Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, ku është folur për çështjen e kompensimit të orëve të humbura gjatë kohës sa mësimdhënësit ishin në grevë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se këtë të shtunë nuk do të mbahet mësim.
“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në greë duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci, e cila nuk respektoi kontratën kolektive të arsimit që është nënshkruar nga MASHTI dhe SBASHK-u më 22 janar 2021. Neni 34, pika 8 e thotë qartazi, orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen veç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. Nagavci solli vendim të njëanshëm, SBASHK-u është i oblioguar ta respektojë kontratën kolektive dhe e themi publikisht këtë të shtunë nuk do të ketë mësim në emër të kompensimit të orëve të humbura në grevë.”
Jasharaj tha se presin nga MASHTI që t’i ftojë në takim.
Ai deklaroi se “uniteti i SBASHK-ut po e pengon qeverinë”.
“Anëtarët e SBASHK-ut e duan SBASHK-un. Te ai rezultati që e patë edhe ju, mbase qeveria ishte gëzuar dhe ka pritur që kur të fillojë mësimi, pas pezullimit të grevës, kjo përqindja që ka deklaruar kundër pezullimit të grevës mbase do të reagojë dhe nuk do të shkojë në shkollë. Më 3 tetor të gjithë punëtorët e arsimit ishin në sallën e arsimtarët. Ky unitet i SBASHK-ut po e pengon qeverinë, por e ka të kotë, ky unitet nuk thyhet. Nëse MASHTI nuk thirr në takime, ku mund të bisedohet edhe me palë tjera, ne prapë do të jemi të obliguar ta mbrojmë kontratën kolektive, neni 34, pika 8”, tha ai. /Express/ KultPlus.com
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka përmes një komunikate i është drejtuar Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit.
Ai tha se mësuesit në vendet tjera festojnë dhe blejnë ndonjë dhuratë, ndërsa në Kosovë “punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim”.
“Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë .Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme , që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh , jo vetëm qytetarët e Kosovës , por edhe gjithë bota do ta kuptoj se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë.”
Komunikata e plotë:
“Dhurata” e Qeverisë për Ditën ndërkombëtare të Mësuesit
Është 5 Tetori dita ndërkombëtare e mësuesit. Sot të 31 milionë mësuesit , anëtarë të Internacionales Botërore të Arsimit, e në këtë numër bëjnë pjesë edhe anëtarësia e SBASHK-ut , me aktivitete shënojnë këtë ditë të madhe të mësuesit. Sot lartësohet kujtimi për sakrificat sublime të mësuesit nëpër vite e dekada. Sot rikthehet kujtimi edhe për mësuesit e Kosovës, që në vitet e 90-ta kanë bërë sakrifica sublime në mbrojtje të dritës kundër errësirës e duke ruajtur idealin dhe shpresën për Kosovën shtet.
Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim. Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë .Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme , që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh , jo vetëm qytetarët e Kosovës , por edhe gjithë bota do ta kuptoj se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se greva në sistemin arsimor do të vazhdojë, kjo edhe pas takimit që pati sot Sussan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Ai në një konferencë për media pas këtij takimi, ka deklaruar se as mbështetja e Floken nuk ka ndikuar në ndryshimin e qeverisë karshi kërkesave të grevistëve të SBAShK-ut.
“Ishte një takim mes qeverisë dhe Zonjës Floken, takimi ishte në gjuhën angleze shumë gjëra nuk kam mundur t’i kuptojë, por shihet se Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërruar qëndrimet e veta. Ky nuk ishte një takim i SBAShK-ut, i qëndroj pas asaj që kam thënë se asnjë takim i SBASHK-ut nuk do të mbahet pa praninë e mediave”, ka thënë Jasharaj.
Jasharaj e ka ritheksuar sërish se orët e humbura të procesit mësimor si pasojë e grevës nuk do të kompensohen./ KultPlus.com
Greva në arsim do të vazhdojë edhe javën që vjen, nëse nuk ka lëvizje nga Qeveria dhe Misnitria e Arsimit.
