Balerinët ukrainas përfaqësojnë vendin në Roterdam

I veshur me ngjyrat e Ukrainës, një balerin lëviz me delikatesë nëpër skenën e kishës mesjetare të Shën Lorencit të Roterdamit.

Vladyslav Bondar ka performuar me Baletin e Bashkuar të Ukrainës në një festë Krishtlindjesh, një mjedis shumë larg luftës në atdheun e tij.

Nuk është vendi ku ai mendonte se do të ishte 10 muaj pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.

“Doja të luftoja për Ukrainën”, thotë Vladyslav pas performancës, duke e ditur se mund të kishte nënkuptuar fundin e karrierës së tij si balerin profesionist.

Por në vend që të merrte armët, ai u ngjit sërish në skenë.

Vladyslav gjeti rrugën e tij për në Hagë, duke u bashkuar me më shumë se 70 ukrainas të tjerë që tani përbëjnë Baletin e Bashkuar të Ukrainës – një grup kërcimi i krijuar drejtpërdrejt në përgjigje të shpërthimit të luftës./21Media / KultPlus.com

Holanda do të çmontojë urën historike që të kalojë jahti i Jeff Bezos

Një urë historike në Roterdam të Holandës do të çmontohet në mënyrë që të kalojë superjahti që është ndërtuar për miliarderin dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Jahti luksoz është ndërtuar nga firma holandeze Oceanco.

Ky mjet lundrimi është 127 metra i gjatë dhe shumë i lartë për të kaluar nën urën Koningshaven.

Një zëdhënës i kryebashkiakut të Roterdamit konfirmoi çmontimin e urës historike për të kaluar jahti, teksa theksoi se e gjithë fatura do të paguhet nga Bezos.

“Është e vetmja rrugë për në det”, tha zëdhënësi i kryebashkiakut. Agjencia e lajmeve AFP citoi zyrën e kryetarit të bashkisë së Roterdam të thoshte se vendet e punës që u krijuan për ndërtimin e superjahtit nxitën miratimin e këtij plani, duke u zotuar se ura do të rindërtohet në formën aktuale./ KultPlus.com

‘Në kërkim të Venerës’ nga Norika Sefa shfaq premierën në festivalin e madh të Roterdamit

Filmi debutues i Norika Sefës “Në kërkim të Venerës” shfaqi premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Roterdamit.

Filmi i parë Kosovar të jetë pjesë e Festivalit të Roterdamit është vlerësuar lartë nga kritikët.

“Në debutimin e saj të ndjeshëm dhe delikat, Norika Sefa portretizon me hollësi karakterin e Venerës një vajzë moderne që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik. Por si mund t’i bëjë Venera zgjedhjet e saj në një situate të tillë? Muzika e veçantë dhe kamera vëzhguese (observational camera work) i shtojnë një ndjesi dokumentari kësaj historie intime” e pëshkruan filmin në mes tjerash editoriali i festivalit të Roterdamit.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com