Del në ankand koleksioni i rrallë i librave të bateristit të Rolling Stone

Ai ishte i njohur si bateristi i Rolling Stones, por larg skenës Charlie Watts ishte një i apasionuar pas letërsisë.

Biblioteka e tij e pasur përmbante dhjetëra botime të para të rralla, duke përfshirë botimet e para të nënshkruara të The Great Gatsby të F Scott Fitzgerald dhe The Hound Of The Baskervilles të Arthur Conan Doyle.

Dy vite pas vdekjes së tij, disa nga këto libra po dalin në ankand.

“Mendoj se është befasuese sepse gjithçka që kemi ditur për Charlie Watts është vetëm pasioni i tij për skenën, dhe të shohësh edhe një anë tjetër të panjohur të tij pra që ai ishte  i apasionuar pas libtave por dhe koleksionist, mendoj se është një surprizë. Ai ishte një njeri i qetë por edhe i turpshëm. Por nga ana tjetër ai ishte gjithashtu tepër kurioz për më të mirën e xhazit dhe të letërsisë në veçanti dhe koleksioni i tij e dëshmon më së miri këtë”.

Mes librave që janë nxjerrë në ankand përfshijnë edhe vepra të tjera si ato të shkrimtarëve të njohur si George Orëell, James Joyce, Arthur Conan Doyle dhe Agatha Christie.

“Perla e këtij  koleksioni, ndoshta janë edhe dy kopjet e librit të parë të “Gatsbi i madh”. Ky libër që është pas meje këtu është një kopje e librit  të parë të “Gatsbit të  madh”, kopja e parë shumë e rrallë e këtij libri që ëshë pjesë e letërsisë së shekullit të XX”.

Librat janë shfaqur në shtëpinë e ankandeve Christie në qytetin e Nju Jorkut.

“Ai gjithmonë merrte botimet më të rralla të mundshme, kopjet më të mira, libra me autografe të shkrimtarëve. Dhe kështu, kur shikojmë librat që shfaqen këtu për shembull, ne kemi kopje të librave të Arthur Conan Doyle si ‘Sherlock Holmes’ të cilat janë  nënshkruar në mënyrën më të mrekullueshme nga vetë ai”.

Librat nuk ishin pasioni i vetëm i bateristit të grupit të njohur muzikor Rolling Stone.

Ai gjithashtu mblodhi kujtime nga Lufta Civile Amerikane, sende antike, makina të vjetra, dhe madje edhe një gardërobë me kostume të Mbretit Edward VIII. Por obsesioni më i madh i jetës së tij ishte xhazi.

“Dashuria e tij e vërtetë, pasioni i tij i parë ishte xhazi dhe unë mendoj se koleksioni që ai ndërtoi është dëshmi e një ane më personale të Charlie i cili nuk  kënaqej vetëm me muzikën rock and roll, por duhej të kultivonte edhe pasionet e tij të tjera”.

Duke u rritur në Wembley, ai dhe shoku i tij i përjetshëm Dave Green kursyen të gjitha paratë e tyre për të blerë disqe nga Jelly Roll Morton, Johnny Dodds, Charlie Parker etj.

Bateristi, i cili u bashkua me Rolling  Stones në vitin 1963, ishte i përkushtuar ndaj xhazit dhe letërsisë që nga fëmijëria. Në një deklaratë vetë grupi muzikor shprehet se bateristi ishte zemra e grupit për 60 vite radhazi.

Watts u rrit në veri të Londrës dhe punoi për 26 albumet e grupit.

Bateristi i cili studio edhe për dizajn grafik, kontribuoi  gjithashtu në marketingun dhe prezantimin e Stones.

Kontributi i tij u u duk kur performancat e tyre u bënë gjithnjë e më spektakolare.

Ai ndërroi jetë në një spital në Londër më 24 Gusht 2021, në moshën 80-vjeçare.

Megjithëse shkaku i vdekjes nuk u deklarua kurrë zyrtarisht, disa media të huaja shkruajtën se bateristi legjendar vuante nga sëmundja e kancerit.

Librat do të ekspozohen në Los Anxhelos dhe Nju Jork përpara se të dalin në ankand në Londër këtë Shtator.

Ankandi do të zhvillohet në dy pjesë. E para do të mbahet më 28 Shtator në Londër, ndërsa e dyta do të zhvillohet online, nga 15 Shtatori deri më 29./KultPlus.com

”Hackney Diamonds” album i ri i ”Rolling Stones”

Me rastin e publikimit të sotëm të albumit të ri “Hackney Diamonds”, i pari pas 18 viteve, më poshtë gjeni kureshti për grupin legjendar, i cili ka mahnitur botën prej më shumë se 60 vitesh.