Kështu deklaroi kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj. Jasharaj deklaroi se nga komunikimet që kanë patur me kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës dhe Universiteteve, qëndrimi mbetet i njëjtë që greva të vazhdojë nëse edhe gjatë kësaj fundjave nuk ofrohet asnjë zgjidhje.
“Duke u bazuar nga takimi online që e kishim mbrëmë, sepse mbajmë takime çdo ditë me kryetarët e niveleve komunale të Sindikatës tonë por edhe të Universiteteve, nga raportet që dhanë ata në komunikim me antarsinë nëpër komuna dhe Universitete qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë. Ata kërkojnë nga Qeveria që të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona në të kundërtën ata u deklaruan se grevistët mbeten në qëndrimin e tyre, se nëse nuk ka lëvizje gjatë këtij vikendi greva do të vazhdojë”
Tutje Jasharaj deklaroi se nuk ka asnjë indikacion për komunkim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit.
“Për momentin nuk ka asnje indikacion për komunikim me Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit. Në në takimin që e kishim me kryeministrin e lamë të hapur nga ana jonë mundësinë për takim dhe i thamë se jemi të gatshëm në çdo sekondë, çdo ditë madje edhe vikendeve që të takohemi me qëllim që të gjejmë zgjidhje për kërkesat tona që kjo situatë të tejkalohet. Nga ana e tyre nuk kemi as një ftesë ne jemi në pritje, por situata është e tillë, ne edhe mbrëme kemi mbajt një takim si çdo ditë me kryetarët e niveleve komunal sindikal dhe të universiteteve. E kemi debatuar situatën, ne urojmë që njerëz të vullnetit të mirë të ndikojnë që ne të kemi takime, të kemi dialog e jo monolog dhe që bashkarisht të angazhohemi për të zgjidhur kërkesat legjitime, jo vetëm të SBASHK, por këto janë edhe kërkesa të shërbyesve civilë dhe të të gjitha federatave sindikale që bëjnë pjesë në BSPK” deklaroi për Gazeta Blic.
Dje, është mbyllur java e tretë që mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme.
Megjithëse janë zhvilluar disa takime ndërmjet përfaqësuesve të SBASHK dhe Qeverisë, të njëjtit nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.
Nga SBASHK kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh në rroga ndërsa nga Qeveria po arsyetohen se shtesa është bërë në Pakon e fundit mbështetëse që është, në vlerën prej 50 eurosh.
Megjithëse greva vazhdon prej 3 javësh disa shkolla në Gjakovë , Fushë-Kosovë dhe Podujevë e kanë ‘thyer’ atë duke nisur mësimin./ KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, mirëpo ky takim nuk pati ndonjë sukses pasi Jasharaj tha se greva vazhdon.
Kryeministri Kurti pas takimit që ka mbajtur me Këshillin Grevist, ka thënë se janë zhvilluar shumë takime me Këshillin Grevist dhe se kërkesë e tyre ka qenë Projektligji i pagave.
Ai po ashtu ka thënë se Rrahman Jasharaj, i ka thënë “ndihmon si vëlla”. Ai tha se duhet një zgjidhje më universale për këtë çështje.
“Si vëlla të ndihmoj privatisht, jo si kryeministër. Kryeministri nuk bën pazare”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, për këtë rast ka reaguar aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, i cili ka thënë se fjalët e Rrahman Jasharit: “Hajt ndihmom si vëlla ta kryejmë ket punë”, ia ka kujtuar bisedën që Lajçi ka pasur me Ibrahim Rugovën kur edhe ai i pati thënë dikur “S’ka hajt vëlla kur t’jeshë pushtet se Presidenti e Kryeministri s’janë ma as vëlla as motër, por janë pushtet e pushteti asht i popullit”, kur Lajçi ka dashur ta ftojë Presidentin Rugova në premierën e dramës “Ku asht populli”.
