Njeriu ka bashkëjetuar me luftën, ndoshta më “paqësisht” se me çdo nevojë tjetër të dëshmimit mbijetues. Shpesh ju desh të luftonte me çdo mjet, vetëm për të merituar jetën. Tmerri dhe frika nuk e ndaluan atë të vdiste për atë që besonte, duke vrarë.
“Fytyra e luftës” (Le visage de la gurre) nga Salvador Dalì, ngërthen përvojën e luftës në një pikturë me të cilën ai mbledh dhe shtjellon sugjerimet e tij, duke u dhënë atyre një fytyrë. Lufta na bën të reflektojmë, ngjall ndërgjegjen, ushqen frikën.
Një fytyrë e papërcaktuar, e deformuar nga vuajtjet, e pajetë, spikat në sfondin e shkretëtirës, duke zënë pothuajse të gjithë fushën pamore të veprës.
Në një grimasë dhimbjeje, gropat e syrit hapen, buzët hapen gjerësisht dhe çdo vrimë zbulon praninë e një kafke brenda, e cila nga ana e saj përmban gjithnjë e më shumë.
Vdekja shumohet në mënyrë eksponenciale në një sekuencë ëndrrash të pafundme, duke shkatërruar çdo mundësi të shpresës në të ardhmen. Tensioni që ndjen është i njëjti që të merr frymën kur nuk mund të zgjohesh nga një makth i tmerrshëm./KultPlus.com
Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.
I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.
Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.
Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:
Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Destino’, një bashkëpunim mes Salvador Dali dhe Walt Disney, i përfunduar në vitin 2003, nga Baker Bloodworth dhe nipi i Walt Disney-it Roy E. Disney.
Me motive nga ditari personal i Gala Dali, bashkëshortja e S. Dalit, përfshinë imazhe surrealiste me figura të çuditshme që fluturojnë dhe që ecin përreth.
Ai bazohet në këngën e tekstshkruesit meksikan Armando Dominguez me të njëjtin titull. Kur Disney u pajtua me Dalin për prodhimin e filmit në 1946, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur. Për tetë muaj, ata punuan vazhdimisht, derisa filluan të kenë probleme financiar. Sidoqoftë, ai përfundoi 48 vjet më vonë dhe u shfaq nëpër festivale të ndryshme të filmit. Filmi përfshin punën e Dalit në bashkëveprim me karakteret e animuara të Disney-it./KultPlus.com
Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.
I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.
Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.
Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:
Sot janë bërë 35 vite nga vdekja e Salvador Dalít. Ai ishte një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij, ishte zëri më i buçimshëm i penelit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij.
Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Wagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.
Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm, me një jetë larushitëse, dengur gjer në buzë me çmosgjë. Në vërshimin e rrëmetshëm, jeta dhe peneli krijuan më shumë se një vepër të tjetërllojtë, ngjizën dhe na kumtuan një njeri si ai, një prurje galaktike e shkasit për befasi.
Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara vezullueshëm. Asnjë oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dalí dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dalí padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e ngërthyer në eter e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalínë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i radhë.
Në galerinë botërore të pikturës, Salvador Dalí është një prej penelave më të jashtëzakonshëm. Nuk kanë nguruar ti bashkëngjiten këtij vlerësimi shumë ekspert dhe kritik arti, shumë njohës të korpusit të tij krijues. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.
Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dalí në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyre, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq paq. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. U ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.
Ky ishte Salvador Dalí, një spanjoll që shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe vërshon ende në nevojën për të matur caqet e mundshmes dhe talentit, në një botë e cila mund të të mos mirëpresë, por nuk ta privojë sfidën, atë që e shndërroi në triumf të pathyeshëm. /albertvataj/ KultPlus.com
Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.
I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.
Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.
Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:
Sot janë bërë 119 vjet nga lindja e Salvador Dalít. Ai ishte një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij, ishte zëri mëë i buçimshëm i penelit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij.
Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Ëagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.

Megjithëse ai ishte i mendimit se: “I vetmi ndryshim midis një të çmenduri dhe meje, është që unë nuk jam i çmendur”, bëri një jetë ku, “Të vetmen gjë, për të cilën bota nuk do ta ketë asnjëherë mjaftueshëm, është ekzagjerimi.” Gjithsesi ai mbeti një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij krijuese. Ishte zëri më i buçimshëm i penelit të surrealizmit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij. U shndërrua një nga personazhet më të spikatur të shekullit XX.
Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Wagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.
Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm, me një jetë larushitëse, dengur gjer në buzë me çmosgjë. Në vërshimin e rrëmetshëm, jeta dhe peneli krijuan më shumë se një vepër të tjetërllojtë, ngjizën dhe na kumtuan një njeri si ai, një prurje galaktike e shkasit për befasi.
Testamentin e tij krijues e përbëjnë plot 1648 piktura, mbivensoi këtij mali kanavacash, libra të ilustruar, dizenjime të skenave dhe kostumeve për teatër, gjithashtu një numër të madh vizatimesh, duzina skulpturash, dhe projekte të tjerë, përfshirë këtu dhe një film vizatimor për Disney.
Por ajo që gjithnjë intrigon është jeta e artistit të këtyre përmasave, e cila shpërfaqet në librin “Jeta ime e fshehtë”.
Nga çfarë ai ka shkruar për veten
Në kolegj vazhdoja të isha një student me vlerësime të mjaftueshme. Të gjithë e këshillonin tim atë të më lejonte të bëhesha piktor. Zoti Nunjes, i bindur në mënyrë absolute për talentin tim, këmbëngulte më shumë nga të gjithë, por babai nuk lëshonte pe dhe nuk donte të bënte asnjë ndryshim. Ai nuk donte që unë të bëhesha piktor. Megjithatë, bënte gjithçka që varej prej tij që t’i zhvillonte prirjet e mia: më blinte libra, revista dhe të gjitha veglat e materialet e nevojshme.
– Do ta vendosim gjithçka, kur të marrë dëftesën e pjekurisë, – thoshte ai.