12 korrik 1962:

”Rolling Stones”, një grup miqsh nën 20 vjeç, dhanë koncertin e tyre të parë në Marquee Club, një institucion xhazi në Londër, i cili tani është zhdukur.

1964:

Albumi i tyre i parë, “The Rolling Stones”, arriti sukses të madh në Britaninë e Madhe.

1965:

“(I Can’t Get No) Satisfaction”, një titull i shkruar nga Mick Jagger dhe Keith Richards, e shtyn grupin drejt majave.

29 qershor 1967

Keith Richards dhe Mick Jagger dënohen me burg pas një sekuestrimi të amfetaminave. Përballë mobilizimit popullor, dënimi i kitaristit u anulua dhe ai i këngëtares u shndërrua në dënim me kusht.

2-3 korrik 1969

Themeluesi dhe multiinstrumentalisti Brian Jones gjendet i vdekur në pishinën e tij menjëherë pas shkarkimit nga grupi.

1970

Një student i dizajnit në Londër projektoi logon “Big Red Mouth” për 50 paund (goja nga e cila del një gjuhë e kuqe e ndezur), simboli shumë i famshëm i tyre.

19 shkurt 1985

Mick Jagger publikon albumin e tij të parë solo, “She’s the Boss”, por ky gabim solo gati i kushton të ardhmen e grupit. Keith Richards iu përgjigj me albumin e tij “Talk is cheap” (1988), i cili, me suksesin e tij, i dha fund “luftës së tretë botërore” midis dy ish-shokëve të klasës që kishin shkuar gjithmonë si macja me miun.

1995

Microsoft blen të drejtat e “Start Me Up” për disa milionë dollarë për fushatën e parë reklamuese të Windows.

8 shkurt 2006

Më shumë se 1,5 milion spektatorë dynden në plazhin Copacabana në Rio për një koncert falas.

25 Mars 2016

”The Rolling Stones” bëhen grupi i parë perëndimor që performon në ishullin komunist të Kubës gjatë një koncerti falas në Havana.

2022

Grupi feston 60-vjetorin e tij me një turne në Evropë pa bateristin Charlie Watts i cili vdiq në 2021.

20 tetor 2023

Publikimi i albumit të tyre të 24-të në studio, “Hackney Diamonds”, me një kastë yjesh si Lady Gaga, Paul McCartney, Elton John dhe Stevie Wonder./ atsh / KultPlus.com

Richards: Artriti më ndryshoi mënyrën e të luajturit në kitarë

Nëse ka një konstante në historinë e legjendarëve të ”Rolling Stones”, është dashuria e Keith Richards për kitarën, sipas BBC.

Ai ka më shumë se 1 000 prej tyre, megjithëse luan vetëm me disa dhe, edhe pse po u afrohet të 80-tave, ylli është ende i magjepsur nga instrumenti.

”Gjëja magjepsëse është se sa më shumë ta luash, aq më pak e njeh”, thotë ai.

“Të ofron pyetje të pafundme. Nuk mund ta dish kurrë të gjithën. Është e pamundur”, shton Keith.

Ai është rikthyer në formën e zjarrtë në albumin e ri të ”Rolling Stones”, ”Hackney Diamonds”.

Por, ndërsa ”Rolling Stones” tingëllojnë pa moshë, si kurrë më parë, duart e Richards janë të deformuara nga artriti.

A ka ndikuar kjo?

”Nuk kam dyshim se nuk ka ndikuar, por nuk kam dhimbje, është një lloj varianti beninj”,  thotë ai.

”Mendoj se nëse jam ngadalësuar pak, ndoshta është më shumë për shkak të moshës. Dhe gjithashtu, më duket interesante, kur të them se nuk mund ta bëj më këtë. Kitara do të më tregojë se ka një mënyrë tjetër për ta bërë”, thekson ai.

”Hackney Diamonds” është albumi i parë me materiale të reja të ”Rolling Stones” në 18 vitet e fundit./ atsh / KultPlus.com

Legjendarët Rolling Stones rikthehen pas 18 vitesh me një album

Legjendarët Rolling Stones do të rikthehen sërish në muzikë. Grupi i famshëm britanik ka njoftuar se janë duke u përgatitur për të nxjerrë albumin e tyre të parë pas 18 vitesh, që nga “A Bigger Bang” i vitit 2005, i cili arriti në numrin 3 në Billboard 200.