Më poshtë gjeni reagimin e tij:
Shtegun e lamës po don me thye Rrahmani me Rrahimat! S’e di sa asht i vërtetë në fjalët që i thotë, ky i bekuemi, të cilit ia kanë vargisë nji turli emnash n’zinxhirin e qafës, por unë po i them Bin, se hala vazhdoj ta dua aktorin Mr Bean, por fjalët e fundit me Rrahmanin: “Hajt ndihmom si vëlla ta kryejmë ket punë”, (kështu disi mu duk se tha), ma ktheu n’mbamendje nbisedën që e pata me Dr.Rugovën, kur m’çoi Teki Dervishi me ftua në premierën e dramës se tij “Ku asht populli”! Edhe unë i pata thanë: Hajt vëllau jem, hajde se na bahet qejfi! E dini si mu përgjigj? Nisoj, siç i paska thanë Albini Rrahmanit! “S’ka hajt vëlla kur t’jeshë pushtet, se Presidenti e Kryeministri s’janë ma as vëlla as motër, por janë pushtet e pushteti asht i popullit”, me pat thanë edhe mua Rugova, Presidenti që s’vdes kurrë! Nëse kështu t’ka thanë dhe nëse kështu iu ke përgjigjë, atëherë përnjimend kam me të dashtë, edhe pse nganjiherë po me ban mu luhatë! S’ka hajt vëlla na i jep do pare neve, se edhe na pensionistët shkojmë nesër e i themi: Hajt vëlla, na i jep edhe neve do pare. Shkojnë edhe të tjerët, se shtegun e lamës e theu Rahmani me Rrahimat! / KultPlus.com
Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media tha se këshillit grevist ua ka thënë tri gjëra për të cilat ata u zotuan se do ta pyesin anëtarësinë.
Kurti tha se këshilli grevist nuk e pyeti anëtarësinë por sapo dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë raporton Gazeta Express.
“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të këshillit grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, porsa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë, kur e pyetën anëtarësinë. Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtësore për Ligjin për Pagat. Do te jene pjesë përmbajtësore për diskutime publike për ligjin mbi pagat. Ua dham lajmin atyre të parët, sepse këtë javë fillon diskutimi publik. Dy të tjerat ishin që bashkë me BSPK do ta bëjmë reformën e sistemit pensional, që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme, duke e hequr pragun famëkeq 15 vjet përvojë punë, dhe u zotuam që tek barnat esenciale të shtojmë edhe 10 milionë euro”, ka thënë Kurti teksa ka treguar ofertën shtesë për krerët e sindikatave.
Ai tha se në takim i është kërkuar që të lëvizë nga pozicioni.
“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, por unë të paktën kam lëvizur 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatave, prandaj për këtë arsye kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pas komunikim, problemi që kemi nuk është për shkak të mungesës së dialogut”, tha ai. / KultPlus.com
Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut ka folur për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për ndërprerjen e grevës.
Jasharaj tha se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë raporton Gazeta Express.
“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshme. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai. / KultPlus.com
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar greva në arsim do të vazhdojë, shkruan KultPlus.
Ai gjithashtu njoftoi se kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe po vazhdojnë ta bëjnë një gjë me Unionin e Sindikatave të Evropës dhe se kanë pranuar letër mbështetjeje në emër të 10 milionë anëtarëve.
Këto deklarata Jasharaj i bëri në konferencë për media, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH), Nevrus Kaptelli si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.
“Greva po vazhdon fatkeqësisht për shkak të mungesës së vullnetit të Qeverisë që të ulet me përfaqësuesit e sindikatës për të gjetur një zgjidhje. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me unionin e sindikatave të Evropës dhe kemi marrë letër mbështetjeje në emër të 10 milionë anëtarëve”, tha ai mes tjerash.
Ai gjithashtu njofton se janë në komunikim të vazhdueshëm edhe me Sindikatën e Arsimit nga Shqipëria.
“Jemi në komunikim edhe me vëllezërit tonë nga Shqipëria, të cilët në emër të sindikatës kanë ardhur në Kosovë për të shprehur mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes. SBASHK-u dhe sindikatat tjera janë të hapura për të dialoguar me Qeverinë. Deklarata e ministres së Arsimit se dyert janë të hapura, por SBASHK-u nuk do dialog janë një porosi e gabuar. Në të kalurën jemi takuar me të, por tani nuk po ka kohë sepse po shkon në vizita”, thotë Jasharaj.
