Sam Smith anulon koncertet e ardhshme për shkak të dëmtimit të kordave vokale

Sam Smith ka anuluar koncertet e ardhshme në Birmingham dhe Glasgow me këshillën e mjekëve, pasi iu desh të ndalonte koncertin e së mërkurës në Mançester vetëm pas katër këngëve për shkak të një dëmtimi të kordave vokale, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Një zëdhënës i yllit tha në Instagram se mjekët rekomanduan një “pushim të plotë vokal”.

“Nëse vazhdon të këndojë, do t’i bëjë dëm të përhershëm zërit”, shpjeguan ata. “Nëse pushon pak, do të mund të performojë sërish”.

Këngëtari tha se rimbursimet janë në dispozicion.

Ai së fundi u tërhoq nga një koncert në Glasgow, për arsye shëndetësore, dhe e riplanifikuan atë për të enjten më 25 maj, ndërsa data e Birminghamit ishte riorganizuar gjithashtu për të shtunën e ardhshme.

Një Smith që kërkon falje shpjegoi më herët në Instagram se është kontraktuar nga një virus disa javë më parë, përpara pjesës evropiane të turneut të tij, por kishte filluar përsëri të ndihet keq në fillim të shfaqjes së të mërkurës.

“Gjatë këngës sime të tretë, vura re diçka që nuk shkonte me zërin tim. U luta që vetëm zëri im të zgjohej për shfaqjen, por në këngën e katërt munda të ndjeja se diçka nuk shkonte vërtet.”

“Sinqerisht jam i thyer në zemër që nuk munda ta përfundoja shfaqjen sonte për të gjithë ju. Ju dua të gjithëve. Më falni më falni.”

Mbajtësit e biletave do të mund të marrin paratë e tyre për të tre koncertet e anuluara tashmë në pikën e blerjes./ KultPlus.com

Një vit pasi zbuloi orientimin e tij seksual, Sam Smith rrëfehet për vështirësitë e mëdha

Këngëtari i njohur, Sam Smith, është njëri ndër këngëtarët më të veçantë dhe më të përfolur, kjo për shkak të punës së palodhshme që bën.

Mirëpo një deklaratë e tij lidhur me jetën private, orientimin e tij seksual bëri bujë të madhe.

Ai kishte deklaruar se i përket gjinisë jo-binare dhe ju kërkoi njerëzve që të mos e thërrisnin më ai/ajo por ata.

Së fundmi në një intervistë këngëtari i hitit “Stay with me”, ka deklaruar se ky ishte vendimi më i mirë i jetës së tij, dhe se ndihet shumë mirë me veten, por kishte hasur shumë probleme pas këtij deklarimi.

I ftuar në emisionin e James Corden, ai ka treguar se ishte shumë vështirë për të, të përballej me shumë paragjykime e me njerëzit që nuk mund t’i mbështesin njerëzit si ai, ose ndryshe njerëzit e gjinisë jo-binare apo trans./ KultPlus.com

Sam Smith thotë se e ka tejkaluar koronavirusin pa u testuar për këtë sëmundje

Ylli i njohur i muzikës, Sam Smith, ka deklaruar që beson 100 për qind se e ka pasur koronavirusin, por nuk është testuar nga kjo sëmundje pavarësisht se i kishte vuajtur simptomat e saj.

Duke folur për emisionin e Zane Lowet, këngëtari shpjegoi se është prekur herët nga kjo sëmundje, por pasi e kishte diagnostikuar veten, kishte qëndruar i mbyllur në shtëpi deri sa është shëruar.

“Nuk jam testuar për COVID-19 por e di që e kam pasur këtë atë. Jam 100 për qind i sigurt se e kam tejkaluar këtë sëmundje. Gjithçka që kam lexuar rreth simptomave të saj më ka shtyrë rreth kësaj diagnoze. Pra, po definitivisht mendoj se e kam pasur koronavirusin,” ka deklaruar Smith.

Pasi ishte sëmurë, edhe motra e Smithit kishte filluar t’i shfaq të njëjtat simptoma me të, duke bërë kështu që familje e tyre të vetizolohej për tri javë të plota, transmeton Koha.

Aktualisht, Sam Smith, po e shijon suksesin e këngës së tij të re “I’m Ready”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me këngëtaren dhe mikeshën e tij, Demi Lovato.

Muajin e kaluar, ylli britanik i baladave e kishte konfirmuar lajmin se po e shtynë lansimin e albumit të ri muzikor, “To Die For”. Ai ka treguar se ka vendosur t’ia ndërrojë titullin si dhe t’i bëjë disa ndryshme në këtë incizim, para se të publikojë për fansat anembanë botës.

Sam Smith dhe Demi Lovato paralajmërojnë projekt të përbashkët

Yjet e njohur të muzikës, Demi Lovato dhe Sam Smith, kanë shkaktuar spekulime në publik rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Dyshja e këngëtarëve i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i ngacmuar fansat rreth një dueti të mundshëm mes tyre, duke paralajmëruar diçka të re brenda kësaj jave, transmeton Koha.

“A jeni gati,” kishte shkruar Sam Smith, të cilit Demi Lovato iu kishte përgjigjur: “Unë jam gati”.

Në njëfarë mënyre, lajmin e kishte konfirmuar edhe menaxheri i yllit të hitit “Sorry Not Sorry”, Scooter Braun i cili e kishte postuar mesazhin ku shkruhej: “Këtë javë!! #SamxDemi”.

