Ne s’bëjmë asgjë të keqe. Duhemi. Ndaj dhe kjo ditë nuk po perëndon ende! Ne jemi akrepat e orës së diellit, Lëvizim brenda tij si brenda një zemre!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe. Vështrohemi. Duke u bërë secili sadopak i verbër! Që mos na vijë aq turp kur të takohemi, Në ato vende ku s’ka shkelur asnjë tjetër!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe. Puthemi. Duke hapur portën e botës së përtejme! Brenda saj gjithmonë ka diçka prej absurdi, Që bëhet shkak për grindjet mes njerëzve!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe. Gënjehemi. Duke i marrë atë që i vjeshton, njeri-tjetrit! Në u bëfshim Prometej, zjarre nuk do vjedhim, Por urrejtjet që në shpirt mbajnë njerëzit! /KultPlus.com
Një raport i sapo lëshuar nga zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së pretendon se Kina po ofron teknologji dhe pajisje për Rusinë, që po bëhet gjithnjë e më vendimtare për luftën e Moskës në Ukrainë.
Raporti, i titulluar “Mbështetja e ofruar nga Republika Popullore e Kinës për Rusinë”, gjithashtu tregoi se Pekini po ndjek një sërë mekanizmash të mbështetjes ekonomike për Rusinë që zbusin ndikimin e sanksioneve perëndimore dhe kontrolleve të eksportit.
Ai po ashtu tha se Kina ka arritur importet e naftës dhe gazit rus të ridrejtuar nga Evropa.
“Pekini gjithashtu ka rritur ndjeshëm përdorimin e monedhës së tij, juanit, si dhe infrastrukturës së tij financiare në ndërveprimet tregtare me Rusinë, duke i lejuar entitetet ruse të kryejnë transaksione financiare pa pengesa perëndimore”, thuhet në raport.
Inteligjenca amerikane vlerësoi se Kina është bërë një “mbështetëse gjithnjë e më e rëndësishme për Rusinë në përpjekjet e saj të luftës”.
“Pekini po i ofron Rusisë gjithashtu teknologji me përdorim të dyfishtë që ushtria e Moskës e përdor për të vazhduar luftën në Ukrainë”, tha raporti.
Në një rast, raporti tregoi se që nga muaji mars Kina “kishte dërguar më shumë se 12 milionë dollarë në drone dhe pjesë të dronëve” në Rusi.
SHBA-ja dhe aleatët e saj ndërkombëtarë kanë kërkuar të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj kundër Ukrainës, duke përfshirë përpjekjet për të kufizuar qasjen e saj në ato që njihen si “teknologji me përdorim të dyfishtë” ose pajisje që mund të përdoren për civilët dhe për qëllime ushtarake.
Në fillim të kësaj jave, një raport pretendonte se kompanitë me bazë në Kinë po furnizojnë Rusinë me pajisje të nevojshme që forcat e Kremlinit mund t’i përdorin në fushën e betejës në Ukrainë.
Siç raporton ”Politico”, kjo përfshin urdhra nga blerësit rusë për qindra mijëra jelekë dhe helmeta antiplumb, drone komerciale që u mundësojnë forcave tokësore të identifikojnë dhe të lidhen me objektivat, si dhe pamje optike termike që u mundësojnë luftëtarëve të qëllojnë më saktë gjatë natës./ atsh/KultPlus.com
Të gjithë ishim krenar kur Era Istrefi u bë zëri i himnit të Kampionatit Botëror në vitin 2018, ku performoi në finale të këtij kampionati, në Rusi, shkruan KultPlus.
“Live it up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam ishte një prej këngëve më të dëgjuara gjatë asaj vere.
Performanca e Erës në finalen e Kampionatit Botëror ishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe padyshim që ishte Era ajo që e shijoi më së shumti këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, aktori amerikan Will Smith ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up”, ndërsa në një postim në Instagram, Smith pati falënderuar edhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefin, duke e vlerësuar atë si një vajzë të bukur dhe me shpirt delikat.
“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, kishte shkruar Will Smith për yllin nga Kosova.
Pas këtij suksesi, Era solli këngën “Prisoner”, “Oh God” në bashkëpunim me Konshens dhe “Anything more” me Steve Aoki.
Ndërsa pas një pauze në muzikë, Era Istrefi është rikthyer me një këngë në gjuhën shqipe.
