Ngadalësimi i rrymave oqeanike mund të ketë efekt shkatërrues në klimën tonë

E mbani mend filmin, “A Day After Tomorrow”, në të cilin ndodhin një sërë katastrofash globale që godasin pas ndryshimeve klimatike , të cilat shkaktojnë ndalimin e rrymave oqeanike të botës?

Epo, studimi i ri zbulon se rrymat kryesore oqeanike të Tokës po ngadalësohen, dhe megjithatë pasojat nuk do të jenë aq të menjëhershme dhe dramatike në filmat e Hollivudit. Por do të kenë ndikime në botën reale për modelet globale të motit dhe nivelit të detit.

Ngadalësimi i qarkullimit të oqeanit shkaktohet drejtpërdrejtë rritja e temperaturave globale dhe kjo është parashikuar nga shkencëtarët e klimës.

“Është parashikuar prej dekadash që qarkullimi i rrymave detare do të ngadalësohet në përgjigje të ngrohjes globale. Tani kemi provat e forta se kjo po ndodh”, tha Stefan Rahmstorf i Universitetit të Potsdamit i cili kontribuoi në këtë hulumtim.

Qarkullimi Mesatar i Atlantikut (AMOC) transporton ujë nëpër oqeanet e planetit, përfshirë Atlantikun, Paqësorin dhe Indianin. Sipas studimit, rajoni që kontribuon në ngadalësimin është Atlantiku i Veriut.

Në këtë pjesë të oqeanit, akujt e Groenlandës po shkrihen, duke kontribuar si në një ngritje të niveleve të detit, ashtu edhe në uljen e shpejtësisë së qarkullimit.

Shkrirja e akullit në Groenlandë dhe reshjet e mëdha të shiut mbi Atlantikun e Veriut të shkaktuara nga ndryshimi i klimës kanë ndikuar në kripësinë dhe dendësinë e ujërave, shpjegoi Rahmstorf.

“Ngrohja sipërfaqësore, cikli i rritur i ujit, reshjet e shiut dhe shkrirja e akullit janë të gjitha pasojë e ngrohjes globale nëpër pjesë të Oqeanit Atlantik Verior”, tha ai.

Ndërsa rrymat e ujit të ngrohtë lëvizin në veri, ato zakonisht kthehen në jug ndërsa bëhet më e freskët dhe e rëndë. Uji i ëmbël i shtuar nga akulli që shkrihet po bën që kjo kthesë të jetë më e ngadaltë për shkak të kripësisë së zvogëluar.

Modelet globale të motit janë të lidhura në mënyrë kritike me qarkullimin e oqeanit dhe transportin e tyre të nxehtësisë dhe lëndëve ushqyese rreth planetit.

Një rritje e valëve të nxehtësisë në të gjithë Europën dhe uragane të forta më afër vijës bregdetare të SHBA për shkak të ujit të ngrohtë që shkon afër bregdetit mund të lidhet me qarkullimin e oqeanit, tha Rahmstorf.

Oqeani dhe rrymat oqeanike luajnë një rol në thithjen e dioksidit të karbonit, gazit serrë më dominues, nga atmosfera. Rrymat e ndryshueshme mund të ulin sasinë e karbonit që merret nga atmosfera, sipas NASA.

Përveç njerëzve, vihet në rrezik edhe popullata e biologjisë detare. Organizmat detarë varen shumë nga rrymat oqeanike, të cilat në thelb vendosin kushtet për të gjithë ekosistemin në drejtim të furnizimit me lëndë ushqyese, temperaturës dhe kushteve të kripës.

Hollivudi na ka treguar këtë skenar potencial në rastin më të keq të ndryshimit të klimës. Dhe ndërsa pasojat e treguara në “A Day After Tomorrow” nuk janë shumë të mundshme, ato ilustrojnë pasojat e ndryshimeve klimatike, nëse ne nuk dëgjojmë paralajmërimet që vijnë nga shkencëtarët e klimës. / Përshtati nga CNN, abcnews.al / KultPlus.com