Sa për vete, unë e kisha vendosur me kohë! Ndërkohë nuk lexoja, por i kapërdija librat e bibliotekës së babait. Gjatë dy vjetëve i lexova të gjitha deri në një. “Fjalori filozofik” i Volterit më bëri një përshtypje të jashtëzakonshme, kurse “Kështu foli Zarathustra” mendoj se unë mund ta shkruaja më mirë. Mësuesi im më i mirë u bë Kanti, nga i cili nuk mora vesh asnjë gjë, por kjo më mbushte me krenari e kënaqësi. Më pëlqente të endesha nëpër labirintet e arsyetimeve të tij, të cilat bënin jehonë brenda meje me një muzikë hyjnore. Njeriu që kishte shkruar të tillë libra të rëndësishëm, mund të ishte vetëm një engjëll dhe asgjë tjetër! Pasioni im për librat, të cilët nuk i kuptoja, e kishte burimin tek etja e madhe shpirtërore. Ashtu siç ndodh me fëmijët, të cilët kur kanë mungesë kalciumi në organizëm shtyhen të hanë gëlqeren e suvasë së mureve, pikërisht ashtu edhe shpirti im kishte nevojë për ata imperativë kategorikë, që unë i përtypja e i ripërtypja në ato vite, por pa i kapërdirë. Por, befas, një herë arrita t’i kapërdija! Deriçka u hap dhe unë e kuptova gjithçka. Nga Kanti kalova te Spinoza dhe u tërhoqa prej tij. Gjithçka që përthitha u bë më pas baza e kërkimeve të mia të mëvonshme metodike dhe logjike. E fillova leximin e filozofisë me të qeshur dhe e përfundova me të qarë. Atë që nuk mundën ta bënin romanet dhe shfaqjet teatrore, u krye atë ditë kur unë zbulova përcaktimin lëbyrës të dijeve aprioritare. Edhe sot e kësaj dite, kur nuk interesohem më për filozofinë e pastër, shembujt që sjell Kanti, teksa flet për arsyetimin praktik, më bëjnë të më dalin lot nga sytë.
Mbrëmjeve, një nga profesorët e kolegjit zhvillonte filozofi sipas dëshirës dhe unë, pa e bërë dy, u regjistrova në të. Atë pranverë ne jetuam veçanërisht shkëlqyeshëm dhe mësimet zhvilloheshin sipas Platonit, në ajër të pastër, poshtë pishës së rrethuar nga myshku. Ndihmëse të profesorit ishin shumë vajza. Unë nuk njihesha me to dhe të gjitha më dukeshin të lezetshme. Gjithsesi unë zgjodha njërën. Vështrimet tona u kryqëzuan. Edhe ajo më zgjodhi mua. Kjo gjë qe aq e dukshme, saqë ne, pa e biseduar qysh përpara, u ngritëm dhe dolëm. Ndjenja që na kishte kapluar ishte aq e fuqishme, saqë nuk folëm asnjë fjalë, vetëm se i përshpejtuam hapat, ia nisëm vrapit si të çmendur dhe mbërritëm deri në majën e kodrës, ndërsa pas kodrës shtrihej një fushë e gjerë, me një udhë midis dy arave me grurë. Vajza më hidhte më të rrallë ndonjë vështrim të zjarrtë, sikur të donte të më nxiste dhe dihaste pa qenë në gjendje të shqiptonte asnjë fjalë. Ndërsa unë munda vetëm t’i thosha:
– Këtu!
Ajo ra në tokë, e shtrirë në të gjithë gjatësinë e saj dhe, befas, m’u duk shumë e rritur, pak më e madhe nga sa e mendoja unë. Ajo ishte shumë e bardhë, me gjoks të bukur dhe, kur e përqafova, e ndjeva se si ata lëviznin poshtë mbajtëseve, si dy qenie të gjalla. Unë e putha gjatë në buzë dhe kur ato u hapën paksa, u ngjesha me gojë te dhëmbët e saj aq fort, saqë ndjeva dhembje. Ajo kishte rrufë të fortë dhe prandaj në dorë mbante një shami të vogël, me të cilën fshinte hundët, aq sa ajo ishte njomur e gjitha. Unë nuk kisha shami me vete që t’ia jepja, prandaj dhe nuk dija çfarë të bëja. Ajo teshtinte shpesh dhe piklat e qurrave dilnin herë pas here nga vrimat e hundëve të saj, kështu që ajo, e zënë ngushtë, kthente kokën dhe teshtinte në palat e fustanit. Unë desha ta puthja edhe një herë, që t’i tregoja se nuk më vinte ndot, gjë që ishte e vërtetë, piklat e lëngshme e të tejdukshme të saj rridhnin njëlloj si lot. Dhe unë harroja që ajo ishte me rrufë, por kujtoja se qante.
– Unë ty nuk të dashuroj, – i thashë për ta ngushëlluar. – Unë, në përgjithësi nuk mundem t’i dashuroj femrat. Kam për të qenë gjithmonë i vetëm… Kur unë ngrita kokën, ajo më pa me një zhgënjim të hidhur.
– Pra, nuk do të shihemi?
Duke e ndihmuar të çohej, e qetësova.
– Nesër, patjetër. Edhe pesë vjet të tjera. Por asnjë ditë më tepër.
