Në shumë vende europianë përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar. Parlamenti Europian e ka shpallur 2 gushtin Ditën Përkujtimore të Romëve e Sinti.
77 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit dhe çlirimit të kampeve të përqëndrimit dhe shfarosjes përkujtohen 500.000 viktimat sinti dhe romët që u vranë në Europën e pushtuar nga nazistët, në ditën përkujtimore të sinti dhe romëve, të shpallur nga Parlamenti Europian, 2 Gusht. Kjo datë kujton 4.300 sintit dhe romët e fundit që u vranë këtë natë në dhomat e gazit në Aushvitc-Birkenau. / KultPlus.com
Në shumë vende europianë përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar. Parlamenti Europian e ka shpallur 2 gushtin Ditën Përkujtimore të Romëve e Sinti.
75 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit dhe çlirimit të kampeve të përqëndrimit dhe shfarosjes përkujtohen 500.000 viktimat sinti dhe romët që u vranë në Europën e pushtuar nga nazistët, në ditën përkujtimore të sinti dhe romëve, të shpallur nga Parlamenti Europian, 2 Gusht. Kjo datë kujton 4.300 sintit dhe romët e fundit që u vranë këtë natë në dhomat e gazit në Aushvitc-Birkenau. / KultPlus.com
Bashkësia Evropiane ka hapë thirrjen për nominim për çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, 2021, shkruan KultPlus.
“Komunitetet e margjinalizuara ende përballen me forma të rënda të racizmit, diskriminimit, përjashtimit social dhe varfërisë. Përmirësimi i barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së tyre vazhdon të jetë një prioritet kryesor për Komisionin Evropian dhe një kriter për progresin në rrugën e zgjerimit. Andaj që nga viti 2014, Çmimi BE-së për Integrimin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ofron njohje, publicitet dhe mbështetje për modelet pozitive që tregojnë rezultate të prekshme në fushën e Integrimit të këtyre komuniteteve”, thuhet në njoftimin e kësaj thirrje.
Kurse çmimi dhe objektivi i tij, këtë vit çmimi i BE-së do të promovojë nisma private ose publike që kanë arritur një kontribut të jashtëzakonshëm në punësimin e qëndrueshëm të komuniteteve, si një mekanizëm për të dalë nga rrethi i përjashtimit. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave të komuniteteve në fushën e punësimit do të jetë një dimension i rëndësishëm.
“Një panel i pavarur vlerësimi do të shqyrtojë aplikimet dhe do të zgjedhë fituesit e çmimit.
Të gjithë fituesit e çmimeve do të marrin njohje ndërkombëtare nëpërmjet ceremonisë së ndarjes së çmimeve, e cila, nëse e lejojnë kushtet, do të mbahet në Bruksel dhe do të fitojnë pjesëmarrje në një vizitë studimore në Madrid me temën “Aksesi në punësim për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”. Gjithashtu, të gjithë fituesit e çmimeve mund të marrin më tej mbështetje financiare deri në 7500 Euro”, thuhet në këtë njoftim.
Më tej bëhet e ditur se çmimi është i hapur për institucionet publike dhe private, ndërmarrjet dhe bizneset, punëdhënësit, (duke përfshirë por pa u kufizuar tek NVM-të, bizneset sociale, iniciativat e sipërmarrjes dhe iniciativat e tjera të punësimit); mësuesit, gazetarët, përfaqësuesit e kujdesit shëndetësor dhe shoqëria civile (organizata dhe individë). Të jenë të vendosur/rezidentë në Kosovë. Konkurrimi është i hapur për nominime dhe për vetë-nominime. Aktivitetet që do të vlerësohen me çmime (qoftë nëpërmjet një çmimi monetar dhe jo-monetar) duhet të kenë arritur rezultate, ose të kenë ofruar potencial të mirë për të kontribuar në rritjen e nivelit ose cilësisë së punësimit të komuniteteve të margjinalizuara.
Organizatorët kanë bërë të ditur se aplikimet duhet të bëhen nëpërmjet formularit të dedikuar të aplikimit dhe duhet të jenë të lexueshëm, të qasshëm dhe të printueshëm.