Vetëm disa më herët ajo solli këngën “Bebe” e njëkohësisht, përmes kësaj këngë paralajmëroi se ky mund të konsiderohet një rikthim në skenën e muzikës kosovare ku projekte të reja janë gati të vijnë shumë shpejt.
Ky rikthim i Erës u mirëprit mjaft mirë nga publiku të cilët përkundër pauzës së saj në muzikë, kishin ruajtur më fanatizëm simpatinë për të. / KultPlus.com
Një nga dyqanet më të mëdha në botë, Zara, do të bëjë mbylljen e më shumë se 500 dyqaneve në Rusi, ku edhe madje do të ndalë pjesën e porosisë online, përcjell KultPlus.
Industria de Diseno Textil SA tha të shtunën se po ndalon përkohësisht operacionet në 502 dyqanet e saj në Rusi. Ato përfshijnë 86 pika të markës së saj më të madhe Zara. Markat e tjera të modës të pronarit, Inditex, përfshijnë Bershka, Massimo Dutti dhe Pull & Bear.
Ai nuk specifikoi arsyet e sakta të vendimit, duke thënë vetëm se nuk mund të garantonte vazhdimësinë e operacioneve dhe kushtet e tregtimit në vend.
Rusia është një treg i rëndësishëm për prodhuesit e modës së shpejtë. Ajo përbën rreth 8.5% të fitimeve totale të grupit para interesit dhe taksave, tha kompania.
“Inditex vazhdon të ketë prioritet fuqinë e saj punëtore prej më shumë se 9,000 njerëzve, me të cilët do të zhvillojë një plan të veçantë mbështetjeje që tani e tutje”, tha kompania.
Gjiganti tjetër i modës Hennes & Mauritz AB tha në fillim të javës se po ndalonte të gjitha shitjet në Rusi. /KultPlus.com
Nga një aksident ka vdekur një interpretuese në teatrin Bolshoi të Moskës derisa ishte duke marrë pjesë në një operë, deklaruan nga teatri.
Bolshoi, një nga teatrot më prestigjioz në Rusi, tha se incidenti ndodhi gjatë një ndryshimi të peisazhit skenik në Sadko, një operë nga kompozitori rus, Nikolai Rimsky-Korsakov.
“Opera u ndal menjëherë dhe auditorit iu kërkua të largohej”, thanë nga teatri në deklaratat e transmetuara nga agjencia e lajmeve Interfax.
Komiteti Hetues, organi që heton krimet e rënda, ka deklaruar se janë duke i hetuar rrethanat që lidhen me vdekjen e interpretuesit 37-vjeçar, të cilit nuk ia kanë bërë të ditur identitetin./en/ KultPlus.com
Në një fshat të largët rus, të quajtur Dargavs, gjendet një varrezë masive mesjetare e përmasave të mëdha. I quajtur “Qyteti i të vdekurve”, ky nekropol i lashtë mban eshtrat e më shumë se 10 000 njerëzve – shumë prej të cilëve të varrosur me rrobat dhe sendet e tyre. Sipas besëtytnisë së vendasve, kushdo që guxon të hyjë në këtë vend nuk do të kthehet i gjallë.
Një mori misteresh e rrethojnë këtë vend, të vendosur pranë kufirit me Gjeorgjinë, në Rusinë Jugore. Mistere këto që lidhen me origjinën e varrezës, me datën e ndërtimit të saj, dhe me historinë ndër vite të këtij vendi dhe zonës përreth.
Një teori është se varret me kulm përmbi tokë, mund të jenë ndërtuar gjatë pushtimit mongol-tatar të shekullit të 13-të, ndërsa një hipotezë tjetër sugjeron që “Qyteti i të vdekurve” mund të jetë krijuar duke ndjekur traditën indo-iraniane. Gjithashtu, historianët e lidhin edhe me epideminë e murtajës së përhapur gjatë shekullit 17-18-të, ku banorët e infektuar karantinoheshin në këto kripta mortore dhe prisnin që vdekja të afrohej.
Sot, zona përfshin 99 kripta të tilla me kulm me dritare, ku gjenden ende kufoma, disa prej të cilave të ruajtura aq mirë, sa mishi i trupit është akoma i lidhur me kockat e tyre. Kufoma të tjera janë varrosur brenda arkivoleve prej druri që i ngjajnë varkave, dhe kjo i bën historianët të mendojnë se banorët e lashtë besonin se i vdekuri duhej kaluar në një lumë, për të arritur në parajsë.
