Aktori Redford shet vendpushimin luksoz në shkretëtirë

Robert Redford, aktori dy herë fitues i çmimit Oskar, regjisori dhe konservatori, ka shitur ”Sundance Mountain Resort”, vendpushimin luksoz të shkretëtirës së Utah, në destinacionet kryesore malore të Amerikës së Veriut.

Redford e themeloi atë në 1969, më shumë se 50 vjet më parë, duke e bërë atë një nga vendet (përveç Salt Lake City dhe Park City) të festivalit, homonim të filmit që ai bëri me Sidney Pollack që nga vitet ’90.

Shitja është rezultat i një plani strategjik afatgjatë i krijuar për të ruajtur dhe konsoliduar trashëgiminë e Redford, duke përfshirë një angazhim të vazhdueshëm për zhvillim të përgjegjshëm dhe ruajtjen e tokës.

Resorti prej 2 600 hektarësh përfshin 1 845 hektarë tokë malore.

Së bashku me këtë njoftim, Redford dhe familja e tij kanë bashkëpunuar me ”Utah Open Lands” për të mbrojtur përgjithmonë mbi 300 hektarë habitat natyror të pacenuar, përrenj dhe toka të lagështa ku ndodhet edhe ndërtimi më i ri, Elk Meadows.

Sundance është si asnjë mal tjetër në Utah ose SHBA. /ata/ KultPlus.com

Robert Redford ka themeluar Sundance Film Festival, aty ku merr pjesë regjisori kosovar Visar Morina

Sapo është publikuar lista e filmave në Sundance Film Festival, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, dhe pikërisht në këtë garë është edhe filmi i regjisorit shqiptar Visar Morina, i cili në këtë festival do të prezantohet me filmin e metrazhit të gjatë “Exil”, shkruan KultPlus.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Filmi “Exile” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.

Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./KultPlus.com

Robert Redford vjen në kinematë europiane me filmin e fundit

Një Robert Redford me pistoletë, mes melankolisë dhe argëtimit, do të jetë protagonisti i ”Old Man and the Gun”, i cili do të jetë gjithashtu edhe filmi i tij i fundit.

Filmi i drejtuar nga regjisori David Lowery, do të mbërrijë në sallat e kinemasë europiane sot më 20 dhjetor, dhe ka në kastin e tij aktorët: Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover dhe Tom Waits.

Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të Forrest Tucker, të arratisjes së guximshme nga burgu i “San Quintinos” në moshën 70-vjeçare, me një plan të paparë, i cili mahniti një publik të tërë dhe i la forcat e rendit të enden kot nëpër errësirë duke e kërkuar.

Gjuetinë ndaj Tucker e ndjek detektivi John Hunt, gjithnjë e më i tërhequr nga dedikimi i Forrest-it ndaj artit të vjedhjes, dhe një grua police, e cila e dashuron pavarësisht profesionit që ka zgjedhur, shkruan ata.

Në film dallohet një Redford i regjur nga faktori kohë, por gjithnjë joshës, i cili tensionin e ngjarjeve e menaxhon me argëtim, pikërisht ashtu siç donte të ishte dalja e tij nga bota e kinemasë.

”Kurrë mos thuaj kurrë”, por praktikisht kam vendosur që ky do të jetë roli im i fundit, është shprehur aktori në një intervistë për ”Entertainment Weekly”, duke specifikuar që do t’i qëndrojë besnik vendimit të marrë që në 2016-ën. Tashmë Redford kërkon të gjejë qetësi në periudhën e pensionit, duke qenë se punën e aktorit e kryen që prej vitit 1957./ KultPlus.com

Robert Redford pensionohet pas filmit “Old Man and the gun”

Një Robert Redford me pistoletë, mes melankolisë dhe argëtimit, do të jetë protagonisti i “Old Man and the Gun”, i cili do të jetë gjithashtu edhe filmi i tij i fundit.

Filmi i drejtuar nga regjisori David Lowery, do të mbërrijë në sallat e kinemasë Europiane me 20 Dhjetor, dhe ka në kastin e tij aktorët: Casey Affleck, Sissy Spacek, Danny Glover dhe Tom Waits.

Bëhet fjalë për historinë e vërtetë të Forrest Tucker, të arratisjes së guximshme nga burgu i “San Quintinos” në moshën 70-vjeçare, me një plan të paparë, i cili mahniti një publik të tërë dhe i la forcat e rendit të enden kot nëpër errësirë duke e kërkuar.

Gjuetinë ndaj Tucker e ndjek detektivi John Hunt, gjithnjë e më i tërhequr nga dedikimi i Forrest-it ndaj artit të vjedhjes, dhe një grua police, e cila e dashuron pavarësisht profesionit që ka zgjedhur.

Në film dallohet një Redford I regjur nga faktori kohë, por gjithnjë joshës, i cili tensionin e ngjarjeve e menaxhon me argëtim, pikërisht ashtu siç donte të ishte dalja e tij nga bota e kinemasë.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, por praktikisht kam vendosur që ky do të jetë roli im i fundit, është shprehur aktori në një intervistë për “Entertainment Weekly”, duke specifikuar që do t’i qëndrojë besnik vendimit të marrë që në 2016-ën. Tashmë Redford kërkon të gjejë qetësi në periudhën e pensionit, duke qenë se punën e aktorit e kryen që prej vitit 1957! /KultPlus.com