RuPaul bën histori në ndarjen e çmimeve ‘Emmy Awards’

Në mbrëmjen e djeshme është mbajtur edicioni i 73-të i “Emmy Awards”, në Los Angeles. Ishte figura legjendare e televizionit, RuPaul Charles bëri histori në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards”, duke u bërë personi më i shpërblyer me ngjyrë në historinë e shfaqjes me gjithsej 11 fitore, shkruan CNN, përcjell KultPlus.

Çmimi i fundit erdhi për sezonin e 13 -të të “RuPaul’s Drag Race”, i cili mori çmimin për programin më të mirë. Ndërkaq, në një pronocim për “LA Times” para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, producenti tha se mundësia për të bërë histori ishte kuptimplotë.

“Unë kam të gjitha plagët për t’ju treguar nga një karrierë në biznesin e shfaqjes. Në fakt, unë u ngjita në skenë, herën e parë për para, në 1982 dhe e kam bërë atë që atëherë. Ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë, por unë kam shijuar çdo minutë të saj”, u shpreh RuPaul, përcjell tutje KultPlus.

Gjashtë nga fitoret e RuPaul ishin si nikoqir për një “Show” ose programe garues, më i fundit prej të cilëve u fitua fundjavën e kaluar në “Creative Arts Emmys”.

Në fjalimin e tij të pranimit të çmimit, RuPaul falënderoi ata që shkojnë në shfaqjen e tyre dhe ndajnë historitë e tyre të guximshme. / KultPlus.com