KultPlus ju sjell më poshtë edhe kriteret tjera për mënyrën e aplikimit në këtë thirrje:
Një aplikim konsiderohet i vlefshëm, kur plotësohet siç duhet së bashku me Deklaratën e Nderit. Aplikimet duhet të dorëzohen së bashku me dokumentacionin përkatës, të tilla si fotografi, videoklipe të shkurtra (maksimumi 5 minuta) ose të ngjashme. Vetëm një aplikim mund të paraqitet për aplikant. Në rast të aplikimeve të shumëfishta, aplikanti do të skualifikohet.
Dokumentet mbështetëse:
– Videoklipe, fotografi;
– Publikime (fletëpalosje, broshura etj, të cilat promovojnë iniciativën /projektin);
– Linqe me faqet e internetit të lidhura me iniciativën / projektin (që do të përmenden në formularin e aplikimit) – Mbulimin mediatik (nëse ka);
Gjuha:
Gjuha e përdorur si për aplikimet edhe për nominimet është gjuha angleze.
Dokumentet mbështetëse mund të jenë në gjuhë të ndryshme, megjithatë versionet në anglisht do të vlerësohen.
Afatet:
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve dhe nominimeve, së bashku me dokumentet e tjera përkatëse, është data 30 prill 2021, ora 23:59 me kohën lokale.
Paraqitja:
Dorëzimi i aplikimeve (nominimeve dhe vetë-nominimeve) do të kryhet nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected].
Titulli i emailit duhet të përmbajë inicialet e aplikantit dhe shtetin e origjinës./ KultPlus.com
“Evropa ka për detyrë të mbrojë pakicat e saj nga racizmi dhe diskriminimi, dhe të promovojë diversitetin si një dhuratë të mrekullueshme që e bën Evropën të fortë dhe elastike.”
Në Presidencën Gjermane të Këshillit të BE-së, Komisioni Evropian sapo nisi kornizën e re strategjike të Romëve të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje nga vitet 2020-2030’. Kjo kornizë është një dokument që bazohet në përvojat e mëparshme të kornizës së BE për strategjitë kombëtare të integrimit të Romëve deri në vitin 2020. Për më tepër, ai është ndërtuar në përputhshmëri me prioritetin kryesorë të Komisionit për të ndërtuar një Union të barazisë.
Kur shikoni dokumentin, ndryshimi i parë që vëreni është se korniza e re kalon nga qasja e ‘integrimit’ në atë të ‘barazisë, përfshirjes dhe pjesëmarrjes’. I jep vëmendje faktit se gjendja e vështirë e romëve mund të adresohet vetëm nëse fenomeni i diskriminimit dhe antigjipsizmit, i cili gjithsesi është një faktor kryesor strukturor i përjashtimit, i cili duhet të luftohet së bashku me perspektivat socio-ekonomike.
Për herë të parë Komisioni propozon objektiva kuantitative për të monitoruar arritjet, pasi kësaj radhe masës së përgjithshme të progresit i jepet një rëndësi e veçantë. Në këtë drejtim p.sh, Komisioni përcakton synime të tilla si: ulja e proporcionit të Romëve me përvojë diskriminimi të paktën për gjysmë; ulja e përqindjes së popullsisë së përgjithshme që ndihen të pa kënaqur për të pasur fqinjët romë të paktën në një të tretën; ulja e hendekut të varfërisë midis romëve dhe popullsisë së përgjithshme të paktën për gjysmë; ulja e hendekut në pjesëmarrje në arsimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme të paktën për gjysmë; ulja e hendekut të punësimit të paktën për gjysmë; ulja e hendekut gjinor të punësimit për romët të paktën për gjysmë; ulja e hendekut të jetëgjatësisë së paku për gjysmë; ulja e mbipopullimit në njëjsinë e banimit të paktën për gjysmë; etj.
Përmbushja e objektivave të kësaj kornize strategjike kërkon veprim si në nivelin e BE-së ashtu edhe në atë kombëtar. Kjo qasje plotësuese është mënyra e vetme për të nxitur një ndryshim në terren. Ndërsa situata e romëve ndryshon në të gjitha vendet, ekziston nevoja për të rritur angazhimin dhe llogaridhënien në nivelin kombëtar për të sjellë një ndryshim real në jetën e përditshme të romëve.
