Boksieri Robin Krasniqi nesër zhvillon meqin e madh në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Një nga betejat më të rëndësishme për kampionin tonë, Robin Kranisiqi po vjen nesër.

Boksieri Robin Krasniqi do të sjell meqin e radhës në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan KultPlus.

Krasniqi është shprehur se gjithmonë e ka ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe boksi në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha.

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq!

Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madh atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur”, pati shkruar Krasniqi në njoftimin e tij për ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet nesër. / KultPlus.com

Boksieri Robin Krasniqi meqin e radhës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Boksieri Robin Krasniqi ka njoftuar se d të sjell meqin e radhës në Prishtinë, dhe duke e vlerësuar si një event të madh për Kosovën, shkruan KultPlus.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të Krasniqit.

Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq!

Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur.

I juaji

R. K./ KultPlus.com

Përparim Rama pret Robin Krasniqin, i dhuron Hyjneshën në Fron

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritë bokserin Robin Krasniqi, i cili së funi i është rikthyer ringut, shkruan KultPlus.

Më poshtë ju sjellim të plotë njoftimin e kryetarit Rama.

Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.

Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja 🙏🏻

Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!

Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!/ KultPlus.com

Robin Krasniqi sot i rikthehet ringut

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, do t’i rikthehet skenës së boksit në Audi Dome në Mynih ditën e sotme, më 25 shkurt.

Krasniqi do të përballet me Timur Nikarkhoevin në Mynih.

Krasniqi ka bashkëpunuar për kohë të gjatë me Magomet Schaburow. Por tani për trajner e ka 44-vjeçarin Braehmer.

i ka deklaruar se ka bërë bashkë dy kampionë dhe do t’i rikthejë në ring, në Mynih të Bavarisë.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell.

Kjo luftë pritet të fillojë rreth orës 21:00./ KultPlus.com

Kampioni shqiptar i boksit, Robin Krasniqi mbron titullin botëror

Robin Krasniqi është një kampion si pakkush. Hero kombëtar në trojet shqiptare. Qytetar nderi në disa vende. Një boksier i shkëlqyer dhe gjithmonë i angazhuar në biznese, por që gjen edhe kohë për bamirësi.

34 vjeçari kthehet të shtunën në ring, pas triumfit të tetorit 2020 ndaj Dominic Bösel. Krasniqi fitoi titullin e kampionit të botës në versionin IBO. Impenjimet e shumta nuk e kanë shpërqendruar nga përsëritja e ndeshjes kundër ish-kampionit, të cilit i shkaktoi një knock-out brutal.

“Kam gjithçka nën kontroll, gjatë stërvitjes nuk takoj askënd. Ky duel ka përparësi dhe asgjë nuk mund të më shpërqendrojë. Vetëm kur nuk jam në ring mendoj çfarë duhet të bëj. Jam njeri punëtor, për mua koha është flori. Mendoj se është turp të shkosh në shtëpi për të fjetur”, u shpreh Robin Krasniqi, kampion bote në versioni IBO.

Pas emigrimit në moshën 17-vjeçare, nga Kosova në Gjermani, Robin Krasniqi u kthye në një prej boksierëve më të mirë në botë. Një kampion mendjemprehtë në biznes dhe me zemër të madhe. Përveç palestrës së tij, një lokali ku shërbehen akullore, linjës së suplementeve ushqimorë dhe linjës së personalizuar të veshjeve, gjatë shkurtit të kaluar, boksieri i peshave gjysmë të rënda financoi ndërtimin e një pusi me ujë të pijshëm në Pakistan. / KultPlus.com

JH prezanton parfumin “Shqipëria ime”, imazh i markes kampioni Robin Krasniqi

Jeta Zymberi

Marka e njohur JH e shqiptares Jola Hasimi, po vazhdon të depërtoj suksesshëm në tregun ndërkombëtar. Vetëm para dy dite, një produkt krejt i veçantë është lansuar në treg dhe ende më të veçantë e bën emri dhe dizajni që i është vendosur. Bëhet fjalë për parfumin e quajtur “Shqipëria ime”, version ky që vjen pesë vite pas parfumit të parë, shkruan KultPlus.