Detajet e albumit të ri të shumëpritur, të titulluar ‘Hackney Diamonds’, do të ndahen në një event në Hackney, në lindje të Londrës më 6 shtator dhe prezantuesi i ‘The Tonight Sho’ Jimmy Fallon nga Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood.

 “Ky është një moment vërtet global që ne duam ta ndajmë me fansat tanë në mbarë botën përmes YouTube”, thuhet në një deklaratë të Rolling Stones.

Ajo u parapri nga postime të fshehta në rrjetet sociale, përmes të cilave logoja ikonë e grupit “udhëtoi” në qytetet kryesore të botës si Nju Jorku, Londra dhe Parisi.

Sipas AP, albumi i 24-të është gjithashtu i pari i Stones që nga vdekja e bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në vitin 2021 në moshën 80-vjeçare. Më 26 korrik, legjenda e rock-ut Mick Jagger festoi ditëlindjen e tij të 80-të me Keith Richards, Ron Wood dhe Nile Rodgers./abcnews/KultPlus.com

Koleksion librash në ankand, i përkisnin bateristit të Rolling Stones

Ai ishte i njohur si bateristi i Rolling Stones, por larg skenës Charlie Watts ishte një koleksionist i zjarrtë i letërsisë moderne.

Biblioteka e tij përmbante dhjetëra botime të para të rralla, duke përfshirë botimet e para të nënshkruara të The Great Gatsby të F Scott Fitzgerald dhe The Hound Of The Baskervilles të Arthur Conan Doyle. Tani, dy vjet pas vdekjes së tij, disa nga ato gurë të çmuar do të dalin në ankand. Koleksioni i relikeve të xhazit të bateristit po shitet gjithashtu. Christie’s, i cili është mikpritës i ankandit, do të shfaqë pikat kryesore në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Londër përpara shitjes në 28-29 shtator.

Kopja e nënshkruar e Gatsby kryeson ankandin, me një çmim të vlerësuar prej 200,000-300,000 £.

Fitzgerald ia kushtoi librin skenaristit Harold Goldman. Mbishkrimi thotë: “Për Harold Goldman, ‘Gatsby’ origjinal i kësaj historie, me falënderime që më lejove të zbuloj këto sekrete të së kaluarës së tij”.

Pikat e tjera kryesore përfshijnë botimet e rralla dhe të para të librave nga Agatha Christie, dhe James Joyce.

“Ai gëzoi shumë duke i zotëruar këto gjëra”, thotë Paul Sexton, i cili shkroi biografinë e autorizuar të Watts, Charlie’s Good Tonight. “Ai e vlerësonte kohën e tij në shtëpi dhe lexonte rrugës, kështu që letërsia ishte një pjesë shumë e rëndësishme e përbërjes së tij.”

Ai shtoi: “Unë nuk mendoj se ai i fitoi ato sepse e dinte se do të bëheshin të vlefshme, ai thjesht mori një kënaqësi të madhe duke zotëruar këto vepra të mëdha dhe duke gjurmuar, me ndihmën e ekspertëve, botimet e para origjinale.”

Librat nuk ishin pasioni i vetëm i yllit. Ai gjithashtu mblodhi kujtime nga Lufta Civile Amerikane, sende argjendi antike, makina të vjetra, komplete daulle dhe madje edhe një gardërobë me kostume Savile Row të Edward VIII.

Por obsesioni më i madh i jetës së tij ishte xhazi. Duke u rritur në Wembley, ai dhe shoku i tij i përjetshëm Dave Green kursyen të gjitha paratë e tyre për të blerë disqe nga Jelly Roll Morton, Johnny Dodds, Charlie Parker ETJ.

Por, ndërsa Watts ishte një koleksionist i zjarrtë i relikeve muzikore, ai kurrë nuk mund tw mësohej me idenw qw njerëzit  blinin artefakte të Rolling Stones./ KultPlus.com

Ëndrra e muzikës rock po realizohet, një album i përbashkët midis Rolling Stones dhe Beatles

Rolling Stones dhe Beatles janë padyshim dy nga grupet rock më të suksesshme të të gjitha kohërave, dhe janë të shumtë kritikët muzikorë që mendojnë se sukseset e dy grupeve britanike, jo vetëm kanë ndryshuar rrjedhën e muzikës moderne, por ndoshta edhe vetë shoqërinë perëndimore.

