Kitarat Gibson, simbol i Rock ‘n’ Roll

Për dekada në skenën e rokenrollit dhe rokut kaluan artistë të mëdhenj të cilët jo vetëm që e ndryshuan muzikën por edhe shoqërinë.

Fillimisht, ishin të tillë si Chuck Berry dhe B.B. King, për t’iu hapur rrugë akteve si Elvis Presley, The Beatles dhe The Rolling Stones.

Të 70-tat u identifikuan me bende si Led Zeppelin dhe AC/DC, ndërkaq të tetëdhjetat me ato si U2 dhe Guns ‘N’Roses.

Të gjithë këta artistë të lartpërmendur kishin shumëçka të përbashkët, por ishte diç që iu dha platformë veprave dhe melodive të tyre. Në koncerte, në performanca televizive, në studio dhe në shtëpitë e tyre hasje në një kitarë të markës Gibson – markë kjo që kontribuoi në përkufizimin e tingullit të zhanrit që ushtoi dhe pushtoi pjesën dytë të shekullit të kaluar.

Në fotografitë më poshtë mund t’i shihni disa nga artistët me nam duke e mjeshtëruar zanatin e tyre me llojet e ndryshme të kitarave Gibson. / KultPlus.com

Vdiq bateristi i “Bubby Holly”, Jerry Allison

Ka vdekur në moshën 82 vjeç baterisit i “Bubby Holly” Jerry “JI” Allison. Ai po ashtu ishte bashkë-shkrues i disa prej hiteve të tyre më të mëdha.

Faqja zyrtare në Facebook për Holly njoftoi vdekjen e Allison, megjithëse nuk u tregua shkaku apo data e vdekjes.

“JI ishte një muzikant përpara kohës së tij dhe padyshim që energjia, idetë dhe aftësia e tij e jashtëzakonshme kontribuan që si The Crickets ashtu edhe rock n’roll të bëheshin një sukses i tillë. Buddy shpesh shpallet si kantautori origjinal, por JI gjithashtu shkroi dhe frymëzoi kaq shumë këngë që do të vazhdonin të ishin klasike të përjetshme.”

Allison, i lindur në vitin 1939, u takua me Holly-n në vitet pesëdhjetë dhe të dy filluan të luanin si duo – Allison në bateri, Holly në kitarë dhe vokal. Sipas një biografie në AllMusic ./ KultPlus.com

Bateristi Ronnie Tutt, vdes në moshën 83 vjeçare

Bateristi Ronnie Tutt ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

Tutt ishte më i njohur për interpretimin e goditjeve për Elvis Presleyn dhe ishte anëtar i grupit të legjendës së “rock n roll” për gati një dekadë deri në vitin 1977, kur vetë Presley vdiq.

“Të gjithë ne u trishtuam shumë kur mësuam për vdekjen e Tutt. Përveç që ishte një baterist legjendar, ai ishte një mik i mirë për shumë prej nesh këtu në Graceland. Ne u kënaqëm sa herë që ai na bashkohej këtu për të festuar Javën e Elvisit, Ditëlindjen e Elvisit dhe shumë raste të tjera të veçanta”, shkruhet në njoftimin e vdekjes së tij. / KultPlus.com

Vdes Don Everly, ylli i muzikës rok

Ylli dhe njëri nga pionerët e muzikës “rock ‘n’ roll”, Don Everly, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Zëdhënësi i familjes Everly ka konfirmuar vdekjen për “Los Angeles Times”, por nuk ka treguar shkaqet e vdekjes.

Everly dhe vëllai i ti Phil, bënë bujë nëpër botë në fund të viteve 1950-ta dhe fillim të 1960-ve, me këngët ‘Bye Bye Love’ dhe ‘All I Have To Do is Dream’.

Ata kishin formuar grupin “The Everly Brothers”. Ishin të njohur për harmoninë e tyre dhe ndikuan në bendet muzikore si “The Beatles”.

Ata të dy ishin ndarë në skenë në vitin 1973, që çoi në një ndarje dhjetëvjeçare, por Phil më vonë tha se marrëdhënia mes tyre i kishte mbijetuar kësaj. / KultPlus.com