Mësimi, i cili tradicionalisht, ka filluar më 1 shtator për të gjithë nxënësit, nuk po fillon akoma. /KultPlus.com
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media ka thënë se greva do të vazhdojë derisa qeveria të fillojë bisedimet me ta.
Përpos asaj që më 1 shtator nuk do të nisë mësimi, Jasharaj kërkoi mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit.
“Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”.
“Nesër është dita e 6 apo e 7 e grevës, greva do të vazhdojë derisa qeveria nuk i realizon kërkesat tona. Ka ende kohë të ulet me sindikatat, i lusim prindërit që ata të provojnë të gjejnë mundësi që të na ofrojnë dialog të sinqertë me qeverinë. Për hir të sigurisë së nxënësve, nxënësit të mbesin në shtëpi. Në qoftë se kemi informacion nga shkollat se dikush do të tentojë të ushtrojë presion ndaj grevistëve, do ta informojnë policinë sepse grevistët janë në vendet e tyre të punës, në shtëpinë e tyre, dhe me ligj janë të mbrojtur”.
“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, tha Jasharaj./ KultPlus.com
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë ditur se që nga shtatori çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme, pasi që sipas tyre Qeveria Kurti nuk i ka përfillur kërkesat e sindikatave për dialog dhe se kjo qeveri nuk po i fton sindikatat për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave.
Tutje, ai tha se kërkesat e tyre janë 100 euro shtesë në paga, duke shtuar se me 10 gusht do të mbajnë edhe një mbledhje e jashtëzakonshme me kryesinë e BSPK-së.
Në qoftëse nuk reflekton Qeveria edhe me 1 shtator, Jasharaj theksoi se në vend të nxënësve dhe ziles mësimdhënësit do të jenë në grevë.
“Të gjithë këto angazhime jemi duke i bërë në kuadër të BSPK ku jemi pjesë bashkë me federata tjera. Me 14 kishim takimin e jashtëzakonshëm të BSPK dhe analizuam situatën dhe fatkeqësisht erdhëm në përfundim se as angazhimi ynë i fundit dhe i vetmi që na kishte mbetur pas protestave dhe grevave nuk ka dhënë rezultat ngase qeveria nuk i është përgjigjur as ndërmjetësuesit me çka ka treguar se është kundër dialogut. Edhe në kuadër të BSPK në takimin e këshillit drejtues është marrë vendimi që me 10 gusht të mbahet edhe një mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë së BSPK-së dhe ky rrugëtimi ynë fatkeqësisht në mungesë të dialogut po na tregon drejt grevave. Ne do të fillojmë me grevë para se të fillojë viti shkollor pra me 24 kur mësimdhënësit do të jenë në shkolla. Ata nuk do të kryejnë asnjë detyrë që e kanë obligim grevën do ta fillojmë një javë para se të fillojë mësimi me shpresë se kjo do të ndikojë te qeveria që të ulet dhe të bisedojë për kërkesat tona 100 euro shtesë në paga që të dimë për ligjin e pagave dhe të marrim pjesë aktive në përgatitjen e tij”.
“Në qoftëse me 24 dhe me 1 shtator qeveria nuk reflekton atëherë opinioni le ta dijë me 1 shtator startojmë me grevë ku në vend të nxënësve dhe ziles do të kemi mësimdhënës po jo në punë por në grevë dhe do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat tona. Vazhdimisht kemi insistuar që qerdhet të mos jenë pjesë e grevave për shkak se po tentohet një pjesë e qytetarëve tanë që nuk kanë faj dhe i kanë fëmijët në këto qerdhe mirëpo ata kanë insistuar dhe nuk mund ti largojmë nga greva. Sa i takon SBASHK-ut me 1 shtator do të kemi grevë në qerdhet e Kosovës në arsimin para universitar, në fillore e të mesme. Nëse zgjat greva deri me 1 tetor do ti kemi edhe Universitet në grevë”, tha Jasharaj./ KultPlus.com
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), me anë të një letre drejtuar mediave ka parlajmëruar reagime të forta sindikale, karshi siç thotë qasjes së Qeverisë Kurti. Në letër paralajmërohet grevë e përgjithshme para muajit shtator.