Nga vitet ’60, fansat e dy grupeve ikonike janë ndarë në mënyrë të qartë për sa i përket muzikës, dhe takimet zyrtare midis artistëve, kanë qenë të pakta.

Por jashtë logjikës tregtare, marrëdhënia mes tyre ka qenë tejet e mirë, madje vetë suksesi i parë i Rolling Stones filloi në vitin 1964 falë këngës “I wanna be your man”, i grupit nga Liverpuli.

Dekada më vonë, ende Paul McCartney tallet me këtë fakt, duke cilësuar grupin si “band koverash”.

Por në fakt, Beatles dhe Stones së bashku kanë shitur më shumë se 800 milionë disqe. Por “gjyshërit” e Rock-ut kanë ende uri.

E përjavshmja amerikane Variety lëshoi ditët e kaluara një lajm të bujshëm, teksa pohoi se Rolling Stones ka ftuar anëtarët e mbetur të Beatles t’iu bashkohen në një album të vetëm.  

Sipas medias, disa prej këngëve janë gati, të regjistruara me masa sigurie në një studio të Los Angeles, ku Mc Cartney ka bashkëpunuar me basin, duke përfshirë në projektin historik dhe Ringo Starr.  

Albumi i fundit i Paulit magjik ka qenë Mc Cartney III në vitin 2020, ndërkohë që Rolling Stones nuk kanë publikuar asgjë që nga viti 2005, ku realizuan albumin A Bigger Bang, i cili pati reagime të vakëta.  

Fansat presin tashmë rezultatin e albumit historik, dhe ndërkohë për shaka tentojnë të sugjerojnë emrin e grupit në ”Rolling Beatles”.  / KultPlus.com

Rolling Stones kthehen në Amsterdam për të kompensuar koncertin që u anulua javën e kaluar

Rolling Stones planifikojnë të kthehen në Amsterdam më 7 korrik për të kompensuar një koncert që u anulua në fillim të kësaj jave pasi këngëtari kryesor Mick Jagger rezultoi pozitiv me COVID-19, tha të mërkurën promotori Mojo, transmeton KultPlus.

Në një postim në Twitter të shpërndarë të mërkurën, Stones thanë se Mick Jagger po ndihej shumë më mirë. “Të gjitha datat e tjera nga java e ardhshme janë planifikuar të zhvillohen siç është planifikuar”, shtoi grupi në një postim të veçantë në Twitter.

Performanca e të hënës së Stones u anulua në minutën e fundit pasi Jagger përjetoi simptoma të koronavirusit në Johan Cruyff Arena të Amsterdamit.

Kjo e detyroi grupin të shtyjë gjithashtu një koncert të planifikuar për të premten në Bernë, Zvicër, pasi një zëdhënës i grupit tha se 78-vjeçari Jagger kishte karantinuar në Holandë për të paktën pesë ditë./ KultPlus.com

Rolling Stones fillon turneun evropian në Madrid

Legjendat britanike të rokut “The Rolling Stones”, filluan turneun e shumëpritur evropian me një koncert në Madrid. Ata me këtë turne shënojnë 60 vite karrierë në muzikë.

Turneu u pagëzua Sixty.

Pjesëmarrja e dashamirëve të Stones në koncert ishte masive. Kjo dëshmoi se ata vazhdojnë të kenë numër të madh fansash edhe pas 60 vite karriere.

Rolling Stones, turneun Sixty e organizuan pas atij “No Filter”, që filloi në vitin 2017, por që në Amerikën Veriore koncertet u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pas vonesës, turneun No Filter e përmbyllën kah fundi i vitit të kaluar, me shitje të një milion biletave. Ata mbajtën koncertet pa Charlie Watts i cili vdiq muajin gusht në moshën 80 vjeçare.

Në koncertin në Madrid, Rolling Stones intepretuan disa nga hitet e viteve të 60-ta, si “Jumpin”, “Jack Flash” e “I Can’t Get No Satisfaction”.

Anëtari kryesor i bendit Mick Jagger, i cili është 78 vjeçar, dhe anëtarët tjerë si Keith Richards, po ashtu 78 vjeçar dhe Ronnie Wood 75, në kryeqytetin spanjoll mbërritën javën e kaluar. Ky bend do të interpretojë edhe në 13 qytete të tjera rreth evropës. Në Londër do të mbajë dy koncerte.

Ata do të përformojnë edhe në Amsterdam, Bern, Milano, Londër, Bruksel, Vjenë, Lion, Paris, në qytetin gjerman Gelsenkirchen, e koncertin pëmbyllës do ta mbajnë në Stokholm me 31 korrik.