Dyshja e njohur e muzikës po ashtu ka bërë të ditur se detajet rreth këtij bashkëpunimi, do t’i bëjnë të ditura gjatë ditës së hënë.

Muajin e kaluar, Smith tregoi se po planifikon ta riemërojë albumin e tij të tretë të incizuar në studio, lansimi i së cilit është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ylli i hitit “Too Good At Goodbyes”, Smith ishte dashur ta lansonte incizimin e ri i cili mbante titullin “To Die For, më 5 qershor të këtij viti, por tani ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të rëndësishme në këtë album, para se të hedhë atë në treg. / KultPlus.com

Dua Lipa u bë bashkë me yllin Sam Smith në Sydney

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dua Lipa, e kaloi fundjavën në Australi, ku i kishte disa angazhime profesionale, por vizita e saj nuk kaloi pa u bë lajm në mediat botërore.

Lipa u komentua për pamjen e saj unike në një performancë para publikut, por mbi të gjitha morri vëmendje për takimin e saj me yllin britanik të muzikës, Sam Smith, në ngjarjen “Mardi Gras” e cila zë vend çdo vit në këtë kontinent.

Adhuruesit e këngëtares kosovaro-britanike shpesh kanë shprehur dëshirë që ajo ta sjellë një bashkëpunim me mjeshtrin e baladave, Smith, dhe tashti pas takimit të dyshes, pritjet që një gjë e tillë të ndodhë janë rritur dhe më shumë, transmeton Koha.net.

Ylli i “Don’t Start Now” po e vazhdon dominimin e saj në skenën e muzikës pop, dhe megjithëse në fillimin e karrierës së saj nuk i ka praktikuar shumë bashkëpunimet, Lipa dalëngadalë po shndërrohet në artisten më të kërkuar nga yjet e muzikës botërore për bashkëpunim.

Gjatë fundjavës, Dua Lipa i informoi fansat se kënga e radhës e albumit “Future Nostalgjia” të cilën pritet ta publikojë së shpejti, titullohet “Break My Heart” dhe ajo sapo i ka përfunduar xhirimet e klipit. / KultPlus.com

Sam Smith ka frikë të kthehet në Britani të Madhe se mund të infektohet me Koronavirus

Këngëtari Sam Smith ka folur për frikën e tij se mund të infektohet me coronavirus.

27-vjeçari është duke qëndruar në Australi si pjesë e turneut muzikor dhe heziton të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Smith ka udhëtuar drejt Sydneyt ditën e hënë, ndërsa pas lajmit se virusi është përhapur në shumë vende evropiane, ai ka frikë të kthehet.

“I shkrova nënës time dhe i thash: ‘Kam shumë frikë nga coronavirusi. Jam i frikësuar”, ka thënë këngëtari për The Project.

Ai ka shtuar se po mendon t’i tërheqë planet për mbajtjen e koncerteve nëpër Evropë, duke qenë se shumë njerëz janë diagnostikuar me infeksionin që ka rezultuar vdekjeprurës në mijëra raste.

“Më duhet të kthehem në Evropë dhe po dëgjoj se gjërat janë përkeqësuar. Nuk më pëlqen aspak”, ka thënë më tej Smith. /KultPlus.com

Sam Smith ka kërkuar nga fansat e tij qe t’i drejtohen me ‘ata’ në vend të ‘ai’

Kjo gjë mund të duket paksa konfuze, por në fakt nuk është aspak. Sam Smith kohë më parë është deklaruar rreth orientimit të tij seksual, duke pohuar se është homoseksual, shkruan KultPlus.

Tash së fundi ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, iu është drejtuar fansave të tij duke shkruar:

”Sot është një ditë e mirë kështu që ja ku po e them këtu. Unë kam vendosur që unë jam duke ndryshuar përemrat e mi në ‘’e tyre/ata’’ pas një jetë të tërë në luftë me veten dhe gjinisë sime, kam vendosur të pranoj veten për atë që jam, brenda dhe jashtë. Jam i entuziazmuar dhe i privilegjuar të rrethohem nga njerëz që më mbështesin këtë vendim, por isha shumë nervoz për këtë sepse më intereson shumë për atë që mendojnë njerëzit, por në djall shkofshin! E kuptoj se do të ketë shumë gabime dhe keqkuptime sa i përket gjinise, por ajo për të cilen ju lutem, është të provoni. Shpresoj se mund të më shihni ashtu siç e shoh veten tani.

Faleminderit!”

Sam Smith është njëri ndër këngëtarët më të famshëm britanez. Hitet e tij më të mëdha janë ‘’I’m not the only one’’, ‘’Stay with me’’, ‘’Lay me down’’ etj./KultPlus.com

Sam Smith ndanë me ndjekësit e tij në Instagram këngën e Era Istrefit

Kënga “Bonbon” e këngëtares Era Istrefi është pa diskutim një prej këngëve më të suksesshme shqiptare.

Plot 600 milionë është shifra e klikimeve që kjo këngë numëron në kanalin YouTube.

Kënga “Bonbon” është dëgjuar dhe ka rënë edhe në veshin e shumë personazheve të famshëm ndërkombëtarisht.

Së fundmi, ka qenë këngëtari i famshëm Sam Smith, ai i cili mesa duket ka ngelur i impresionuar nga kjo këngë.

Duket se kjo këngë është ndër më të preferuarat të Samit kohëve të fundit.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory një fotografi, përmes së cilës ka treguar se po dëgjonte këngën “Bonbon” të Istrefit. / KultPlus.com