Shumë vizitorë udhëtojnë në këtë varrezë prej 1,5 hektarësh për të parë arkitekturën mesjetare të ruajtur jashtëzakonisht mirë, por jo vetëm kaq. “Njerëzit që vijnë këtu, me frikë nga bukuria e këtij vendi, arrijnë paqen me frikën e përjetshme të vdekjes”, thotë për BBC historiania Luidmila Gaboeva.
Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, prezantoi së fundmi projektin e saj muzikor më të ri, “Sabotage”.
Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, duke marrë menjëherë një vëmendje të shtuar në mbarë platformat muzikore ku mundësohet dëgjimi i saj.
Spotify me degën e saj në Rusi, është kujdesur që artistes shqiptare t’i kushtojë një vëmendje në një nga ‘billboard’-et më të mëdha të Moskës.
Ata kanë publikuar fotografinë promovuese të këngës “Sabotage” të Bebe Rexhës, duke i inkurajuar kështu rusët që ta dëgjojnë këngën e saj më të re.
“Sabotage” është njëra ndër këngët e publikuara të albumit të saj më të ri në ardhje, “Better Mistakes”, i cili i plotë do të publikohet këtë vit, më 7 maj. / KultPlus.com
Pianistja Melisa Ibrahimi është shpallur fituese e vendit të parë në garën ‘International Music Competition Moscow’ që është mbajtur në Rusi, shkruan KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga vetë pianistja, e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, theksoi se ndjehet shumë e lumtur për triumfin në Rusi
‘Pafundësisht falenderuese ndaj profesoreshës sime Alberta Troni, personi kryesor në arritjet e mia dhe shembulli më i mirë që kam para vetes. Faleminderit familjes për përkrahjen e vazhdueshme’, ka shtuar tutje Ibrahimi. / KultPlus.com
Shtëpi të mbuluara nga bora, copa akulli të ulura “këmbëkryq” në apartamente… Janë pamjet më të zakonshme në qytetet e braktisura që rrethonin dikur Vorkutan, qendrën minerare të Arktikut rus, ku i ftohti është brutal dhe koha duket se ka ngrirë bashkë me gjithçka tjetër.
Fotografja Maria Passer udhëtoi në këto zona për të dëshmuar me aparatin e saj kushtet ekstreme të motit atje dhe impaktin që kanë pasur në godinat e braktisura.
Vorkuta ka qenë një qytet famëkeq, pjesë e gulagëve, kampeve ku disidentët e regjimit komunist dërgoheshin për të bërë punë të detyruar në vitet 1930-60. Në vitet e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik në zonë u afruan edhe njerëz nga krahina të tjera, në kërkim të punës në minierat e qymyrit.
“Për të tërhequr minatorë në një zonë të tillë, rrogat duhet të ishin shumë të mira”, thotë Passer për CNN Travel. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, minierat nisën të mbylleshin dhe qytetet u zbrazën përsëri. Dhjetëra e qindra struktura banimi kanë mbetur tanimë të boshatisura, të pushtuara nga ngrica dhe akulli.
Fotot e realizuara nga Passer, në temperatura që arrijnë deri në -38 gradë celsius, kanë bërë xhiron e botës. Passer thotë se në këtë mënyrë, njerëzit mund të mësojnë edhe si ka qenë jeta dikur në këtë cep të Arktikut, dhe si natyra rimerr pushtetin pas largimit të njeriut. / KultPlus.com
Një gjyshe ruse, e cila jeton e vetme buzë liqenit Baikal në Siberi, e ka ruajtur për dekada me radhë pasionin e saj për patinazhin, edhe pse është thuajse 80 vjeç.
Lyubov Morekhodova, emri i së cilës në rusisht do të thotë “Dashuri”, i përdor çdo ditë patinat, të cilat kanë pak a shumë moshën e saj. Ato ia ka dhuruar babai, Nikolai Morekhodov, kur ishte fëmijë.
“I përdor për shumë gjëra patinat, për punë dhe argëtim. Me to kujdesem edhe për lopët”, thotë Morekhodova.