Kjo kornizë fton Shtetet Anëtare të zhvillojnë, miratojnë dhe zbatojnë dokumente strategjike kombëtare rome, që të përfundojnë zhvillimin e këtyre kornizave kombëtare deri në Shtator 2021.
Kosova si pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor përfaqëson një përparësi gjeostrategjike për BE-në andaj Komisioni bënë thirrje për përafrimin me politikat e BE-së, kështu Qeveria e Kosovës iu përgjigj kësaj pritjeje në përputhje me vullnetin e saj dhe me kornizën e BE-së për Strategjitë e integrimit të romëve deri në vitin 2020.
Në dokumentin e korizes së re të BE-së për Romët, Bashkimi Evropian angazhohet të vazhdojë mbështetjen për reformat dhe përafrimet me kërkesat e BE-së në nivele rajonale dhe kombëtare përmes Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit 2021-2027 – pasi që të miratohet. Plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor identifikon fushat prioritare të investimeve për të rritur konvergjencën, rritjen dhe konkurrencën në rajon, veçanërisht në mbështetje të grupeve të margjinalizuara dhe pakicave, me theks të veçantë komunitetet (Romë, Ashkali dhe Egjiptian) në Kosovë. Fonde shtesë të BE-së, në lidhje me rimëkëmbjen nga COVID-19 ose masa të tjera mbështetëse të marrëdhënieve të jashtëme, të tilla si: Instrumentin për zhvillim dhe bashkëpunim fqinjësor (NDICI), për mobilizimin dhe promovimin e përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve në Kosovë.
Ndërsa duhet të mirëpresim kornizën e re strategjike rome të BE-së për barazi, përfshirje dhe pjesëmarrje, sfida kryesore vazhdon të jetë mungesa e vullnetit politik të qeverive kombëtare. Z. Romeo Franz, Anëtar i Parlamentit Evropian tha se: “BE-ja duhet të bëjë më shumë për të siguruar përfshirjen sociale të romëve. Për shumë vite, politikat në lidhje me romët nuk ishin të detyrueshme dhe kjo duhet të ndryshojë. Ne i bëjmë thirrje shteteve anëtare të BE-së të njohin zyrtarisht anti-gjipsizmin, i cili është shkaku kryesor i përjashtimit shoqëror të romëve dhe të marrin masa legjislative për ta luftuar atë”.
Në këtë drejtim, më 17 shtator 2020, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë mbi Zbatimin e Strategjive Kombëtare të Integrimit të Romëve: luftimin e qëndrimeve negative ndaj njerëzve me prejardhje rome në Evropë dhe brenda këtij dokumenti i bëri thirrje Komisionit të paraqesë një propozim legjislativ të përqendruar në luftën kundër antigjipsizmit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës dhe shëndetit të romëve.
Komisioni Evropian dhe Qeveritë Kombëtare duhet të gjejnë një mënyrë për ta bërë zbatimin e masave të detyrueshme si një nga parakushtet për sukses.
Por le të shpresojmë gjithashtu për solidaritet e do të punojmë së bashku dhe se do ta kuptojmë njëri-tjetrin, në mënyrë që të mund të bëjmë progres të vërtetë deri në vitin 2030 për të sjellë një Evropë në të cilën individët dhe komunitetet (Rom, Ashkali dhe Egjiptian) në Kosovë, të kenë mundësi të barabarta në të gjitha sferat e jetës, të përfitojnë nga përfshirja socio-ekonomike dhe marrin pjesë në mënyrë të barabartë në shoqëri. /KultPlus.com
…Radha është për të bërë dush, ishte justifikimi i zakonshëm për ti futur të burgosurit e kampit në dhomat e gazit për ekzekutim… Atje ku truri nuk funksiononte më…ku njerëzit ndaluan së menduari normalisht… ku vrasjet me bomba, me armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura dhe eksperimentet e gjalla në fushën medicionale, ishin bërë të zakonshme…
Në Aushvic të Polonisë, në Kampin “Birkenau”, atje, ku 75 vite më parë kishte ndodhur gjenocidi që tronditi botën – krimi më i urryer i shfarosjes së planifikuar ku rreth 6-të milion të pafajshëm u ekzekutuan dhe masakruan, përfshirë edhe qindra mijëra romë, nga nazistët gjermanë, në krye me diktatorin Adolf Hitler.