Siç thuhet në letër, greva e përgjithshme do të zhvillohet qerisa Qeveria ta ndërrojë qasjen ndaj sindikateve dhe të gjejë zgjdhje.
Letra e plotë pa ndërhyrje:
Qeveri gishtin në kokë se çmimet në qiell e pagat përtokë
Qeveria Kurti është e vetmja që jeton jashtë realitetit sepse ka krijuar me rrjete sociale një realitet për veti dhe nuk i ndal lëvdatat për arritjet që nuk ekzistojnë , për ngritjen ekonomike që nuk është dhe për buxhetin më të latë në gjithë vitet e pasluftës, që bazuar në sjelljet e veprimet e shefit të kuletës, Hekuran Murati , nuk është.
Qeverisë Kurti sindikatat i dërguan letra për takime. I dërguan mesazhe me protesta e greva se janë shumë të pakënaqur dhe se kanë kërkesa të anëtarësisë që duhet realizuar . I dërguan edhe ndërmjetësuesin ligjor për dialog, që i ngjason atij plakut pleqnar në kohët e Kanunit kur përplaseshin dy fise dhe ata, edhe pse nuk kishin shumë shkollë e nuk kishin lexuar shumë libra sa Albini, pranonin pleqnarët dhe uleshin për të gjetur zgjidhje. Kurtit, Muratit e disa qeveritarëve të tjerë nuk u kanë lënë përshtypje gjithë këto angazhime të sindikatave e as ky pleqnari bashkëkohor e ligjor dhe në këtë mënyrë ata duke mos ndjerë nevojë as të deklarohen sepse vota e madhe e popullit ua ka trullosur kokën dhe mendjen, po thonë se nuk japim as pesë para për sindikatat dhe të tjerët .
Kjo qeveri nuk është duke jetuar me realitetin dhe as nuk po e ndjen sfidën që të punësuarit në sektorin publik e në atë privat po përballën me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementar dhe se ata ishin të varfër e po bëhen gjithnjë e më skamnorë.
Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë gishtin kokës sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë. Qeveria as nuk po ngrit pagat , as nuk po fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nënqiellin e Kosovës. Mirëpo le ta dinë deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje. E zgjedhja është e munduar sepse Kurti Muarati kanë thënë me plot gojën se ka ngritje të latë ekonomike, ka rritje të lartë të të hyrave dhe se buxheti është më i larti në 22 vitet e lirisë së Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se pandemia ka goditur jo vetëm ekonominë, por edhe arsimin ngase Kosovën e gjeti të papërgatitur.
Madje ai tha se gjatë pandemisë një numër i nxënësve nuk kanë qenë të kyçur në procesin mësimor.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët tanë në Ballkan dhe Evropë përmes edukimit internacional dhe në takime është vlerësuar se kudo në botë pandemia ka goditur jo vetëm ekonominë dhe sektorë tjerë, por ka krijuar probleme mjaft të mëdha edhe në arsim dhe janë bërë të gjitha përpjekjet për të arritur atë që na kanë krijuar mundësitë, atë që kemi mundur karshi vështirësive të mëdha, edhe në Kosovë pandemia dëmtoi dhe krijoi probleme të mëdha ngase Kosovën e gjeti të papërgatitur sepse institucionet e shtetit tonë edhe përkundër deklarimeve se arsimin e kanë prioritet këtë gjë nuk e kanë bërë. Pandemia ua tregoi të vërtetën sepse shkollat ishin në mungesë të internetit, mësimdhënësit të pa furnizuar me llaptop, MAShTI e dha një numër të nxënësve të cilët fare nuk kanë qenë të kyçur në procesin mësimor online”, tha Jasharaj.