I tillë qe plani pesëvjeçar. Dhe me të vërtetë, ajo u bë dashnorja ime përgjatë pesë vjetëve, me përjashtim të pushimeve verore, që unë i kaloja në Kadakes. Gjatë gjithë asaj kohe, ajo ruajti njëfarë besnikërie mistike ndaj meje. Takohesha me të vetëm mbrëmjeve, në kohë të përshtatshme për mua. Ndërsa, kur unë doja të rrija vetëm, i dërgoja asaj një pusullë nëpërmjet ndonjë djali të rrugicës. Ky idil pesëvjeçar më lejoi të vija në punë të gjitha rezervat e ndjeshmërisë së shthurur. Në fillim atë e lidha fort pas vetes. Pastaj, në mënyrë cinike, përcaktova shpeshtësinë e takimeve tona, temat e bisedave, mashtrimet e mia, për sajimin e të cilave unë isha mjeshtër. Ndikimi im tek ajo rritej çdo ditë e më shumë. Ajo ishte një joshje mashtruese metodike, rrethim, shfarosje dhe vrasje. Mjaftonte që unë ta ndieja se kishim arritur deri te “pika”, deri te kufiri, dhe filloja, aty për aty, të kërkoja viktima. A nuk ishte ajo që ma përsëriste vazhdimisht, deri në fund, se ishte gati të vdiste për mua? Epo, mirë, ta shohim nëse ishte vërtet ashtu apo jo! Atyre që mendojnë se suksesi im në këtë pasion ka të bëjë me vetitë e mia prej Don Zhuani, mund t’u them se midis meje dhe asaj vajzës, përgjatë pesë vjetëve, nuk ndodhi gjë prej gjëje. Unë e puthja atë në buzë, ledhatoja gjoksin e saj dhe e vështroja në sy. Kjo ishte e gjitha. Ndjesia e pavlefshmërisë së saj nuk kishte dyshim që e kishte burimin te dita e parë e takimit tonë, për shkak të rrufës së saj të bezdisshme. Ajo ishte e etur ta përligjte veten në sytë e mi dhe sa më i ftohtë tregohesha unë, aq më shumë i nxitej asaj dashuria dhe i shtohej etja për një dashuri gjithnjë e më të hollë në ndjenja, e më të veçantë, gjë kjo që e shtynte në kriza nervore. Pas asaj përvoje, dashuria e paplotësuar ishte për mua jermi më i madh në mitologjinë e ndjenjave. Vetminë time nuk e turbullonte asgjë, madje unë mund t’i pranoja “parimet e mia të veprimeve lirike” si diçka të bukur nga forma estetike. Isha i bindur se të dashuroja ashtu siç adhuroja Galoçkën time, Dulita Redivivën timen, ishte diçka krejt tjetër, domethënë shfarosje e plotë e të gjitha ndjenjave. Dashnorja ime, përkundrazi, më shërbente si shenjë, objekt për goditje.
***
…Një herë në darkë, i kapluar nga përfytyrimet e mia, ndjeva duart e dikujt të më preknin në sup. Brofa në këmbë, u mbyta me pështymën time dhe, i përskuqur në fytyrë, u kollita. E njoha sakaq se djali që rrinte përpara meje ishte Buçakasi. Ai ishte më i madh se unë dhe ia kishin vënë këtë nofkë, që në gjuhën katalanase donte të thoshte “xhep”, për shkak të veshjes së tij të habitshme me një numër të madh xhepash. Ai ishte më simpatik se të tjerët, prandaj edhe më kishte tërhequr vëmendjen, por nuk guxoja ta vështroja veçse vjedhurazi. Sa herë që takoja sytë me të, unë ngrija. Nuk kishte dyshim që kisha rënë në dashuri me të, ndryshe nuk ka se si shpjegohet pse e humbisja fare toruan në prani të tij dhe pse ai zinte vend aq të lartë në ëndërrimet e mia, atje ku nuk mundja ta ngatërroja me Galoçkën, ose me ndonjë person tjetër. Nuk po e dëgjoja se çfarë po më thoshte Buçakasi. Isha gati të më binte të fikët, në veshë kisha një zhurmë të lehtë, që më pengonte të dalloja tingujt e botës së jashtme. Por Buçakasi u bë njëherë e përgjithmonë shoku im më i ngushtë dhe, sa herë që përshëndeteshim për t’u ndarë, e puthnim gjatë njëri-tjetrin në buzë.
Jeta ime, duke qenë në luftë të vazhdueshme për konsolidimin e personalitetit, në çdo kohë ishte një novelë mbi fitoren e “Unit” tim, ndërkohë që njerëzit përreth meje ishin në kompromis të plotë me atë vdekje. Unë nuk pranoja të hyja në ujdi me të. / KultPlus.com
Një kryevepër e Salvador Dalit e huazuar në Galerinë Spanjolle në Bishop Auckland në Anglinë Veriore do të ndihmojë në rrëfimin e historisë së Epokës së Artë spanjolle gjatë instalimit të saj pesë-mujor, transmeton KultPlus.
Vepra artistike e titulluar Krishti i Shën Gjonit të Kryqit është transportuar në shtëpinë e saj të përkohshme në County Durham dhe do të shfaqet së bashku me Krishtin në Kryq të El Grecos – duke bashkuar dy kryeveprat spanjolle.
El Greco e përshkruan Krishtin si një njeri të gjallë me kontrastet dramatike të dritës duke folur për një përvojë ankthi, duke e detyruar shikuesin të dalë ballë për ballë me vuajtjet e Krishtit.
Ndërsa Dali paraqet një figurë të bukur, por anonime të parë nga lart, duke theksuar rolin e tij si Biri i Zotit dhe përmasat e sakrificës së tij.
Themeluesi i Projektit të Auckland, Jonathan Ruffer falënderoi Muzeun Glasgow’s life për huadhënien e pikturës, duke shtuar “thjesht fjalët e falënderimit nuk mjaftojnë vërtet”.
Ai i tha agjencisë së lajmeve PA: “Unë kam qenë gjithmonë një besimtar i madh në fuqinë e mospërputhjes dhe një nga arsyet që ne kemi një galeri spanjolle është se sa e pamundur është që të ketë një gjë të tillë.
“Të kesh një foto aq të rëndësishme sa ajo e Dalit është me të vërtetë një gjë e mrekullueshme.
“Galeria Spanjolle ka të bëjë me Epokën e Artë spanjolle, e cila me të vërtetë filloi me zell që nga vitet 1590 dhe përfundoi ndoshta 70 ose 80 vjet pas kësaj.”, shtoi ai./ KultPlus.com

Gjeniu i artit të pakufishëm, Salvador Dali lindi në 11 maj vitin 1904 në Figueras të Katalonjës. Shumë herët shpalosi talentin për të vizatuar, çka bëri të pranohej në Shkollën e Arteve të Bukura në Madrid, prej së cilës u dëbua për rebelim.
