Ilazi: Kam shumë dëshirë të punoj me rom, shumë njerëz më akuzojnë se flas shumë por unë flas për komunitetin tim

Qëndrim Morina

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, ku përkujtohen miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në Kosovë, më gjerësisht në hapësirat e “Roma Versitas Kosova” u organizua një gamë e gjerë aktivitetesh, të cilat përkujtuan kujtimin e Viktimave të Holokaustit përmes promovimit të edukimit dhe luftës kundër racizmit, anti-gipsizmit dhe antisemitizmit, shkruan KultPlus.


“Roma Veristas Kosova” në tre vjetët e fundit përkujton gjenocidin e kryer ndaj hebrenjve, romëve, zezakëve, homoseksualëve, Dëshmitarëve të Jehovës dhe grupeve të tjera të njerëzve si kundërshtarët politikë që u persekutuan dhe shfarosën nën regjimin nazist dhe Aktivitet kanë përfshirë: Ekspozita e Holokaustit nga Artistja Mirjeta Qehaja, Diskutim në panel mbi antigipizmin dhe antisemitizmin, si dhe Peticion për Republikën e Kosovës për njohjen e 2 gushtit Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit si ditë zyrtare në Republikën e Kosovës.


Në këtë përkujtim prezentë ishin të gjithë partnerët nga Organizatat e të Drejtave të Njeriut, studentët, si dhe anëtarët e komunitetit.


Nga panelistët që morën fjalën ishin: Artistja Mirjeta Qehaja, Burhan Gashi, Fatlum Kryeziu dhe Bajram Ilazi.


Burhan Gashi, mes të tjerash tregoi edhe për përvojën e tij si student i historisë, si dhe për interesimin e tij në Romë si aktivist i të Drejtave të Njeriut. Ai tha se ne si shoqëri duhet të trajtohemi njësoj dhe jo në bazë të ngjyrës. Ai gjithashtu shpjegoi edhe përvojën e tij në Austri.


“Perceptimi ynë si shoqëri është shumë i dhimbshëm, sepse njerëzit shikohen në bazë të asaj se duken – në fakt ish dashtë të jetë e kundërta dhe se morali nuk duhet të jetë pjesë e historisë”, tha Gashi.


Fatlum Kryeziu, student në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Sociologjisë, shpjegoi në pika të shkurtra Holokaustin në kohën kur ka ndodh dhe tash. Pra, tërheqi disa vija dalluese.


Bajram Ilazi, student i fakultetit ekonomik në kolegjin AAB tha se pasioni i tij është të punojë me komunitetin Rom, Ashkali e Egjiptian

.
“Kam shumë dëshirë me punu me Rom, Ashkali, e Egjiptian. Thënia ime e preferuar është: Shumë njerëz më akuzojnë se flas shumë, por harrojnë se flas për komunitetin tim”, tha ai.


Në fund të aktivitetit, studentët e komunitetit Rom, Ashkali e Egjiptian, recituan disa poezi para publikut shumë të interesuar dhe preken me emocionet e tyre. /KultPlus.com