Veç kremtimit të 60 vjetorit të karrierës në muzikë, “The Rolling Stones” po ashtu po shënojnë edhe 50 vjetorin e lansimit të alumit të tyre “Exile on Main St”.

Bendi The Rolling Stones vlerësohet njëri prej më të suksshmëve në muzikë, me shitje rekord të 200 milionë incizimeve./ KultPlus.com

The Rolling Stones festojnë 60-vjetorin me një turne evropian

The Rolling Stones do të nisin një tur evropian këtë verë duke performuar në stadiume të mëdha për të shënuar 60-vjetorin e tyre si grup.

I quajtur “SIXTY”, turneu me 14 shfaqje do të nisë në Madrid më 1 Qershor dhe do të udhëtojë në 10 vende në total, duke përfshirë Britaninë. Grupi do të performojë në stadiumin Anfield në Liverpool, shfaqja e parë në qytetin britanik për më shumë se 50 vjet si dhe me dy koncerte në Hyde Park të Londrës.

Mick Jagger 78 vjeç dhe kitaristët Keith Richards 78 vjeç dhe Ronnie Wood 74 vjeç, do të bashkohen me bateristin Steve Jordan për turneun. Bateristi i The Stones, Charlie Watts, i cili iu bashkua grupit në vitin 1963, vdiq vitin e kaluar në moshën 80-vjeçare.

The Stones do ta vazhdojnë turneun në Mynih, Bern, Milano, Bruksel, Vjenë, Paris dhe Stokholm do ta përfundojnë në pjesën tjetër të Amerikës së Veriut në Nëntor. “Satisfaction” dhe “Paint It Black” do të jenë këngët nga katalogu i tyre i madh i muzikës. / KultPlus.com

The Rolling Stones – CREDIT: Getty

‘Royal Mail’ nxjerr në shitje pulla të veçanta dedikuar 60 vjetorit të ‘The Rolling Stones’

Me rastin e 60 vjetorit të krijimit të grupit anglez ‘The Rolling Stones’, i formuar në Londër në vitin 1962, një grup i veçantë pullash do të dalin në shitje nga 20 janari dhe mund të porositen nga sot në faqen e internetit, ‘Royal Mail’.

Tetë nga pullat do të paraqesin imazhe nga disa nga performancat e tyre më të famshme ndër vite, duke përfshirë data të tilla si; shfaqja e Londrës ‘Hyde Park’ në vitin 1969 e mbajtur më 5 korrik, vetëm dy ditë pas vdekjes së anëtarit themelues, Brian Jones.

Festivali pa pagesë në natyrë, i shitur si “The Stones in the Park”, pa debutimin e drejtpërdrejtë të kitaristit të tij zëvendësues, Mick Taylor, i cili më vonë u zëvendësua nga Ronnie Wood.

Shfaqje të tjera që do të shfaqen në tetë pullat përfshijnë performancat në Roterdam, Holandë, në gusht 1995 dhe koncerti i tyre në Festivalin ‘Knebworth’ në gusht 1976.

Katër pulla të tjera do të jenë të disponueshme në një format fletësh në miniaturë dhe do të paraqesin dy foto të grupit së bashku dhe dy nga posterat e tyre të vjetër të turneut mbarëbotëror.

The Rolling Stones – Sir Mick Jagger, Ronnie Wood dhe Keith Richards punuan ngushtë me ‘Royal Mail’ për çështjen e pullave, të cilat gjithashtu shfaqin bateristin Charlie Watts, i cili vdiq në gusht të vitit të kaluar.

Ata janë grupi i katërt muzikor që shfaqet në pulla, pas The Beatles në 2007, Pink Floyd në 2016 dhe Queen në 2020, raportoi ‘Royal Mail’. / KultPlus.com

Rolling Stones nxjerrin në pension “Brown Sugar”

Pas 50 vjetësh, Rolling Stones kanë nxjerrë “në pension” këngën “Brown Sugar”, sepse fjalët e saj përshkruajnë tmerret e skllavërisë.

Grupi nuk e përfshiu këngën e vitit 1971 në turneun e tyre aktual “No Filter”, në SHBA dhe tashmë Keith Richards ka konfirmuar për “Los Angeles Times” se klasiku i muzikws blues është hequr nga formacioni.

“Brown Sugar” ishte deri më tani në vendin e dytë midis këngëve të Stones më të prezantuara në skenë nga grupi: plot 1 136 herë.

