Ruaju nga bukuria

KultPlus ju sjellë këngë “Ruaju nga bukuria”, nga këngëtari i njohur Pirro Çako.

Një dite do ti marrësh stinët ti në gji
dhe do të kërkosh me kot gjethet e rëna,
s’do të kesh me as flokë ere, dhe as më shikim ylberi,
shtigjeve harruar veten do t’ kërkosh

Një dite do t ‘shpalosësh vitet që të shkuan,
dhe do t’ numërosh agimet e penduar,
por s’ do t’ kesh me zjarr në buzë,
dhe as lot që qeshin ngrohtë,
të mahnitesh djemtë, ti si dikur

(refreni)
Një dite do ti hash ti buzët e tua
gjurmët një nga një do ti pështysh të gjitha vet
e do ta braktisesh ti dhe hijen tënde
ruaju, se vajzat i vret bukuria vet

Dhe secilën dite ti do ta pagëzosh,
me nga një pendim që dhemb deri në kockë,
po atëherë s’ do kesh sy deti,
e s’do t’ jesh me si sorkadhe,
edhe gonxhet ty do të t’ përqeshin

(refreni)(2x)
Një dite do ti hash ti buzët e tua
gjurmët një nga një do ti pështysh të gjitha vet
e do ta braktisesh ti dhe hijen tënde
ruaju, se vajzat i vret bukuria vet.

Teksti: Azem Shkreli poezia “Para Elegjisë”./ KultPlus.com