Sipas tij, është vendosur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha orëve të humbura dhe pushimi dimëror të fillojë më vonë. Jasharaj theksoi se nëse nxënësit rrezikohen të preken nga Covidi, atëherë duhet të vazhdohet me mësimin online, i cili do të jetë mjaft i vështirë sepse mungojnë pajisjet.
“Task-Forca brenda MAShTI-t janë dakorduar dhe kanë dhënë në të gjitha shkollat një propozim një kalendar të zëvendësimeve ku janë paraparë disa të shtuna. Pushimi dimëror do të fillojë më vonë dhe është planifikuar zëvendësimi të të gjitha ditëve të humbura. Uroj që Ministria e Shëndetësisë por edhe Task-Forca brenda MAShTI-t ta përcjellin situatën jo vetëm në Kosovë por edhe rreth nesh. Mësimdhënësit do të veprojnë sipas situatës dhe t’i respektojnë vendimet e IKShPK, Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të MAShTI. Dhe nëse ata e shohin se mësimi me prani fizike veç po mbetet i rrezikuar atëherë ne me të gjitha mundësitë do të angazhohemi në mësimin online, i cili nuk është më i miri ngase ka mungesë të pajisjeve, numër të konsiderueshëm të nxënësve që nuk do të mund të kyçen fare dhe do të jetë vit më i vështirë. Por ne do të angazhohemi të arrijmë atë që mundemi brenda mundësive dhe rrethanave të krijuara”, u shpreh ai për EO.
Ndërsa, drejtori i Organizatës “EdGuard”, Rinor Qehaja thotë se ndikimi i pandemisë në proces të mësimdhënies dhe mësimnxënies është evident, duke theksuar se ka pasur ngecje nga nxënësit.
“Ndikimi i pandemisë në proces të mësimdhënies dhe mësim nxënies është evident, dhe kjo të dëshmohet nga kushdo nga komuniteti i shkollës, përfshirë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit. Ajo çka ne shpresojmë është që zëvendësimi eventual i orëve është të rikthej ato orë të humbura dhe mbi të gjitha të rikthej atë përkushtimin e gjithë komunitetit të shkollës në proces të mësimdhënies. Të tejkalohet historia për pandeminë dhe të rikthehet vëmendja aty ku duhet. Suksesi i nxënësve nuk vlerësoj që mund të matet aq lehtë pasi që neve mungojmë në vlerësim të jashtëm dhe të brendshëm të besueshëm. Kushdo nga komuniteti i mësimdhënësve na tregojnë për një ngecje në proces të mësimnxënies nga nxënësit”.
Tutje, ai tha se orët mësimorë tashmë kanë filluar të zëvendësohen. Sipas tij, SBASHK-u duhet t’i shter të gjitha reagimet sindikale dhe në asnjë moment të mos konsiderojë grevën si mjet për reagim, pasi që çdo humbje e procesit mësimor do të jetë e papërballueshme për nxënësit.
“Orët mësimore tashmë kanë filluar të zëvendësohen. Frika jonë është që zëvendësimi në asnjë moment nuk është i barabartë me orët e plota që mbahen gjatë orarit të rregullt për arsye të neglizhencës. Të gjithë ata kontribuojnë që zëvendësimi të mos jetë shumë efiçient. Ne vlerësojmë që SBAShK-u duhet t’i shter që të gjitha reagimet sindikale dhe në asnjë moment të mos konsiderojë grevën si mjet të tyre pasi që si tillë do të ndikojë drejtpërdrejtë te nxënësit pa fajin e tyre. Veçanërisht kur dihet që janë këta nxënës që kanë humbur vite me radhë jashtëzakonisht shumë për shkak të pandemisë. Dhe çfarëdo humbje tjetër në proces mësimor do të jetë e papërballueshme dhe e padrejtë ndaj tyre. / KultPlus.com
Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.
“MASHTI bashkë me Drejtoritë Arsimore kanë deklaruar vazhdimisht edhe në takimet e përbashkëta se kanë bërë gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe urojmë të jetë ashtu” deklaroi Jasharaj.
