Frymëzuese e krimeve në Kosovë, RTSH trasnsmeton këngët e këngëtares serbe Ceca

Autoriteti i Media Audiovizive (AMA), i ka tërhequr vërejtje Radio Televizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Ceca.

Sipas AMA-s, këngëtarja Serbe i është bashkuar disa herë, publikisht, zërave antishqiptarë për Kosovë, ndërsa shton se në këngët e deklaratat e saj të hershme, Ceca ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnje dhe në Kosovë.

Ama thekson se programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën.

“Ditën e shtunë në kanalin RTSH 2 gjatë orarit të transmetimit me muzikë në gjuhën e pakicave u transmetuan këngë të këngëtares serbe Ceca, e cila i është bashkuar disa herë publikisht zërave antishqiptarë për Kosovën.

Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me këtë transmetim, dhe pas vlerësimit të rastit RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative tek ndjekësit e programeve të transmetuesit publik.

Në këngët e deklaratat e saj të hershme Ceca ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnje dhe në Kosovë, ka qenë suport për veprimet çnjerëzor të ish bashkëshortit të saj, kriminelit të luftës, Arkanit, dhe grupeve miliatare e paramilitare serbe që ka udhëhequr.

Vetëm pak muaj më parë Ceca ishte në një koncert në pjesën veriore të Mitrovicës, në një performancë artistike të kombinuar me mesazhe politike kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Për AMA, programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën”, thuhet në reagimin e AMA-s.

RTSH nuk e ka paguar Jonida Maliqin e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë sivjet në Eurovizion. Por, edhe pse tashmë ka përfunduar festivali, e ajo ishte zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar për ta përfaqësuar shtetin në këtë festival, thotë se ende nuk është paguar.

Në një intervistë në emisionin  “Treshat”, Maliqi u shpreh se RTSH nuk i ka dhënë asnjë para edhe pse ajo ka dalë fituese në festivalin e fundvitit me këngën “”Ktheju tokës”.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, pohoi Jonida.

Jonia Maliqi, nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit. Deri më tash pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “SUUS”./ Insajderi.com/ KultPlus.com

RTSH publikon videot një minutëshe të 22 këngëve konkurruese në Festivalin e Këngës

Ndjekësit e Eurovizionit këtë muaj do të mund të kuptojnë se cila do të jetë kënga garuese e Shqipërisë pasi që Festivali i Këngës është shumë afër, shkruan KultPlus.

Festivali i Këngës i cili hyn në edicionin e tij të 57-të do të mbahet këtë muaj më 20, 21 dhe 22. Kjo nënkupton që kanë mbetur edhe dy javë deri në njoftimin se cila do të jetë kënga e parë garuese për Eurovizion 2019.

Mirëpo para garës Radio Televizionin Shqiptar ka ngarkuar në faqen e tij në Instagram dhe në Youtube klipet- një minutëshe- të të gjitha këngëve konkurruese.

Ju mund të gjeni klipet e 22 këngëve në faqen e Instagram-it, ose në listën e dëgjimit në Youtube./ KultPlus.com

Lindita akuzon RTSH-në se nuk e pagoi për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision

Këngëtarja kosovare Lindita Halimi, ka akuzuar televizionin shqiptar (RTSH), se ende i ka borxh.

Lindita përfaqësoj Shqipërinë në Eurovisionin në vitin 2017, me këngën “World” pas fitores në festivalin e RTSH-së.

Por pavarësisht çmimit të festivalit, Lindita ka akzuar RTSH-në se ende nuk e kanë paguar për këtë, transmeton Magazina.al

Në një pytje që i është bërë në Instagram se a do të kthehet në “Festivalin e Këngës” në RTSH, këngëtarja ka thënë se nuk e mendon një herë këtë gje, duke treguar se RTSH ende nuk e ka paguar për fitoren e vitit 2017 dhe nuk i beson më./ KultPlus.com

Dalin në shitje biletat për Festivalin e 56-të në RTSH

Festivalin e 56 në RTSH me befasitë, elitën e muzikës shqiptare që merr pjesë këtë vit dhe të ftuarit eminente do të mund ta ndiqni në datat 21/22 dhe 23 dhjetor.

Organizatorët e festivalit bëjnë me dije se tashmë biletat janë të disponueshme në Pallatin e Kongreseve si dhe pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe ka nisur shitja e tyre.

Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, që këtë vit është në drejtimin e Adi Krastes që në natën e parë do të jetë një spektakël i garantuar me pjesëmarrjen e kantautorit të shquar Riccardo Cocciante. Krijuesi i dhjetëra melodive dhe refreneve me të cilat ne jemi rritur nga Margherita e deri te muzikali “Notre Dame de Paris, prania e tij do të jetë një gur i çmuar në dorë për të shijuar muzikën me të cilën shumë shqiptarë janë formuar dhe dashuruar.

Provat e orkestrës me secilin këngëtar pjesëmarrës këtë vit në Festival që nga emrat e mëdhenj e deri tek më të rinjtë janë në proces intensiv për të qenë në nivelin e duhur vokal dhe interpretativ absolutisht live. Ashtu siç ishte premtuar nga organizatorët ky edicion do të jetë një spektakël i garantuar që nis me një personalitet të muzikës italiane dhe botërore si Riccardo Cocciante që në natën e parë ndërkohë që do të vijoje me të ftuar të tjerë të famshëm të cilët për momentin mbahen sekret nga organizatorët./ KultPlus.com

Kjo është kënga e Kastro Zizos që u largua nga RTSH (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar Kastro Zizo, është larguar nga udhëheqësit e Festivalit të Këngës në RTSH, festival ky i cili fituesin e qon drejt në Eurovizion, shkruan KultPlus.

Ende nuk është e artë se për çfarë arsye është larguar kënga e Zizos dhe ai nga ky festival, mirëpo mbrëmë në emisionin Top Show, përpos akuzave të rënda që Kastro Zizo ka drejtuar nga udhëheqësit e këtij festivali, ai edhe ka kënduar këngën me të cilën është larguar nga RTSH.

Kënga me titull “I huaj” këndohet nga Kastro Zizo bashkë me Ketlin Pjalmi./ KultPlus.com

Kastro Zizo për RTSH-në: Këta po e përdhosin artin (VIDEO)

Kastro Zizo shpërtheu në Top Shoë Magazine kundër organizatorëve të Festivalit të fundvitit.

Ai thotë se nuk mori pas asnjë shpjegim se përse ja refuzuan këngën dhe akuzoi për amatorizëm.

“Këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty.

Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, u shpreh ai tejet i nxehur./ KultPlus.com

Radio Televizioni Shqiptar e hapë konkursin për Festivalin e Këngës (VIDEO)

Shqipëria ka hapur konkursin për këngën shqiptare e cila do të përfaqësohet në Eurovizionin e vitit 2018-të.

Radio-Televizioni Shqiptar, fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë shqiptare, në konkurrimin për pjesëmarrje në Festivalin e “56-të” të Këngës në RTSH, që do të zhvillohet në muajin dhjetor të këtij viti. Konkurrentët duhet të dorëzojnë:
1. Këngën e kënduar, dhe bazën orkestrale të saj, të regjistruar në CD-ë, të përfunduar në të gjithë elementët përbërës të saj
2. Tekstin e këngës
3. Fotografi te këngëtarit ose grupit nëse merr pjesë për herë të parë

Pranimi i këngëve do të bëhet nga data 2 deri më 10 nëntor 2017 Nga ora 09:00 deri në orën 14:00 në Radio Tirana. Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse, do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve, në bazë të dëgjimit të tyre Në momentin e dorëzimit të këngës, konkurrentët duhet të plotësojnë formularin e dorëzimit të këngës, në të cilin deklarohen nominalisht të gjithë autorët këngës, përfshirë edhe këngëtarin, të cilët nuk mund të ndryshohen nëse kënga shpallet fituese për të marrë pjesë. Kënga s’duhet të jetë e publikuar më parë. Kënga duhet t ë jetë e kënduar në gjuhën shqipe.

https://www.youtube.com/watch?v=W7zyjjE1vQM&feature=youtu.be

Kënga nuk duhet të jetë më e gjatë se 4 minuta. Kënga duhet të jetë e kënduar nga këngëtari që pretendon ta interpretojë atë në Festival. Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës mbi 16 vjeç. Një këngëtar apo kompozitor, mund të marrë pjesë në konkurrim vetëm me një këngë, përfshirë këtu edhe bashkëautorsinë. Një orkestrues apo tekstshkrues mund të marrë pjesë në konkurrim, me jo më shumë se dy orkestrime apo tekste, përfshirë këtu edhe bashkëautorsinë.

Të gjithë autorët e këngës, përfshirë edhe këngëtarin, duhet të jenë shqiptarë. Mosplotësimi i këtyre kushteve, sjell automatikisht, përjashtimin e këngës nga konkurrimi. RTSH, Ju uron suksese në krijimtari dhe ju falënderon për bashkëpunimin. / KultPlus.com