Sot bëhen 465 vite nga vdekja e Roxelanas (Sulltaneshës Hyrrem), shkruan KultPlus.
Roxelana konsiderohet si një nga gratë më të fuqishme dhe me ndikim në historinë otomane, e po ashtu edhe “sulltanesha më e fuqishme në tërë botën”.
Ajo ka lindur në Ruthenia (asokohe një rajon lindor i Mbretërisë së Polonisë). Roxelana u kap si skllave nga Tatarët e Krimesë gjatë një sulmi në luftërat e asaj kohe, e cila më pas u dërgua në Stamboll.
Pas hyrjes në Haremin Perandorak, ajo u bë e preferuara e Sulltan Sylejmanit. Dhe më vonë edhe u martua me Sulltan Sylejmanin, kështu duke shkelur edhe traditën osmane, pra duke u bërë gruaja e parë e legale e një sulltani.
Si bashkëshortja e parë perandorake, Hyrrem që mori titullin Haseqi Sulltan. Ajo lindi gjashtë fëmijë, ndër të cilët edhe Sulltan Selimin ll, prej të cilit erdhi Muradi i tretë.
Hurrem gjatë kësaj kohe pati pushtet të madh dhe ndikoi në politikën e Perandorisë Osmane përmes burrit të saj, duke luajtur një rol aktiv në punët e Perandorisë. Ajo veproi si këshilltarja kryesore e Sulltanit, korrespondoi për çështjet shtetërore me mbretin Sigismund II Augustus të Polonisë (r. 1548-1572), dhe patronizoi vepra të mëdha publike (që përfshinin Kompleksin e Haseki Sultan dhe Hurrem Sultan Bathhaus).
Ajo vdiq në 1558 në Stamboll dhe u varros brenda kompleksit të Xhamisë Süleymaniye./ KultPlus.com