Bekim Fehmiu, legjenda që luante mrekullueshëm edhe rolet erotike

Bekim Fehmiu, në karrierën e tij ka luajtur role të natyrave të ndryshme, përcjell KultPlus.

Fehmiu luajti mes tjerash në një film ku ai dallon për natyrën e performancës. 

Filmi erotik Salon Kitty, i vitit 1976, me regji të Tinto Brass, sjell aktorin shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu në rolin e Piloti të forcave ajrore gjermane (Luftwaffei), me temë Luftën e Dytë Botërore, një koproduksion i shtetit italian, francez dhe ish-Gjermanisë perëndimore.

Bekim Fehmiu ‘Salon Kitty’. Rome, 1976

Krahas Fehmiut, në film luajnë edhe Helmut Berger, Ingrid Thulin, Teresa Ann Savoy, Stefano Satta Flores, Sara Sperati etj.

Filmi 130 minutësh tregon mbi fenomenin e salloneve të prostitucionit, të shfrytëzuar nga grupi SS si infiltrim për marrjen e informacioneve dhe asgjësimin e pjesëtarëve të ushtrisë naziste.

Bekim Fehmiu në këtë film të Tinto Brass-it paraqitet në rolin e pilotit të forcës ajrore gjermane (Luftwaffei) dhe të dashurit të Margherita-s, që e vizitonte sallonin prej kohës, dhe aventurat që i kalonte aty.

Bekim Fehmiu ‘Salon Kitty’. Rome, 1976

I bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Peter Norden që mbulon ngjarjen reale të incidentit në Sallonin e prostitucionit Kitty, ku shërbimi i inteligjencës së SS-ve mori bordelin dhe të gjitha prostitutat u zëvendësuan me spiune të infiltruara për marrjen e informacioneve të antarëve të partisë dhe ushtrisë naziste dhe personaliteteve të huaja, që frekuentonin aty. Kitty, pronarja e sallonit është e detyruar dhe pajtohet që vajzat e salloni të dëbohen dhe të zëvendësohen me ato që zyra e partisë naziste kishte vendosur.

Margherita (Teresa Ann Savoy) pasi e zbulon projektin e SS-ve, ku rezultonte me vdekjen e Hans Reiter (Bekim Fehmiu), ajo planifikon me Kitty-n që ta shpëtonin pilotin e forcave ajrore, Hans Reiter-in dhe Wallenbergun (komandanti nazist) ta vendosin në kurth, duke e bërë që të shprehët se gjithçka tek nazistet është e fëlliqur, dhe që synon që hierarkinë e lartë të partisë naziste ta eliminoi dhe të krijoj sistem të ri në parti.

Monthly Film Bulletin e vlerësoi filmin erotik të regjisorit Tinto Brass si një skenar që përmban vlera estetike, por që përmban edhe perversion të vazhdueshëm, duke kërkuar që të braktiset kjo temë./KultPlus.com