“Shqipëria ime” është i punuar me dorë, prej aromës, lyerjes së shishes, pikturës me pluhur floriri të hartës së Shqipërisë së madhe, logos, kutisë së magnetizuar e deri tek veshja e saj po ashtu.

Jola Hasimi, ka treguar për KultPlus se qysh nga muaji shtator kanë filluar të punojnë versionin e sapo lansuar i cili vjen krejt ndryshe nga i pari, qoftë aroma, imazhi, dizajni, paketimi etj.

“Parfumi “Shqipëria ime” lind nga një emocion që ne shqiptarët kudo që jemi, bëhemi bashkë. Prandaj është pikturuar në shishe harta e Shqipërisë së madhe. Në sytë dhe zemrat tona, ajo është harta e Shqipërisë. Aroma i është besuar sërish Sileno Cheloni i cili ka punuar edhe parfumet e tjerë të markës JH Jola Hasimi”, shprehet Jola Hasimi për KultPlus.

Jola, ka dëshmuar edhe njëherë se nuk i harron rrënjët dhe me punën e saj dëshiron të thyejë të gjitha idetë se shqiptari nuk mundet e nuk ia del në secilën fushë.

E për të forcuar edhe më tepër këtë ide, si imazh të parfumit ajo ka vendosur të marr një tjetër kampion shqiptar. Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi është imazhi i markës për pesë vitet e ardhshme.

“Ne kishim vendosur që ky parfum, ndryshe nga i pari, të kishte një imazh dhe një video promovuese të veçantë. Andaj jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe shumë krenar që ky imazh është Robin Krasniqi, një njeri me shumë vlera, një mik i mirë përveçse kampion bote. Robini e ka pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë bashkëpunues, gjë për të cilën i jemi mirënjohës. Vazhdimisht ka udhëtuar drejt Firences për të qenë i pranishëm kudo ku ka qenë nevoja për të, pa marrë parasysh impenjimet e veta dhe situatën e krijuar nga pandemia”, tregon tutje Jola.

Video promovuese e parfumit është xhiruar në Firence, aty ku lindi JH Jola Hasimi dhe “Shqipëria ime”, me një ekip gjerman shumë të talentuar.

Ky brend i ri, me shumë origjinalitet, i punuar me dashuri e përkushtim, ka vetëm dy ditë që është lansuar në treg online dhe sipas Joles, po pritet shumë mirë.

JH Jola Hasimi na informon gjithashtu se parfumi është zyrtarisht online në faqen zyrtare të markës për gjithë Evropën dhe trojet shqiptare, ndërsa për Amerikë, Canada dhe Australi, distributor ekskluziv i markës është Drinon integrated – produkt me qendër në New York. / KultPlus.com

Robin Krasniqi hap bunar për banorët e një zone në Pakistan

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka hapur një bunar në provicen Sindh të Pakistanit për banorët e kësaj zone.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se ndihet i lumtur që ka arritur ta ndërtojë këtë bunar që rrjedh ujë 24 orë në ditë, në njërin nga vendet më të varfra në botë.

“Uji është elementare për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetëkuptueshme konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerëzit nuk kanë ujë të pijshëm”, ka shkruar ndër të tjera ai./ KultPlus.com

Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi merr “Çelësin e Qytetit”, Veliaj: Histori që na frymëzon

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi sot “Çelësin e Qytetit” boksierit shqiptar të saposhpallur kampion bote, Robin Krasniqi. Duke i shprehur vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen e veçantë për titullin që bën sot krenar çdo shqiptar, Veliaj tha se suksesi i tij është shembulli i njerëzve që nuk dorëzohen.

“Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote. Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë baba ose nëna me njohje, me pasuri, me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”, u shpreh Veliaj.

Vetë kampioni i botës, Krasniqi u shpreh mjaft i emocionuar për këtë vlerësim. “Dua t’ju falenderoj përzemërsisht! Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”, u shpreh ai.