Sipas Jasharajt mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave janë vaksinuar dhe janë të kënaqur për faktin që të gjithë punëtorët e arsimit i janë përgjigjur kërkesës së tyre për vaksinim.
“Nga deklarimet e kryetarëve të nivelit komunal sindikal shihet se janë vaksinuar më shumë se 90% e mësimdhënëseve dhe punëtorëve tekniko-ndihmës e administrativ. Besojmë se MASHTI merr informacione ditore e javore lidhur me vaksinimin. Ata para dy jave në takim me mediat kishin përmendur shifrën prej 77 % shifër kjo që ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe jemi të sigurt se deri më 27 shtator do t’i afrohemi shifrës prej gati 100%”, tha Jasharaj për Telegrafin.
E në kuadër të kësaj i pari i SBASHK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve qe mund të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.
“SBASHK mendon se shtyrje të tjera të vitit të ri shkollor , pavarësisht situatës me Covid, nuk duhet të ketë sepse do të krijohen probleme shtesë dhe do të ketë problem edhe lidhur me zëvendësimin e ditëve të humbura për arsye të dy shtyrjeve të vitit të ri shkollor” tha ai.
Mirëpo edhe nëse institucionet gjegjëse vendosin që të ketë sërish shtyrje për fillimin e vitit të ri shkollor, Jasharaj tregoi se kanë sugjeruar që mësimdhënësit të shkojnë në shkolla dhe të kyçen në platformat përkatëse për shkak të korrektësisë.
“Ne kemi kërkuara nga MASHTI që të krijohen kushtet që nëse duhet të nisim me mësimin nga larg, mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nga atje të kyçën përmes platformës gjegjëse sepse kështu drejtori i shkollës dhe përgjegjësit tjerë do ta kenë shumë më lehtë për të përcjellë rrjedhën e mësimit dhe për t’u bindur se gjithë mësimdhënësit janë të kyçur në procesin mësimor nga larg”, u shpreh Jasharaj.
Fillimin e i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ka vendosur ta shtyjë, dy herë që nga 1 shtatori kur edhe është dashur të fillonte pas konsultimit me Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike e kjo për arsye të situatës së rënduar në vend me Covid-19 në fillim të këtij muaji./KultPlus.com
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse viti i ri shkollor do të nis më 13 shtator, ditë e hënë.
Jasharaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se Qeveria duhet të merr vendimet me kohë, duke shtuar se mësimdhënësit dhe prindërit duhet të jenë të përgatitur nëse procesi mësimor do të fillojë të hënën.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se në takimet e fundit që kanë pasur me MASHTI-n dhe drejtoritë e drejtorive arsimor, janë dakorduar që fillimi i vitit të ri shkollor të nis më 13 shtator.
“Nëse bazohemi në takimet e fundit që kemi pasur me MASHT, ku ishte edhe ministrja Arbërie Nagavci, dhe gjithë drejtorët e drejtorive arsimore, përfaqësuesit e prindërve dhe unë si përfaqësues i SBASHK-ut, bashkë me stafin tjetër tonin, atje të gjithë janë deklaruar se janë të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor, duke e përmendur datën që është zyrtare 13 shtator, mirëpo nuk ishte takim ku do të merrej një vendim i prerë. Ajo që e kemi parë në media nga deklaratat e ministres Nagvaci lë të kuptohet se do të ketë shtyrje të reja, ngase thuhet se masat do të vazhdojnë”, theksoi ai.
Jasharaj tha se do të jetë problem nëse shtyhet viti i ri shkollor.
“Ky do të jetë problem shtesë nëse shtyhet mësimi, ngase pyetja e parë bie se si do të zëvendësohen gjithë këto ditë, ngase sot Qeveria do të dalë me një vendim të prerë, unë po e them atë që e kam obligim, punëtorët e arsimit jo vetëm tani por edhe para 1 shtatori kanë shprehur gatishmërinë të ia nisin mësimin”, pohoi ai.
Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, Jasharaj bëri të ditur se mbi 90 % e punëtorëve arsimor tashmë janë vaksinuar.