Në vitin 1929, gjatë një udhëtimi në Paris, ai u bashkua me grupin surrealist, të drejtuar nga Luis Buñuel, më pas iu kushtua pikturës dhe mori pjesë në ekspozita surrealiste në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Në 1939, Salvador Dali u përjashtua nga grupi surrealist nga udhëheqësi i tij, Andre Breton, pas mosmarrëveshjeve të shumta.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dali dhe gruaja e tij, Gala, u vendosën në Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 1948, ku krijimtaria e Dali është veçanërisht e çmuar në të gjitha fushat letrare, kinematografike dhe të pikturës. Në fakt, Salvador Dali është prodhimtar dhe gjatë gjithë jetës së tij do të përpiqet në forma të ndryshme artistike, si letërsia përmes shkrimit të kujtimeve, tablove dhe kostumeve të shfaqjeve, krijimit të bizhuterive…
Temat e preferuara krijuese janë ëndrrat, misticizmin etj. I njohur mbi të gjitha për çuditshmërinë e tij, ai dinte të fliste për të dhe artin e tij anembanë botës, madje duke rrezikuar ta hidhte atë edhe në sfond.
Disa nga pikturat e Salvador Dalisë bazohen në vijën bregdetare të qytetit Cadaques në Spanjën verilindore. Qielli, deti, shkëmbinjtë e Cadaques ishin shumë të dashur për Dalin, sepse aty kalonte kohën gjatë pushimeve me familjen. Madje, një herë u shpreh se ai kishte formësuar personalitetin e tij. Nëse hidhni një vështrim në pikturat e Dali dhe mandej vizitoni Cadaques, patjetër do të ndiheni sikur keni qenë në një nga pikturat e tij. Ishte shumë krijues dhe imagjinar, gjithmonë kërkonte mënyra të reja për të provokuar dhe përtërirë.
Ishte gjithmonë në kërkim të risisë! Një nga shpikjet e famshme të tij ishte “telefon-karavidhe”, absurde, por njerëzit e vlerësonin, pasi shprehej ndryshe nga zakonisht. Një tjetër veçanti e tij ishte “buzë-sofa”, po ashtu logoja e markës “Chupa Chups” u hartua nga Salvador Dali në vitin 1969.
“Surrealizmi, jam unë”, – u shpreh Salvador Dali, kur u prezantua në Nju Jork për të përcaktuar punën e tij. Personazh i çuditshëm, narcisit dhe megalomanit, ai është sigurisht një nga piktorët më të famshëm spanjollë të shekullit të 20-të. Dali pretendonte një teknikë shumë klasike, duke i qëndruar besnik pikturës së vajit për pothuajse të gjithë punën e tij. Krijimtaria e tij është shumë e detajuar, me vizatime përgatitore shumë të kujdesshme dhe një ekzekutim shumë të përpiktë, shpesh e parë me lupë.
Disa vepra të vogla japin dëshmi për një talent të vërtetë miniaturë, si portreti i parë i Galas, portret i Galas me dy kotëleta qengji të balancuara në shpatull etj. Në veprat e Dalisë përvijohen dy linja me tendencë thelbësore, nga njëra anë artisti interesohet gjithmonë e më shumë mbi dukuritë shkencore dhe teorinë e atomit, aq sa zhvillon konceptin e “pikturës atomike”, nga ana tjetër lindin vepra që trajtojnë tema fetare, si “Madona e Port Lligat”.
Dali ishte një piktor gjenial, njëkohësisht një njeri me një ego gjigante. Kishte një dëshirë për vëmendje, sa gjatë një periudhe qëndrimi në Nju Jork, kur shëtiste, mbante me vete një zilkë, të cilën e tringëllinte sa herë vërente se kalimtarët nuk po i kushtonin vëmendje të mjaftueshme. I pëlqente madhështia, të ishte i adhuruar dhe i njohur në mbarë botën, një megaloman i deklaruar, njëherazi një artist i papërsëritshëm me një stil krejtësisht të tijin.
Salvador Dali la pas një galeri prej afro 1500 pikturash, që sot e kësaj dite nxisin debate për nga tematika, stili dhe mesazhi që ato përcjellin. /konica.al/ KultPlus.com

Ai ishte një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij, ishte zëri mëë i buçimshëm i penelit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij.
Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Ëagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.
Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm, me një jetë larushitëse, dengur gjer në buzë me çmosgjë. Në vërshimin e rrëmetshëm, jeta dhe peneli krijuan më shumë se një vepër të tjetërllojtë, ngjizën dhe na kumtuan një njeri si ai, një prurje galaktike e shkasit për befasi.
Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara vezullueshëm. Asnjë oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dalí dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dalí padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e ngërthyer në eter e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalínë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i radhë.
Në galerinë botërore të pikturës, Salvador Dalí është një prej penelave më të jashtëzakonshëm. Nuk kanë nguruar ti bashkëngjiten këtij vlerësimi shumë ekspert dhe kritik arti, shumë njohës të korpusit të tij krijues. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.
Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dalí në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyre, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq paq. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. U ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.
Ky ishte Salvador Dalí, një spanjoll që shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe vërshon ende në nevojën për të matur caqet e mundshmes dhe talentit, në një botë e cila mund të të mos mirëpresë, por nuk ta privojë sfidën, atë që e shndërroi në triumf të pathyeshëm. /albertvataj/ KultPlus.com
Kur ndërmendim Salvador Dali, përulemi si nën peshën e një detyrese dhe ndërsejmë në memorien e të tashmes këtë rrufe krijimi.
Në fillimtarin e kësaj qëmtese mëtoj nji prej “predikimeve” të tij, që munet me ken dhe nervi i kësaj shtjelle rrapëllitëse: “Inteligjenca na bën të çlirojmë nëpër mjegull disa nuanca të skepticizmit, që kanë mbi të gjitha për efekt kryesor të zvogëlojnë për ne në disa koeficientë të një pasigurie gastronomike dhe superxhelatinoze, prustiane, të një loje parimisht të lartë. Për këto arsye është mirë dhe njëkohësisht e nevojshme që kohë pas kohe, spanjollët si Picasso dhe unë, të vinim në Paris për t’u vënë para syve francezëve një copëz të papjekur dhe të gjakosur të së vërtetës”. Jo vetëm Parisi por bota krejt u përmend nga kjo përpjekje titanësh.
