Pluhuri dhe rëra e Saharasë mbulojnë Evropën Juglindore

Erërat jugore sollën sasi të mëdha rëre të imët nga Saharaja në Evropën Juglindore, me nivele të grimcave të matura mbi 500 mikrogramë në Greqinë Perëndimore.

Sipas Universitetit të Athinës, nivelet e larta të grimcave pritet të vazhdojnë për disa ditë.

Më tej, në ishullin e Kretës temperaturat arritën në 32 gradë Celsius, ndërsa në Athinë deri në 24 gradë Celsius.

Mjekët kanë këshilluar personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes ose të zemrës që të mos kalojnë shumë kohë jashtë.

”Puna e mundimshme fizike gjithashtu duhet të shmanget”, thanë ata dhe paralajmëruan se ”nivelet prej 50 mikrogramësh grimcash dhe më të larta mund të çojnë në probleme të frymëmarrjes”./atsh/KultPlus.com

Për herë të parë pas 11 vitesh, bora mbulon Saharanë pranë kufirit me Marokun

Shkretëtira e Saharasë në Algjerinë jugperëndimore është mbuluar me dëborë për herë të parë pas 11 vitesh.

Pas një thatësire dymujore në rajonin Bashar të Algjerisë, pranë kufirit me Marokun, temperaturat e ftohta që goditën këtë pjesë të Afrikës në mënyrë krejtësisht të papritur sollën borë.

Këtë herë banorët e zonës u veshën ngrohtësisht me pallto dhe shalle dhe u ngjitën në dunat e rërës të mbuluara me borë. Megjithatë, pas disa orësh bora filloi të shkrihej.

Disa, megjithatë, arritën të regjistrojnë me celularët e tyre këtë fenomen të pazakontë dimëror në shkretëtirë.

E famshme si “Porta e Shkretëtirës”, për shkak të vendndodhjes së saj buzë Saharasë, e strehuar në malet e Atlasit, e rrethuar nga kodra dhe duna të larta, u mbulua plotësisht nga dëbora. Sipas Shërbimit Meteorologjik Algjerian, dëbora pritet edhe në zona të tjera të shkretëtirës së vendit.

VIDEO KËTU /abcnews.al/ KultPlus.com

lajme

Bie dëborë në Sahara (FOTO)

Dëbora është shtruar në rërën e Shkretëtirës së Saharasë pasi temperaturat në vend u ulën nën zero.

Ky është një fenomen i rrallë që ndodh në shkretëtirën më të madhe në botë ku temperaturat kanë shkuar deri në 58 gradë Celsius.

Fotografi Karim Bouchetata ka shkrepur disa pamje mbresëlënëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në Algjerinë veriperëndimore.

Gjatë natës, termometri në qytetin algjerian ka rënë në -2C dhe akulli krijoi modele mahnitëse në rërë.

Kjo është hera e pestë në 42 vite që qyteti ka parë reshje dëbore, ndërsa rastet e shkuara kanë ndodhur në 1979, 2016, 2018 dhe 2021.

Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, ndodhet rreth 3000 metra mbi nivelin e detit dhe i rrethuar nga malet Atlas. / KultPlus.com