191 vjet më parë vdiq një nga figurat më të rëndësishme të kishës arbëreshe në San Costandino Albanese, Michele Scutari.
Ai lindi me 7 tetor të vitit 1762. Për tridhjetë e gjashtë vjet ai ishte kryeprift, pikërisht nga 16 tetori i vitit 1793 deri në vitin 1830.
Në vitin 1825 ai botoi shkrimin me titull “Informacione historike mbi origjinën dhe vendosjen e shqiptarëve në Mbretërinë e Dy Sicilive, mbi natyrën, gjuhën dhe ritualin e tyre”.
Vdiq në San Costantino Albanese, më 11 gusht 1830. / KultPlus.com