Kidman transformohet për rolin në “Destroyer”

Ylli i Hollywoodit, Nicole Kidman, ka bërë ndryshim dramatik në pamjen e saj për filmin e ri “Destryoer”, ku luan rolin e një detektiveje të policisë me histori të dhimbshme.

Fituesja e çmimit Oscar ka flokë të shkurtra dhe është tejet e zbehtë në rolin e Erin Bellit.

Aty Kidman është një detektive të cilën e ndjek e kaluara pas infiltrimit në një bandë kriminale të fshehtë në një operacion me pasoja shkatërruese./ KultPlus.com

Helen Mirren thotë se do të donte të luante rolin e Trumpit

Helen Mirren e cila ka luajtur rolin e mbretëreshës Elizabeta, së fundmi ajo është shprehur se do të dëshironte ta luaj edhe rolin e Presidentit Trump, shkruan NY Daily News, përcjellë KultPlus.

“Do të isha qesharake sa Trumpi,” i tha Mirren reporterit të Hollivudit.

Aktorja legjendare nga Britania ka shtuar tutje, “Do të më pëlqente ta luaj këtë rol. Po thuajse edhe flokët e mija janë të ngjashme! Do të ishte një rol i jashtëzakonshëm”, ka thënë aktorja Mirren.

Mirren, e cila tani është 72 vjeçare, i bie të jetë vetëm një vit më e vjetër se Presidenti Trump. Ajo tha se nuk do ta kishte të vështirë ta kopjonte karakterin e Presidentit. ./ KultPlus.com