“Mos e gëzoftë jetën kurrë ai që vuri dorë mbi ty, që shkeli mbi një grua”



Aktore, këngëtare dhe autore tekstesh, Rozana Radi tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët, shkruan KultPlus.

Zemra e saj ka folur shpesh përmes teksteve dhe kjo ka bërë që këngët e saj të jenë shumë të dashura për publikun.

Në këto ditë kur e gjithë Shqipëria po proteston për rastin e vajzës së përdhunuar, nuk po mungojnë as reagimet e artistëve.

Shoqëria, ndihet e kërcënuar nga të tilla raste të njëpasnjëshme, ndaj ka vendosur të reagojë. Vërejmë pankarta me shënime, shprehje, fjalë në mbrojtje të vajzës së dhunuar, fizikisht dhe psikologjikisht. 

Reagime të tilla ka bërë edhe këngëtarja Rozana Radi në rrjetet e saj sociale. Përmes një fotografie ajo ka ndarë edhe disa vargje të cilat ne po i sjellim për ju:

“Mos e gëzoftë jetën kurrë
U shoftë në su shua
Ai që vuri dorë mbi ty
Që shkeli mbi një grua.” / KultPlus.com

Dhunohet busti i Françesk Radit, acarohet Rozana: Keqardhje për këtë brez që po rritet në Shqipëri

               

Dje në rrjetet sociale u bë virale një video ku dy të rinj vandalizonin bustin e Françesk Radit.

Kjo video ka prekur dhe mërzitur shumë mbesën e këngëtaritm Rozana Radin.

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”,  të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë.

‘ Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot’.

‘Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështyj e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)’.

‘Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……” ka reaguar në një postim online./Gazeta Liberale / KultPlus.com

Kush e fiton festivalin ‘Kënga Magjike 2018’? (VIDEO)

Festivali ‘Kënga Magjike’ muajin dhjetor do të mbajë edicionin e tij të radhës.

Tanimë i kemi të ditura disa prej këngëve që konkurrojnë në festivalin e njohur të muzikës shqipe. Prezantimi i këngëve po ndodhë çdo të diele në TV Klan.

Edhepse herët të flitet, disa këngë kanë marrë vëmendje dhe kanë pushtuar toplistat muzikore.
Stresi më këngën “Të du mom” ka arritur tanimë 2 milionë klikime në Youtube, për dy javë të lansimit dhe mbetet një prej këngëve më të dëgjuara të festivalit, ende pa nisur netët gjysmëfinale

Kënga “Vuj” e Ronela Hajatit e ka kthyer fuqishëm këngëtaren në festival. Ronela, e njohur për pjesëmarrjet e saj në Këngën Magjike disa herë, është kthyer me një tekst të veçantë dhe një melodi të krijuar nga Threedots. Edhe kjo këngë qëndron mirë me klikime, shkruan KultPlus.

Fifi dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për një melodi që nuk lë shumë vend për koment. Fifi rikthehet në festival pas baladës së vitit të kaluar, kësaj radhe me emrin e njohur të repit shqiptar – MC Kresha, për këngën “Psikopatja jote”.

KANITA – e njohur si vajza që ka dalë prej emisioneve për zbulimin e talenteve, këtë edicion vjen në festival me këngën “S’jemi ne”, dhe është shndërruar menjëherë në një prej këngëve favorite për të fituar festivalin. Kanita, e re në moshë, premton shumë me këtë krijim dhe ka hyrë në listë kësisoj me emrat e mëdhenj të muzikës shqipe që kanë marrë pjesë në Këngën Magjike. Ajo ka bashkëpunuar me Lindon Berishën dhe me Boban Apostolov për këngën e saj.

“Ti ke lindur nga një grua, por asaj nuk i ngjasove” (VIDEO)

KultPlus do të shënoj sot 8 marsin edhe më këngë. Në vazhdim ju sjellim këngën “Ti s’ke zemër”, të këngëtares Rozana Radi, tekstin e të cilës e ka bërë vet këngëtarja.

Me këtë këngë, ajo marrë pjesë në Kënga Magjike në vitin 2012.

Ti s’ke zemër
e fitove ti betejën derisa un t’u dorzova

Ti ke lindur nga një grua
por asaj nuk i ngjasove
dhe tani që më fundose
ti me thua duke qeshur:
“Ka mbaruar”-i dështuar.

Kur ma njohe çdo pjes t’trupit
dhe kureshtja ty tu shua
u lëshove si një ujk
për t’më mbytur e lënduar.

I sëmur ti nga uria
nesër do kafshosh një tjetër grua.
Nuk ke zemër.

Ti…ti s’ke zemër
dhe pse ti ke lindur nga një grua
vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.

Ti s’ke zemër
kur të kesh një vajzë një dit
më thuaj, çfar do ti tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar.

Ti s’ke zemër,
ti u shtire se më doje
dhe pastaj më shite mua.
Kur u binde që të doja
ti më shkele-i dështuar.

Pse se pyet nënën tënde
a është ndjer njëherë si mua?
Ti më cmënde i mallkuar.

Ti s’ke zemër.
Sa të gjata duken netët kur nga dhembja s’je shëruar.

S’ke as forcë të ulërasësh,
s’kam një grusht për të qëlluar.
S’kam një krah ku të mbështetem,
ah moj nënë,pse më linde grua?

Ti s’ke zemër,
dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.

Ti s’ke zemër.
Kur të kesh një vajzë një ditë
më thuaj,çfar do ti tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar!

Ti s’ke zemër.
dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi ty për t’na lënduar.

Ti s’ke zemër.
…tregosh asaj për mua,
…dashuri të ka dhuruar,
edhe ti më ke dhunuar.
Ti…ti s’ke zemër.
ti ke dhunuar vajzë si mua.
Ti…s’ke zemër!/KultPlus.com