Filmi ‘Rreze’ i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji te Lorena Sopit, do të jetë pjesë e garës kryesore në njërin ndër festivalet më prestigjioze të botës, saktësisht në edicionin e 72-të të Salerno Film Festival.
Festivali i Saleronos, i themeluar nga regjisori Vittoria de Sica dhe aktorët Rossano Brazzi e Adriana Benetti, pas festivalit të Venedikut, është festivali më i vjetër në botë.
Salerno Film Festival / Festival del Cinema di Salerno/ në edicionet e veta ka përfshirë të gjithë sektorët e specializuar të filmit, duke tërhequr më shumë se pesëdhjetë vende të botës për çdo vit përmes një rishikimi që synon “procesin integrues” të komunikimit, zhvillimin e gjuhës së filmit, përparimin teknologjik, informacionin dhe debate e punëtori specifike.
Festivali mbahet nga data 26 nëntor deri me 01 dhjetor në Teatro Augusteo dhe Teatro Verdi në Salerno.
Filmi ‘Rreze’ i cili pati premierën në Cannes Film Festival – Short Corner, në muajin maj të këtij viti, deri tani ka qenë pjesë e më shume se dhjetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar dy çmime. Filmi më i mirë evropian – në Europa Film Festival në Barcelonë, si dhe Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve.
Gjatë muajit dhjetor, filmi ‘Ray’ do të shfaqet edhe në World Film Festival i cili mbahen nga data 01 – 30 dhjetor në New South Wales të Australisë, si dhe në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, USA – ku filmi ‘Rreze’ është i nominuar për çmim në dy kategori kryesore.
Në rolet kryesore janë: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi. Në rolet tjera paraqiten: Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi, Uran Duli.
Drejtor fotografie – Besnik Hasolli, zëri – Gëzim Rama, kompozitor – Mendi Mengjiqi. Filmi ‘Rreze’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina./ KultPlus.com