Familja e saj ka jetuar gjithmonë buzë liqenit, që është më i madhi në botë me ujë të ëmbël. Kur ishte fëmijë ajo shkonte në shkollë me patina, ndërsa sot i përdor ende. Gjithë jetën ajo ka punuar në një fabrikë të prodhimit të makinerive të rënda. Edhe tani ajo vijon të bëjë një jetë të thjeshtë, bashkë me lopët, pulat dhe qentë e saj.
“E dua jetën, natyrën dhe njerëzit”, thotë Morekhodova, teksa tregon aftësitë e saj si patinazhiste mbi ujin e ngrirë të Baikalit./A2news/ KultPlus.com
Shtëpia Botuese “Lito” që është njëra ndër shtëpitë më të njohura botuese në Rusi me seli në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh në këtë vend, e që njihet edhe si kryeqyteti kulturor i Rusisë, këto ditë ka botuar një koleksion me poezi të zgjedhura të poetit kosovar Lulzim Tafa.
Libri është prezantuar në muajin korrik përpara lexuese të gjuhës ruse dhe përmban 75 poezi.
Redaktori i librit Dr. Vladimir Aleksandroviq parathënien e librit e nis me një thënie të Çehovit:”Shkruaj sa më shpejt që të jetë e mundur.”
Aleksandroviq, shkruan më tutje: “Ne po e sjellim këtë poet të njohur për ta bërë pjesë të librave tanë, po ia bashkangjesim këtë libër, librave të tjerë të përkthyera nga gjuhët e huaja në gjuhën tonë. Tafa është një poet interesant që vjen nga një vend dhe letërsi e vogël, por si poet është shumë i njohur dhe i vlerësuar në Evropë dhe më gjerë. Ai është një poet që lexuesit e duan dhe e kërkojnë. Ai lexon poezinë tonë në origjinal dhe di shumë poezi përmendesh, ai i reciton poezitë në gjuhën ruse të Jeseninit, Pushkinit dhe të shkrimtarëve të tjerë tanë të njohur. Nga komunikimi që kam pasë me të jam i mahnitur me njohuritë që ka për poezinë ruse ndonëse është jurist dhe nuk ka studiuar për letërsi”, thekson Aleksandroviq.
Duke analizuar poezinë e Lulzim Tafës, studiuesi rus shkruan: “Vargjet e Lulzim Tafës janë të thjeshta por tepër goditëse, ai është i përgatitur mirë me gjuhën dhe kombinimet stilistike, si fjalë për fjalë, ashtu edhe simbolikisht. Ai nuk përpiqet për ndonjë “stil të paparë”, apo eksperimentues të shkrimit të tij, por siç do të thoshte Tolstoi: “Ai e do vetëm atë që është e mundur dhe e disponueshme.””
“Ne e mirëpresim dhe mbështesim këtë libër me dëshirën që ky autor gjithnjë e më i dukshëm të hapet dhe njihet sa më shumë para publikut në arenën ndërkombëtare dhe të themi gjithçka që ka qenë obsesioni i tij krijues dhe i jetës së tij në vitet e fundit e deri sot, entuziazmi i tij intim-rrëfimtar dhe dëshira e tij për të bërë jetën tonë të qetë, të lumtur dhe humane. Jam i kënaqur që të gjithë ata që do ta mbajnë këtë libër në duart e tyre do të rikthejnë një reputacion disi të lëkundur në poezinë bashkëkohore, e cila sot fatkeqsisht rrëshqet nga abstraksioni, konkludimet e çuditshme dhe “mendimet” që janë të paarritshme për t’ i kuptuar “njeriu i vogël e i zakonshëm”, i cili e do poezinë dhe jetën, sepse “Poezia na mbajti” e thotë edhe vet poeti Tafa, dhe kjo është arsyeja pse unë e falënderoj, ka shkruar ndër të tjera në një parathënje të gjatë të librit studiuesi Vladimir Aleksandroviq.
Gjithashtu gjatë muajit shtator në Qendrën Kulturore të Shën Petersburgut është paraparë edhe një diskutim me lexuesit e poezisë për këtë libër. / KultPlus.com
Pak më larg se fshati rus Dargavs gjendet një qytet mesjetar i quajtur “Qyteti i të vdekurve”.