Sipas revistës “Rolling Stone”, ajo u luajt për herë të fundit në Majemi më 30 gusht 2019./atsh/KultPlus.com

Vdes bateristi i ‘Rolling Stones’, Charlie Watts

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts ka vdekur në moshën 80 -vjeçare, ka thënë publicisti i tij.

“Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts”, thuhej në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

“Ai vdiq paqësisht në një spital në Londër më herët sot i rrethuar nga familja e tij”, lexonte më tej deklarata.

Thuhet se ai ishte “një burrë, baba dhe gjysh i dashur” dhe “një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”.

Deklarata shtoi: “Ne kërkojmë me mirësi që privatësia e familjes së tij, anëtarëve të grupit dhe miqve të ngushtë të respektohet në këtë kohë të vështirë”.

Lajmi vjen javë pasi u njoftua se Watts do të humbte datat e turneut të grupit në ShBA për t’u shëruar nga një procedurë mjekësore e paspecifikuar. Watts u trajtua më parë për kancerin në fyt në vitin 2004.

Ai kishte qenë anëtar i Rolling Stones që nga janari i vitit 1963, kur u bashkua me: Mick Jagger, Keith Richards dhe Brian Jones në grupin e tyre fillesta. / KultPlus.com

“Rolling Stones” bëhet me dyqan

Grupi legjendar “Rolling Stones” kanë zënë një qoshe të rrugës së famshme londineze “Carnaby”.

Nga 9 shtatori, fansat kanë mundur ta vizitojnë dyqanin për të blerë produktet e veçanta të grupit britanik.

Që prej bluzave e deri te logoja e bendit mund të gjenden në dyqanin e veçantë të Londrës, transmeton KultPlus.

Teksa fansat hulumtojnë gjërat e preferuara, në dyqan mund të dëgjohen këngët më të njohura të bendit.

Për shkak të pandemisë, grupi e ka pasur të pamundur të bëhet bashkë për hapjen e dyqanit, ani pse kanë qenë shumë të interesuar. / KultPlus.com

The Rolling Stones publikojnë këngën që e kishin bërë me Jimmy Page në vitin 1974 (VIDEO)

Rok bendi britanik, The Rolling Stones, sapo e kanë publikuar një këngë të padëgjuar më parë, të titulluar “Scarlet”.

Ata e kishin incizuar këngën në tetor të vitit 1974, dhe në kompozimin dhe performimin e saj kanë marrë pjesë edhe kitaristi i “Led Zeppelin”, Jimmy Page, si dhe Rick Grech.

“Scarlet” kishte ardhur si projekt pas suksesit të madh të Stones me albumin e tyre “Living In A Ghost Town”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Goats Head Soup” që do të ripublikohet sivjet.

“Më kujtohet hera e parë kur e kemi ushtruar me Jimmy-n dhe Keith-in (Richards) në studion në bodrumin e Ronnie-t. Ishte një sesion shumë i mirë”, ka thënë Jagger. / KultPlus.com

Mbi 1500 artistë bashkohen për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë

Radiohead, The Cure, Dua Lipa, Nick Cave, PJ Harvey, Johnny Marr, Dizzee Rascal, Primal Scream, Paul McCartney, The Rolling Stones and Coldplay, janë disa nga artistët të cilët po kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë në Britani.

Afro 1,500 artistë dhe grupe të ndryshme kanë nënshkruar një letër të hapur qeverisë me kampanjën LetTheMusicPLay, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të ndalur “dëmtimin katastrofal” që po përjeton industria e muzikës së gjallë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan revista NME, transmeton KultPlus.

Muajin e kaluar, organizata Music Venue Trust ka dërguar një letër të nënshkruar për 560 hapësira për koncerte duke bërë thirrje për 50 milionë funte ndihma për të shpëtuar industrinë e muzikës, në përpjekje që të parandalohet mbyllja permanente e këtyre vendeve. Afro 92% të bizneseve të festivaleve gjithashtu janë në rrezik të mbylljeve, transmeton KOHA.

Letra e hapur e nënshkruar nga 1500 artistë iu dërgua Sekretarit të Britanisë për Kulturë, Media dhe Sport Oliver Downden për të marrë përkrahjen e duhur në mënyrë që kjo industri të mbijetojë, duke cekur se në të kundërtën do të humbet edhe një pjesë vitale e kulturës dhe artit në Britani. / KultPlus.com

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet e tij, përkundër direktivave të ndalimit dhe mospërdorimit të tyre.