Salvador Dali është një prej majave që ngërthehet ngulmues përnga lartësitë më të epërme të kuadratit të tablosë. Dhe jo vetëm aq, ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm. Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara fort. Kurrnji oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dali dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dali padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalinë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti i tij, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i rradhë.
Në galerinë botërore të pikturës, Dali është penelata më e jashtëzakonshme. Nuk kanë nguruar ta thonin këtë shumë ekspert, shumë njohës të korpusit të tij artistik. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.
Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dali në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyne, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq gangull. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. Në rrapëllimën e tekave, shprehi këto të gjenialiteti që trashëgoi, ai u ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art./KultPlus.com
Në moshën gjashtë vjeç doja të bëhesha kuzhinier. Në moshën shtatë vjeç, Napoleon. Edhe më vonë dëshirat e mia shtoheshin jo më pak sesa synimi për t’u ngjitur sa më lart drejt madhështisë.
Në ditarin e Stendalit përmenden fjalët e njëfarë markeze italiane, e cila, në një mbrëmje vere me vapë përvëluese, kishte provuar akulloren: “Sa keq që kjo nuk është një kënaqësi mëkatare!”. Kështu pra, kur unë isha gjashtë vjeç, ishte mëkat i madh të haje bukë në kuzhinë. E kisha të ndaluar nga prindërit të hyja në atë pjesë të shtëpisë. Mbaj mend që, duke kapërdirë jargët, gjeja rastin të depërtoja në sancta sanctorum (vendin e shenjtë), domethënë në vendin e kënaqësive të papërfytyrueshme. Megjithatë, ndonjëherë arrija të hyja atje, i ndjekur nga britmat e shërbyeseve… Dhe, ndonëse më kërcënonte ndonjë shuplakë e mirë, me shpirt ndër dhëmbë, rrëmbeja ose ndonjë copë mishi, ose ndonjë kërpudhë të skuqur dhe, në kulmin e ngazëllimit, dilja me vrap, gjë që e rëndonte edhe më tepër fajin.
Çdo gjë tjetër më lejohej. Ndërsa të hyja në kuzhinë, në asnjë mënyrë. Deri në moshën tetë vjeç shkruaja duke ndenjur shtrirë në shtrat, vetëm e vetëm sepse ashtu më pëlqente. Në shtëpi isha unë që mbretëroja e jepja urdhra. Për mua nuk kishte asgjë të pamundur. Babai dhe nëna vetëm që nuk faleshin përpara meje. Ditën e Infantës, midis dhuratave të shumta, mora edhe një kostum të mrekullueshëm mbretëror, një pelerinë të qëndisur me lëkurë të vërtetë kunadheje dhe një kurorë prej ari me gurë të çmuar. E kam ruajtur për një kohë shumë të gjatë atë vërtetim të shkëlqyer (ndonëse si në maskaradë) të të qenit i zgjedhuri i familjes. Mbaj mend se shërbëtoret ruanin syçelë që gjëja e ndaluar për mua të mos shkelej në asnjë mënyrë, kështu që, sa më pikasnin, më zbonin… Dhe ja, unë po rrija si i ngurosur në gjysmerrësirën e korridorit, i veshur me rrobat mbretërore, në njërën dorë mbaja skeptrin, ndërsa në tjetrën, që më dridhej vazhdimisht, një kamxhik: isha gati t’i fshikulloja ato kafshë në mënyrë që ta merrnin vesh se me mua nuk mund të talleshin! Skena të tilla luheshin zakonisht afër mesditës, në atë orë sfilitëse të verës, kur në ajrin që nuk të mjafton për të mbushur mushkëritë, fillojnë e lindin vegime. Fshihem pas derës gjysmë të hapur të kuzhinës dhe dëgjoj se si vrapojnë, me sa kanë fuqi prapa meje, ato gra-kafshë me duar të kuqërremta, shoh trupat e tyre të fuqishëm dhe jelet e shpupuritura. Në vapën e mesditës, midis zhurmës së shurdhët të përgatitjeve të drekës, arrin deri tek unë duhma e thartë e djersës së grave, e kokrrave të rrushit, e vajit të nxehtë, e qimeve të hequra nga lëkura e lepujve të butë, e veshkave dhe e majonezës, që e mbulojnë aromën e gjellëve, dhe të gjitha këto bashkohen e bëhen njësh duke më krijuar ndjesinë e erës së kalit. E bardha e rrahur e vezës, që shkëlqen si rreze dielli, shpërthen nëpërmjet shtëllungave të tymit dhe resë së mizave duke ndriçuar pikërisht si shkuma që u del kuajve, të cilët, pas një vrapimi të gjatë nëpër rrugën e pluhurosur, fshikullohen deri në përgjakje. Siç edhe e thashë, unë kam qenë fëmijë i llastuar e i mbrapshtë…shkruan gazeta EXLIBRIS.
Vëllai im vdiq tre vjet përpara se të lindja unë, në moshën shtatëvjeçare, nga meningjiti. Babai dhe mamaja ime e ngushëlluan dëshpërimin e tyre me ardhjen time në jetë. Unë me tim vëlla ngjanim si dy pika uji: po ato fillesa gjenialiteti (më vonë, në vitin 1929, mua m’u shfaq vetëdija e prerë e gjenialitetit dhe, ndonëse u përforcua shumë brenda meje, nuk më shkaktoi asnjë shenjë nga ajo që quhet mani e madhështisë) dhe po ajo shprehje e shqetësimeve të kota. Ne dallonim vetëm në disa tipare psikologjike. Jo vetëm kaq, por edhe vështrimin ai e kishte pasur të ndryshëm, si të mbështjellë nga melankolia, nga një meditim “i pakapërcyeshëm”. Unë nuk isha dhe aq i mençur dhe, si për ta plotësuar këtë, më ishte dhënë aftësia të reflektoja për gjithçka. U bëra reflektues i shkallës më të lartë për shkak të “polimorfizmit tim të shtrembëruar”,* si dhe i prapambetjes fenomenale në zhvillim. Meqenëse më ishin ngulitur në tru disa kujtime të turbullta nga parajsa me prejardhje erotike të fëmijës së gjirit, me një kryeneçësi prej egoisti, kapesha fort pas kënaqësive. Në këtë fushë nuk hasja në kundërshtime, prandaj edhe bëhesha i rrezikshëm. Një mbrëmje, sesi i gërvishta me gjilpërë faqen tajës sime, vetëm e vetëm sepse shitorja ku ajo më çonte për të blerë ëmbëlsirat e mia të dashura ishte e mbyllur. Kështu pra, nuk kishte dyshim që unë isha një fëmijë plot gjallëri. Vëllai im ishte vetëm prova e parë e vetes sime, që ishte ngjizur tek unë me tepricë absolute.
