Profesoresha Sadete Tërnava Osmani ka botuar librin e saj më të ri ‘Përvetësimi i shkathtësisë së leximit dhe të dëgjimit në mësimin e gjuhës angleze në arsimin e mesëm të ulët’, shkruan KultPlus.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani e cila ka shkruar se ky libër është një monografi për mësimdhënësit e gjuhës angleze me një fokus në të lexuar dhe në të dëgjuar.
Më poshtë mund të lexoni postimin e saj të plotë:
Integrimi i katër shkathtësive gjuhësore në procesin e mësimdhënies se gjuhës angleze, është kriter i veçantë për përvetësim kompetent të saj.
Monografi për mësimdhënësit e gjuhës angleze, kësaj radhe me fokus në të dëgjuarit dhe të lexuarit./ KultPlus.com