”Stones” përmes një deklarate theksoi se ekipi i tyre juridik po punon me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.

“BMI e ka njoftuar fushatën e Trumpit në emër të ‘Stones’ se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit”, tha ”Stones”.

“Nëse Donald Trump nuk ndërpret përdorimin e materialit tonë dhe vazhdon, atëherë ai do të përballet me proces gjyqësor për thyerjen e embargos dhe për përdorimin e muzikës që nuk është licencuar”, shtoi grupi i muzkës rok.

”Stones” ishin ankuar gjatë fushatës së Trumpit në vitin 2016 për përdorimin e muzikës së tyre për të ndezur emocionet e përkrahësve të tij konservatorë në mitingje.

Kënga klasike e “The Rolling Stones” e vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want (Nuk mund të kesh gjithmonë atë që dëshiron)” ishte një këngë e famshme në mitingjet e tij./ atsh/ KultPlus.com

“Rolling Stones” paralajmëron Trumpin të mos ia përdorë këngët

“The Rolling Stones” e ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump se ai mund të përballet me veprime ligjore, po qe se vazhdon të përdorë këngët e këtij grupi në tubimet zgjedhore.

Përmes një deklarate të ekipit ligjor të këtij grupi është bërë e ditur se po punohet me organizatën për të drejtat e performuesve, BMI, për të ndalur përdorimin e paautorizuar të muzikës së tyre.

Ekipi zgjedhor i Trumpit e ka përdorur këngën “You Can’t Alëays Get What You Want”, gjatë tubimit të javës së kaluar në Tulsa të Oklahomës, raporton BBC, transmeton KOHA. 

“Rolling Stones nuk e mbështet Donald Trumpin”, kishte bërë të ditur bendi përmes një postimi më 2016.

Rolling Stones para famës, fotot e grupit muzikor në fillimet e tyre në shitje për 1500 paundë

Një sërë fotosh që mund të jenë ndër të parat që grupi Rolling Stones bëri para se të arrinte famën janë tashmë në shitje.

Grupi i rock ‘n’ roll-it mund të ngatërrohen me Beatles në këto foto, për shkak të pamjes së tyre rinore dhe shumë të pastër në fotot promovuese të vitit 1963.

Fotot u bënë nga i ndjeri Philip Toënsend para se grupi të kishte publikuar këngën e tyre të parë dhe janë tashmë në shitje për 1500 paundë.

Në vitet që ndoqën Mick Jagger, Keith Richards dhe anëtarët e tjerë të grupit u bënë të njohur për festat e tyre të çmendura. / KultPlus.com

“The Rolling Stones” publikon këngën e izolimit “‘Living in a ghost town”

Grupi i rokut “The Rolling Stones” publikoi një këngë të re, të frymëzuar nga izolimet globale që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, të quajtur “Living in a ghost town”, “Të jetosh në një qytet fantazmë”.

Kënga u regjistrua në Los Anxheles, Londër dhe në izolim”, deklaroi grupi.

“Pra, ishim në studio, duke regjistruar disa materiale të reja para izolimit dhe ishte një këngë për të cilën mendova se do të përshtatej me periudhën në të cilën po jetojmë”, theksoi Mick Jagger, këngëtari kryesor i grupit.

“Quhet ‘Living in a ghost town’ dhe shpresoj t’ju pëlqejë”, shtoi Jagger.

“Është pjesë e një albumi të ri”, shtoi kitaristi kryesor i grupit, Keith Richards. /KultPlus.com

‘Rolling Stone’ lansojnë 130 klipe të papublikuara nga viti 1969

Rreth 130 klipe të papublikuara nga performancat e “Rolling Stones” në vitin 1969 u publikuan në internet pak orë para fundit të vitit 2019.

Audio klipet, që variojnë nga rreth dy minuta deri në 23 minuta në gjatësi, u publikuan në një llogari në YouTube të emërtuar 69RSTRAX. Pak përpjekje u bënë në reklamimin e pranisë së tyre, ndërsa rreth 40 klipet më të fundit u vendosën madje pa tituj bazik, gjë që sugjeron që e gjitha ishte bërë me nxitim. Megjithatë, çdo klip e kishte një njoftim juridik ku thuhej se e drejta e autorit ishte në pronësi të Abkco.

Variety ka theksuar se ka të ngjarë që publikimi i materialit ishte përpjekja e Abkco për ta zgjatur jetëgjatësinë e të drejtave autoriale, të cilat në rrethana normale do të skadonin 50 vjet pasi të ishin bërë regjistrimet.