Tani ne e kemi të qartë që forma është rezultat i dhunës prej inkuizitori mbi materien. Hapësira e shtyp atë nga të gjitha anët, kështu që materies i duhet të mbrohet dhe të tendoset, të arrijë deri në kufijtë e mundësive të saj. Kushedi sa herë, materia e frymëzuar nga vrulli i tepricës absolute, vdes, zhduket? Edhe materia më e aftë për t’u përshtatur, që është shumë më e thjeshtë në kërkesat e saj, i kundërvihet tiranisë së hapësirës, duke u rrekur t’i përmbahet thelbit të formës së saj origjinale. A ka gjë më të lehtë, më të lirë dhe më me fantazi se ngjyrimet e kristaleve minerale? Por edhe ato janë prodhim i “mjedisit koloidal” të përqendruar, i cili, duke i munduar, i mbërthen dhe i përmbledh në një strukturë të ngurtë. Degëzimet më të përkryera dhe më ajrore janë vetëm e vetëm një grafik i agonisë, i vuajtjeve të dëshpëruara, i frymëmarrjeve të fundit të materies, e cila vdes, por nuk dorëzohet, është ngjyrimi i fundit i botës së mineraleve. Por edhe për trëndafilin, ligji është po ai! Çdo lule bulëzon nën trysni. Liria është pa formë. Morfologjia (lavdi Gëtes që e ka shpikur këtë fjalë i ngazëllyer nga pafundësia krijuese e Leonardos), pra morfologjia na zbulon se, krahas mbretërisë fitimtare të hierarkisë së ngurtë të formave, ka edhe prirje më anarkike dhe më të ndryshme në lloje, të cilat gërryhen nga kundërshtitë.
Në këtë mënyrë mendjet e ngushta e të kufizuara u dogjën nga zjarret e Inkuizicionit të Shenjtë, shpirtrat heterogjenë dhe anarkikë mbartën mbi vete pasqyrimin e zjarrit të madhërishëm të morfologjisë së tyre shpirtërore. Siç e përmenda, vëllai im kishte pasur aftësi meditimi të një vetie të veçantë, të papërballueshme, e paaftë të ndryshonte pamje dhe që ndrydhte vetveten. Ndërsa unë, si e kundërta e tij, isha një shthurje polimorfe, e gjallë dhe anarkike. Të gjitha veprimet e mia të vetëdijshme shpreheshin në makutërinë time, dhe e gjithë makutëria bëhej një veprim i vetëdijshëm. Gjithçka ma ndryshonte pamjen dhe asgjë nuk ma ndryshoi thelbin. Unë kam qenë i plogët, frikacak dhe kundërthënës. Në ashpërsinë e mendimit spanjoll, natyra ime kërkonte shfaqjen më të madhërishme të kristaleve të gjalla, të përsosura dhe trillane të gjenialitetit tim të papërsëritshëm. Prindërit më pagëzuan Salvador, ashtu si tim vëlla. Dhe, nga kuptimi i emrit, mua më ishte paracaktuar, as më shumë e as më pak, por të shpëtoja Pikturën nga paqenësitë e modernizmit dhe kjo do të ndodhte në epokën e katastrofave, në atë gjithësi mekanike e të zakonshme, në të cilën ne, për fat të mirë dhe për fat të keq, jetojmë. Sikur të kisha mundësi të gjendesha në të Kaluarën, Rafaeli dhe të ngjashmit me të do të më dukeshin perëndi të vërteta. Ka të ngjarë që unë të jem i vetmi njeri që e kam kuptuar se pse sot është e pamundur t’u afrohemi formave rafaeliane. Krijimtaria ime, mua vetë më duket një fatkeqësi e madhe. Si mund të jetoja unë në epokën time, kur nuk do të kisha mundësi të shpëtoja dot asgjë! Por duke u kthyer tek e Tanishmja e quaj ogur të mirë që shumë mjeshtra i kam vlerësuar më tepër se veten, por, megjithatë, nuk do të doja të ndërroja vendin me asnjërin nga ata që sot janë gjallë.
Ta arrish dhe ta shprehësh kuptimin e jetës i vetmuar do të thotë të krahasohesh me titanët e mëdhenj të Rilindjes. E tillë është gruaja ime Gala (Elena Dmitrievna Djakonova, me prejardhje ruse), e cila qe lumturi për mua. Lëvizjet e saj fluturake, gjestet dhe aftësia për t’u shprehur, i ngjajnë Simfonisë së Dytë: shfaq tiparet arkitektonike të shpirtit të përkryer, që kristalizohet në begatinë e vetë trupit, në aromën e lëkurës, në shkumën detare të shndritshme të jetës së saj. Duke shprehur frymëmarrjen e stërholluar të frymëmarrjes së ndjenjave, plastika dhe aftësia e të shprehurit materializohen në arkitekturën e patëmetë prej mishi e gjaku.
Kur Gala pushon, mund të them se i ngjan kishëzës Tempieto di Bramanti, që ndodhet në afërsi të Shën Pjetrit Montozio, në Romë. Dhe ashtu si Stendali në Vatikan, unë më vonë, dhe pavarësisht prej tij, mund të vë në një rrafsh krenarinë e saj, kolonat e bukura, parmakët e butë e të qëndrueshëm, me pamjen fëmijërore të saj, shkallët hyjnore me buzëqeshjen e saj. Orë të tëra përpara këmbalecit të piktorit, duke e admiruar vjedhurazi, në kohën kur ajo nuk e vinte re këtë, unë i thosha vetes se ajo është një tablo po aq e bukur sa punimet e Vermejerit dhe të Rafaelit. Në një kohë që të tjerët, ata që na rrethojnë, na duken të vizatuar aq dobët, të skalitur aq dobët, saqë ngjajnë më tepër me karikatura të pështira, të laparosura në ngut e sipër nga ndonjë piktor i uritur në tarracën e ndonjë kafeneje.