Në këtë qytet janë të varrosur mbi 10 mijë persona, shumica e kufomave janë të varrosur me gjërat edhe teshat e tyre, ndërsa disa qytetarë vendorë besojnë se kushdo që guxon të hyjë në këtë qytet nuk do të kthehet i gjallë.
Derisa shumë mistere i rrethojnë këto varre, të cilat gjendet vetëm disa kilometra larg kufirit me Gjeorgjinë, historianët gradualisht janë duke zbuluar të vërtetën e tij, transmeton Koha.net.
Që nga shekulli i 16-të, ky vend në Rusi është përdorur si vend për varreza ndërsa origjina e tij ende është e paqartë.
Një teori është se kur ky territor u pushtua nga Mongol-Tatar gjatë shekullit të 13-të, vendorët nisën të krijojnë shtëpi të tilla, më të larta, por të ngushta, për të kursyer territorin, pasi është ky fshat ka vetëm 17km, raporton BBC.
Një teori tjetër sugjeron se ‘Qyteti i të vdekurve’ është krijuar duke ndjekur traditat e Indo-Iranianëve të cilët emigruan dhe për të respektuar këto toka, varrosën të dashurit e tyre mbi tokë.
Tani, në këtë qytet janë 99 shtëpi të cilat nuk kanë dyer por vetëm nga një dritare të vogël, e në to qëndrojnë qindra mbetje mortore. / KultPlus.com
Derisa po vazhdon ndeshja e finales mes Kroacisë e Francës, me një epërsi nga Franca, shqiptarët sot i kishin sytë tek performance e himnit të Kampionatit Botëror.
Era Istrefi ka ngjallur emocione të shumta tek shqiptarët, me performancën e saj në Rusi sonte. Kënga e saj në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, është stërdëgjuar në mbarë botës ndërsa sonte erdhi edhe më e fuqishme duke i paraprirë ndeshjes kulminante të këtij kampionati, shkruan KultPlus.
Shumë nga reagimet sontme në Facebook, e kanë nxjerrë atë si “Kampione të Kosovës”, duke shpërfaqur ndjenjat e krenarisë për të. / KultPlus.com
Pas pak nis ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.
Përmbyllja e Kupës së Botës po bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë.
Pas pak Era Istrefi, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë himnin e këtij kampionati “Live it up”.
Rikujtojmë se Era Istrefi, para dy ditësh u paraqit edhe në një konferencë për medie në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo nuk la pa përmendur dy bashkëvendësit e saj që në këtë kampionat luajtën për kombëtaren e Zvicrës – Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Era, tha se momenti më i mirë gjatë kampionatit ka qenë ai kur dy shqiptarët kanë shënuar gol kundër Serbisë që atë ditë luante me Zvicrën./ KultPlus.com
Sot është ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.
Përmbyllja e Kupës së Botës bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa para ndeshjes do të ketë edhe performancë live.
Sipas ueb-faqes zyrtare të FIFA-s, ceremonia fillon 30 minuta para ndeshjes, pra në orën 16:30 (me kohën lokale në Kosovë dhe Shqipëri) dhe do të perofmojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam. at a closing ceremony press conference during the 2018 FIFA World Cup at Luzhniki Stadium on July 13, 2018 in Moscow, Russia.
Tre artistët do të perfomojnë këngën zyrtare të Kampionatit “Live it up”, ndërsa pas ceremonisë që i paraprinë ndeshjes Kroaci-Francë, në orën 17:00 (gjithnjë sipas orë lokale në Kosovë dhe Shqipëri), fillon ndeshja e shumëpritur. / KultPlus.com
Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi është zëri që ka shoqëruar gjithë kampionatin botëror me këngën “Live it Up”, që ka qenë himn i këtij kampionati që po zhvillohet në Rusi , shkruan KultPlus.
Ajo do të interpretoj live në finalen e madhe të 15 korrikut, ku do të luaj Franca me Kroacinë. Era Istrefi tashmë ka njoftuar se është nisur drejt Moskës. Ajo ka postuar disa fotografi në Instagram ndërsa ka shkruar “Destinacioni i radhës Moska”. / KultPlus.com
Era Istrefi konfirmoi pjesëmarrjen e saj në natën finale të Kupës së Botës ku do të këndojë përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.
Por, ndërkohë që të gjithë po presim performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrah Erës dhe është këngëtarja e cila vodhi zemrat e mijëra fansave në Rusi, Arilena Ara.