Kështu që për ta rifreskuar pronësinë legale, klipet e vitit 1969 do të duhej të publikoheshin deri më 31 dhjetor 2019 – dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Në atë rast, ka të ngjarë që kanali 69RSTRAX nuk do të qëndrojë aktiv për një kohë të gjatë, pasi që tashmë ai e ka përmbushur këtë kërkesë ligjore.

Në mesin e materialit të padëgjuar ishin një numër regjistrimesh live, përfshirë këngë të regjistruara nga festivali Altamont. Versionet alternative të këngëve në studio nga albumet e Stones “Let It Bleed” dhe “Sticky Fingers” (ky i fundit u publikua në 1971 por u regjistrua në dhjetor të vitit 1969). Një version i “Gimme Shelter” i kënduar nga Keith Richards në vend të Mick Jagger, dhe një version i “You Got Silver” me vokale të Jagger në vend të Richards”, ishin gjithashtu prezentë. Një version kori me përvojë të regjistrimit të “You Can’t Always Get What You Want” e ka një kohëzgjatje prej 22 minutash. /koha.net/ KultPlus.com

“Rolling Stones” festojnë 50-vjetorin duke risjellë albumin “Let It Bleed”

Legjendat britanike të rokut, “The Rolling Stones” me rastin e pesëdhjetëvjetorit të publikimit të albumit të famshëm ‘Let It Bleed’, do ta ripublikojnë atë, të rimasteruar në versionin mono dhe stereo me singlin në pllakën 7-inçëshe, posterin dhe librin, raporton NME.

Edicioni Deluxe do të jetë në dispozicion nga data 1 nëntor, ndërsa vjen në dy vinilë ose me një CD set të dyfishtë ‘HybridSuper Audio’, me albumin plotësisht të rimasteruar në versionin stereo dhe mono.

Në koleksion është edhe riproduksioni i singlit të vitit 1969 ‘Honky Tonk Women’/’You Can’t Always Get What You Want’, tre litografi, një poster i madh nga pakoja origjinale dhe libri me kopertinë të trashë prej 80 faqesh që e përmban esenë e gazetarit David Fricke dhe fotot e papublikuara deri më tani të Ethan Russell. Versioni stereo i rimasteruar do të jetë gjithashtu në dispozicion veçmas në CD, vinil dhe digjital, shkruan Koha Ditore. / KultPlus.com

Rolling Stone, grupi legjendar i rokut në turin e fundit muzikor

Pas 57 vitesh në skenë grupi legjendar Rolling Stones mund t’i japë fund turneve në gjithë botën. “Na vendosni para një publiku me 50.000 persona dhe do ndihemi si në shtëpi”.

Është shprehur kështu kitaristi i grupit Rolling Stone, Keith Richards, teksa foli për kënaqësinë që i kanë dhënë koncertet që kanë shoqëruar karrierën e tij.

Në një intervistë për revistën amerikane Rolling Stone, 75-vjeçari la të kuptohej se turneu i ardhshëm i grupit mund të jetë edhe i fundit.

Ata rikthehen në skenë pas 3 vitesh. “No Filter” pritet të nisë në fillim të 2019 në Shtetet e Bashkuara. I formuar në Londër dhe pa dyshim një nga më jetëgjatët e të gjitha kohërave, Rolling Stone vazhdon të mbushë stadiumet në të gjithë botën./ KultPlus.com

Rolling Stones së shpejti me turne të ri muzikor

Rolling Stones, grupi më i jashtëzakonshëm i rock-ut në botë, duket se janë gati të rikthehen. Ndonëse tashmë në moshë të madhe, për anëtarët e grupit duket se nuk është një problem, ndërsa kanë vendosur të bëjnë një turne të ri veror në Britaninë e Madhe,të titulluar “No Filter”.

Kanë kaluar tashmë pesë vite që kur Mic Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts nuk kanë performuar. Ndërsa tashmë ata do të vijnë me disa koncerte në Britani të Madhe, ndërsa koncerti i parë do të mbahet më 22 maj në stadiumin e West Hamit në Londër, para se të performojnë në Old Trafford të Mançesterit më 5 qershor.

Kënaqësinë për t’i dëgjuar ata e për t’i parë ta elektrizojnë edhe njëherë turmë, do ta kenë edhe vende të tjera si Irlanda, Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke, pasi Rolling Stones do të mbajnë koncerte edhe në këto vende./ KultPlus.com