësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Përveç faqes së tij personale www.elsie.de, Robert Elsie ka faqet: www.albanianhistory.net, e cila ofron një gamë të gjerë tekstesh dhe dokumentesh të historisë shqiptare; www.albanianlanguage.net, e cila përmban regjistrime zanore të më shumë se 150 të folmeve të shqipes nga dhjetë shtete, të incizuar kryesisht nga vetë Elsie, si dhe zërat e disa figurave të njohura shqiptare të së kaluarës; www.albanianliterature.net, që ofron koleksionin më të madh botëror të letërsisë shqiptare përkthyer në anglisht; www.albanianphotography.net, ku ndodhen koleksione të ndryshme të hershme fotografike nga Shqipëria dhe Kosova; dhe www.albanianart.net, që përmban një prezantim të artit pamor shqiptar (piktura e hershme shqiptare, veshje popullore etj.).

a.ç

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri

Sot në moshën 67 vjeçare ndërroi jetë albanologu Robert Elsie. Kësisoj mëngjesin e së hënës shumë shkrimtarë, studiues e artdashës përmes rrjeteve social shprehën ngushëllimet e tyre për albanologun Elise.

Një i tillë vjen edhe nga shkrimtarja Flutura Açka, e cila përpos të tjerash ka treguar edhe amanetin e Robert Elsie, i cili donte të prehej në Shqipëri, shkruan KultPlus. Me këtë rast Açka, i ka kërkuar ministres Mirela Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama, që ta bëjnë të mundur këtë gjë.

Po sjellim të plotë shkrimin e Flutura Açkës:

“Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme. Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!”, ka shkruar Açka./ KultPlus.com

Ka vdekur albanologu Robert Elsie

Në moshën 67 vjeçare ka vdekur albanologu, studiuesi, përkthyesi, Robert Elsie, shkruan KultPlus.

Elsie ishte studiues i letrave shqipe dhe ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës./ KultPlus.com