Për kthimin e tij në Gjilan, Saliu ka thënë se e ka zgjedhë Gjilanin për faktin se këtë qytet e ka shumë xhan, dhe se qyteti i tij i lindjes ka peshën e vet që ka ndikuar të jetë ai që është sot.
Shtëpi të djegura, duar të zgjatura, pëllumba e këmbë të zbathura janë elementet që kanë ngacmuar piktorin Sali Musliu, i cili krejt këto emocione i ka sjellë nëpërmjet ekspozitës personnale “I’m sorry for you Srebrenica”, e që janë prezantuar në mbrëmjen e së hënës, në Galerinë e Qytetit në Gjilan, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë është prezantuar në kuadër të ditëve të diasporës, pasi që piktori gjilanas ka tash e disa vite që jeton në Gjermani, dhe gërshetimi i dhimbjes së Srebrenicës me atë të Kosovës ka rezultuar që gjilanasait ti shohin pikturat e Sali Musliut pas plot 12 viteve.
Edhe pse me dymbëdhjetë vite mungesë, nikoqiri i kësaj mbrëmje kishte zgjedhur të mos fliste në ceremoninë hapëse, pasi që, sipas tij, vetë ekspozita flet.
Kurse në emër të Komunës së Gjilanit, Shpresa Hajdari drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë ka shpallur të hapur këtë ekspozitë, e cila e ndërlidhi dhimbjen e Srebrenicës bashkë me atë të Kosovës.
Edhe vetë Sali Musliu në një prononcim për KultPlus bëri këtë ndërlidhje, pasi që, sipas tij, shprehja nëpërmjet pikturave të tij për githë atë gjenocid mbi Srebrenicën, ka qenë më inspiruese, duke pasë parasysh përvojën e tij si qytetar i Kosovës dhe luftën e serbeve që e kanë ushtruar mbi popullin shqiptar.
“Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga gjenocidi në Srebrenicë, unë edhe sot mundohem që ta kuptoj atë se cfarë ka ndodhë, për atë ngjarje kaq makabre, dhe po nëpërmjet veprave të mia po mudohem të kem një komunkim mbi këtë ngjarje të dhimbshme”, ka thënë Sali Musliu, i cili ka thënë se me këtë ekspozitë ai është munduar të lë një shenjë të vogël që të kujtohen gjithë ato viktima, por edhe solidarizim me familjet e viktimave.
Kurse për kthimin e tij në Gjilan, Saliu ka thënë se e ka zgjedhë Gjilanin për faktin se këtë qytet e ka shumë xhan, dhe se qyteti i tij i lindjes ka peshën e vet që ka ndikuar të jetë ai që është sot./KultPlus.com