Në moshën shtatëvjeçare unë doja të bëhesha si Napoleoni… Ja se si ndodhi. Në katin e dytë të shtëpisë sonë banonin argjentinasit Mammas. Njëra nga vajzat e asaj familjeje, me një bukuri përrallore, Ursula Mammas, sipas zërave që u dëgjuan, u bë katalanasja e vitit 1900. Flitej gjithashtu se Eugjenio d’Ors, në librin e vet “La Ben Plantada” (“Shtathedhura”), pamjen e kata-lanases e kishte pikturuar duke u nisur nga fytyra e saj. Në vitin tim të shtatë më kaploi joshja seksualo-aristokratike ndaj katit të dytë. Gjatë buzëmbrëmjeve të ngrohta, unë rrija për orë të tëra në tarracë, derisa fëshfërima sipër, që me zor ndihej, më tregonte se mbi mua po hapej dera e ballkonit. Në katin e dytë më donin aq sa edhe në shtëpinë time. Rreth orës gjashtë të mbrëmjes, përreth tavolinës monumentale në sallon, mbi të cilën qëndronte varur një i balsamosur lejlek, mblidheshin për të pirë mate disa zonja të mahnitshme, me flokët të fryrë dhe që flisnin me theks argjentinas. Mate-në e shërbenin në një enë të madhe argjendi, e cila kalonte nga njëra buzë te tjetra. Ajo afërsi e ngushtë buzësh më emociononte dhe më lindte në shpirt një qerthull i tërë pasionesh, në të cilin fillonin të shndrisnin majat e mprehta të xhelozisë.
Kur më vinte radha, edhe unë e gjerbja lëngun e ëmbël, që për shijen time ishte më i ëmbël se mjalti, ndërsa mjalti, më i ëmbël se gjaku. Sepse ime më, gjaku im, ishte gjithmonë po aty. Në këtë mënyrë, fillesa ime aristokratike ishte një marshim triumfal nga buzët në buzë, nga goja në gojë, kështu që unë doja të pija kupën e Napoleonit, pasi Perandori ndodhej gjithashtu në sallonin e katit të dytë, ndonëse jo personalisht, gjithsesi, aty ndodhej përfytyrimi i tij në faqen e një fuçie të vogël druri, në të cilën ruhej mate-ja. Ai Napoleon me rëndësi olimpike, me barkun e bardhë e të ngopur, me faqet e tij perandorake të trëndafilta, me kapelë të zezë, i përgjigjej pikë për pikë përfytyrimit tim të asaj se çfarë monarku mund të isha unë vetë.
Në atë kohë ishte në modë kënga:
Napoleon en el final
De un ramillet colossal.
Paraqitja e Napoleonit në faqen e fuçisë e kishte përpirë përfytyrimin tim, po aq të egër sa edhe e bardha e vezës në pjatë (apo ndoshta pa pjatë). Dhe i ndikuar nga Napoleoni i pijshëm, nëpërmjet mate-së ndodhi një kërcim i fortë i joshjeve të mia, nga kuzhinieri deri tek perandori. Pikërisht në këtë mënyrë, ndjesitë e mia erotike të grave-kuaj, që ecnin me galop nëpër kuzhinën tonë, u nxorën jashtë fushës sime të pamjes nga përfytyrimi i shndritshëm i Ursula Mammasit, i bukuroshes të llojit të vitit 1900. Më vonë do t’i përshkruaj me hollësitë e “makinës që mendon” zbulimet e mia. Njëra prej tyre, të paktën, është e bazuar në idenë e Napoleonit të pijshëm, në të cilin u mishëruan dy fantazmat e fëmijërisë sime të hershme. Jermi i buzëve (gojëve) dhe imperializmi i verbër shpirtëror. Kjo e shpjegon se pse pesëdhjetë kupa me qumësht të ngrohtë, të vendosura mbi një karrige të lëkundshme, ishin për mua njëlloj si kofshët buçkane të Napoleonit. Për ta përfytyruar një gjë të tillë, nuk duhet të jesh i çmendur! Kjo shprehej edhe në sende të tjera, që, të para në dritën e këtij libri, nuk janë më pak të çuditshme dhe më të pakundërshtueshme. Gjithsesi është e vërtetë: gjithçka, absolutisht gjithçka që them këtu, është tërësisht mëkati im, mëkati im i vetëm./KultPlus.com
Gjeniu i artit të pakufishëm, Salvador Dali lindi në 11 maj vitin 1904 në Figueras të Katalonjës. Shumë herët shpalosi talentin për të vizatuar, çka bëri të pranohej në Shkollën e Arteve të Bukura në Madrid, prej së cilës u dëbua për rebelim.
Në vitin 1929, gjatë një udhëtimi në Paris, ai u bashkua me grupin surrealist, të drejtuar nga Luis Buñuel, më pas iu kushtua pikturës dhe mori pjesë në ekspozita surrealiste në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Në 1939, Salvador Dali u përjashtua nga grupi surrealist nga udhëheqësi i tij, Andre Breton, pas mosmarrëveshjeve të shumta.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dali dhe gruaja e tij, Gala, u vendosën në Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 1948, ku krijimtaria e Dali është veçanërisht e çmuar në të gjitha fushat letrare, kinematografike dhe të pikturës. Në fakt, Salvador Dali është prodhimtar dhe gjatë gjithë jetës së tij do të përpiqet në forma të ndryshme artistike, si letërsia përmes shkrimit të kujtimeve, tablove dhe kostumeve të shfaqjeve, krijimit të bizhuterive…
Temat e preferuara krijuese janë ëndrrat, misticizmin etj. I njohur mbi të gjitha për çuditshmërinë e tij, ai dinte të fliste për të dhe artin e tij anembanë botës, madje duke rrezikuar ta hidhte atë edhe në sfond.