Sot ai kamp është shndërruar në muze, i hapur për vizitorë nga e gjithë bota. Pa dyshim është i frikshëm për nga ndjenja që përcjellë duke të rrënqethur trupin e mbi të gjitha duke të rikujtuar që vizita atje nuk është vetëm një mësim për historinë por mbi të gjitha është; moment reflektimi mbi përgjegjësinë njerëzore ndaj antisemitizmit, racizmit dhe antigjipsizmit, dukuri këto që kanë jehonë edhe në shekullin tonë.
Sot na ndajnë 75 vite nga data 2 gusht 1945 – “Dita e Holokaustit ndaj Romëve”… Ku pavarësisht të gjithave ata arritën të ruajnë, gjuhën, kulturën, traditat dhe zakonet që i identifikojnë. Arritën të ruajnë emrin Rom, emër që mbartë më vete vuajtje, sakrifica, shpresë dhe një shkëndijë drite. Emër ky që trasohet fatkeqësisht edhe në fraza të tjera si: (magjup, gabel, cigan e cigane). Vallë a është e drejtë ta ndyshojnë identitetin nga ai/ajo që je, pavarësisht që u munduan ti zhdukin nga faqja e dheut sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
Romët arritën të mbijetojnë, edhe pse nuk kanë një shtet për të jetuar. Po, po nuk kanë një shtet të caktuar, ata mund ti gjesh kudo… Por, “gjaku nuk është ujë”, sepse me mendje e zemër gjithmonë janë të bashkuar, duke punuar për një të ardhme më të mirë, që në fund të tunelit sado të errët, të shohin dritë!
Thonë që: “Vaji i popullit është kënga” e kush mund ti shpreh të gjitha dhimbjet, shtypjet dhe vuajtjet shpirtërore në vargje e melodi më mirë se kënga rome. Kënga që përveq vuajtjes dhe mjerimit, di ti këndoj edhe dashurisë e gëzimit, ditëve të bukura që ëndërrojnë ti shijojnë, edhe pse shpesh herë largë realitetit të cilin e jetojnë. Një realitet sado qe i hidhur ata asnjëherë nuk e mohojnë se kush janë dhe kë përfaqësojnë. Dhe jo rastësisht edhe në ditët e sotme është akoma sfidë integrimi i Romëve në komunitetin shumicë – komunitetin tonë.
“Një komb që lë pas dore rinin e tij, vë në rrezik identitetin e tij”- por jo edhe indentitetin Rom, të cilët e ruajtën brez pas brezi e për të cilin flasin faktet dhe historia. Përderisa në kohë lufte ata mbijetuan dhe nuk u asimiluan, në paqe, ne duhet ti pranojmë dhe ti respektojmë pikërisht për atë që janë – të qenurit Rom. / KultPlus.com
Romët në Beograd përmes Shtëpisë së tyre Botuese “Romani Emanicipacia” në mbështetje të Qendrës Evropiane për Studime Rome, kanë zgjedhur që atmosferën e Pandemisë ta lehtësojnë duke botuar tre libra me poezi të autorëve të huaj, në mesin e të cilëve edhe një libër me poezi të poetit kosovar Lulzim Tafa, shkruan KultPlus.
Libri është titulluar “Bersa e Roslipeimaske” (“Vite drite”) dhe përmban rreth shtatëdhjetë poezi, ndërsa fillon me pozinë kushtuar poetit rom, Kujtim Paçaku.
Recensentët e librit e kanë vlerësuar Tafën si poet të jashtëzakonshëm, poezitë e të cilit lexohen me një frymë. “Ai është një poet i lehtë dhe aspak i komplikuar për t’ u lexuar, por që shpërndan mesazhe të fuqishme”, shkruan ndër të tjera në parathënien e librit, shkrimtari dhe studiuesi i njohur rom, Bajram Haliti.
Libri do të promovohet në Beograd dhe Prishtinë, pas heqjes së masve të pandemisë Covid-19. /KultPlus.com