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqi ka shkruar histori, duke u bërë shqiptari i parë i shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel. Për Krasniqin ishte hera e tretë që luftoi për titull bote, në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist (WBC, WBA, WBO e IBF). Ai ka një bilanc prej 51 fitoresh dhe vetëm 6 humbjesh gjatë karrierës së tij në këtë sport. /atsh/ KultPlus.com

Kampioni botëror i boksit, Robin Krasniqi përulet para fotografisë së Adem Jasharit dhe dorëzon medalet e tij në Prekaz

Boksieri i cili ngriti emrin e Kosovës në kampionatin botëror, Robin Krasniqi ka lënë titujt e fitores së fundit të tij në Prekazin heroik, duke thënë se ky është një borxh ndaj familjes Jashari, shkruan KultPlus.

Krasniqi e ka bërë të ditur në konferencën për media se do t’i dërgoj titujt aty për nder të sakrificës së familjes Jashari.

“Është obligim për mua që këta tituj ti dërgoj edhe në Prekaz, sepse ndihem shumë borxhli për ta. Ndihem shumë i vogël para atyre që kanë flijuar jetën për këtë vend. I përkulem gjithmonë atij vendi”, ka thënë Krasniqi.

Kampionin botëror e ka pritur kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari i cili e ka falenderuar Krasniqin për respektin e dhënë ndaj familjes së tyre.

“Si Kryetar i Komunës në seancën e radhës do t’i propozoj Kuvendit të Komunës që kampionin e botës Haxhi Krasniqi të shpallim qytetar nderi të qytetit tonë historik, në shenjë mirënjohje e falënderimi për suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në facebook.

Robin Krasniqi është shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda në kategoritë IBO dhe WBA.

Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë./ KultPlus.com

Robin Krasniqi dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar boksierin Robin Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave pas fitores së tij, i cili ngriti emrin e Kosovës në kampionat botëror, shkruan KultPlus.

Kjo Medalje i është ndarë sportistit kosovar pas shpalljes së tij kampion bote, i cili e përfaqësoj denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare të sportit.

Robin Krasniqi është shqiptari i parë që ka arritur të fitojë dy titujt e mëdhenj, për t’u shpallur kështu kampion bote në peshat gjysmë të rënda në kategoritë IBO dhe WBA.

Haxhi Krasniqi ka arritur ta mposht me nokaut pas vetëm tre raundesh Dominic Boesel në meçin e zhvilluar në GETEC Arena në Magdeburg të Gjermanisë./KultPlus.com

WBA: Krasniqi bëri histori si kampioni i parë botëror i lindur në Kosovë (VIDEO)

Boksieri i lindur në Kosovë, Haxhi Krasniqi, mbrëmë e ka mposhtur me nokaut kampionin gjerman, Dominic Bosel.

Kjo fitore ia mundësoi atij titujt ËBA dhe IBO, kështu duke u shpallur kampion bote, njofton Klan Kosova.

Për këtë ndeshje ka shkruar edhe faqja zyrtare e WBA-së në botë, ku thekson se Krasniqi bëri histori si kampion i parë botëror i lindur në Kosovë.

Kujtojmë se rekordi i Robin Krasniqit është 51 fitore, 6 humbje dhe 19 KO, ndërsa Boesel tani ka një rekord prej 30 fitoreve, 2 humbjeve dhe 12 KOs. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/sportineklankosova/videos/2689975854577644

‘Bota flet për ne, Krasniqi gëzoi zemrat shqiptare në gjithë botën’

Mrbëmë, bokseri shqiptar Robin Krasniqi, bëri historinë.

Ai u bë shqiptari i parë që mori titullin ”Kampion bote” në sportin e boksin. Të gjithë e uruan duke mos hezituar të shprehin krenarinë e tyre në atë moment të madh.

Ishte edhe Dumoshi ajo që përmes një statusi në rrjetin social Facebook, uroi Krasniqin për fitoren. ”Haxhi Krasniqi, gëzoi të gjitha zemrat shqiptare në gjithë botën. Bota flet për ne, kampion i pamposhtur në betejë”, kishte shkruar Vlora Dumoshi. / KultPlus.com