Disa nga pikturat e Salvador Dalisë bazohen në vijën bregdetare të qytetit Cadaques në Spanjën verilindore. Qielli, deti, shkëmbinjtë e Cadaques ishin shumë të dashur për Dalin, sepse aty kalonte kohën gjatë pushimeve me familjen. Madje, një herë u shpreh se ai kishte formësuar personalitetin e tij. Nëse hidhni një vështrim në pikturat e Dali dhe mandej vizitoni Cadaques, patjetër do të ndiheni sikur keni qenë në një nga pikturat e tij. Ishte shumë krijues dhe imagjinar, gjithmonë kërkonte mënyra të reja për të provokuar dhe përtërirë.
Ishte gjithmonë në kërkim të risisë! Një nga shpikjet e famshme të tij ishte “telefon-karavidhe”, absurde, por njerëzit e vlerësonin, pasi shprehej ndryshe nga zakonisht. Një tjetër veçanti e tij ishte “buzë-sofa”, po ashtu logoja e markës “Chupa Chups” u hartua nga Salvador Dali në vitin 1969.
“Surrealizmi, jam unë”, – u shpreh Salvador Dali, kur u prezantua në Nju Jork për të përcaktuar punën e tij. Personazh i çuditshëm, narcisit dhe megalomanit, ai është sigurisht një nga piktorët më të famshëm spanjollë të shekullit të 20-të. Dali pretendonte një teknikë shumë klasike, duke i qëndruar besnik pikturës së vajit për pothuajse të gjithë punën e tij. Krijimtaria e tij është shumë e detajuar, me vizatime përgatitore shumë të kujdesshme dhe një ekzekutim shumë të përpiktë, shpesh e parë me lupë.
Disa vepra të vogla japin dëshmi për një talent të vërtetë miniaturë, si portreti i parë i Galas, portret i Galas me dy kotëleta qengji të balancuara në shpatull etj. Në veprat e Dalisë përvijohen dy linja me tendencë thelbësore, nga njëra anë artisti interesohet gjithmonë e më shumë mbi dukuritë shkencore dhe teorinë e atomit, aq sa zhvillon konceptin e “pikturës atomike”, nga ana tjetër lindin vepra që trajtojnë tema fetare, si “Madona e Port Lligat”.
Dali ishte një piktor gjenial, njëkohësisht një njeri me një ego gjigante. Kishte një dëshirë për vëmendje, sa gjatë një periudhe qëndrimi në Nju Jork, kur shëtiste, mbante me vete një zilkë, të cilën e tringëllinte sa herë vërente se kalimtarët nuk po i kushtonin vëmendje të mjaftueshme. I pëlqente madhështia, të ishte i adhuruar dhe i njohur në mbarë botën, një megaloman i deklaruar, njëherazi një artist i papërsëritshëm me një stil krejtësisht të tijin.
Salvador Dali la pas një galeri prej afro 1500 pikturash, që sot e kësaj dite nxisin debate për nga tematika, stili dhe mesazhi që ato përcjellin. /konica.al/ KultPlus.com
Si shumë njerëz, unë kam vuajtur nga pagjumësia për pjesën më të madhe të jetës sime. Në kohë zgjimi të padëshiruar, e lë mendjen time të endet në territore të pashpjeguara. Duke hyrë në një dimension surreal dhe pa gjumë, ndonjëherë mendoj të heq dorë nga procesi i dhimbshëm tërësisht dhe të shkruaj — me shpresën që mendimet e mia absurde nuk janë marrëzi të pakuptueshme, shprehej artistja Lee Krasner
Mirëpo shumë artistë përgjatë historisë, i kanë kushtuar me sukses vuajtjet e tyre pa gjumë, krijimtarisë. Si Vincent van Gogh-u dhe Salvador Dali.
Piktorit surrealist Salvador Dali, ka vuajtur shumë shpesh nga pagjumësia, mirëpo e përdori mjaft mirë në krijimtarinë e tij, shpesh ai u përpoq të futej në nënndërgjegjen e tij duke u ulur në këmbë në një karrige tërë natën, ndërsa duke hequr dorë nga dora dhe duke mbajtur një lugë në dorë.
Van Gogh, përjetoi pagjumësinë gjatë luftimeve të tij me shëndetin mendor dhe angazhimin eventual të një azili. Megjithatë, ajo periudhë ishte një nga më të mirat e tij për sa i përket prodhimtarisë artistike. Historiani i artit, Joachim Pisarro, ka pohuar se Van Gogh “jetonte natën” dhe “nuk flinte deri në tre ose katër të mëngjesit. … Ishin orët e natës ato prej të cilave eksperimentet e tij me imagjinatë dhe kujtesë, shkuan më larg.”
Nëse krijimtaria është rritur apo nuk është rritur si pasojë e mungesës së gjumit, ende është duke u studiuar. Sidoqoftë, është e qartë se me shekuj, artistët mbi mendimet e tyre mahnitëse të natës kanë krijuar shpesh kryeveprat e tyre. /artsy.net/KultPlus.com
Filmi i metrazhit të shkurtër Destino, një bashkëpunim mes Salvador Dali dhe Walt Disney, i përfunduar në vitin 2003, nga Baker Bloodworth dhe nipi i Walt Disney-it Roy E. Disney.
Me motive nga ditari personal i Gala Dali, bashkëshortja e S. Dalit, përfshinë imazhe surrealiste me figura të çuditshme që fluturojnë dhe që ecin përreth.
Ai bazohet në këngën e tekstshkruesit meksikan Armando Dominguez me të njëjtin titull. Kur Disney u pajtua me Dalin për prodhimin e filmit në 1946, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur. Për tetë muaj, ata punuan vazhdimisht, derisa filluan të kenë probleme financiar. Sidoqoftë, ai përfundoi 48 vjet më vonë dhe u shfaq nëpër festivale të ndryshme të filmit. Filmi përfshin punën e Dalit në bashkëveprim me karakteret e animuara të Disney-it.
Dali kompletoi vetëm një film në jetën e tij, Impressions of Upper Mongolia, 1975, ku ai tregon një ngjarje për ekspeditën në kërkim të kërpudhës gjigante. Imazhet u bazuan në njollat mikroskopike të urinës në brezin e një stilolapsi ku Dali kishte urinuar për disa javë./KultPlus.com