“Apeli ynë për vaksinim ka dhënë rezultate, nga një numër shumë i vogël prej 7 mijë e 200 para 1 muaj e sa, tashmë kemi mbi 90 % të vaksinuar. Më 13 shator nëse fillon procesi mësimor sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve nuk do të ketë probleme. Dua të kritikoj Qeverinë, sepse duhet të dalin në kohë dhe të tregojnë vendimet e prera, në mënyrë që edhe mësimdhënësit edhe fëmijët të jenë të përgatitur”, deklaroi ai.
Duke folur për situatën e krijuar, Jasharaj tha se nëse kalohet në mësimin online, mësimdhënësit duhet të kenë kohë të përgatiten.
“Nëse kalojnë në mësimin online, atëherë mësimdhënësit duhet të kenë afat dy tri ditë të përgatiten, sepse shumica nuk kanë laptopë, po ashtu edhe prindërit duhet të përgatiten. Ky vit shkollor është më i vështiri nga të gjithë, pasi vitin e kaluar i ka prekur të moshuarit, kurse tani është i pamëshirshëm edhe për fëmijët edhe moshat e reja. Ky është një problem shtesë, dhe unë uroj që ata që janë deklaruar se janë të gatshëm të filloj procesi mësimor, të kenë përgatitjen e duhur”, theksoi ai.
Gjatë bisedës, Jasharaj tha se janë të gatshëm edhe nëse kalohet në mësimin online, por që gjithçka varet nga IKSHPK dhe Qeveria.
“Sot duhet të merret vendimi, dhe jo në momentin e fundit. Sa na përket neve, ne jemi për fillimin e vitit të ri shkollor, jemi të gatshëm jemi të vaksinuar, por e tëra i mbetet Qeverisë”, tha mes tjerash ai.
Jasharaj tha se në këtë kohë të pandemisë, Qeveria duhet të bëjë zgjidhjen më të mirë.
“Këto dy vite ishin të vështira për ne, çdo shtyrje do të na krijojë probleme pastaj, sepse duhet zëvendësuar ditët e humbura, por qeveria duhet të bëjë zgjidhje, dhe nuk duhet të zgjas viti deri në korrik. Ndoshta do të ishte më mirë që pushimi pranveror të mos mbahet. Covidi po cakton rregulla që nuk na pëlqejnë, edhe prindërit edhe ne duhet t’i ruajmë fëmijët. Viti i ri shkollor është për fëmijë, Qeveria duhet të zgjedh mënyrën më të mirë që dija te shkojë të ta pa u dëmtuar shëndeti i tyre”, potencoi ai.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në takim që ka pasur me kryetarët e komunave ka propozuar që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 26 shtator. / KultPlus.com
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për emisionin “Përballje”, ka folur rreth kompensimit të orëve mësimore të cilat janë humbur gjatë grevës në fillim të këtij viti.
Jasharaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se diskutimi në Parlament, në vend se të japë shpresë për një zgjidhje, ai vrau mundësinë për t’u kompensuar orët.
Ai ka thënë se ka një mashtrim në disa shkolla, pasi po mbahen dy orë mësimore e po shënohen gjashtë të tilla.
“Të gjithë e dinë, zëvendësimi edhe po të behet nuk do ta ketë efektin e orëve të rregullta”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i SBASHK-ut ka shprehur shqetësimin e tij për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në Kosovë.
“U bënë 20 vite pas lufte kur vetëm shkollat e Kosovës në Ballkan ende mësojnë me shkumësa e shpuza dhe na vendosin në gara të PISA me shtete shumë të zhvilluara. Arsimtari ynë e ka të pamundur të arrijë dije kulminante si në Gjermani dhe shtetet tjera”, tha Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se me kushtet që ka Kosova, shumë arsimtarë janë shumë dinjitoz, por sipas tij ka edhe prej tyre që nuk punojnë mirë.
“Inspektorët lë të shkojnë le t’i shohin orët, atë arsimtar që nuk di ose nuk do të di le ta largojnë nga puna”, tha ndër të tjera Rrahman Jasharaj. /KultPlus.com